Kërcënonte ναjza të mitυra me ρυblikimin e fotove i ntime, dënohet me bυrg përjetë efektiνi i ρolicisë

Një oficer policie britanik, i cili iu afrua dhjetëra vajzave të mitura dhe i bindi ato të shpërndanin foto të pahijshme me të përmes Snapchat, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Leëis Edëards, 24 vjeç, u deklarua fajtor për 162 akuza për abuzim seksual të vajzave nga mosha 10 deri në 16 vjeç. Sipas prokurorisë, punonjësi i policisë ka shantazhuar viktimat e tij, duke i kërcënuar se do i ekspozonte.

Edëards pozoi si një djalë i mitur dhe synoi më shumë se 200 vajza nga viti 2019 deri në shkurt të këtij viti. Ai manipuloi viktimat e tij për t’i dërguar atij foto intime. Edhe pse disa nga vajzat iu lutën të ndalonte, ai kërkoi më shumë foto dhe bëhej gjithnjë e më kërcënues.

Disa nga fotografitë janë bërë gjatë detyrës në Uellsin e Jugut. Pas arrestimit të tij, kolegët e tij që hetonin rastin zbuluan pajisje elektronike të enkriptimit si dhe një “manual” zhvatjeje.

Erdogan bën dekΙaratën e fortë, i del në mbrojtje Ηamasit: S’është orgαnizatë terrόriste, por grup çΙirimtar!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka dalë në mbrojtje Hamasit, duke thënë se nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Në një fjalim para ligjvënësve të partisë së tij në parlament, Erdogan tha se Izraeli kishte përfituar nga qëllimet e mira të Turqisë dhe se ai nuk do të shkonte për vizitë siç ishte planifikuar më parë.

Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit dhe u kërkoi fuqive botërore të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë bombardimet e tij ndaj Gazës.

Më herët, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se një operacion tokësor izraelit në Gaza do t’i kthente luftimet në Rripin “në një masakër”, duke shtuar se ata që mbështesin veprimet e Izraelit në solidaritet “mbështesin krimet e tij” dhe paralajmëroi botën se të vetmet rezultate të mundshme të konflikti izraelito-palestinez janë “paqe e përhershme ose luftë botërore”.
(BalkanWeb)

Flet υαjza e ρërdh*nuar në grup: ‘Kisha lidhje me O…. Dolëm për kafe, ai solli shokët. S’e dija që ishte i martuar! Më hodhën Ιëndë nαrkotike!’

Në emisionin “me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti është trajtuar rasti i 26-vjeçares nga Vlora e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga disa persona ditën e djeshme.

Ajo u shpreh se nuk është në gjendje të rikujtojë apo konfirmojë nëse është abuzuar seksualisht nga dy personat që tani janë shoqëruar nga policia, ndërsa zbuloi se me njërin prej tyre kishte marrëdhënie intime prej rreth 2 vitesh.

E reja tregoi se nuk mban mend si ka përfunduar në spital, por zbuloi se brenda ambienteve të spitalit mamaja dhe shoku i një prej personave që ajo ka përmendur në polici e kanë kërcënuar për të tërhequr denoncimin.

Në dëshminë e saj ajo rrëfen se doli për kafe me personin të cilin njihte prej 2 vitesh dhe më pas në lokal erdhën edhe shokët e tij. Ajo u shpreh se nuk dinte që ai ishte i martuar dhe kishte gjithashtu një fëmijë të vogël.

Intervista e plotë

Vajza: Nesër do shkoj përsëri në polici

Gazetarja: Është e vërtetë që keni ndërruar dëshminë?

Vajza: Jo, nuk është e vërtetë, jo nuk është e vërtetë fare aspak.

Gazetarja: Ju vet si person keni dhënë vetëm një herë dëshmi apo dy herë?

Vajza: Dëshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta deshëm, që atyre personave nuk ju falë.

Gazetarja: A ka ardhur dikush nga familjarët e tyre?

Vajza: Po, po më ka ardhur mamaja e njërit prej personave nga ata dhe një shoku i njërit prej tyre.

Gazetarja: A janë takuar me afër në spital në gjendjen e rëndë që ke qenë ti? Çfarë të kanë kërkuar, të kanë kërkuar të ndryshosh dëshminë?

Vajza: Po më kanë kërkuar të ndryshoj dëshminë, por edhe më kanë kërcënuar. Të tërheq dëshminë, të tërheq denoncimin.

Vajza: Nesër do shkoj përsëri në polici

Gazetarja: Është e vërtetë që keni ndërruar dëshminë?

Vajza: Jo, nuk është e vërtetë, jo nuk është e vërtetë fare aspak.

Gazetarja: Ju vet si person keni dhënë vetëm një herë dëshmiapo dy herë?

Vajza: Dëshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë.

Gazetarja: A ka ardhur dikush nga familjarët e tyre?

Vajza: Po, po më ka ardhur mamaja e njërit prej personave nga ata dhe një shoku i njërit prej tyre.

Gazetarja: A janë takuar me afër në spital në gjendjen e rëndë që ke qenë ti? Çfarë të kanë kërkuar, të kanë kërkuar të ndryshosh dëshminë?

Vajza: Po më kanë kërkuar të ndryshoj dëshminë, por edhe më kanë kërcënuar. Të tërheq dëshminë, të tërheq denoncimin.

Gazetarja: Po pse, ajo është një e vërtetë që ka ndodhur, pse?

Vajza: Nuk kam qenë në gjendje të kthej përgjigje.

Gazetarja: Atëherë ti ke kërkuar të shkosh vetë nesër?

Vajza: Do shkoj ta verifikoj vetë, edhe më kanë folur për të shkuar atje.

Gazetarja: Këta persona që ti ke dhënë janë 3 apo 4?

Vajza: Këta janë 2 persona, unë 2 personave ju kam dhënë emrat!

Vajza: O…. dhe A…Ne spital ka ardhur mamaja e A… për të bërë kërcënim

Gazetarja: Do të thotë se 2 prej tyre përjashtohen sepse janë dhënë 4 emra!

Vajza: Po, po, O… dhe A….

Gazetarja: Me cilin prej tyre kishe një lidhje intime?

Vajza: Është e vërtetë, me O… dhe ky emër është dhënë në çdo pyetje edhe në polici.

Gazetarja: Ti e dije që O… është i martuar dhe ka një fëmijë?

Vajza: Nuk e dija, s’më ka thënë.

Gazetarja: Po atë natë që ndodhi ngjarja, ti ke shkuar për të konsumuar thjesht një pijë ose ndonjë darkë me të?

Vajza: Po, thjesht kaq!

Gazetarja: Ti nuk e dije që do vinin edhe persona të tjerë apo më vonë?

Vajza: Jo, jo…

Gazetarja: Ju shkuat për të pirë një kafe, ka qenë ora sa e darkës?

Vajza: Ka qenë ora 9 e 30 e darkës.

Gazetarja: Ishe në dijeni që ky thirri shokët?

Vajza: Jo unë nuk kam qenë në dijeni, ai ndoshta ka qenë

Gazetarja: Sa kohë kishe që frekuentoheshe me?

Vajza: 2 vjet…

Gazetarja: Nuk kishit pyetur ndonjëherë se a ishte i martuar, i fejuar apo me fëmijë?

Vajza: E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!

Gazetarja: Ti çfarë ke thënë, ke thënë që keni pirë lënde narkotike së bashku? E ke pirë me dëshirë lëndën narkotike apo je detyruar?

Vajza: Jo me detyrim çdo gjë…

Gazetarja: Po ndërkohë që ata të detyruan të pije lëndën narkotike, nuk kishe mundësi që të kërkoje ndihmë?

Vajza: As në një vend, jo… Alkooli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokal…Më pas nuk mbaj më mend, se çfarë ka hedhur në pijë.

Gazetarja: Po për abuzimin, mban mend kane këta të dy apo edhe persona të tjerë?

Vajza: Kane qenë O…. A….. dhe G…. mbaj mend që janë qenë këta persona tek lokali, më pas nuk mbaj më mend asgjë!

Gazetarja: Do të thotë ti nuk je në dijeni dhe nuk mban mend nëse je abuzuar seksualisht apo jo?

Vajza: Jo nuk e mbaj mend më pas e kam….

Gazetarja: Po pse ke thënë që je abuzuar, ku je gjendur ti?

Vajza: Nuk e mbaj mend

Gazetarja: Mban mend që të kanë çuar në ndonjë hotel?

Vajza:Jo, jo, jo…

Gazetarja: Pra ti je e pasigurt nese je abuzuar seksualisht apo jo?

Vajza: Jo, jo, nuk e mbaj mend…Më pas e kam ashtu…

Gazetarja: Po pse ke thënë që je abuzuar ku je gjendur vet ti?

Vajza:Nuk e mbaj mend emrin e vendit se ku!

Gazetarja: Mban mend që ke shkuar në hotel, te kujtohet ndonjë episod?

Vajza:Jo , jo ,jo ,jo …

Gazetarja: Pra ti je e pasigurt nese je abuzuar seksualisht apo jo?

Vajza; Nuk e flas dot!

Gazetarja: Mund të me thuash po ose jo, ka ndodhur abuzim seksual me ty?

Vajza: Më pas e kam marr vesh pasi kam dalë nga narkoza!

Gazetarja: Po si e more vesh, flas me mjekun u be ndonje ekspertize?

Vajza: Po, po, po…bënë doktorat të gjitha dhe më thanë këtu… këtu…

Gazetarja: Po ti vet brenda vetes tende e beson që je abuzuar?

Vajza: Ëëëëë… nuk e di!

Gazetarja: Ti nesër çfarë do dëshmosh në polici?

Vajza: Ate çfarë kam dëshmuar që në fillim ate do mbaj deri në fund!

Gazetarja: Po cilën? Ate q eke thene se je abuzuar?

Vajza: Po, për personat…

Gazetarja: Nga deshmia që ti ke dhënë thuhet se je abuzuar seksualisht, nderkohe që je shume e pabindur nese eshte e vertete apo jo qe kane abuzuar me ty?

Vajza: Po eshte e vertete edhe kjo!

Gazetarja: Qe kane abuzuar?

Vajza:Po eshte e vertete edhe kjo gje…

Gazetarja:Çfare mban mend nga biseda qe bere me mamanë e njerit prej ketyre, çfare te tha konkretisht?

Vajza:Ka ardhur njera prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Nderkohe kur une kam dale nga narkoza nga keto te gjitha , kam qene shume pak ne gjendje, kane ardhur atje me kane prekur keshtu D… D… D…me njeh? Jo i kam thene nuk te njoh, jam mamaja e A…ka thene jam mamaja e njerit prej shokeve te tu, i cilit i thash une!Jam mamaja e A… me tha, po i thash une… Ke bere nje akuze tha dh eke denoncuar djalin tim A… e njeh A… me tha mua, A… eshte shoku O… Po I thash e njoh. Me tha mua duhet te heqesh denoncimin sepse ti do dalesh nga ky spital me tha mua, mos sot neser do dalesh, po I thash, edhe ai tha mund te dal nga burgu, por ai ka shoqeri pas tha, po i thash une , atehere duhet te maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jeten tende kaq…Ok I thash une , por une nuk te njoh ty i thash , une tha jam mamaja e A… ai ka nje goce nuk me kujtohet a goce a çun 7 muajsh ne shtepi dhe e pret nje femije ne shtepi tha. Ti ke bere nje krim shume te rende tha se ke denoncuar per nje prind qe ka nje femije 7 muajsh ne shtepi tha dhe po e pret dhe mund te maresh masat per keto gjera. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…nderkohe te njejtin presion ka bere edhe shoku…

Gazetarja: Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

Vajza: Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet por thjesht e di që ka, në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy deshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat deshmi, nderkohe që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr baret në çfarë gjendje e kanë mar rata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.

Gazetarja: Si u gjende bashkë me ta për të pirë lëndën narkotike?

Vajza: Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend… Balkanweb

I FUNDIT/ Sekυestrohen ρronat e bαshkëshortit të Olta Xhaçkës

SPAK i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi është paraqitur edhe pak javë më parë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

ΡoΙicia nuk i ndahet Berishës, i shkon sërish sot te shtëρia

Ndërsa Berisha ka refuzuar thirrjen në gjykatë, policia do t’i shkojë sërish sot në shtëpi për t’i dorëzuar thirrjen për tu paraqitur në orën 14:00.

Seanca gjyqësore për masën e tij do të zhvillohej në orën 14:30.

Ndërkohë Berisha vetë nuk është takuar me OPGJ-të dhe ka mbajtur vetëm konferenca mediatike, ndërsa e ka akuzuar procesin si politik.

Kujtojmë se Berishës i është caktuar masa e sigurisë detyrim për paraqitje dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.

Jozefina Toρalli merr sërish në mbrojtje Βerishën: Asnjë provë, akuza faΙΙso e sυΙme brυtale, αrrestime, sekuestrime, në kohë rekord

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar sërish ditën e djeshme në lidhje me caktimin nga GJKKO të masave të sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli nënvizon se ndalimi i lëvizjes së Berishës dhunon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie,

pasi po bëhet pa asnjë provë e asnjë fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla. Sipas saj, po ndodh e paimagjinueshmja pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci. “Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla; në skadencë të afateve ligjore, në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,

në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari. Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: – sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.

Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit. E thënë ndryshe: – Duan të zëvendësojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve. Tamam si në 1945! Kjo nuk është çështje për Kryetarin Sali Berisha. Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve. Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë. Tamam si në ’45”, shkruan Jozefina Topalli. Kujtojmë se për herë të parë SPAK pas gjithë këtyre viteve ka çuar para drejtësisë familjen “Berisha”.

Νuk ndihej mirë, Luiz Ejlli ρërfundon në sρital

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli duket se pas kthimit nga Kosova në Shqipëri nuk ka qenë mirë me shëndet.

Ai është shfaqur i shtrirë në spital ku ka filmuar edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

Ai shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me vigonin në krahun e tij, duke marrë serum teksa ka falënderuar infermierët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. “Nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi.

Më në fυnd! Ρajtohen motrat Libohoνa, shfaqen bαshkë pas 5 vitesh

Rreth 2 vite më parë, AlbEu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh.

Pas këtij lajmi u vu re nga ndjekësit se vazhdimisht motrat shmangnin njëra-tjetrën në gëzime familjare, emisione apo edhe në Festivalin e Këngës.

Por më në fund vjen lajmi i mirë.

MOTRAT LIBOHOVA JANË PAJTUAR.

Disa orë më parë, Irma dhe Eranda kanë ndarë në InstaStory pas shumë vitesh një video bashkë, në shoqërinë e njëra-tjetrës e gjthashtu familjarëve të tjerë./albeu.com/

https://www.epovid.com/embed/538c391cb3b6f7e7845f

E νështirë t’iu thυash fëmijëνe në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiρtarë. Pse dυhet të jenë krenarë?

Studiuesi Auron Tare është i mendimit se Shqipëria ka individualisht personazhe me të cilët mund të mburresh, por jo si komb.

I pyetur nëse emisionin “Arnautistan” nëse është krenar që është shqiptar, Tare tha se kur udhëton në këtë vend e ke të vështirë të jesh krenar.

Po ashtu ai u shpreh se është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar.

Megjithatë Tare thotë se ndihet krenar për trashëgiminë kulturore, e cila sipas tij, po shkatërrohet dita-ditës.

“Fëmija im i vogël refuzon të flasë shqip, sepse i vogël i kanë mbetur imazhe, thotë ju shqiptarët hidhni plehrat nga ballkoni, se aty te ‘Myslym Shyri’ i hidhnin ndonjëherë, dhe qëlloni qentë me gurë, është një fëmijë 4-5 vjeç. Shumë interesant fëmija si i qaset vendit.

A jemi krenarë që jemi shqiptarë? Mendoj që ne kemi pasur fatin, nuk e di i mirë apo i keq, që lindëm këtu. Mund të kishim lindur në Greqi, Itali, dhe mund të ishim më krenarë, sepse kanë futboll të bukur, opera, arkitekturë.

Në Shqipëri kur udhëton e ke të vështirë të ndihesh krenar. Unë ndihem krenar për trashëgiminë kulturore, të cilën krenarisht po e shkatërrojmë përditë.

Kur udhëton nëpër Shqipëri, pjesët e trashëgimisë kulturore dhe bukuria e natyrës, dy qendrat tona më të rëndësishme të pasurisë së UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër, janë otomane. Arkitektura e qyteteve antike është romake. Butrinti etj, etj.

Është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar! Për çfarë arsye?! Im bir loz basketboll, është 13 vjeç, edhe dje isha me një mikun tim që më tregonte se basketbolli në Shqipëri është një dramë e vërtetë. Kur kam lozur unë basketboll Shqipëria luante në nivele europiane.

Më tha po djali do donte të luante për kombëtaren shqiptare, është pyetje interesante. Nuk e di nëse do donte, sepse basketbollist po e bën Amerika, jo Shqipëria. Aristoteli thotë nuk je grek se linde, por se do të jesh grek, pra kulturalisht, është debat interesant ky”, tha ai.

Sipas Tares nëse lexon Konicën e viteve 20’ është i njëjti realitet me Shqipërinë e ditëve të sotme.

“Nuk jam më në Tiranë. Kur jam në Shqipëri jetoj në zonën e Jugut dhe kur s’jam në Shqipëri jetoj në Boston. Në përgjithësi largohem nga tetori dhe rikthehem nga prilli, maji. Kam zgjedhur Bostonin për edukimin e fëmijëve, shkollën. Unë jam qytetar amerikan prej vitesh. Kam 20 vite rezident në Amerikë.

Sa zbrita në aeroport, shkova të pija një kafe, edhe kamarierët ku porosita kafen, të gjithë flisnin për Green Card, si do iknin, edhe u ndjeva keq. Është një lloj fryme pesimiste në Shqipëri, e rinisë në përgjithësi. Besoj që po, është për t’u shqetësuar. Por nga ana historike shqiptarët gjithmonë kanë qenë njerëz që kanë lëvizur.

Është një vend i vogël, nuk ka resurset e mjaftueshme me sa duket për të mbajtur njerëzit. Nuk ka gjë të ikësh, por fryma është problematike. Sllovenia kishte numrin më të vogël të të rinjve që iknin, kishte një frymë pozitive në Slloveni. Lexo Konicën e viteve 20’, është sikur lexon Konicën e vitit 2023! Administrata, qasja e shtetit, doganat, policia…”, u shpreh Tare.

Κrim i tmerrshëm, nëna mbγt tre fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Massachusetts, SHBA.

Lindsey Clancy akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj. Së fundmi, janë zbardhur edhe detaje shokuese në lidhje me vrasjen e trefishtë.

Gruaja dyshohet se përdori një litar palestre për të mbytur tre fëmijët e saj, Cora 5 vjeç, Dawson 5 dhe Galan 8 muajshe brenda shtëpisë së tyre.

Autoritetet kanë kërkuar akses në pajisjet elektronike të Clancy, duke përfshirë celularin, tabletin dhe laptopët e saj.

Avokati thotë se Clancy vuante nga depresioni pas lindjes dhe u përpoq të vriste veten pasi mbyti tre fëmijët e saj.

Në shënimet e saj u gjet një listë me medikamente dhe mendime të shkruara që flisnin për vetëvrasje.

Clancy, e cila punonte si infermiere, ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik dhe të enjten do të dalë para Gjykatës./Albeu.com

https://twitter.com/nypost?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717043499504140321%7Ctwgr%5Ec7c27d2c33f5735e165b85cded14e91a6dd1e15a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F10%2Fkrim-i-tmerrshem-nena-mbyt-tre-femijet-me-litarin-e-palestres%2F