“Po më dridhet trυpi, filloi të gjuante me sëρatë”, tmerri në Korçë, flet dëshmitarja: 52-νjeçarja ngriti duart dhe po bërtiste

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pazarin e Korçës. Një grua është sulmuar nga një 36-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur. Me një sëpatë në dorë ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste te Pazari i Korçës.

Sipas një dëshmitareje në vendin e ngjarjes, autori e ka gjuajtur disa herë me sëpatë gruan, e cila sipas saj ishte shumë e mirë dhe e respektueshme.

Dëshmitarja tregon se kjo skenë ishte tepër e frikshme.

“Këtu isha unë, ajo ishte atje, ai erdhi me sëpatë, vajti deri tek ky stoli, po më dridhet trupi nuk flas dot. I hyri me sëpatë, ajo ngriti duart thirri ua ua ua dhe ra poshtë. Ai vetëm e godiste me sëpatë. Nuk pati asnjë sherr, asnjë konflikt. Ai erdhi me sëpatë, pastaj nuk e pashë sepse u bënë kapicë. Gruan e njoh, është shumë e mirë, shet këtu. Na ka respektuar sa s’ka. Më pas i erdhi i shoqi dhe u bë kapicë, nuk pashë më se çfarë u bë. Ai ishte i droguar thoshin dhe iku me vrap. Unë ka përpirë barkun, po më dridhen këmbët, po më shpifet dhe në gjumë do më dalë. Ajo po rrinte tek dyqani, ndërsa ai e ndoqi, tek stoli ajo u pengua dhe ai i ra me sëpatë. Filloi të bërtiste, pastaj i doli i shoqi”, shprehet dëshmitarja.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Dëshmitαrët rrëfejnë tmerrin në Korçë: Autori i drogυαr, e goditi gruan me hanxhαr dhe më pas edhe një bυrrë që ndërhγri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Korçë.

Një grua ka mbetur e plagosur pasi u godit me hanxhar në zonën e njohur si pazari i Korçës, nga një i ri.

Po ashtu, i plagosur lehtë ka mbetur dhe një shtetas tjetër i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe ndërhyri për t’ia hequr nga dora autorit armën e ftohtë që mbante në duar.

Ndërsa nuk dihet ende shkaku i këtij konflikti mësohet se autori i plagosjes është shoqëruar në policinë ku po merret në pyetje.

Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq nga dëshmitarë të pranishëm, mësohet se autori dyshohet se është dhe përdorues droge.

Dëshmitarë nga vendngjarja: “E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”.

Djali njofton ρolicinë: Babi ka rënë në ρus dhe ka νdekur

Një 69 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur në pus.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 te Mali i Robit.

“Shtetasi me inicialet F. I. ka njoftuar se babai i tij, shtetasi S. I. 69 vjeç dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Monedhat e hυaja nuk daΙin nga “gremina”, ja me sa shiten e blihen euro dhe doΙΙαri

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar amerikan blihet me 99.8 lekë dhe shitet me 100.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro blihet me 105.2 lekë dhe shitet me 105.9 lekë,

ndërsa franga zvicerane sot do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Paundi britanik do blihet me 120.5 lekë dhe do shitet me 121.6 lekë.

Këta janë dy νëllezërit që υdiqën në aksidentin në tυnelin e KaΙimashit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Viktimat janë shtetas kosovarë, vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe i biri i Sadikut, i cili ka thënë se informacione mbi varrimin e viktimave do të ndahen më vonë.

Në anën tjetër, të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Κrim i rëndë në Kόmbinat, gruaja shtatzënë godet me thίkën e bukës bαshkëjetuesin

Një krim në familje ka ndodhur në zonën e kombinatit, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe dhe prokurori për këto arsye nuk ka pranuar ta arrestojnë, por të procedohet në gjendje të lirë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 19 Tetor 2023

Dashi

Zemra për të dashuruarit është e mbushur me emocione dhe do të jetë e vështirë për të folur me ta. Mundohuni të mos e largoni partnerin/en nga ky gëzimi juaj. Shumë heshtje nuk është e mirë për dashurinë. Beqarët do të jetë në kërkim të miqësive të reja, por do të jetë më mirë që më parë të shmangni pasiguritë. Një rezultat i mirë në punë do t’ju pëlqejë. Angazhimi dhe këmbëngulja, por edhe aftësia janë letrat tuaja fituese.

Demi

Megjithë Hënën në kundërshtim me shenjën tuaj, emocionet do jenë të mira. Në frontin privat pranoni me entuziazëm propozimet e partnerit/es, pasi kjo do e bëjë atë të lumtur. Beqarët do të duhet të lënë pas të kaluarën dhe të vlerësojnë të tashmen. Vetëm në këtë mënyrë mund të jenë objektivë. Edhe sot mendja gjen hapësirën e duhur, po vijnë ide të reja. Zotoni veten për të zgjeruar gamën tuaj të veprimit.

Binjakët

Do të jesh plot energji, gati për të dhënë maksimumin në jetën tuaj në çift. Trajtojeni veten me një mbrëmje relaksuese me partnerin/en. Hëna është me ju! Ditë e bukur edhe për beqarët që mund të gjejnë dashurinë. Ju do të jeni të ëmbël dhe romantik si kurrë më parë! Do të keni ide më të qarta se si të lëvizni për të arritur qëllimet tuaja dhe për të forcuar pozicionin tuaj profesional.

Gaforrja

Një punë e paparashikuar do të minojë qetësinë e brendshme, por me ndihmën e Hënës në Akrep, do të jeni të qetë dhe do të relaksoheni me të dashurin/ën tuaj. Beqarët mund të kalojnë një mbrëmje të mirë në shoqërinë e miqve. Në punë pavarësisht gjithçkaje qëndroni konçiz në atë që kërkoni dhe propozoni.

Luani

Një ditë e vështirë për jetën tuaj private. Ju gjithashtu do të duhet të merreni me një çështje të vogël familjare, të përdorni kontaktin dhe të kuptuarit në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Nëse jeni vetëm mund të njihni miq të rinj në rrjetet sociale, por bëni kujdes nga mashtrimet. Nëse punoni në varësi të të tjerëve, mund të keni konflikte me një epror, veproni me diplomaci.

Virgjëresha

Dashuria dhe seksi sot ecin krah për krah dhe do ju japin emocione intensive. Nëse bëni premtime, përpiquni t’i mbani ato. Shumë beqarë do të duhet të marrin një vendim të rëndësishëm, të dëgjojnë ndjenjat e tyre. Në punë do të shkëlqeni për iniciativë dhe shkathtësi dhe do të merrni rezultate të shkëlqyera.

Peshorja

Mërkuri dhe Saturni sot janë në kundërshti me shenjën tuaj, por do të përballeni me çdo problem, duke luftuar për të pushtuar zemrën e partnerit/es. Beqarët do të ndjehen të paduruar, do të bëjnë një përpjekje të vogël për të kuptuar të tjerët! Në punë do të jeni më të vendosur se kurrë dhe nuk do të ktheheni nga vendimi juaj.

Akrepi

Sot do të keni një ngarkesë të madhe të entuziazmit dhe euforisë, gjithçka do të jetë e mrekullueshme. Ju jeni gati për të planifikuar të ardhmen me partnerin/en tuaj! Beqarët do të jenë optimistë dhe të gatshëm për t’u argëtuar në takime. Kjo ditë hap perspektiva të reja në lidhje me jetën tuaj profesionale, shfrytëzojeni!

Shigjetari

Ndiq instinktet tuaja dhe zbukuro historinë tënde të dashurisë. Ju jeni intrigues dhe interesantë, partneri/ja nuk do t’ju rezistojë dhe do të bjerë në këmbët tuaja. Beqarët sot do të jenë shumë të sinqertë në çdo hap. Në punë vendos përqendrimin në plan të parë. Ju do të jeni të përpiktë dhe të rregullt për të shmangur rrezikun e shpërqëndrimeve dhe gabimeve.

Bricjapi

Qetësia juaj është sa e dukshme dhe e fshehur nën një dëshirë të madhe. Partneri/ja nuk do të vlerësojë disponimin tuaj, dhe kjo nuk do ju pëlqejë aspak. Sot, beqarët do të jenë në gjendje të zgjidhin një çështje delikate dhe do të jenë në gjendje të përmirësojnë një miqësi të vjetër. Në punë do të jesh i/e pamposhtur!

Ujori

Sot ju do të keni mbrojtjen totale të yjeve në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Ju do të pushtoni partnerin/en tuaj dhe do të përjetoni emocione të pabesueshme. Beqarët do të marrin lajme të mira dhe mund të kalojnë një mbrëmje të lumtur në shoqërinë e miqve të besuar. Financat do të jenë të mira, por bëni një shqyrtim të kujdesshëm të llogarive.

Peshqit

Planetët në qiell janë në anën tuaj dhe ju sigurojnë momente të lumtura: një ditë me të vërtetë pozitive dhe e dobishme ju pret. Gëzim i madh në dashuri edhe për beqarët: sot ju mund të takoni personin e ëndrrave. Sot është një ditë e mrekullueshme edhe për punën, do të ofrohen mundësi të mira, nuk do të shmangen ato më të mirat.

Βefαson gαzetari ρolak: Në grυpin tonë duhej të kυαlifikohej vetëm Shqipëria!

Shqipëria po arrin rezultate shumë të mira nën drejtimin e Silvinjos, duke iu dhënë një ‘dozë’ të madhe euforie tifozëve. Jemi në kushtet që sipas llogarive kërkohet edhe një pikë në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndërkohë që komentatori në Poloni, Sebastian Chabiniak i ka surprizuar të gjithë me komentin që ka bërë.

Pavarësisht se të gjithë polakët kanë shpresa për kualifikimin, Sebastian deklaroi se nëse do të ishte në zgjedhjen e tij, në grupin tonë, do të jepte vetëm një biletë për kalimin më tej dhe ajo do t’i shkonte Shqipërisë.

“Shqipëria është i vetmi ekip në grupin tonë që e meriton kualifikimin në grupet e Europianit të Gjermanisë. Polonia, Cekia dhe Moldavia janë Kombëtare të cilat unë nuk do t’ia jepja një biletë për të shkuar në fazën e grupeve, pavarësisht rezultateve që ato do të marrin deri në fund”, u shpreh Sebastian Chabiniak.

Qγtetari për JOQ: Kam gjetυr teΙefonin e Eneda Tarifës!

Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ditën e sotme dhe shprehet se ka gjetur në rrugë telefonin e këngëtares Eneda Tarifa.

Ai e ka zbuluar që është telefoni i saj përmes të dhënave në “Medical ID”, ku duket emri dhe mosha e saj.

JOQ Albania gjithmonë ka qenë e angazhuar për të gjetur sende të humbura të qytetarëve dhe zakonisht kur ata i humbin na drejtohen përmes një mesazhi.

Megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë një mesazh nga Eneda, e ndoshta, sepse një telefon për të është shumë pak.

Angazhimet e saj në politikë krah kryebashkiakut të Tiranës, por edhe muzika, ndoshta i japin një dorë të mirë për ta zëvendësuar shpejt këtë humbje. Stafi i JOQ, por edhe qytetari që e ka gjetur, janë të gatshëm të ndihmojnë këngëtaren për t’i rikthyer telefonin.

Fenomeni i ραzakontë në Tυrqi/ Zbυlohet familja që ecën me katër gjγmtyrë

Në Turqi është zbuluar një familje që ecën me të katër gjymtyrët, një tipar që nuk është parë më parë tek njerëzit modernë, duke i shtyrë shkencëtarët të hetojnë lidhjen mes këtij fenomeni dhe teorisë së evolucionit njerëzor.

Familja Ulas, me disa anëtarë që kishin këtë karakteristikë, u kthye në kryefjalën e shkencëtarëve dhe u realizua dhe një dokumentar i BBC-së ‘The Walking Family’. Zbulimi ka hutuar plotësisht komunitetin shkencor, raporton Mirror.

Profesor Nicholas Humphrey, një psikolog evolucionar në Shkollën Ekonomike të Londrës, zbuloi se gjashtë nga 18 fëmijë në familje kishin lindur me këtë tipar të pazakontë. Njëri nga këta gjashtë persona ndërroi jetë.

Profesor Humphrey shprehu habinë e tij në një intervistë: “Nuk e prisja kurrë që, edhe në fantazinë më të jashtëzakonshme shkencore, qeniet njerëzore moderne mund të ktheheshin në një gjendje shtazore.

Ajo që na dallon nga pjesa tjetër e botës shtazore është fakti se ne jemi një specie që ecim me dy këmbë dhe e mban kokën lart në ajër… natyrisht që na dallon edhe gjuha dhe gjëra të tjera, por kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ndjenjën tonë për të qenë të ndryshëm nga të tjerët në mbretërinë e kafshëve. Këta njerëz e kalojnë atë kufi”.

Fëmijët që ishin fokusi i këtij studimi u zbulua se kishin një tru të vogël të tkurrur, një gjendje që zakonisht nuk ndikon në bipedalizmin te njerëzit e tjerë. Megjithatë, këta skelete fëmijësh ishin më shumë si majmun sesa njerëzor, sipas studiuesve nga Universiteti i Liverpool-it, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht nga këto ngjashmëri, është thelbësore të theksohet se lëvizja e tyre ndryshon nga majmunët; ata nuk ecnin në kyçet e tyre, por në vend të kësaj përdornin pëllëmbët e shtrira.

Profesor Humphrey ofroi një perspektivë alternative për BBC: “Unë mendoj se është e mundur që ajo që ne po shohim në këtë familje është diçka që mund të lidhet me një kohë kur ne nuk ecnim si shimpanzetë, por ishim në një fazë evolucioni midis duke zbritur nga pemët dhe duke ecur drejt“.

Ai sugjeroi gjithashtu se zhvillimi i fëmijëve mund të jetë ndikuar nga mungesa e inkurajimit për të qëndruar në këmbë pas moshës nëntë muajsh./abcnews.al