Me Ιαps e letër, Shqipërisë i mjafton një ρikë, por askush nuk bën llogari. Kërkohet kreu i Grυpit E dhe rekordi i pikëve

“Jemi me dy këmbë në Evropian”, u shpreh presidenti Duka pas suksesit kundër Çekisë. Nuk ishte një deklaratë në të nxehtë, por një ndjesi e fortë duke parë atë që dhuruan kuqezinjtë, por sigurisht një parashikim i orientuar nga shifrat dhe përballjet në vijim.

Në një kohë kur Shqipëria po shijonte pak nga suksesi i tyre kundër Çekisë, duke përgatitur me qetësi miqësoren kundër Bullgarisë, Polonia ngeci në një barazim 1-1 përballë Moldavisë. Me një kombinim me më pak fat, Shqipëria do të festonte që të dielën në mbrëmje zyrtarisht kualifikimin për në “Euro2024”, nëse Çekia nuk do të mposhte Ishujt Faroe me një penallti të konvertuar në gol në minutën e 76-të.

Pavarësisht këtij fakti, është thjeshtë çështje kohe dhe shifrash që të sigurojmë një biletë për në Gjermani. Ky kualifikim mund të vijë që në 17 nëntor, në transfertën kundër Moldavisë, ku djemve të Sylvinhos i duhet vetëm një pikë, mjafton të mos humbasin përballë Moldavisë për të festuar kualifikimin për herë të dytë në Evropian. Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy ndeshjet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Poloni-Çeki, Çeki-Moldavi të dalin barazim. Në çdo rast, nëse Shqipëria del me pikë të barbara me të gjithë rivalët, do të kalonte më tej, pasi ka shifra më të mira në përballjet direkte.

Grupi E

Këto janë thjeshte projeksione, pasi askush në radhët e kuqezinjve nuk futet në fushë me laps e letër, por në dy sfidat e fundit kërkojnë 6 pikë të plota, për t’u kualifikuar si të parët në Grupin E dhe për të thyer rekordin e pikëve të grumbulluara në një kualifikuese. Për momentin ndodhemi në krye me 13 pikë në 6 ndeshje.

AΙarmi për sυΙm me raketa në Izrael, gazetari i TCH brαktis makinën! Grυαja shtatzënë ρëson shok (Video)

Njerëzit e qytetit të Be’er Shevës kanë përjetuar momente të frikshme kur filloi të binte alarmi disa minuta më parë, që paralajmëronte sulm me raketa nga Hamasi.

Gazetari i Top Channel që po raporton në Izrael, ka qenë prezent në këtë moment dhe ka filmuar kur qytetarët janë larguar të gjithë nga makinat e tyre, për t’u strehuar.

Një një video, shihet edhe një grua shtatzënë, e cila pasi ka dalë nga makina ka pësuar shok, nga frika se raketa mund të bjerë mbi ta.

“Një alarm tjetër sapo ka rënë, qytetarët po largohen. Duhet të braktisim makinën tonë. Raketat! Një grua e tmerruar! Është një grua shtatzënë e cila u tmerrua, pësoi një krizë”, thotë gazetari Artur Bibe./ Top Channel

Ήυmbje e madhe për fυtbollin shqiptar/ Ndërron jetë ish-fυtbollisti i njohur i Skënderbeut

Humb jetën pas problemeve kardiake, ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut i viteve 1975-1985, Daniel Xhemo.

Korçari i njohur që në moshë të re luajti futboll që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri te vishte fanellën e rëndësishme bardhëekuq.

Pasi mbaroi studimet për inxhinieri-mekanike, u rikthye përsëri te Skënderbeu, lojë të cilën e ka lënë në fund të vitit në 1990, për t’u përkushtuar profesionit të tij të inxhinierit në drejtorinë e kontrollit të automjeteve, aty ku punoi deri ditën e sotme.

Madje, Daniel Xhemo sot ka qenë në punë por për fatin e keq ka rezultuar dita e tij e fundit pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga probleme kardiake.

Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist. Ndërkohë familjarët kanë humbur njeriun e tyre të mirë.

“Mos e nxirr shumë b* thën”, moderatorja shqiptare shρërthen keq ndaj komentuesve: Shih … (Foto)

Sabina Mete është një nga moderatoret më të njohura sportive në vendin tonë, teksa rrjetet e saj sociale numërojnë një numër të madh ndjekësish. Gjithashtu ajo konsiderohet si një nga vajzat më seksi në showbizin shqiptar.

Gjatë ditës së djeshme, ajo ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku padyshim viheshin në pah format e saj, që nuk janë lënë pa komentuar nga ndjekësit e saj ku nuk munguan as komentet negative.

Një komentues i shkruan moderatores që “Mos e nxjerr shumë b*thën”, ndërsa duket se Sabina nuk i ka përtypur mirë këtë fjali. Ajo i është kthyer keq me fjalët “eee po me qan hallin ti, po ik o Rushan shiko gruan aty lëri b*thët e ig ose mos komento hiç”.

Po ashtu ajo ka shpërthyer ndaj një tjetër komentuesi.

Nxehet sitυata/ Tύrqia nis anijet ρërballë Izraelit, aeroρlanmbajtësja amerikane në gatishmëri

Marina turke do të zhvillojë një stërvitje të madhe gjatë 16-20 tetorit në Mesdheun Lindor.

Baza në Antalja publikoi dje një NAVTEX duke njoftuar të gjitha anijet që kalojnë në zonë se gjatë ditëve të mësipërme, marina turke do të stërvitet duke përdorur zjarr të vërtetë artilerie në det.

Zona ku do të zhvillohet stërvitja është përballë Sirisë dhe Izraelit, shumë pranë aeroplanmbajtëses amerikane si edhe grupit të anijeve që e shoqërojnë atë.

Në zonë gjenden edhe anije dhe nëndetëse britanike dhe duket se Mesdheu Lindor është nxehur tashmë për shkak të përplasjes mes qeverisë së ekstremit të djathtë të Netanyahut dhe terroristëve të Hamasit, e cila ka shkaktuar gati 3 mijë të vdekur nga të dyja palët.

Lajmi është shoqëruar me bujë në Turqi, ku në shumë qytete gjatë ditëve të mëparshme pati thirrje për dërgimin e ushtarisë turke në Gaza për të mbrojtur palestinezët. Duhet theksuar se liderët e Hamasit jetojnë mes Turqisë dhe Katarit, ku një pjesë e tyre kanë edhe shtetësi turke.

Tajlandezja denoncon: Më ρërd’hύnoi në makinë. I riu nga Tropoja arrestohet

Një i ri nga Tropoja është prangosur nën akuzën e përdhunimit të një femre të huaj e cila tha se ai abuzoi me të në makinën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Bajram Curri.

I riu akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, raporton noa.al.

Ai rezultoi me precedent të mëparshëm penal.

“Arrestimi u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase nga Tajlanda, se shtetasi R. D. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në automjetin e tij”, tha policia lokale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

I HYRl MlZA në të br endshme, ρrezantuesja n.gre F USTANlN para shikuesυe

Të gjithëve u ka ndodhur t’i kapë pa.niku në momente të veçanta duke menduar se diçka u ka h.yrë nën rroba,

por një prezantuese rumune ka shtangur shikuesit kur ng.riti fustanin dhe shfaqi të br.endshmet në transmetim live.

Illinca Vandici ishte para kamerës kur u kap nga p.aniku duke besuar se kishte një merimangë në të bre.ndshme.

Ajo ngriti me lehtësi fustanin e hapur deri në bel, u kthye me shpinë nga kamera dhe bëri lëvizje të shumta në p.anik.

Prezantuesja u qetësua pak vetëm pasi një burrë, që ishte pjesë e emisionit, iu afrua për të parë nëse kishte me të vërtetë diçka në të bren.dshmet e saj.

Gjithçka kaloi me një të qeshur dhe pasi Vandici rimblodhi veten, vazhdoi transmetimin live të emisionit “Ti ke stilin tënd”.

ZbυIohet MlSTERl i makinave të fυndosura në detin e Sarandës, 20 vite më parë…

Ditën e djeshme disa zhytës profesionistë kanë zbuluar në thellësinë e Jonit dy automjete të mbytura.

Një ngjarje kjo tepër e mistershme, për vetë faktin se si dhe kur u mbytën këto makina.

Bëhet me dije se rreth 20 vite më parë në Sarandë-Korfuz është mbytur një traget me pasagjerë dhe makina.

Mendohet se këto dy automjete i përkasin asaj ngjarje, dhe siç shihet në video makinat janë gërryer nga uji me kripë, e u ka mbetur vetëm skeleti.

‘The TeΙegraph’/ Si bαndat shqiρtare eΙiminuan mαfίαn italiαne në Ekυαdor

Çdo ditë, nga ora 17:00 dhe 21:00, fëmijët 10 vjeç mblidhen në fushën e betonit të futbollit në lagjen veriore Pascuales të Guayaqui për të mësuar se si të vrasin. Për katër orë ndërsa dielli perëndon mbi qytetin port në Ekuador, ‘shkolla për sicarios ‘i mëson nxënësit e saj të ngarkojnë armët, të gjurmojnë objektivat e tyre dhe të vrasin.

Shkollat, janë hapi i parë për vrasësit e rinj aspirantë për t’u bashkuar me bandat rivale që konkurrojnë për një pjesë të tregut në rritje të eksportit të kokainës në Evropë. Grupet vendase janë futur në një luftë brutale për të punuar për zotërit e rinj të rajonit të eksportit të kokainës: bandat shqiptare .

Ky port plot zhurmë, porta për në plazhet e Paqësorit të Ekuadorit dhe në ishujt Galapagos, është kthyer në një zonë lufte. Sipas burimeve të policisë britanike, nga 11 ton kokainë rekord që u kapën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, shumë ka të ngjarë të jetë marrë nga grupet kriminale nga Ballkani .

Ata e dërgojnë drogën në brigjet britanike nga Amerika e Jugut, nëpërmjet Belgjikës ose Holandës, të cilat i kanë kthyer në portet kryesore të drogës në Evropë në vitet e fundit. Migrimi nga Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka lejuar që bandat të krijohen në qytete kyçe në të gjithë kontinentin dhe të marrin nën kontroll rrjetet e trafikimit të dominuara më parë nga mafia italiane.

Duke lënë mënjanë ndërmjetësit tradicionalë italianë apo meksikanë, shqiptarët negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit. Ata tani komandojnë kryesisht të gjithë zinxhirin e furnizimit nga Amerika e Jugut në Evropë. Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare tani dominojnë botën e krimit britanik. Guayaquil, një pikë kyçe e dërgesës në gazsjellësin shqiptar, është bërë epiqendra e fundit e dhunës në botë të lidhur me drogën.

“Të gjithë duan një copë,” thotë Juan, duke shpjeguar se si bandat vendase po luftojnë për epërsi për të punuar me shqiptarët. Shqiptarët mbështeten te bandat lokale në Ekuador për t’i ndihmuar ata të transportojnë kokainën e tyre dhe të ofrojnë siguri. Dhe kjo ka krijuar një rivalitet të ashpër mes kundërshtarëve për t’u bërë më i madhi dhe më i miri.

Sipas burimeve brenda komunitetit të inteligjencës së Ekuadorit, shqiptarët bashkëpunojnë me banda të ndryshme në pika të ndryshme të zinxhirit të furnizimit, por ato me më shumë terren, më shumë armë dhe më shumë kontroll bëhen partnerët e preferuar.

Juan thotë se shqiptarët kanë filluar të marrin me vete vrasësit më të mirë për të punuar në Evropë.

“Unë njoh tre nga miqtë e mi që shkuan. Ata paguajnë për vizën dhe gjithçka. Nuk kam pasur kurrë mundësi, por kjo është ajo që shumica prej nesh ëndërrojnë.” Shqiptarët drejtojnë dy zinxhirë furnizimi në Guayaquil, një nga Kolumbia jugore dhe tjetrin nga Peruja. Porti në lumin Guayas në Guayaquil është kthyer në një qendër kryesore të shpërndarjes së kokainës për shqiptarët, pasi ata kërkojnë të rrisin eksportet e tyre në Evropë.

Në vitin 2021, policia sekuestroi një sasi rekord prej 210 ton kokainë në port, nga 128 ton në 2020. Policia në port tha për The Telegraph se janë katër teknika kryesore që përdoren nga trafikantët në port. E para, e cila është më e pëlqyera nga shqiptarët, përfshin drejtimin e një kompanie, të cilën ata ose e themelojnë vetë ose e blejnë për të fshehur kokainën në çdo gjë, nga çaji te karkalecat e detit.

Një alternativë është teknika “rip-on/rip-off”. Trafikantët thyejnë kontejnerët e hapur të eksporteve legjitime për të transportuar drogën dhe përdorin vula të klonuara doganore për të fshehur ndërhyrjet e tyre. Më pas kokaina hiqet nga kriminelët në Evropë, të cilët kapin kontejnerët në destinacionin e tyre.

Së treti, trafikantët fshehin drogën në zgavrat e anijeve me kontejnerë, madje kanë filluar të përdorin anije peshkimi për të kapur disa në det. Dhe së fundi, trafikantët kanë filluar të lidhin drogën në trupat e anijeve të ankoruara në porte dhe policia është detyruar të trajnojë kapitenët e anijeve për t’i zbuluar ato paraprakisht.

Portet veriore i afrojnë shqiptarët me tregjet më fitimprurëse, përfshirë Britaninë e Madhe. Autoritetet belge në Antwerp thonë se një rekord prej 90 ton kokainë, me vlerë 13 miliardë euro, u kap në port vitin e kaluar.

Ekspertët besojnë se shqiptarët punojnë si një rrjet i lirshëm dhe jo si një bandë nga lart-poshtë me një figurë udhëheqëse. Dritan Rexhepi është një nga organizatorët më të mëdhenj kriminalë të Shqipërisë në Ekuador dhe njihet për trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2020, ai kërkoi të lante hesapet kundër një rivali shqiptar në Britani, Ndrek Prenga, të cilin e kishte akuzuar se i kishte vjedhur një nga dërgesat. Ai thuhet se ka organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e dyshuar të vëllait të Prengës në Shqipëri. Në nëntor të vitit të kaluar, Rexhepi u lirua me kusht nga burgu për akuzat e trafikut të drogës.

39-vjeçarit iu tha që të paraqitej pranë autoriteteve çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027, por dokumentet gjyqësore, të siguruara nga The Telegraph, tregojnë se që nga janari i këtij viti, ai nuk është paraqitur.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kokaina e shqiptarëve hyn përmes porteve të Harwich ose Tilbury në Essex, dhe Immigham dhe Hull përgjatë lumit Humber.

Pjesa më e madhe e saj mendohet të gjejë rrugën e saj në duart e Hellbanianz, një bandë me rrënjë në Barking, në lindje të Londrës, e cila rekruton tregtarë të rinj në mediat sociale me premtimin e Ferrari, ora Rolex ari dhe kartëmonedha 50 £.

Në qytetin bregdetar të Grimsby në Veri Lindore Lincolnshire, tregtarët vendas i thanë The Telegraph se bandat shqiptare kanë krijuar një rrjet dyqanesh dhe berberësh nga ku shesin drogën e tyre.

The Telegraph mori informata për disa gangsterë shqiptarë që u ofronin adoleshentëve kredi në formë parash dhe droge. Kur këto nuk mund të kthehen, përdoruesit e cënueshëm detyrohen të fshehin dhe shesin drogë për të shlyer borxhin.

“Më dhanë drogë falas. E dija se ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por isha i dëshpëruar”, thotë një përdorues 16-vjeçar i kokainës, i cili kërkoi të mbetet anonim.

“Më pas më thanë se u detyrohesha 200 £. Nuk mund të paguaja dhe ata filluan të kërcënojnë mamin, motrën time, të gjithë. Tani, unë jam skllav i tyre për të zgjidhur një llogari.” /THE TELEGRAPH

Gruaja bIen pulë në Elbasan, kur shkon në shtëpi “truIIoset” nga ajo që zbυIoi

Një ngjarje e pazakontë është regjistrua në Belsh të Elbasanit. Një grua kishte kujtuar se kishte blerë pulë deti, por në të vërtetë, nuk ishte e tillë.

InfoElbasani ka publikuar mesazhin që një i ri ka dërguar, duke treguar se nëna e tij ka blerë një pulë deti në Pazar, por pas disa ditësh i del gjel.

“Përshëndetje. Jam nga fshati Shkëndi në Belsh në zonën e Dumresë. Para dy javësh nëna ime bleu një pulë deti në pazar për mbarë pra për të prodhuar vezë dhe për të rritur zogj deti.

Filluam ta ushqenim mirë që të rriste vezët në bark e të pillte, por prit e prit dhe asgjë.

Biles e bashkuam edhe me tufa gjelash që të kryente fek;ondimin. Mirpo në vend që të rrinte si pulë, ajo rrinte si gjel.

Pas ca ditësh nisi ti dalë xhufka e gjelit tek gj oksi. Sic duket i zoti ia kishte pr;erë që të mos dallohej.

Aty e kuptuam që kishim blerë gjel dhe jo pulë. Ja kishte hedh pIakës ai tipi. Se tani nuk blejnë gjela por pula për mbarë.

Nuk e kuptuam fare se kishte trup të vogël sa të pulave dhe nuk kishte lafshë. Do ta hamë tani shpejt ose pët Ditë Vere.Ca nuk po bëjnë sot janë shtu shumë mas;htrusat edhe në fshat”