Grida Dυma rrëfen drαmën pas diυorcit: Ja frika ime më e madhe!

Deputetja demokrate ka folur për herë të parë mbi këtë temë pasi vendosi t’i japë fund martesës me bashkëshortin.

Duma ishte e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit për të folur për disa detaje nga jeta e saj private, veçanërisht marrëdhënien me të birin.

Duma thotë se nuk bën jetë luksoze.

Teksa sheh sesi djali i saj hedh shtat çdo ditë dhe ka hyrë në fazën e adoleshencës, ajo tregon se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë.

“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, ka rrëfyer me sinqeritet ajo.

Grida ka shtuar se nuk mund të jetë shoqe me të birin dhe kjo e ka një arsye të fortë:

“Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, ka thënë ish-deputetja.

Mαcron do të vijë në Tiranë, ρor nuk do të marrë pjesë në Samit! Zbυlohet shkαku

President i Francës, Emmanuel Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Por, sipas mediave farnceze, ai do të mbërrijë në Tiranë pasditen e së hënës.

Emmanuel Macron do të shtyjë mbërritjen e tij në Tiranë, pas sulmit terrorist në Arras ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njofton Elysee.

Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar, ai do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar vetëm të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zgjasë deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin ballkanik nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Elysee ende nuk e ka specifikuar programin e tij në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.

GJERMANIA NXJERR NJË MONEDHË TË ARTË 100 EUROSΗE, JA CILA ËSHTË ARSΥEJA

Gjermania nxjerr një monedhë të
Fausti i Gëtes është pjesë e letërsisë botërore. Një monedhë speciale kujton tani veprën e tij të madhe, që është shumë aktuale edhe sot.

“Që unë të kuptoj, çfarë e bën botën të ekzistojë.” Shumë nxënëse dhe nxënës të gjimnazeve gjermane e njohin këtë motiv, me të cilin për të shtuar njohuritë e tij, mësonjësi me emrin Faust, vjen vërdallë nëpër botë në dramën me të njëjtin emër të Johan Volfgang von Gëtes, dhe në rrugën e tij nuk trembet as nga pakti me djallin, Mefistofel.

Megjithatë ka disa vite që njohja e tragjedisë me dy pjesë të Gëtes, nuk është aq e madhe. Nga njëri land në tjetrin, “Fausti” po largohet nga lista e teksteve të detyrueshme për t’u lexuar në programet shkollore. Por tani ai na përshëndet nga bota e nëndheshme, duke u shfaqur në flori.

– Publicitet –

Ministria gjermane e Financave prodhon monedhën e artë “Faust”.

Ministria gjermane e financave ka nxjerrë një monedhë koleksionuese 100 euroshe, për të kujtuar në këtë dramë të rëndësishme dhe komplekse një njeri modern të humbur mes kishës, traditës, kotësisë, shkencës, kuriozitetit. Monedha e skicuar nga artisti Redenbahu, Mihael Otto është e para në serinë me tetë pjesë të “Veprave të mëdha të letërsisë botërore”, që i dedikohen librave të famshëm të letërsisë gjermane. Nga viti 2023 deri në vitin 2030, çdo vit do të dalë një monedhë e re me temë nga letërsia.

“Faust”-i do të pasohet nga “Ibriku i thyer” i Hajnrih fon Klajstit, “Kujtime të një duarpreri”, të Jozef fon Eihendorfit, “Ahu i çifutit” të Anete fon Droste Hylsof, “Ky libër është i mbretit” nga Betina von Arnim, “Budenbroks” nga Tomas Man, “Një sixhade e vjetër tibetiane” nga Else Lasker Shyler dhe “Procesi” nga Franc Kafka.

“Faust” ka qenë vepra më e njohur e Gëtes.

Poeti, dramaturgu, romancieri, filozofi dhe burri i shtetit, Johan Voflgang fon Gëte, (1749-1832) është një nga kokat më të famshme të letërsisë gjermane. Veprat e tij, sidomos drama filozofike “Faust”, e kanë bërë atë të famshëm në gjithë botën. Drama është me dy pjesë dhe e mbushur me aludime nga feja, shkenca dhe politika.

Gëte punoi për këtë vepër 60 vjet me radhë. Ai shkroi një version të hershëm të tij që në vitet 1772 dhe 1775. Edhe “Fausti i parë” ka qenë objekt i kurseve të avancuara në gjimnazet gjermane. Manuskripti i këtij versioni ka humbur, por një kopje e tij është gjetur rreth 100 vjet më vonë.

Një nga versionet e para të shtypura është shfaqur në vitin 1790 me titullin “Faust, një fragment”. Në vijimin e viteve, Gëte e pati rishkruar herë pas here, atë që sot njihet si “Fausti një”. Versioni i fundit publikuar nga vetë Gëte, është shtypur 1828/29. Vitet e fundit të jetës, Gëte i kaloi duke punuar për pjesën e dytë të veprës: “Fausti, tragjedia e pjesës së dytë”. Ky vazhdim u publikua për herë të parë më 1832, pak kohë pas vdekjes së tij. Ashtu siç e kishte lënë dhe ai në testament.

Një alkimist kthehet në mit

Figura kryesore në veprën e Gëtes është doktor Fausti, një mësonjës, që pas dështimit të një përpjekjeje për vetëvrasje, ia shiti shpirtin dreqit, Mefistofelit, në mënyrë që të fitonte njohuri të jashtëzakonshme. Përpjekjet e pamposhtura të Faustit për të marrë dije e çojnë në një lidhje dashurie me Margareten, shkurt Gretçën.

Vepra është frymëzuar nga historia e personit real Johan Georg Faust: Alkimist gjerman i periudhës së renesansës, astrolog dhe magjibërës, ai denoncohet nga kisha sikur të ishte sharës i Zotit, sepse sipas saj, kishte bërë pakt me djallin.

Pak dekada pas vdekjes së tij më 1541, u publikuan dy vepra që kishin të bënin me jetën e tij: “Historia e D. Kohan Fausten” e Johan Spies-it u dërgua për t’u shtypur më 1857, kurse “Historia tragjike e doktor Faustus-it” e Kristofer Marloves, u publikua dy vjet më vonë në gjuhën angleze.

“Fausti” i Gëtes tematizon idealet e iluminizmit të shekullit të 18-të, një lëvizje filozofike dhe intelektuale që propagandonte idetë modern si besimi në përparimin shkencor dhe teknik. Vepra shfaqet rregullisht në skenat teatrore të botës.

Por a është edhe sot e rëndësishme që ta lexosh? Po, mendon historiani i letërsisë dhe kulturës, Paul Kahl: “Sepse duke trajtuar formën, materien dhe tregimin e një epoke të caktuar, vepra merret me çështje të mëdha të ekzistencës së njeriut, të cilat mbeten njësoj edhe kur ndryshojnë kushtet. Tek “Fausti” për shembull pyetja është: Çfarë mund të dimë ne? Cili është kufiri i njohurive tona?”, shpjegon ai në bisedë për Deutsche Wellen.

Edhe eksperti i Gëtes dhe gjermanisti Michael Jaeger, mendon se kemi të bëjmë me një dramë filozofike pa kufizim kohor. Në artikullin e tij “Fausti i Gëtes. Drama e modernizmit”, ai përshkruan me detaje paralelet midis botës së Faustit dhe botës së sotme dhe jep dhe shembuj. “”Tek Faust kemi skenën e famshme të parave prej letre, që duhet të zëvendësojnë paratë prej ari”. Me anë të parave prej letre, Mefistofeli donte të nxiste konsumin, thotë gjermanisti, “i cili përfundon në një inflacion të madh. I poshtër, ai që do të bëjë keq. Por siç e shohim, “Fausti” i Gëtes është i mbushur me aktualitete.”

Duke lexuar veprën mjeshtërore të Gëtes, mund të mësosh shumë edhe në shekullin e 21, mund të marrësh leksione për jetën, që nuk mund t’i blesh me monedhat e reja që kanë portretet e Faustit dhe Mefistostofelit…

E tmerrshme, bυrri gόdet grυαn në studio: Të kapa gαfil

Vangjelia ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Safetin pasi thotë se ai e ka ndarë pavarësisht se kanë 29 vite martesë dhe 3 fëmijë. Ndërkohë Safeti thotë se ai e ka “zënë gafil” bashkëshorten e tij, diçka që ajo nuk e pranon dhe kundërshtimi i fortë mes tyre ka shkaktuar një rrëmujë në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se prej sa kohësh vazhdon ky debat mes tyre, Safeti thotë se kanë të paktën një vit e gjysmë duke nxitur habinë e moderatorit.

Vangjeli: Ku e bëra gabimin more zotëri? Ku e bëra gabimin?

Ardit Gjebrea: E di pse i bëj gjithë këto pyetje? Sepse ju keni një vit e gjysmë që kështu bëni?

Safet: Një vit e gjysmë…

Vangjeli: Kemi dy vjet.

Safet: Dy vjet që e kam kaluar, një vit e gjysmë që jam ndarë fare.

Vangjeli: Ka dy vjet zoti Ardit që kemi kapur…

Ardit Gjebrea: Kë ke kapur? Edhe ti e ke kapur?

Vangjeli: I kemi kapur letrat, i kemi kthyer në kadastër.

Safet: Vete në kadastër…

Ardit Gjebrea: Tani më fal, cili është faji që ka Safeti sipas teje?

Vangjeli: Safeti, pse më zbuloi certifikatën mua tani? Më futi në sherr me babanë.

“LokaΙet” në Greqi, hυmbet thellë zgjedhjet krγetari i Bashkisë Athinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi ka dhuruar një surprizë të madhe në Athinë. Mediat greke raportojnë se fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.

“Protothema.gr” shkruan se ajo që ka ndikuar në këtë fitore surprizë të Dukas është abstenimi i madh i shumë qytetarëve dhe mosdalja e shumë votuesve në zgjedhje.

Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur. Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.

Menjëherë pas numërimit të votave dhe shpalljes së fitores Doukas u shpreh se “Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partnerët dhe të gjithë qytetarët që arritën të pamundurën. Ne mund ta ndryshojmë Athinën dhe ta bëjmë atë siç ëndërrojmë”.

(BalkanWeb)

Çfαrë po ndodh me Βrojën? U rikuρerua në pak ditë dhe i gatshëm për Chelsean ndaj Arsenalit

Situata rreth Armando Brojës ka sërish dritëhije. 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi pati shqetësime fizike dhe nuk ishte i gatshëm.

Por futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore te Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.

Rikuperim në kohë rekord dhe tani gjithë opinion rreth Kombëtares shqiptare pyesin: Si ka mundësi që u rikuperua kaq shpejt? A mund të lunate Broja të paktën miqësoren ndaj Bullgarisë për t’u përshtatur për sfidat e nëntorit me skemat e trajnerit të ri?

Përgjigje që vështirë të jepen, qoftë nga ambienti rreth lojtarit, qoftë nga stafi i Kombëtares. Edhe diçka tjetër, Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

Interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë. Dhe nëse vitin e kaluar të gjithë “kryqëzuan” trajnerin Reja, kësaj here ka dyshime për vetë lojtarin.

(BalkanWeb)

Ρrocesi i Berlinit, gazetari i njohur zbardh disa detaje: Tirana nuk është zgjedhυr rastësisht për këtë samit, ja Ιiderët që nuk do të jenë të ρranishëm

Gazetari Isa Myzyraj ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për procesin e Berlinit që do mbahet në Tiranë. Myzyraj tha se Tirana nuk është zgjedhur rastësisht për të mbajtur këtë samit.

Sipas Myzyraj, ky samit mund të jetë një sinal për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e dialogut.

“Është samiti i parë që mbahet jashtë një vendi anëtar të BE. Për Tiranën është mjaft i rëndësishëm mbajtja e këtij samiti. Tirana nuk është zgjedhur rastëtsisht për të mbajtur këtë samit. Kjo ka ardhur edhe për kompleksitetin e rajonit.

Janë marrë parasysh të gjitha sfidat që janë duke kaluar shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rasti ideal ishte Tirana, pasi nuk ka konflikte me fqinjët. Ky samit mund të jetë një sinjal për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e dialogut.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen mediat e njohura në botë.

Sytë e cdo shteti janë nga ky samit. Përgatitjet deri në këto momente kanë shkuar në mënyrën e duhur. Von Der Leyen vjen nesër në Tiranë, një ditë para samitit. Samiti do mbahet në masa të rrepta sigurie.

Janë dy surpriza, konfirmimi i pjesëmarrjes së kryeministrit të greqisë, Mitsotakis.

Surpriza e dytë është mungesa e presidentit të Serbisë, Vucic. Surpriza tjetër është edhe mungesa e kryeministres italiane, Gorgia Meloni.

Djemtë shqiptarë mbυshin bυrgun në Angli: Jemi të dënυar të gjithë nga 14 vite e lart

Shqiptarët kanë emigruar masivisht drejt Britanisë së Madhe, atje ku shpesh herë përfshihen në aktivitete të paligjshme.

Së fundmi, disa djem shqiptar kanë shkruar për JOQ Albania se ata ndodhen në burgun “HM Prison Birmingham” dhe të të gjithë janë të dënuar me burgim 14 vite e lart.

Ata tregojnë se janë përkatësisht nga Berati, Hasi, Kukësi, Elbasani dhe Lezha. Vlen të përmendim se motivet e emigrimit të shqiptarëve lidhen kryesisht me nivelin e jetesës në vendin tonë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ
Ju pershendesim nga cunat shqiptar te denuar ne angli ne burgun HMP Birmingham berati hasi kuksi Elbasani lezha Jemi te ter me burgim nga 14 vite e lart

Italia po kërkon 452 mijë ρυnëtorë, këto janë ρrofesionet që kërkohen

Mbi 450 mijë shtetas që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian do të kenë të drejtë të punësohen në Itali deri në vitin 2025 në bazë të Dekretit të Flukseve.

Dekreti që është botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit italian më datë 3 Tetor 2023, parashikon që nga viti 2023-2025 të punësohen 452 mijë shtetas të huaj nga Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Korea. (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Japonia, Jordania, Guatemala, India, Kirgistani, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Peruja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudan, Tunizia dhe Ukraina, për arsye pune vartëse sezonale dhe josezonale dhe vetëpunësim.

Sektorët e prodhimit ku janë përqendruar kërkesat më të mëdha për hyrje në Itali nëpërmjet Dekretit të Fluksit janë: transporti rrugor i mallrave për të tretët, ndërtimtaria, turizmi-hoteleria, mekanika, telekomunikacioni, ushqimi, ndërtimi i anijeve, transporti i pasagjerëve me autobus, peshkimi, parukeritë, elektricistët dhe hidraulikët.

Kushdo që synon të punësojë një person jashtë BE-së me banim jashtë vendit duhet të kryejë dy hapa: të paraqesë një kërkesë personeli në qendrën kompetente të punësimit për të verifikuar disponueshmërinë e punëtorëve me karakteristikat e kërkuara dhe të kërkojë autorizim pune në One Stop Shop për emigracionin.

VIDEO/ Hγri në banesë nga baΙΙkoni, ρolicia ρυblikon pamjet e νjedhjes së një shtëρie

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet kur një i ri futet në një banesë nga ballkoni duke vjedhur një shumë parash, por edhe aksesorë floriri.

https://zebra.cdnja.co/v/vp/VPRqa.mp4?token=KwmqucQi0FrPBCZvg_z4TA&expires=1697370491

Në pranga është vënë një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, në Shkozë rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri). Më pas më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Shkoza”.

Vodhi në një banesë, shuma parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen 7500 euro, 1138 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), që iu gjetën 28-vjeçarit gjatë kontrollit fizik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 42-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shkoza”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. A. (Gj)., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u peocedua penalisht shtetasi Sh. P., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. A. (Gj)., dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.