MaΙΙtezi dhe Bektashi në bυrg, Berisha me masë: Kjo është dosja që trόnditi sot Shqipërinë

GJKKO ka dhënë disa masa sigurie gjatë pasdites së sotme, të cilat prekin Sali Berishën dhe familjen e tij.

AlbEu raportoi ekskluzivisht se GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa ishte arrestuar më herët në Rinas dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për Korrupsion pasiv, parashikuar në neni 260 i kodit penal.

Krahas Malltezit është arrestuar edhe administrator i kompanisë “Kontakt”, Fatmir Bektashi. Ky i fundit ka qenë ortak i Malltezit në ndërtimin e 19 pallateve në kompleksin “Partizani” disa vite më parë, një aferë që duket se ka shërbyer për GJKKO për të dhënë vendimet e sotme.

Ndërkohë, pak para shpalljes së këtyre vendimeve, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp.

Çështja“Partizani”

Privatizimi i terreneve të klubit Partizani u konsiderua një procedurë antiligjore që në gjenezë. Ish-pronarëve, u është kthyer një truall për të cilin janë dëmshpërblyer njëherë që në vitin 1940.

Pas pushtimit, italianët ndërtuan aeroportin e Tiranës pikërisht në atë truall. Përmes dekreteve të mbretit Italian Viktor Emanuel dhe mëkëmbësve të tij, u bë shpronësimi ndaj familjeve shqiptare që posedonin truall në “Fushën e Shëngjinit”, siç quhej në atë kohë.

Në dekretin e firmosur më datë 9 nëntor të vitit 1940, kryeministri i kohës Shefqet Vërlaci, ka urdhëruar kryerjen e pagesës ndaj familjeve pronare. Në planin e zgjerimit të aeroportit, mes pronarëve që prekeshin nga shpronësimi rezultojnë Mahmud dhe Xhemal Begeja, paraardhësit e Jamarbër Malltezit. Në fletoren zyrtare të 15 Majit të vitit 1942, sërish emrat e familjes Begeja shfaqen krah personave të tjerë që shpronësoheshin.

Në një dokument të firmosur në 12 Maj të vitit 1994, ish drejtori I arkivës Luan Malltezi, babai I Jamarbërit, informon bashkinë dhe gjykatën mbi statusin e truallit te fusha e aviacionit. Qartësisht ai sqaron se janë disa dekrete që vërtetojnë shpronësimin dhe dëmshpërblimin e pronarëve.

Pra, familjet pronare që dikur posedonin “Fushën e Shëngjinit” ku u ngrit kompleksi Partizani, nuk mund të trajtoheshin më me ligjin e kthim-kompensimit. Ata janë dëmshpërblyer njëherë që në vitet ’40-të. Pavarësisht ndryshimit të sistemit dhe rendit kushtetues, nuk mund të njihen sërish pronarë për sa kohë janë paguar për shpronësimin.

Në vitet 1995-1999, familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga morën në dorë vendimet e para pozitive nga AKKP. Por, ligji e ndalonte privatizimin e pronave që zotëroheshin nga Minsitria e Mbrojtjes. Pas vitit 2005, nisi finalizimi i planit të mirëmenduar prej vitesh. Fillimisht nisën sulmet brenda klubit Partizani që kishte varësi nga Ministria e Mbrojtjes.

Disa muaj pas spastrimeve në klubin e kuq, Jamarbër Malltezi shfaqet hapur në këtë aferë. Në fillim të vitit 2006, ai nënshkruan një sërë prokurash përfaqësimi me 5 familjet që pretendonin pronën.

Malltezi emërohet përfaqësues i përgjithshëm dhe merr në dorë gjithçka. Përmes këtyre prokurave, ai u dha një mesazh të qartë ministrave: kishin të bënin me dhëndrin e kryeministrit. Plani i asaj që luhej ishte i qartë. Zona kishte një vlerë mjaft të madhe për vetë pozitën gjeografike ku ndodhej, shumë pranë qendrës së qytetit.

Familjet pretenduese i jepnin të drejtë Jamarbër Malltezit deri për negocimin e kontratave të shkëmbimit, pra, kontrata me firmat e ndërtimit për ngritjen e kullave, siç edhe ndodhi më pas. Të gjithë këtë shërbim të vyer sigurisht që Jamarbër Malltezi nuk e bënte falas. Ai kishte synime dhe ide të qarta mbi ato që donte të përfitonte. Fillimisht, ai futet në lojë me një kapital deri në 5 % të pasurisë së paluajtshme që do të përfitonte si shpërblim. Gjatë rrugës Malltezi shndërrohet në përfituesin kryesor, siç do të zbulohet vite më vonë.

Pas vendimeve të viteve 1995-1999, 5 familjet pretenduese aplikojnë sërish në Agjencinë e Pronës. Veprimet e institucioneve dukeshin të koordinuara në favor të tyre. Në kohë rekord, brenda 6 ditësh, Komisioni i Kthimit të Pronave merr 4 vendime pozitive.

Konkretisht vendimet numër 6 dhe 7 të datës 21 Mars 2007, vendimi numër 8 i datës 23 mars dhe vendimi numër 9 I datës 26 mars 2007. Vendimi numër 6, I 21 marsit të vitit 2007 I përket kthimit të pronës për familjen Begeja, ku rezulton pjesëtar Jamarbër Malltezi. Firmosja e kthimit të pronës për familjen Begeja në vitin 2007 kishte si referencë një tjetër vendim të AKKP të 25 Prillit të vitit1996. Por, aty ka një problem.

Prona rezulton e hipotekuar në regjistrin numër 299 datë 11 prill 1935. Në fakt, siç vërtetuam përmes dokumenteve, në vitin 1940 është bërë shpronësimi i familjeve për ndërtimin e aeroportit të Tiranës. Këto dokumente nuk janë administruar në dosjen e privatizimit të klubit Partizani.Dyshohet se ato janë zhdukur.

Pra, Jamarbër Malltezi ka përdorur dokumente të falsifikuara për përfitimin e pronës. Drejtuesit e kohës në Agjencinë e Pronave në rastin më të mirë kanë vepruar me sy mbyllur, dhe në rastin më të keq kanë shkelur ligjin me vetëdije pas presioneve.

Katër vendimet në favor të Malltezit dhe familjeve të tjera në vitin 2007 mbajnë firmën e drejtoreshës së Agjencisë në atë kohë Dhurata Hoxha. Hoxha mbahet mend për një padi ndaj saj nga disa familje që u nxorrën në rrugë në vitin 2013. Godina ku ata banonin në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë iu kthye një personi që pretendonte se ishte pronar. Por, familjet e dëmtuara e paditën Hoxhën për falsifikim dokumentesh pasi përfituesi ishte pronar vetëm I një pjese të pronës siç u zbulua më pas. Me firmën e Hoxhës iu kthye e gjitha, duke nxjerrë në rrugë 13 familje.

Pavarësisht vendimeve pozitive ndaj pretenduesve, trualli i Partizanit kishte interes publik dhe nuk mund të kthehej. Në lojë vihet vetë kryeministri Sali Berisha. Në mbledhjen e qeverisë së datës 21 nëntor 2007, merret vendimi me numër 794 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”. Ky vendim, vjen në harmoni të plotë me aktet e tjera që favorizonin Malltezin.

Në fakt, janë të paktën 213 prona të ushtrisë për të cilat janë shfaqur pretendime nga ish-pronarët e para regjimit. Në asnjë rast nuk është marrë vendim për kthimin e tyre, thuhet në padinë e depozituar në SPAK nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Pas miratimit të VKM-së numër 794 që i hap rrugë privatizimit, pa humbur kohë ndërmerret një tjetër akt. Me shkresën që mban numrin 9508, datë 18 dhjetor 2007, Ministri i Ekonomisë së kohës Genc Ruli urdhëron ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Objektit me qëllim privatizimi.

Vlerësimi mban firmën e kontabilistëve Elvira Aliaj dhe Sali Preçi. Vlera totale e përllogaritur është 720 milionë lekë të reja, ose, 7.2 milionë dollarë. (13) Prona shtrihet në një hapësirë totale prej 26.524 metrash katrorë. 775 metër katrorë ishin nën ndërtim.

Trualli vlerësohet 7.1 milionë dollarë. Ndërtimet civile dhe fushat 100 mijë dollarë. Aty përfshihen një hotel me 4 kate, dhomat e dusheve dhe garderobës së sportistëve, objekti njëkatësh I dhomave të zhveshjes, 3 fusha futbolli dhe rrethimi. Pra, të gjitha këto asete janë vlerësuar për një shumë qesharake prej 100 mijë dollarësh.

Sipërfaqja totale e ndërtimeve civile të kompleksit në të gjitha katet ishte 1 mijë e 613 metër katror. Nëse llogarisim koston minimale të ndërtimit 40 mijë lekë për metër katror, atëherë godinat kapin një vlerë prej 64.5 milionë lekësh.

Thënë ndryshe, rreth 600 mijë dollarë. Nëse llogarisim edhe 3 fushat e sportit vlera shkon rreth 900 mijë dollar. Pra, 9 herë më shumë se vlera që nxorën ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë në atë kohë. Në raport, ata pranojnë mangësitë e vlerësimit:

Ekspertët pranojnë se në raport nuk janë respektuar kriteret e VKM-së numër 794 datë 21 nëntor 2007 që përcakton se vlerësimi duhet bërë sipas vlerës reale të tregut. Kontabilistët Aliaj dhe Preçi justifikohen duke nënvizuar se kanë ndjekur standartet evropiane të vlerësimit dhe nuk kanë asnjë rast të ngjashëm krahasimor.

Pra, vlerësuesit e Ministrisë së Ekonomisë që drejtohej nga Genc Ruli, i trembeshin botimit të këtij ekspertimi problematik. Privatizimi i terreneve të klubit Partizani lidhej me një plan të qartë, të mirëmenduar prej kohësh për ta kthyer truallin në një kompleks të madh pallatesh. Për të shmangur çdo pengesë gjatë rrugës, Jamarbër Malltezi I bashkon të gjitha familjet pronare në një marrëveshje të nënshkruar në 29 shtator të vitit 2008.

Shuma që do të duhej të paguanin ishte e papërfillshme në raport me vlerën reale të aseteve, siç argumentuam në pjesën e dytë të emisionit. Referuar raportit të kontabilistëve ish-pronarët do të paguanin 10,1 milionë lekë, ose 100 mijë dollarë për asetet që vlenin rreth 900 mijë dollarë.

Ata nuk do të paguanin asnjë lekë për truallin që vlente plot 7.1 milionë dollarë, pasi trajtoheshin në këtë privatizim si pronarë, pavarësisht se në vitin 1940, paraardhësit e tyre ishin dëmshpërblyer për të njëjtën pronë.

Ministri i Financave Ridvan Bode, një prej njerëzve më të afërt të Sali Berishës hedh një tjetër hap për ti dorëzuar pronën Jamarbër Malltezit. Përmes dokumentit që mban datën 26 janar 2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, nën varësinë e Ministrisë së Financave lëshon autorizimin për kalim pronësie.

Tashmë topi kalon në anën e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Në datën 15 tetor 2009 ai firmos një autorizim duke i deleguar gjeneralit Xhemal Gjunkshi kompetencën për shitjen e pronës.

Në atë kohë, Gjunkshi ishte komandant i Komandës Mbështetëse. Më pas ai do të shpërblehej duke u emëruar Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në vitin 2017 Gjunkshi përfshihet në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike duke u zgjedhur deputet.

Pa humbur kohë, të nesërmen e prokurës që u firmos nga Imami, Xhemal Gjunkshi i dorëzon pronën Jamarbër Malltezit dhe përfaqësuesve të tjerë të familjeve. Akti i dorëzimit mban datën 16 tetor 2009. Këtu kemi një tjetër shkelje të rëndë.

Prona është dorëzuar para se të nënshkruhet kontrata e shitjes. Duket se institucionet kanë vepruar me sy mbyllur, nën presionin e dhëndrit të kryeministrit. Akti I shitjes mban datën 21 Tetor 2009. Pra, kontrata është firmosur një javë pasi dorëzimi i pronës te Malltezi ishte bërë fakt.

Vlera e kontratës ishte 10 milionë e 109 mijë lekë. Në valutë u shlyen vetëm 2 milionë e 21 mijë e 800 lekë. Biznesmeni Fatmir Bektashi, del garant për shlyerjen e kësaj shume. Pjesa tjetër u mbulua me bono privatizimi.

Në funksion të planit të shndërrimit të fushave në kompleks pallatesh shumëkatëshe, më 19 Maj të vitit 2008 themelohet kompania “HOMEPLAN”. Aksioneri i vetëm është Fatmir Bektashi, i njëjti që doli garant për shlyerjen e parave për blerjen e terreneve të klubit përmes kompanisë tjetër të tij “Kontakt” SHPK.

Shuma në fjalë është shlyer nga kompania “Kontakt” më 4 Shkurt të vitit 2009. Ndërkohë, diferenca e mbetur prej 8 milionë e 200 mijë lekësh është shlyer përmes bonove të privatizimit nga Xhimi Begeja, një tjetër person që më vonë do të shfaqej si aksioner në kompaninë ndërtuese të pallateve “Homeplan” me 25 % të kuotave.

Në fakt, pas kompanisë “Homeplan” qëndronte vetë Jamarbër Malltezi. Veprimtaria e kompanisë kontrollohej nga Malltezi përmes shtetases Joana Qeleshi. Në 28 maj të vitit 2008, Fatmir Bektashi ka firmosur këtë prokurë që I jep të drejtë Qeleshit të drejtojë subjektin ndërtues “Homeplan”.

Në kohën që është nënshkruar kjo prokurë, Joana Qeleshi ka qenë e punësuar në zyrën ligjore të vajzës së kryeministrit Berisha, Argita Malltezi dhe ortakes së saj Flutura Kola.

Mes tyre jepen të dhëna për pagesën e Joana Qeleshit si e punësuar të paktën deri në tetor të vitit 2010. Pra, Qeleshi paguhej nga familja Malltezi në kohën kur i besohet drejtimi i kompanisë “Homeplan”.

Gjatë qeverisjes së djathtë, ajo u komandua si kryetare e Gjykatës së Durrësit. Kompania “Homeplan” e kontrolluar nga Jamarbër Malltezi siguron lejen e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për 17 kulla. Dokumenti i firmosur nga kryebashkiaku i kohës Lulzim Basha mban datën 18 Gusht 2013.

6 muaj pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, në 23 Janar të vitit 2014 Jamarbër Malltezi shtohet aksioner me 35 % në kompaninë ndërtuese “Homeplan”. Ishte periudha kur nisi ndërtimi I kompleksit dhe u shfaq hapur si pronar. Ai pagoi një shumë qesharake për aksionet prej 35 mijë lekësh të reja. Kontrata e blerjes së aksioneve mban datën 21 Janar 2014 ndërkohë ajo u depozitua në QKB vetëm në 27 Dhjetor të vitit 2018. Pra, pikërisht kur përfundoi ndërtimi i kompleksit të pallateve dhe fillon vjelja e parave nga shitjet.

Malltezi, bleu për 35 mijë lekë aksionet e një kompanie që sot zotëron një kompleks pallatesh me vlerë 150 milionë euro. Kjo, nuk ka asnjë llogjikë ekonomike. Mbajtja e fshehtë e aksioneve që I zotëron qysh kur nisi ndërtimi I pallateve e ka një shpjegim.

E gjitha është bërë për të fshehur burimin e të ardhurave në këtë investim kolosal. Në fakt, Malltezi ishte njeriu që kontrollonte kompaninë edhe pse zyrtarisht zotëron vetëm 35 % të aksioneve.

Ai ishte njeriu që udhëhoqi dhe arriti të privatizojë terrenet sportive duke përdorur influencën te qeveria e drejtuar nga vjehrri I tij Sali Berisha.

Malltezi ishte njeriu që siguroi lejen e ndërtimit, e po ashtu, ishte njeriu që orientonte veprimtarinë e kompanisë “Homeplan” përmes Joana Qeleshit fillimisht, dhe si aksioner më pas. Në kompani, në të njëjtën ditë me Malltezin u bë aksioner me 25 % edhe Xhimi Begeja.

Shuma ishte sërish qesharake, vetëm 25 mijë lekë. Kujtojmë se edhe Jamarbër Malltezi u përfshi në këtë aferë si pasardhës i familjes Begeja. Pra, të gjitha faktet të orientojnë qartazi në një drejtim: Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha kontrollon kompaninë që ka ndërtuar pallate me vlerë 150 milionë euro.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit për kompanitë e Jamarbër Malltezit, shohim se ai është pronar edhe i subjektit “Magnet IMO” me adresë në rrugën “Frosina Plaku”, pikërisht në kompleksin me të njëjtin emër të ndërtuar nga Malltezi.

Shoqëria “Magnet IMO” është themeluar për administrimin e 17 pallateve. Pra, Malltezi vjel nga banorët e kompleksit edhe paratë e mirëmbajtjes së hapësirave të jashtme, lulishteve, ambjentet e përbashkëta, ashensorit etj. Me sa duket, ai i ka marrë masat që kompleksi të jetë një minierë parash për familjen edhe pasi të ketë shitur apartamentet dhjetëra milionë euro. Dhëndri i ish kryeministrit figuron pronar edhe i kompanisë tjetër “Magnet GYM & FIT”. Në kompleks Malltezi ka hapur një palestër.

Ai zotëron 60 % të aksioneve ndërsa pjesa tjetër ka pronar shtetasin Ervin Kalemi. Palestra ndodhet në katin e dytë të pallatit më luksoz të kompleksit. Gjithçka aty monitorohet nga kamerat e sigurisë. Pas Mediut dhe shumë zyrtarëve të tjerë, a ka ardhur radha që në oborret e SPAK të shohim, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi të tregojë të vërtetën e tij.

Dhëndri pas hekυrave, sa νite bυrg rrezikon Berisha

SPAK lëshoi sot dy urdhër arrested he një masë sigurie “detyrim paraqitje” duke u futur në familjen Berisha për çështjen e kompleksit “Partizani”.

Të arrestuar janë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, që ndërtoi në tokën e kompleksit “Partizani”. Ndërkohë, për Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në pamundësi për të dhënë një masë më të rëndë për shkak të moshës.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme, një akuzë që mbart dënim nga 4 deri në 12 vjet burg.

Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, një vepër penale që parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet.

Akuzat lidhjen me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” mbi truallin e së cilit u ndërtuan 17 kulla nga Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bekteshi.

Të rraskaρitura, por të lυmtura pas daljes nga ‘ferri’, shikoni momentin kur nënë e bijë lirohen pas dy jaνësh nga Ήαmasi (VIDEO)

Një lajm i mirë pushtoi dje të gjitha mediat botërore, dhe ishte pikërisht ai i lirimit të dy prej pengjeve të marra dy javë më parë nga terroristët e Hamasit.

18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira. Në video, nënë dhe vaza re saj duken të lodhura, por shumë të lumtura që më në fund arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga ai ‘ferr’.

Ato shihen të rrethuar nga njerëz të armatosur me jelek antiplumb dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Dy gratë amerikane të liruara nga Hamasi u ribashkuan me familjen e tyre në Izrael dje, pasi iu dorëzuan forcave izraelite në kufirin me Rripin e Gazës.

Βerisha nuk largohet pas konferencës, ρërfaqësues të ρolicisë hγjnë në selinë blu

Dy përfaqësues të policisë së shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet akoma pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar se dy punonjësit kërkojnë të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, tanimë i akuzuar për veprën e korrupsionit pasiv nga SPAK.

Del videoja e grυshtit në stadiυmin e Korçës, një qγtetar godet ρresidentin Ardian Takαj (Video)

Në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Vllaznisë një episod ka ndodhur në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçë ku një person i është afruar presidentit korçar Ardian Takaj duke e ofenduar atë.

Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna, por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushteve.

Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.

Sakaq, lidhur me ndeshje, Vllaznia mori një fitore të vuajtur në Korçë, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Skënderbeut.

Një autogol i Dumfour në minutën e 87-të dhe një gol i Delajt në minutën e 95-të, i dhanë 3 pikë të arta shkodranëve.

Vlen të përmendet se Skënderbeu luajti me 10 lojtarë nga minuta e 36-të, pasi mbrojtësi Prençi u ndëshkua me karton të kuq.

Vllaznia vuajti shumë dhe e kishte të vështirë, por në fund feston fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, po aq sa edhe Skënderbeu që zbret në vendin e gjashtë.

Video Player

00:00

00:51

Trόndit dόktoresha e aziΙit: Ka fëmijë që u marrin ρensionet, nuk u vijnë as në ναrrim

Në shtëpinë e të moshuarve, vështirë të dëgjosh dy histori njësoj.

Në emisionin “Punë pa teka” nga Kristi Gongo u përcollën emocionet që përjetojnë pensionistët gjatë qëndrimit larg familjarëve. Dikush nuk ka fëmijë, e të tjerë që i kanë por nuk i gëzojnë. Ka edhe të moshuar të cilët me dëshirë kanë vendosur të qëndrojnë në azil, sepse nuk jetojnë dot në emigrim ku i kanë fëmijët.

Për kujdesin e të moshuarve është një staf i trajnuar në shërbim 24 orë, duke filluar nga sanitaret, kujdestaret, kuzhinieret, punonjës social si dhe personel mjekësor.

Doktoreshë Hadija ka gati tre dekada që jeton me dhimbjet e të moshuarve dhe na tregon histori tronditëse se si ka raste që fëmijët jo vetëm nuk kujdesen për prindërit e tyre, por madje edhe përfitojnë.

“Unë kam 24 vjet që shërbej dhe përjetoj çdo gjë me pleqtë. Këtu ka pasur të moshuar me 7 fëmijë që nuk vinin ti takonin. Ka pleq që ju marrin pensionet, që thoshin vetë ditën që del pensioni e kishte lënë me shkrim që ta marr një nga fëmijët. Ka pasur pleq që nuk i marrin as për ti varrosur pjesëtarët e familjes, as fëmijët. E frikshme!”- rrëfen doktoresha.

Sυρergol nga gjγsmëfusha e tij, mesfushori shqiptar i “shtαng” të gjithë në Gjermani (Video)

Florent Muslija ishte protagonist absolut në sfidën midis Paderborn dhe St. Pauli në Bundesliga 2, me mesfushorin e Kosovës që realizoi një supergol nga gjysmëfusha e tij.

Ishte vetëm minuta e 8’ e ndeshjes, kur Muslija pa një dalje të portierit nga porta dhe provoi me një gjuajtje nga më shumë se 50 metra për të shtangur rivalët, me topin që përfundoi në rrjetë.

Një gol që mori vëmendjen e Gjermanisë, që edhe pse me rezultatin përfundimtar që shënoi 2-2, sërish për Muslijën ai gol vlen sa një fitore.

https://twitter.com/FootballKosovo?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1715690547443028072%7Ctwgr%5E99c8d94aca29341322d29370279f0021638f481d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fsupergol-nga-gjysmefusha-e-tij-mesfushori-shqiptar-i-shtang-te-gjithe-ne-gjermani-video%2F



Ish e d αshϋra e futbollistit shqiptar tregon se si shoqja e ngυshtë i mori të fe juarin 3 javë ραra dαsmës

Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare në një intervistë së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.

Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.

Sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”,- tha Vesa.I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.

DekΙaroi se do bëjë namin, Shqipja e Përρυthen futet në Big Brother VIP Kosova

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” është futur sonte në “Big Brother VIP Kosova 2”. Shqipja mori vëmendjen me hyrjen e saj në shtëpi e veshur me kostum popullor.

Muaj më parë, kur ndjekësit e pyesnin nëse do futej në Big Brother VIP, Shqipja deklaronte se asokohe nuk i kishte ardhur ftesë pasi kishin frikë se ajo do ja digjte klikimet, duke nënkuptuar se do bënte namin.

“Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i Shqipërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua.

Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruante Shqipja.