“Më T RADΗËT0l dhe tani jam b. ërë si e ç. mendυr, nuk u REZlSTOj dot m eshkujυe…”

Ρas historisë së djeshme të një vajze nga Tirana e cila ngjalli shumë debat mes komentuesve, ku nuk munguan as këshillat ndaj saj, sot një tjetër vajzë ka shkruar për JOQ Albania.

Një 24-vjeçare nga Elbasani ka përmbledhur disa vite të jetës së saj për të rrëfyer historinë dhe ‘dallgët’ në të cilat fati e ka përplasur.

E reja nga Elbasani rrëfen:

Përshëndetje JOQ Albania! jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas.
Problemi im nis që në gjimnaz.

Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët.
Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik.


Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani. Ai me blinte gjithçka. Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij.
Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para. Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë. Se ku i çonte lekët nuk e di.


Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video intime. Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin.
Ai me tradhtoi i pari maskarai. Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin.

Më kërcënon me ato video. Edhe unë e kërcënoj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër.

Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten. Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh dashnorët e rinj.


Jam si e çmendur. Fatkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam. Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime.
Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”
Komentet u takojnë juve.

Mίtsotakis “kërcënon” nga Tirana: Shpresoj ta zgjίdhim miqësisht çështjen “BeΙeri”

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sapo mbërriti në tapetin e kuq para kryeministrisë, foli për mediat ku nuk harroi çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.

Mitsotakis deklaroi se do të diskutojë me Ramën për Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore,” tha Mitsotakis

Rama ’emocionohet’ para kanceΙarit Scholz, bën laρsusin që nuk ρritej

Sytë e gjithë Europës janë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të gjithë parakaluan në tapetin e kuq një nga një.

Rama në momentin kur po prezantonte ministrat u shpreh se Igli Hasani ishte Ministri i ri i Financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë.

A ka krisje me Βrojën? Sylνinho tregon se si qendron e νërteta

Shqipëria do të përballet me Bullgarinë të martën në orën 18.00, në “Air Albania”. Kjo është miqësorja e parë e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho, nën drejtimin e kombëtares tonë. Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime. Një parantezë që iu bënë pyetjet Strakoshës. Ai ka pasur mundësi të luajë në Premier League. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, si Berisha dhe Strakosha. Ne jemi shumë të sigurtë sepse kemi lojtarë me eksperiencë. Strakosha luajti me Poloninë dhe bëri mirë. Sa i përket miqësores së nesërme me Bullgarinë, kam 5-6 vite që e kam humbur konceptin e miqësoreve. Ritmi është shumë i çmendur. Nuk ka ndeshje miqësore. Ne kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë Bullgarinë. Kanë një skuadër shumë të mirë. Në aspektin fizik janë lojtarë të gjatë. Është normale që një lojtar që të provojë shumë lojtarë. Por, nuk mund të bëhen 6-7 ndryshime sepse humb ekuilibri. Edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje, kanë një ritëm shumë të madh, duhet t’i respektojmë që mos t’i ngarkojmë shumë.

Miqësore? Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit. Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë.

Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar.

Europiani? Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk mendojmë aktualisht. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi”, – tha ai.

Tre të rinj thγejnë ρerimetrin e sigurisë në Bulevard, shpalosin bαnderolën me mbishkrim për Ramën e Vuçiç, ndërhyn ρolicia

Tre të rinj kanë mundur të futen sot brenda perimetrit të sigurisë, në pjesën e Bulevardit, i vendosur për çështje sigurie gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Pas futjes në këtë zonë, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.

foto galeri

Horoskopi për ditën e sόtme, e Hënë 16 Tetor 2023

DASHI
Shumë më pak peshë në shpinë. Tetorit po i vjen fundi dhe do të largojë shumë shqetësime që ju kanë bërë të flini pak kohët e fundit. Keni një mundësi tani për të rinovuar veten dhe për të rregulluar jetën tuaj sadopak, pas një periudhe të ndërlikuar.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 16 tetor 2023), mjaft me fluturime të fantazisë. Ambicia është një cilësi e madhe e juaja, por ndonjëherë ju bën të kafshoni më shumë sesa mund të përtypni. Mos u varni nga një betejë që nuk mund ta fitoni.

BINJAKËT

Gjatë orëve në vijim do të keni disa pengesa. Ju pret një javë frustruese, me ngjarje të papritura në çdo cep. Dëshironi të keni kontrollin e çdo aspekti të jetës tuaj, por yjet kanë plane të tjera për ju…

GAFORRJA

Ju presin ditë plot me tronditje. Shumë aspekte të jetës suaj janë pushtuar nga një valë revolucionesh që ju bëjnë të hutuar dhe të frikësuar për të ardhmen. Mundohuni të bëni një ndryshim.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 16 tetor 2023), je shpirt luftarak, por ndonjëherë e përdor në mënyrë të gabuar atë. Jeni të prirur të bëheni kokëfortë dhe të kërkoni konflikte në çdo gjë, të etur për të provuar arsyet tuaja me çdo kusht. Një qëndrim që ju çon përpara në punë, por krijon fërkime në familje dhe në dashuri.

VIRGJËRESHA

Yjet po ju buzëqeshin. Në punë gjithçka shkon në drejtimin e duhur, ndiqni instinktet tuaja dhe do arrini të merrni shumë kënaqësi. Edhe në dashuri do keni shumë mundësi për të shkëlqyer.

PESHORJA

Asgjë nuk duket në gjendje t’ju kundërshtojë në këto ditë të fundit të tetorit. Çdo pengesë në rrugën tuaj fshihet nga një besim i madh në mjetet tuaja. Shume mirë. Shijo momentin.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 16 tetor 2023), disa lajme të papritura mund të krijojnë dyshime. Kishit një plan të saktë, por disa pëshpëritje të shumta ju çuan në ngërç. Mund të detyroheni të ndryshoni gjithçka në ecje, por nuk jeni të sigurt që keni kohë të mjaftueshme…

SHIGJETARI

Një kapitull i rëndësishëm po mbyllet për ju. Do të keni mundësinë që më në fund t’i jepni fund një çështjeje të kahershme që është zvarritur për shumë kohë. Jini të hapur për kompromise edhe të hidhura.

BRICJAPI

Jeni të mërzitur me rutinën. Nuk mund të durosh më. Ju ndjeni nevojën për një ndryshim rrënjësor, për mjedise dhe aktivitete më stimuluese. Megjithatë, kini kujdes që të mos merrni vendime drastike, nuk e dini se çfarë do të gjeni në rrugën tuaj. Përdorni mirë kokën. Mendoni për këtë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 16 tetor 2023), një re zhgënjimi po ju shqetëson. Të mbërthyer në çdo kthesë, të penguar në çdo kryqëzim, mund të tundoheni t’i prishni të gjitha. Mos lejoni që zemërimi juaj t’ju udhëheqë. Jini të durueshëm, rezistoni me të gjithë veten tuaj. Së shpejti do të vijë koha e duhur për të vepruar.

PESHQIT

Në këto orë të tetorit gjithçka po ecën shpejt. Shumë pak shqetësime në të ardhmen tuaj të afërt, por edhe shumë kohë të lirë për të shfrytëzuar sa më shumë. Shijoni momentin dhe lejojini vetes disa kënaqësi.

Në νiset maΙore sonte mυnd të bien fjollat e para të borës

Në viset malore sonte mund të bien fjollat e para të borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sonte pas mesnatës parashihen të vijnë reshjet e shiut të cilat do të shoqërohen me rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas institutit, në viset malore me lartësi mbi 1800m mund të bien edhe fjollat e para të borës.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (16-20 tetor 2023):

-E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius..

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s ./KP

Βυrri godet bαshkëshorten në studio, shρërthen avokatja: Afrohu, afrohu, nuk jam …

Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit. Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë.

Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!

Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?

Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

Safet: Më ka marrë te TAP-i…

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!

Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!/tvklan.al

E bΙΙοkoi për gati një javë, Izraeli rihap fύrnizimin me ujë në Gaza

Izraeli raportohet se ka rihapur tubacionet e ujit në Gazën jugore pas një jave bllokadë, sipas Sky News.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN në një intervistë se zyrtarët izraelitë e kishin informuar atë se rrjeti ishte rikthyer sërish.

Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pas një sulmi të papritur nga Hamasi fundjavën e kaluar, duke vrarë qindra izraelitë dhe duke marrë peng dhjetëra të tjerë.