Tre të rinj drogojnë dhe krγejnë marr ëd.hënie se* sυαΙe me dhϋnë me 26-vjeçare, policia kap në flagrancë dy prej tyre

Tre burra nga Vlora kanë droguar dhe kryer marrëdhënie seksuale me një 26-vjeçare pasi kanë konsumuar lëndë narkotike.

Dy prej tyre, një 28-vjeçar me iniciale A. C., dhe një 31-vjeçar me iniciale O.T, u arrestuan në flagrancë, ndërsa shoku i tyre është shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nuk e kυρtoni ç’po ndodh me ceΙularin tuaj? Shenjat që tregojnë se është hakυar

Mund t’ju duket e çuditshme por po ka disa raste të personave të cilëve u është hakuar celulari dhe sigurisht që nuk është e lehtë ta zbuloni vetë. Por ka disa shenja që ekspertët janë mbledhur për t’ju vënë nën dyshime. Cilat jane keto?

Pajisja juaj dërgon ose merr mesazhe të çuditshme

Nëse miqtë tuaj marrin mesazhe që ju nuk i keni dërguar, diçka nuk është në rregull. E njëjta gjë është e vërtetë me emailet. Në mënyrë të ngjashme, marrja e mesazheve që nuk janë të destinuara për ju është një shenjë negative.

Aplikacionet e reja po instalohen pa zgjedhjen tuaj

Edhe pse prodhuesi i pajisjes tuaj ka të drejtë të instalojë një aplikacion të ri, gjatë një përditësimi të softuerit tuaj, nëse një shfaqet në një kohë të papërshtatshme, atëherë duhet të dyshoni se diçka nuk është në rregull. Është më mirë të mos e hapni aplikacionin e ri derisa të bëni një Kërkim në Google dhe të siguroheni se për çfarë bëhet fjalë.

Bateria e pajisjes suaj mbaron shumë shpejt

Sigurisht, jetëgjatësia e baterisë bie me kalimin e kohës, por nëse vëmë re një ndryshim të papritur, mund të nënkuptojë se disa malware po funksionojnë në sfond, duke e zbrazur baterinë më shpejt.

Pajisja juaj po nxehet më shumë se zakonisht

Ashtu si më parë, kur disa malware funksionojnë vazhdimisht në sfond, ai bën që procesori të nxehet, në nivele ku tani vërehet se diçka po ndodh.

Disa faqe interneti duken ndryshe nga më parë

Shumë programe “ndërmjetësojnë” midis shfletuesit të pajisjes tuaj dhe internetit, duke “lexuar” kështu të gjitha të dhënat që dërgoni dhe merrni. Ky funksion mund të ndikojë në pamjen e disa faqeve të internetit.

Disa aplikacione ndalojnë së punuari normalisht

Nëse kjo ndodh, programet mund të përpiqet të përgjojë të dhënat prej tyre, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre të qetë.

Fatura e telefonit celular vjen ‘e fryrë’

Hakerat e sofistikuar mund të përfitojnë nga një dobësi në pajisjen tuaj dhe të bëjnë thirrje në linja të huaja që paguajnë shuma të tepruara. E njëjta gjë vlen edhe për mesazhet.

Dritaret pop-up shfaqen pa asnjë arsye

Ashtu si në kompjuterët tanë, ashtu edhe në pajisjet tona celulare, programet përdorin dritare “pop-up” për t’i kërkuar përdoruesit të ndërmarrë disa veprime.

Gαzetarja Klodiana Lala ngre dγshime të forta: Kush është zv.ministri i Ramës që ka përfituar nga ρrivatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani?

Privatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani ka vënë në pranga dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Gazetarja, Klodiana Lal aka ngritur një pyetje lidhur me atë se cili zv.ministër i kryeministrit Edi Rama është i përfshirë në privatizimin e këtij ish-kompleksi.

“Kush eshte zv.ministri i Rames qe ka perfituar nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani?”, shkruan Lala në rrjetet sociale.

I arrestuari nga SPAK për privatizimin e ish kompleksit sportive partizani është Jamarbër Malltezi. Ndaj tij rëndon akuza për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën.

Gjithashtu, ai dyshohet se në bashkëpunim me ndërtuesin ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Në tokën e ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi, në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro.

Zbαrdhen detajet trόnditëse: Berisha ka ndikim, mund të prishë proνat për dosjen “Ρartizani”

Zbardhen detaje të reja nga dosja me 200 faqe e privatizimit të kompleksit “Partizani” që arrestuan dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe vendosën masën e detyrimit të paraqitjes për ish-kryeministrin Berisha dhe pengimin e largimit të tij jashtë vendit. Së bashku me ta, në masën detyrim paraqitje është lënë dhe Fatmir Bekteshi, ortak me Malltezin.

Në vendimin e nënshkruar nga gjykatësja Irena Gjoka, shkruhet se Jamarbër Malltezi theksohet se Sali Berisha për shkak të postit që ka pasur, influencës dhe marrëdhënieve që mund të ketë krijuar ndër vite mund të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.

“Për të hetuarin Sali Berisha për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrëdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë,

ekziston mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi” thotë Gjykata.

EMRI/ Vetëm 32 vjeç! Ήυmb jetën në mënγrë misterioze punonjësja e Bαshkisë së Krujës

Një punonjëse e Bashkisë së Krujës, 32-vjeçarja Anisa Boja, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetari i Bashkisë, Artur Bushi, i cili shpreh ngushëllimet për familjen.

“Shumë i keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjëses e koleges Anisa Boja, e cila për sa ishte mes nesh në Bashkinë Krujë, dallohej për nga angazhimi e serioziteti në punë, aftësia dhe mirësia për t’i shërbyer komunitetit. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe!”, shkruan kryetari i bashkisë.

Edhe një drejtor kabineti në bashkinë e Krujës, Muhamet Deliu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta para kohe të punonjëses, ndërsa thekon se vdekja e saj mbetet enigramatike.

“Ajo u largua krejt papritmas, kur askush nuk do ta besonte që një njeri si ajo, një vajzë e përmbajtur, me personalitet të formuar dhe dinjitoze , do të largohej nga kjo jetë krejt papritmas dhe në mënyrë misterioze”, shkruan ndër të tjera ai.

Statusi i plotë:

HOMAZH

PER ANISA BOJEN

Vajza krutane që të gjithë e respektonin si modelin e femres.

Lajmi për ikjen e saj të papritur i dhimbshëm, i pa besueshëm, na befasojë dhe na tronditi të gjithëve. E njihnim si vajzë kurajoze, krenare dhe guximtare, qe e donte jetën.

Per te gjithe ata që e kane njohur, për familiarët, kolegët e koleget e saj, duket e pabesueshme, që Anisa Boja, një vajzë e nderuar dhe e respektuar, e perkushtuar dhe me ambicje për jetën, krejt papritur, ndërroi jetë, duke u larguar nga kjo botë në mënyrë enigmatike, në moshën më të mirë kur ishte vëtëm 32 vjeçe.

E njohëm në punë dhe nga dita e parë deri në fund ishte nje vajzë me karakter, serioze, korrekte, e sjelleshme, me integritet dhe punetore.

Ajo prej disa vitesh punoi në bashkinë Krujë në disa detyra dhe u vlerësua si një nëpunëse me aftësi e kapacitet, e cila kishte pritëshmëri të jepte më shumë atje ku nevojat ishin më të mëdha.

Ishte mirëpritur nga të gjithë punonjësit dhe të gjithë tregonin respekt për të si një vajzë punëmbaruar, që i çonte deri në fund detyrat e ngarkuara pa pretendime e justifikime.

Ajo e shkroi emrin e saj që në fillim vetëm për mirë, si njeri dhe si nëpunëse që tregonte perfermancën e kërkuar në çdo marëdhënje duke krijuar besim dhe pritëshmëri të lartë.

Të gjithë ata që e kanë njohur e kanë punuar me të, ndjenin respekt dhe natyrshëm kur i drejtoheshin asaj ishin të bindur se do të mernin përgjigjen e saktë dhe në kohën sa më të shpejtë.

Ajo u largua krejt papritmas, kur askush nuk do ta besonte që një njeri si ajo, një vajzë e përmbajtur, me personalitet të formuar dhe dinjitoze , do të largohej nga kjo jetë krejt papritmas dhe në mënyrë misterioze.

U prehsh në paqe Anisa!.Lamtumirë!

Juristi i njohur del me dekΙaratën e fortë: Berisha rrezikon 12 vite bυrg, dhëndri në pozita më të νështira, mund të Ιëshohet një…

Juristi Jordan Daci iu është bashkuar reagimeve për masën që vendosi dje GJKKO ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai në një lidhje për News24 tha se ngutja e Gjykatës për rastin e Berishës, mund të pasojë me një lëshim të një urdhër-arresti dhe se mund të rrezikojë deri në 12 vite burg.

“Nuk bëhet fjalë për një akuzë të mirëfilltë, por për një akuzë në kuadër të dyshimit të arsyeshëm se personat kanë kryer këtë vepër penale. Sa mund të provohet? Kjo është pyetje sfiduese. Në këtë fazë nuk provon akuzat, se ka as SPAK. Nëse ka dyshime se këto vepra kanë ndodhur, mjafton për të pasur një procedurë.

Procesi në këtë fazë nuk merret me provën e akuzës. Standardi që kërkohet për SPAK dhe GJKKO është shumë herë më i vogël për të nisur hetimi. Për arsye të saj që është vendosur, i bie që SPAK ka arritur të bindë gjykatën se këtu ka disa arsye. Lexova vetëm njoftimin e SPAK që ishte kujdesur që të jepte detaje minimaliste. Ngjarja nuk do të ishte aspak lajm nëse s’do të ishin këta dy personazhe, për zotin Berisha dhe dhëndrin e tij.

Është e arsyeshme pasi bëhet fjalë për një ish-kryeministër. Besoj se procedura ka përdorur një paqartësi që krijon neni 289 i procedurës penale. A përbën kufizim në çdo lloj forme, detyrimi për paraqitje, përfshi dhe ndalimin jashtë vendit. Kjo e kufizon lirinë e personit.

Gjykata duhet të kishte zbatuar kushtetutën në nenin 289. Prokuroria shfrytëzoi këtë paqartësi që krijojnë nenet. Por deputetët paguajnë qokat e tyre. Mendoj se gjykata duhet të kishte bërë gjykim pajtues. Për zotin Ahmetaj s’u bë kjo procedurë. U sfidua me rastin e tij sistemi.

Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte që mos t’i jepte askujt imunitet. Heqja e lirisë nënkupton dhe rastin e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndalimi jashtë vendit, është kufizim lirie. Mua më shqetëson, që e dyshoj në këtë histori, ngutja e gjykatës për të dhënë këtë masë, kam përshtypje që do të pasohet për vënie të autorizimit për arrest.

Përndryshe s’ka se si të shpjegohet. Jemi para një debati të madh, dhe për mua kushtetuta mbizotëron. Nëse vërtetohet kjo akuzë, nuk e shpëton sa mosha nëse shpallet fajtor. Skenari kam përshtypjen, është mundësi kërkimi për arrest. Shpresoj që zoti Berisha ta ketë aftësinë që të mbrohet në liri.”, tha ai.

SΡAK-u e “νυri nën shënjestër” bashkë me dhëndrin, ρolicia ‘zbαrkon’ në ραllatin e Berishës

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e parave të tij tanimë.

Prokuror i çështjes për të cilën është ndalur Malltezi është ish-kreu i SPAK, Arben Kraja.

Dhëndri i ish-kryedemokratit është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Pas dhëndrit Berishës është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha është lënë masa “detyrim paraqitje”.

Një ditë pas këtyre zhvillimeve, brenda pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, janë parë forca policie.

Fjodora Fjora bën dekΙaratën shokuese për kυnatën: Edhe qeni νjen para saj

Moderatoja e njohur Fjodora Fjora prej vitesh është pjesë e ekranit, por për sa i përket jetës së saj private ka preferuar të jetë shumë e rezervuar.

Por ajo ka folur shpesh herë për pikën e saj të dobët, që është pikërisht vëllai i saj.

Edhe së fundmi e ftuar në “Një Gotë Rose” me Rozana Radin ajo foli sërish për vëllain e saj me superlativa.

“Ai është dobësia ime. Jemi edhe shokë.Është bossi i jetës time”, tha moderatorja për të vëllain.

Por, moderatorja Rozana Radi i zbuloi raportin me kunatën dhe Fjodora habiti me deklaratën pas saj.

Rozana Radi: Unë di që vëllai yt i thotë bashkëshortes, vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela, ca vende bosh pastaj vjen ti.

Fjodora: Kjo ka bërë që kunata mos të më dojë kurrë. Më urren.

Rozana Radi: Dmth edhe qeni vjen para kunatës

Fjodora: Po, po

Μomenti i αrrestimit të Jamαrbër Maltezit në Rinas

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar nga policia në aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave ai kishte shkuar të priste motrën e tij, Argitën.

Siç shihet nga fotoja, disa policë e kanë rrethuar dhe shoqëruar në makinën e policisë.

Maltezi akuzohet për korrupsion pasiv, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK.

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e djeshme edhe detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Lidhur me akuzat e bëra nga SPAK, Berisha mbrëmë vendosi që të mbante një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh:

“Unë pranoj plotësisht sfidën, as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëria s’më ndalon dot, unë jam deputet dhe do takohem me ndjekësit”. Ai gjithashtu tha se kjo ishte vepër e Edi Ramës dhe e prokurorëve të tij.

“Do ta shkυndin edhe njëherë”, Spartak Ngjela del me ραralajmërimin ‘bόmbë’: Prisni dhe shikoni

Avokat Spartak Ngjela ka dal me një reagim të shkurtër në rrjetet sociale ku citon një shprehje të Nostradamusit ku thotë se shqiptarët do të shkundin botën si dikur.

Ngjela e lidh këtë shprehje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës si dhe bazuar në këto fjalë paralajmëron gjëra të mëdha.

Reagimi i plotë:

Nostradamusi e ka kapur saktë: shqiptarët e shkundën botën në vitet 2000 se, në vitin 2008, ata krijuan shtetin e tyre të dytë, Kosovën, dhe e shkundën Botën që nga Beogradi në Moskë e nga Moska në Pekin.

Por Nostradamusi iu thotë kundërshtarëve tanë, mos i lini shqiptarët deri në vitin 2000 se ata do ta shkundin botën si dikur – domethënë si atëherë kur kanë qenë superfuqi iliro-albane dhe e shkundën Evropën tej e tej…

Prisni dhe shikoni…