E rëndë, i jep fυnd jetës duke u νarur biznesmeni i njohυr shqiρtar (EMRI+FOTO)

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve “Shell Kosova”, siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 këtë të enjte.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq .

AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”. Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.

Sidia tenton ta ρυthë në bυzë, Serxho e refuzon në mes të skenës (Video)

Saide dhe Serxho prej javësh kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin por me hyrjen e vajzës së re gjërat mes tyre janë në dilemë.

Hyrja e Albinës ka bërë që terreni i Saides me Serxhon të bëhet i pasigurtë.

Gjatë puntatës së sotme Saide nuk ndalon së flirtuari me Serxhon.

Më pas ajo vendos të ngrihet për ti dhënë një puthje në buzë por ky i fundit e refuzoi pasi do që t’iu vijë natyrshëm.

Saide ka tentuar disa herë megjithatë si përfundim e puthi në qafë.

Albina nga ana tjetër këtë sjellje të saj e ka parë si të sforcuar për shkak të frikës që ndjen nga hyrja e saj.

Video Player

EMRI/ Ndërron jetë rrυgës për në sρital, 40-vjeçari ra nga skela teksa ρυnonte në një objekt

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës, teksa është plagosur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, ku ishte duke punuar.

Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, ku shtetasi Artan Ndini, 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.

40-vjeçari u transportua drejt në spitali për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë rrugës.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Çmendet” Rey Mαnaj, shënon 3 gola për 36 minυta në Tυrqi (Video)

Pas golit që shënoi në fundjavë në kampionat, Rey Manaj ka realizuar sot një tripletë në Kupën e Turqisë.

Sivasspor fitoi 4-0 kundër Hopaspor, me sulmuesin lushnjar që realizoi tre golat e skuadrës së tij në pjesën e parë.

Manaj zhbllokoi takimin në minutën e 6-të me një goditje të fortë dhe të bukur me të djathtën.

Dyfishimi erdhi në minutën e 35-të, moment kur sulmuesi gjeti saktë cepin e portës kundërshtare.

“Tris”-i u kompletua pas 7 minutash, me Manajn që përfitoi nga një grushtim i portierit kundërshtar për të dërguar topin në rrjetë.

Sivasspor siguroi kualifikimin në raundin e 1/32-ve në Kupë, teksa në Superligën turke mban vendin e dhjetë pas javës së dhjetë.

Manaj firmosi gjatë gushtit deri në 2026 me klubin turk, dhe deri tani numëron 2 gola në kampionat dhe 3 të sotshmit në Kupë.

Ishte largυαr nga shtëpia para tri ditësh pas një debati me grυαn, gjendet i νdekur 47-vjeçarί (EMRI)

Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga autoritetet italiane pranë liqenit Gerosa.

Lorenc Ferraj, i cili punonte shofer kamioni, ishte shpallur i zhdukur që të hënën në mëngjes, kur bashkëshortja e tij ngriti alarmin se 47-vjeçari ishte larguar nga banesa pas një debati në familje dhe nuk ishte kthyer më.

Fillimisht u gjet furgoni i tij pranë liqenit Gerosa që ndodhet midis provincave Ascoli Piceno dhe Fermos, dhe pak metra më tutje është gjetur trupi i pajetë i shqiptarit.

Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet ekspertizës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Katër shqiρtarët hυmbën jetën duke ρυnuar në Gjermani, haρet llogari bankare për të ndihmuar familjarët

Katër të rinj shqiptarë të vdekur dhe një në gjendje kome në spital është bilanci i një aksidenti tragjik në punë në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë i cili ndodhi më 30 Nëntor.

Menaxheri rajonal Andre Grundmann nga sindikata IG BAU në një intervistë me NDR 90.3, njoftoi së fundmi se ka hapur një donacion, e cila synon të ndihmojë të afërmit e viktimave, raporton media gjermane.

“Kemi dëgjuar se banorët e Hamburgut kanë pyetur se si mund të ndihmojnë të afërmit e mbijetuar të punëtorëve të vdekur të ndërtimit. Si Sindikata Industriale Ndërtimore-Agrar-Mjedisore, ne kemi krijuar një llogari donacionesh dhe do të transferojmë çdo cent që shkon në këtë llogari donacionesh tek vartësit e mbijetuar për mbështetje”, tha Grundmann.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Kjo është llogaria:

GFW e IG BAU

IBAN: DE49 5005 0000 0000 6719 09

HELADEFFXXX

HELABA Frankfurt

Fjala kyçe “Katestrofa ndërtimi Hamburg HafenCity”

Ρυblikohet Harta-LIVE/ Bëhυni gati për stυhinë, kur do të nisë shtrëngata me rrυfe, zonat që do të preken më shumë

Për ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skandinave, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë.

Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të jetë intensive dhe hera herës problematike, me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s.

Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 16-25m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 20°C

në zonat e ulëta 14 deri 21°C

në zonat bregdetare 14 deri 23°C

https://www.windy.com/?wind,surface,39.647,19.991,7&utm_medium=embed-map&utm_source=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F

https://embed.windy.com/embed2.html?lat=40.643&lon=19.490&detailLat=40.643&detailLon=19.490&width=650&height=450&zoom=7&level=surface&overlay=wind&product=ecmwf&menu=&message=&marker=&calendar=now&pressure=&type=map&location=coordinates&detail=&metricWind=default&metricTemp=default&radarRange=-1

Aktυalisht është nënë e 21 fëmijëve, 26-νjeçarja ρΙanifikon të ketë 105 fëmijë

Kristina Ozturk, një ruse me banim në Gjeorgji, është bërë nënë e 21 fëmijëve përmes surrogacisë, ku 20 prej tyre kanë lindur brenda një viti. Qëllimi i saj ambicioz është të ketë 105 fëmijë biologjikë me bashkëshortin e saj milioner, Galip,

Ky fundit aktualisht po vuan një dënim me tetë vjet burg për akuza të lidhura me drogën. Rusja këmbëngul se është një nënë praktike pavarësisht se shpenzon 90 mijë euro çdo vit për 16 dado që kujdesen për fëmijët e saj.

Një video në llogarinë e saj në Instagram shfaq vitet e lindjes dhe emrat e të gjithë fëmijëve të saj, përveç dy të lindurve në 2020, me fëmijën më të madh, Victoria, nga një lidhje e mëparshme, e lindur në 2014 dhe më të voglin, Olivia, e lindur në janar 2021.

“Unë jam me fëmijët gjatë gjithë kohës, duke bërë të gjitha gjërat që bëjnë normalisht nënat”. Fëmija i tyre i parë Mustafa ka lindur më 10 mars 2020 ndërsa fëmija i tyre i 21-të Judy, është vetëm tre muajsh.

“Do më thotë babi Zogu”, korresρondenti zbυΙon ρΙanet për martesë dhe fëmijë

Zogu i Tiranës ka plane për martesë dhe fëmijë. Gjatë lidhjes me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai thotë se dëshiron që kjo të realizohet shumë shpejt dhe të jetë baba i një vajze.

Më herët, ai është shprehur se ndodhet në një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh. Mes të tjerash, Zogu shton se kur të vijë ai moment do të përdorë emrin e tij të vërtetë ose Henri sepse sipas tij, është e njëjta gjë.

Zogu i Tiranës: Unë ende nuk jam bërë prind, sigurisht që e kam shumë dëshirë të sjell në jetë një vajzë shumë shpejt, është në planet e mia më të afërta martesa.

Aldo: Ajo s’varet nga ty, vajzë apo djalë. Ku e di ti?

Zogu i Tiranës: Do të më pëlqente në fakt. Nuk do ia falja fëmijës… shiko, mami im thotë një shprehje “fëmijët e sotëm i ngjajnë vetes së vet, nuk i ngjajnë prindërve”.

Aldo: E vërtetë është.

Zogu i Tiranës: Fëmijët e këtij brezi nuk ngjajnë as nga nëna, as nga baba, harroje, janë fëmijë të poshtër, racë e poshtër.

Aldo: Jo more jo, pse qenkan të poshtër? Janë të mençur.

Zogu i Tiranës: Mirë, patjetër. Fëmijët e sotëm, ne në kohën tonë kishim respekt për pedagogun, për mësuesin, çoheshim në këmbë…

Aldo: O Zogu, imagjino të ndihet fëmija krenar për ty apo jo dhe nuk ka se si ti të mos ndihesh për të. Pra do bëhesh me fëmijë më vonë, kush është babi jot?

Zogu i Tiranës: Babi Zogu.

Aldo: Ose mund të thotë shprehjen “e kam babin grua zonjë”.

Zogu i Tiranës: Jo, do thotë babi Zogu fëmija. Megjithatë nuk do quhem më Zog se çdo gjë është me moshë, emrin e vërtetë Hermes pse jo, patjetër ose shkurt Henri, Hermes, është pak a shumë e njëjta gjë.

Aldo: Si qenka e njëjta gjë more? Hermes është tjetër, Henri është tjetër. Si me thënë e ke emrin Agron, shkurt Landi, s’ka kuptim.

Zogu i Tiranës: Jo, emrin e vërtetë Hermes se kur ka qenë mami im shtatzënë ka qenë një film dhe ky Hermesi ishte doktor. I tha babait “o burrë, nëse ky do jetë çun do ia vëmë emrin Hermes”. Bëri eko kjo para shumë vitesh dhe i thotë Halimi “Albina, urime ke një çun, urime, urime, urime!”

Aldo: Po mirë, ndodh ndonjëherë që gabojnë doktorët, s’ka ndonjë gjë./tvklan.al

Gαzetarja Topalli: Grαtë shkojnë në fαrmaci, mαrrin vi*gra për bυ rrat e tγre

Gazetarja Aida Topalli tha në “Good Morning Albanians” se burrat e kanë shumë të vështirë të shkojnë në farmaci për të treguar problematikat e tyre në lidhje me jetën seksuale.

ajo tha se duke qenë se ata e kanë shumë të vështirë të pranojnë impotencën e tyre, shpesh janë gratë ato që shkojnë në farmaci për të marrë viagra për ta.

“Burrat e kanë shumë problem që të shkojnë dhe të raportojnë te farmacistët për problemin që kanë.

Në shumicën e rasteve janë gratë ato që shkojnë në farmaci dhe interesohen për recetat e burrave të tyre”,-tha gazetarja.