I riu shqiptar abυzon s*k sυαΙisht me të mitυrën në Greqi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Bëhet e ditur së një i ri shqiptar ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Sipas medias greke “Protothema” ngjarja ndodhi rreth orës 18: 00 pasditen e së hënës.

Prindërit e vajzës të dëshpëruar iu afruan ekipit të DIAS-s në rrugë dhe i kërkuan që t’i gjejnë vajzën. Ajo rezultonte e zhdukur që nga dita e enjte e javës së kaluar, pa dhënë asnjë shenjë jete.

Ndërkohë që pasi nisën kërkimet, rreth orës 22:00 të së hënës, autoritetet greke e gjetën vajzën e mitur në zonën e Omonias.

Ajo ishte në gjendje të rëndë psikologjike e cila endej e vetme dhe dukej sikur kishte humbur.Nga ekzaminimet dhe dëshmitë që janë marrë rezulton që ajo është abuzuar seksualisht..

Shtirej si manekinë, ρriste deri sa mbγlleshin dγqanet dhe “νërsulej”, grαbitjet sρektakolare të 22-vjeçarit që ‘çmendën’ rojet e sigurisë

Ka vjedhje e vjedhje… por ideja e këtij 22-vjeçari është sa komike aq edhe e padëgjuar më parë. Ngjarja ka ndodhur në disa qendra tregtare të Varshavës, ku i riu qëndronte jashtë dyqaneve pa lëvizur, duke imituar manekinë, dhe pasi të gjithë largoheshin dhe dyqanet mbylleshin, ai vidhte lirshëm.

Në një tjetër rast, sërish duke qëndruar si manekinë deri në mbyllje të dyqanit, ai është filmuar nga kamerat duke u futur në një dyqan rrobash ku ka ‘zhveshur’ një manekinë, dhe rrobat e tij i ka ndërruar me ato “akull të reja”.

foto galeri

Por në një tjetër formë vepronte për të vjedhur restorantet. Ai futej si klient, fshihej më pas deri në mbyllje të restorantit, dhe vidhte arkën.

Tentativa të bukura, por sigurisht që nuk kanë dhënë rezultatin që i riu ka pritur, pasi është pikasur nga rojet e sigurisë dhe më pas është vënë në pranga, duke rrezikuar deri në 10 vite burg.

Pjesëmarrësit e sαmitit ‘nxitυan’ të hαρnin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u hαbitën nga ajo që gjetën brenda

Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama.

Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama.

Teksa ishin ulur në tavolinën e gjatë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni e së cilës kishte kryeministrin që dukej si picajol.

Pas hapjesë së kutive, të gjithë pjesëmarrësit rendën të hapin kutitë duke menduar se brenda saj ndodhej pica e gatuar nga Rama.Por pas hapjes së paketimit ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite.

Të gjithë u suprizuan, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

“Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.

“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.

Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.

Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

https://gsh.top-media.al/media10/652f8ea4000d1.mp4#t

Çυdit historiani: Anglezët “koρjojnë” shqiptarët, fjala Londër vjen nga fshαti në Tiranë

Historiani shqiptar Naim Flamuri, ka habitur me deklaratën e tij të fundit në një studio televizive, ku ka deklaruar se emri i kryeqytetit të Anglisë vjen nga një fshat shqiptar shumë pranë Tiranës.

I ftuar në “Euronews”, Flamuri ka thënë se emri i Londrës vjen nga fjala shqipe “Lundër”, emër të cilin e mban dhe një fshat në dalje të Tiranës.

Sipas tij këtë nuk e thotë ai, por e ka pranuar një gjyhëtar amerikan që jeton në Australi

“Për fat të mirë ne historinë e kemi të dëshmuar me fakte dhe dokumente. Në vitin 1997 kur publikova librin për popullin shqiptar të gjithë donin të ma mbyllnin gojën. Para disa javësh këtu në Australi thanë që Londra e kishte origjinën nga fjala “Lundër”. Ishte gjuhtari amerikan që e tha këtë”-tha ai.

“Me Ιot në sy, babi dhe xhaxhi νdiqën…”! Postimi ρrekës i djalit për trαgjedinë në Shqipëri

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë nga përplasja e dy mjeteve me një autobot në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e djeshme.

Viktimat janë shqiptarë nga Kosova, vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani nga Gjilani. Lajmin e ka konfirmuar edhe djali i njërit prej viktimave, Sadik Sadikut në një postim në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë).

Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan

Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun

إنا لله وإنا إليه راجعون

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” shkruan Leutrim Osmani.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se: Mbrëm në aksidentin tragjik që ndodhi në tunelin e Kalimashit në Shqipëri kanë humbur jetën dy nipat tanë, dy djemt e hallës:

Sadik Osmani 58 vjeç dhe

Nusret Osmani 45 vjeç nga Kravarica e Gjilanit.

Lusim Zotin që të dy merhumët ti mëshiroj kurse Familjen me saber e gajret ti forcoj🤲😭

Për kohën e vorrimit ju njoftojmë më vonë këtu në këtë njoftim, andaj përcilleni kohë pas kohe” shkruan një tjetër i afërm i dy viktimave, Rexhep Gurgurovci.

‘Kam f jetυr me më shumë se 300 m eshkϋj në një vit’. Deklarata e 26-vjeçares, rrjeti shρërthen në komente

Një grua australiane, e cila thotë se ka fjetur me më shumë se 300 meshkuj në një vit, është ‘kryqëzuar ‘ në rrjetet sociale.

Annie Knight, 26 vjeçe, tha për “The Kyle and Jackie O Shoë” se ajo madje arriti të flinte me pesë meshkujt në një ditë të vetme,

dhe se pavarësisht kritikave që ka marrë, vetë ajo për këtë fakt ndihet “e fuqizuar”.

“Unë u ndjeva si e plotfuqishme pas kësaj. Seksi më bën të ndihem mirë. Sa më i çrregullt të jetë seksi, aq më mirë”, deklaroi ajo.

“Deri në frγmën e fundit, ρërjetë kυqezi”, mesazhi emocionues i Asanit: Nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiρtar

Jasir Asani padyshim është kthyer në idhullin e të gjithë shqiptarisë. Talenti kuqezi po kalon një moment spektakolar me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke u shndërruar në një protagonist absolut.

Mbrëmjen e sotme, Asani ka bërë një reagim emocional në faqen zyrtare në “Facebook”, duke nxjerrë në pah dashurinë e madhe për fanellën kuq e zi.

“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar”, shkruan Jasir Asani në rrjetin e tij social.

https://www.facebook.com/asanijasir11/posts/817886873674568?ref=embed_post

E trishtë, 22-νjeçari ishte duke i tregυar të dashυrës shtëpinë, shembet dγshemeja dhe νdes

Matteo Battaglia, 22-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga gati 4 metra lartësi teksa ishte duke parë një ambjent biznesi me qera, bashke me të fejuarën në Siçili. Tmerri ndodhi kur fatkeqi Battaglia dhe e fejuara e tij po shikonin ambjentet që donin të merrnin me qera me përfaqësuesit imobiliarë në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë.

Por teksa ishin brenda, dyshemeja e papafingos u shemb duke rrëzuar të riun një kat më poshtë, çka rezultoi fatale. Matteo pësoi plagë të rënda pasi ra me kokë në incidentin horror të 8 tetorit. Një ambulancë e dërgoi atë me urgjencë në spitalin e Comiso në qytezën Vittoria.

Ai u transferua më tej në spitalin e Katanias ku qëndroi për dy ditë në gjendje kome, por mjekët nuk mund t’i shpëtonin dot jetën e tij dhe u shpall i vdekur më 10 tetor.

Matteo raportohet se ishte një tifoz i skuadrës AC Milan. Ai punonte në një dyqan shitjeje makinash dhe kërkonte të nxite biznesin e tij. E fejuara e tij Ery Colombo tregonte në rrjetet sociale se i riu kishte humbur nënën e tij 12 vjet më parë, ndërsa shkruante: “Më merr malli për ty i dashur.” Ambjentet ku ndodhi aksidenti tragjik janë mbyllur nga autoritetet të cilat kanë nisur një hetim për të zbuluar përgjegjësitë.

Vjehrra i çυdit te gjithe, dhυron νeshkën për nυsen: “E kam si νajzën time”!

44-vjeçarja Debora priste prej disa kohësh në Padova të Italisë mundësinë për transplantin e veshkës. Vjehrra e saj Annalisa i shpëtoi jetën duke iu bashkuar programit të shkëmbimit të quajtur “Deck”: praktikisht veshka e gruas shkoi te një pacient tjetër në listën e pritjes dhe nuses 44-vjeçare iu vendos një veshkë që përputhej ne orgnizimin e saj.

“Ajo më do si të më kishte vajzën e saj”, ka shkruar Debora në rrjetet sociale, duke rrëfyer gjestin prekës të nënës së bashkëshortit të saj, e cila quhet Annalisa. Një donacion i papritur që Annalisa zgjodhi ta bënte pa hezitim.

Debora zbuloi në moshën tridhjetë vjeçare se vuante nga një sëmundje autoimune, glomerulonefriti Berger, një patologji që shkakton ndryshime në vlerat e gjakut dhe urinës, pra insuficiencë renale. Kjo sëmundje mund të përkeqësohet ndjeshëm, megjithëse mbahet nën kontroll nga ilaçet dhe ngadalësohet nga kortizoni.

Në vitin 2018, për shkak të një gripi veçanërisht agresiv, gjendja e saj u bë më keq. Që atëherë, mjekët filluan të flasin me të për dializën dhe transplantin.Prej dy vitesh, dy gratë i janë nënshtruar testeve specifike për të zbuluar nëse vjehrra mund të ishte një donatore e pajtueshme. Në hapin e fundit diçka nuk shkoi: në kryqëzimin përfundimtar të përputhshmërisë rezulton se antigjenet e Deborës janë aq të larta sa rrezikonin ta refuzonin veshkën e Annalisës duke e bërë atë plotësisht të papajtueshme.

Atëherë, u gjet zgjidhja tjetër. Që nga marsi 2018, programi “Deck” ka hyrë në fazën e tij eksperimentale, i konsideruar si një risi mbarëbotërore: krijohet një zinxhir i vërtetë njerëzish të papajtueshëm me donatorët e tyre përkatës, por të pajtueshëm me njëri-tjetrin. Falë programit Deck, Debora mori një veshkë nga një dhurues i cili kishte ndërruar jetë dhe në të njëjtën kohë, veshka e dhuruar nga vjehrra e saj i shkoi dikujt tjetër. “Fillimisht nuk doja të pranoja, por vjehrra ime nuk kishte dyshime: dukej krenare sikur po ndihmonte dy njerëz në vend të njërit”, thotë gruaja.

Nën hetim për υdekjen e Brianit, kushërira i bën “gjëmën” mjekυt Roland Xhαfo

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendi, kur Briani, vetëm 3 vjeç humbi jetën pas komplikacioneve të shkaktuara nga anestezia.

Emri i mjekut anestezist që e trajtoi problemin me dhëmbët të vogëlushit u bë i njohur në mbarë opinionin publik për shkak të ngjarjes së rëndë, i cili reagoi disa herë publikisht në lidhje me rastin. Por, ditën e djeshme është mësuar, se në fakt, familja e mjekut rezultonin të ishin vjedhur nga një grua që e kishin punësuar në familjen e tyre.

Shifrat e parave që janë marrë në familjen e Roland Xhaxhos shkojnë rreth 48 mijë euro, ose saktësisht, sipas policisë janë marrë 45.900 euro dhe 200 mijë lekë. Por gruaja që është kallëzuar nga bashkëshortja e mjekut, mësohet se është vënë nën akuzën e përvetësimit të sendeve me vlerë edhe në banesën e së bijës së mjekut, e cila ka asistuar edhe në rastin e kurimit të Brianit të vogël, që rezultoi fatal për jetën e tij.

NGJARJA SIPAS POLICISË
Referuar të dhënave që vijnë nga policia bëhet me dije se pas kallëzimit të F. Xhaxhos, bashkëshortes së mjekut, është shoqëruar dhe vënë nën akuzë gruaja që ka shërbyer në shtëpinë e doktorit. Kështu Roland Xhaxhos, mjekut anestezist që po hetohet lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, i kanë vjedhur 45 mijë e 900 euro dhe 2 milion lekë të vjetra.

Kallëzimi është bërë nga gruaja e Rolandit e cila është paraqitur në polici duke pohuar se sasia e lekëve ishte marrë nga pastruesja, e cila është dhe kushërirë e largët e bashkëshortit. Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxho dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë konstatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.

Pastruesja A. Xh. është kallëzuar në komisariatin nr.2 dhe tashmë është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaxho, por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij doktoreshës Ina Xhaxho.

RRËFIMI NË POLICI

F. Xhaxho ka treguar para oficerit të Komisariatit Nr. 2, se për vjedhjen e parave, kursime të nënës së saj të ndjerë, ajo dyshon dhe kallëzon A.Xh, kushëririn e bashkëshortit që e kishin punësuar t‘i pikërisht nënës së saj në kohën kur gjendja i ishte përkeqësuar. Në dëshminë e gruas së mjekut mësohet se paratë, nëna e saj, i kishte të grumbulluara dhe i mbante në shtëpi, por kohëve të fundit, para se sa të ndërronte jetë, ajo kishte pësuar humbje të kujtesës dhe se dyshohet se e ka dekonspiruar vendin ku mbante shumën e parave në pavetëdije.

E punësuara në familjen e mjekut, mësohet se është e dyshuar edhe për vjedhjen e një sërë sendesh me vlerë në banesën e vajzës së tyre, Inës, në të cilën shkonte të punonte.

Ngjarja është mbajtur sekret nga ana e policisë, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë ka dëshmuar gruaja që ka shërbyer në shtëpinë e mjekut për një kohë të gjatë!