Asαni lë pa fjαΙë UEFA-n: Goli i tij më i bυkuri i raυndit?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2023, 00:19

Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares është idhulli i momentit për shqiptarët anë e mbanë globit.

Golat e tij nga distanca po mahnisin jo vetëm shqiptarët, por edhe institucionin më të lartë të futbollit, UEFA-n.

Edhe në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, Asani shënoi një super gol në minutën e 9-të.

Ky gol i mrekullueshëm i numrit 9-të të Kombëtares shqiptare, nuk ka kaluar pa u vënë re nga UEFA.

Në rrjetet sociale, UEFA thotë se goli i Asanit mund të jetë goli i këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Euro2024.

Tani mbetet që ky propozim i UEFA-s të bëhet zyrtar dhe shqiptarët të votojnë sa më shumë golin e Asanit si golin më të bukur.

Vlen të thuhet se deri më tani, Asani ka fituar dy herë “titullin” goli më i mirë i raundit duke i bërë shqiptarët tepër krenarë.

https://www.instagram.com/_u/euro2024/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f35f8b4-146c-4cd8-a3d6-386b7bd09e54&ig_mid=44970BD3-2725-40E5-9A7C-9CC08566E580

“FiΙmi, zgjαtim i lojës boshe, νanitoze, të rreme dhe degjenerυese që ofron BBV“

Pak ditë më parë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ky film me protagonistë shumë personazhe të “Big Brother Vip” u vu në qendër të kritikave, jo vetëm për stafin dhe kualitetin por edhe mesazhet që përcjell.

Gazetari i njohur Arben Rrozhani ka bërë një shkrim rreth këtij filmi por me titullin “Në kuadër të histerisë.”

Ai thotë se ky film është zgjatim i lojës boshe, vanitoze, të rreme dhe degjeneruese që ofron Big Brother.

Nga Arben Rrozhani

Në kuadër të histerisë

Me një ceremoni madhështore të paralajmëruar prej disa javësh, me plane të gjera nga ajri dhe toka, me një tapet të kuq që mbulonte oborrin e Pallatit të Kongreseve, me dhjetra figura që kanë mbushur gossip-et, lajmet rozë dhe ato me pullë të kuqe, parmbrëmë ishte premiera e një filmi të prodhuar nga televizioni kombëtar “Top Channel”.

Më shumë se një film, “Në kuadër të dashurisë” ishte pompuar si “bishti” i “kometës” që po vinte drejt Tokës, pjesëmarrjes në kast të personazheve që fituan apo ishin më të spikaturit të edicionit të vjetshëm të BBV-së, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari dhe pas 100 vendeve bosh vinin ca aktorë të tjerë në role episodike si Ndriçim Xhepa, apo Zamira Kita, aktorë të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, brezit të dytë të atyre që bënë historinë e filmografisë shqiptare të viteve të real-socit.

Jo këta të fundit, por ata të parët, ishin edhe yjet e mbrëmjes, të adhuruar prej disa qindra njerëzish që prisnin jashtë për të bërë foto, marrë autografe dhe pare/prekur nga afër idhujt e tyre.

Bërja e një filmi është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për çdo vend, veçanërisht për Shqipërinë e varfër, e cila prej tre dekadash ka nxjerrë vetëm disa prodhime me skenare klishe të gjakmarrjes apo eksodit, por duke iu ikur temave të nxehta që kanë përcëlluar shoqërinë shqiptare.

Edhe angazhimi i artistëve/aktorëve të njohur është një vlerë e shtuar për artin, që ka nevojë për lojën, staturat dhe profesionalizmin e tyre që u ka rezistuar kohërave, siç është i mirënjohuri Ndriçim Xhepa. Por jo kur ata bëhen pjesë e nismave private, ku më shumë peshon show i gossip-eve se sa arti i mirëfilltë dhe ku ata, për hir të pjesëmarrjes që të mban gjallë, apo të shpërblimit të nevojshëm monetar, bëhen bashkëpunëtorë në vrasjen e artit dhe ngritjen në piedestal të antivlerave.

Mëse tre vite më pare, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, bëri reklamë të madhe me filmin e tij “I Love Tropoja”, ku merrnin pjesë, veç tij, edhe aktorë të njohur shqiptarë dhe madje edhe kryeministri i vendit që kishte vënë paruke me flokë të gjata dhe një lente në syrin e majtë.

Filmi i pompua po aq shumë sa edhe ai që u dha parmbrëmë, por mbi të u sulën tropojanët që u ndjenë të fyer pse në një nga episode që ndodh në Tropojë, sipas skenarit, vendasit për ta nderuar mikun e tyre, i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të.

Mamaqi bëri edhe një film tjetër pas këtij, me një këngëtare të dashur për brezin e ri, por asgjë nuk ka mbetur në kujtesën kolektive, aq më shumë në analet e artit.

E ashtuquajtura komedi romantike e prezantuar parmbrëmë i ka të gjitha shanset që të ketë të njëjtin fat. Është zgjatim i lojës boshe, vanitoze, të rreme dhe degjeneruese që ofron BBV për disa javë, shpërqendrimi i vëmendjes nga problemet e rënda social-ekonomike që ka vendi, bombardimi i vulgut me idhuj të rremë dhe mbajtja në vend e një atmosfere tallavaje që i volit pushtetit politik të zhytur në krim dhe korrupsion.

Ndaj parmbrëmë, Ndriçim Xhepa kaloi si pa u vënë re, ndërsa yjet e tapetit ishin një këngëtar/aktor/reklamaxhi që u tregon vendin grave me dhunë, një ish-aktore teatri që shijon paratë e burrit jashtë Shqipërisë, një vajzë që ende e di se Skënderbeu ka lindur në vitin 1959, apo një imazh ekranesh që fitoi garën se kush zhvishej më shumë.

Këta janë modelet që u ofrohen sot shqiptarëve, pa dallim moshe, që nuk kanë asgjë për t’i dhënë shoqërisë shqiptare, përveç marrjes së mendve, deri në histeri.

FOTO LAJM/ As golat e Kombëtαres nuk i bαshkojnë Ramën dhe Kυrtin

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme u shfaq në super në formë.

Ndeshja, përveç tifozëve që kanë mbushur stadiumin, po ndiqet dhe nga politikanët.

Në fotot më poshtë shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që po e ndjek me ministren e Energjisë, Belinda Balluku.Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza.

Siç kuptohet, Ramën dhe Kurtin, as golat e kombëtares nuk i bënë dot bashkë. Marrëdhënia mes dy kryeministrave vazhdon të jetë disi e ftohtë, që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

Kujtojmë se sot Rama e përmendi Kurtin në Kuvend, duke e cilësuar vëlla, ndërsa nuk u kursye në kritika në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për situatën në veri të Kosovës.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Premte 13 Tetor 2023

Dashi

Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesantë që do iu joshin. Në mbrëmje do merrni një surprizë. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe do futen në një etapë të re të jetës së tyre. Në planin financiar shpenzoni me maturi që të mos keni vështirësi.

Demi

Nëse ju dalin probleme në jetën tuaj në çift, mundohuni t’i zgjidhni ato sa më parë të jetë e mundur. Po i latë pas dore situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar. Beqarët ka gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Gjithçka do ndryshojë për ta. Në planin financiar nuk priten vështirësi.

Binjakët

Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Mezi do prisni qe dita te marre fund. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Ne planin financiar fatmirësisht yjet do i keni ne krah dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Situata do filloje te normalizohet

Gaforrja

Ditë e kontraktuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në qejf dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin/en dhe herë do debatoni. Beqarët nuk do jenë në humor për ta kërkuar princin e tyre të kaltër. Nëse shpenzoni pa fund financat do dobësohen shumë saqë nuk do dini çfarë të bëni më pas.

Luani

Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe dita do kalojë për mrekulli sot për ata që janë në një lidhje. Megjithatë mos harroni t’iu kushtoni disa orë edhe miqve tuaj. Beqarët do jenë të zënë me punë dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Në planin financiar do jeni realistë dhe nuk do shpenzoni.

Virgjëresha

Do jeni në formë të shkëlqyer sot dhe të gatshëm të bëni ndonjë çmenduri vetëm e vetëm që marrëdhënia në çift të jetë e shkëlqyer. Beqarët gjithashtu do jenë sharmantë dhe askush nuk do iu rezistojë dot. Do i kenë ata mundësitë e zgjedhjes. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë.

Peshorja

Ditë shumë problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni zënka të njëpasnjëshme me partnerin/en dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Beqarët do jenë spontane dhe kjo do i bëjë më tërheqës. Mundësitë për të hedhur hapa drejt një lidhjeje do jenë të mëdha. Financat do fillojnë të përmirësohen.

Akrepi

Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit binjak, por mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar situata do jetë shumë e mirë dhe do arrini të kryeni edhe investime.

Shigjetari

Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vijë fundi. Beqarët ka mundësi të pëlqejnë në një mënyrë tjetër një mik të vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur ndjenjat. Financat do jenë të stabilizuara.

Bricjapi

Çastet intime do jenë edhe më të shumta gjatë kësaj dite kështu që shfrytëzojeni pa fund jetën tuaj në çift. Partneri/ja mund t’iu bëjë edhe ndonjë propozim interesant. Beqarëve do ju bëhen ftesa pa fund, por do e kenë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Ujori

Bashkëpunimi në çift do përforcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i zgjidhni ato sa më parë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri edhe pse do kërkojnë gjatë gjithë kohës. Do ju duhet ende të prisni. Klima për financat do jetë përgjithësisht pozitive.

Peshqit

Jeta juaj në çift do ecë më së miri gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë partnerit/es dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të filluar lidhje serioze të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat nuk do kenë probleme, kështu mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim.

Raqka u νjedh fondet koρshteve? Prindi: Na detγroi edυkatorja të blej letra higjienike për djaΙin

Nuk dihet se ku shkojnë taksat e qytetarëve të rregullt të qytetit të Korçës. Për buxhetin e bashkisë për të financuar institucionet që ka në varësi jo njëherë…

Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim për bashkinë Korçë ku një prind i shqetësuar rrëfen se edukatoret i kanë detyruar të kontribuuojnë me 10 mijë lekë të vjetra dhe të sjellin letra higjienike për fëmijët e tyre.

Ai thotë se ajo ua komunikoi këto në një mbledhje me prindër teksa u bëri me dije se bashkia nuk i kishte dhënë fonde për materiale për fëmijët. Përpos kontibutit monetar ajo u kërkoi atyre fletpre, lapsa si dhe 2 pako letra higjienike për secilin.

QYTETARI DENONCON:

“Pershendetje JOQ Jam nje prind dhe jetoj ne qytetin e korces,dua te shpreh nje shqetsim.kam femijen 4vjec i cili eshte ne kopesht shteteror ketu ne korce.

Edukatoret na njoftojne per mbledhje me prinder ku na thone se bashkia nuk i ka dhene fonde per ngjyra per te vizatuar femijet,fletore,lapsa si dhe letra higjenike,ti bie shkurt na kerkuan nga 10 m lek te vjetra si dhe letra higjenike nga 2 pako per cdo femije dmth.ju lutem publikojeni kete vjedhje se di dmth ku shkojn taksat tona?!

Dikush nga ne si prinder mbase se ka fare mundesine per ti cuar keto qe kerkojn.po ju njs dhe foto te produkteve qe cuam,flm nese e publikoni

Tekstet e Ιetërsisë së vitit të ρarë në gjimnazet shqiρtare: Shkër… e poshtër!

Librat e hartuar nga autorët shqiptarë për arsimimin e brezave të rinj shpesh kanë ngjallur polemika me mënyrën e përkthimit apo ato çfarë vendosin të përfshijnë në këto tekste shkollorë.

Tekstet, kurrikulat bazë të çdo viti janë themelet e procesit të të mësuarit për 9 muaj, dhe ato çfarë janë shkruar aty nguliten fort në mendjen e nxënësve të shkollave.

Të kujdesshëm ose jo me edukimin e brezave të rinj, gjykimi varet nga ju, por një tekst i mbërritur në redaksinë e JOQ tregon një përmbajtje që ngjall debat.

Bëhet fjalë për një tekst të librit të letërsisë së vitit të parë në gjimnazet e Shqipërisë i cili është përkthyer dhe përshtatur nga autorët shqiptarë me një gjuhë kontraverse. Në faqe flitet për një dialog të periudhës antike greke.

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ae0c0fc9-54e2-4649-b84b-8b9b1817b1b8&ig_mid=7A320D4D-3A99-463B-99A4-D9FCF5AFF03C

Shqiρëri/ Fυsin qenin në bαgazh dhe ecin me derë haρυr

Një rast i neglizhencës ndaj kujdesit të kafshëve shtëpiake ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Bëhet fjalë për një rast të ndodhur në autostradën Grabian, afër Lushnjës ku një qen është parë në pjesën e pasme të një makine që udhëtonte me bagazh hapur.

“Qeni dridhej sa here frenonte mjeti”,-shkruan qytetari që ka parë skenën.

Janë të paqarta arsyet se pse pronarët e qenit të racës pastor gjerman kanë vendosur ta terrorizojnë kafshën e gjorë në këtë mënyrë, por një gjë është e më se e sigurt: Qeni duhet të dërgohet në një shtëpi ku i falin dashuri dhe siguri, me pronarë të denjë që nuk e keqtrajtojnë.

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=eb809415-4f6e-4764-bdd1-600cc039ff52&ig_mid=14173370-2458-4300-B595-2ADDFF0328FE

Dikur ρυnonte si trυρroja e Van Damme, shqiptari tregon tαkimin me aktorin pas 25 vitesh

Viktor Hoxha është aktualisht një trajner në kickbox në Koosvë. Mirëpo, dikur ai ka jetuar në Belgjikë dhe ka punuar si truproja e shumë emra të njohur ndërkombëtar, nga grupi i muzikës Destiny Child, këngëtari i ndjërë Prince deri te Claude Van Damme.

“Më herët unë kam qene dhe truproja e vëllait të Michael Jackson në vitin 1997. Gjithashtu, ka qene në atë kohë Destiny Child, një grup shumë i famshëm, këngëtari i ndjeri Prince, Michael Schumacer dhe shumë të tjerë”.

Më tej, Viktori ka folur dhe për marrëdhëniet me aktorin Van Damme, me të cilin dhe pas kaq shumë vitesh vazhdon të ruajë kontaktet.

 “Trajneri im personal, i cili është belg, më ka ftuar që ta marr sigurimin e aktorit Van Damme. Unë e kam shoqëruar vetëm në Belgjikë. Ai ka dashur të vijë për jetë nate dhe pastaj menaxheri im përmes trajnerit tim e ka lidhur me mua, e kisha atëherë kompaninë më të avancuar në qytet. Kur e kam takuar për herë të parë, ka qene në vitin 1996, ndërsa për herë të fundit e kam takuar para 2 muajsh këtu në Kosovë, në Prishtinë.

Marrëdhëniet mes nesh kanë qene shumë të mira, kam pasur kontakt me telefonata, me shkrime dhe jam befasuar dhe unë kur ka qene këtu për promovimin e një ore zviceriane. Është hapur një lokal këtu dhe më ka kërkuar të takohemi, të shihemi. E kam pritur që do vij, por nuk e kam pritur që ai do të vijë personalisht të më ftojë mua. Në realitet dhe në film, Van Damme është një njeri si nata me ditën, është një njëri shumë i qetë, shumë i lumtur, nuk është agresiv siç duket nëpër filma. Nuk ka pasur ndonjë tentativ për ta dëmtuar atë, thjesht ka pasur shumë fansa që e rrethojnë. Nuk është ashtu siç duket në televizor, është i gjatë dhe i shkathët. Nuk është një person që merr pjesë në gara”./abcnews.al

Pse “Kuρola e Hekurt” e Izraelit nuk mundi të ndαlonte çdo sulm me raketë nga Hamasi?

“Iron Dome” e Izraelit, linja e tij e parë e mbrojtjes, u vu në provën përfundimtare të shtunën, kur Hamasi goditi sistemin e mbrojtjes raketore me mijëra raketa në një përpjekje për ta mposhtur atë. Nën “Kupolën e Hekurt” të tyre, militantët e grupit terrorist filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit, duke vrarë qindra njerëz dhe duke zënë robër qindra civilë dhe personel ushtarak.

Sistemi i automatizuar, i cili gjurmon dhe kap zjarrin e raketave dhe artilerisë, ka qenë një pjesë thelbësore e linjës së parë të mbrojtjes së Izraelit. Dhe Izraeli pretendon se “Iron Dome” ka qenë rreth 90% efektive në “kapjen” e raketave gjatë 12 viteve të fundit.

Por janë ngritur pyetje se pse nuk ishte në gjendje të ndalonte sulmet e së shtunës, shkruan Business Insider. Që kur u shfaq për herë të parë në vitin 2011, me mbështetje të konsiderueshme nga SHBA, “Iron Dome” raportohet të ketë ndalur më shumë se 2000 raketa me një shkallë suksesi prej rreth 90%, thotë operatori i teknologjisë “Rafael Advance Defense System” në faqen e tij të internetit.

Megjithatë, si çdo sistem i mbrojtjes kundër raketave, ai ka kufizimet e veta, ka thënë për Business Insider, John Erath, Drejtor i Lartë i Politikave në ”Center for Arms Control and Non-Proliferation”.

“Kupola e Hekurt ka qenë shumë efektive kundër sulmeve në shkallë të vogël, të cilat janë normë”, tha Erath.

“Në të kaluarën, nuk ka qenë në shkallën që kemi parë javën e kaluar. Ky është një territor i ri”, ka shtuar ai

“Shqiρtarja ia shiti νi*gjërinë sheikut për 50 mijë €”-gazetarja tregon rαstet

Gazetarja Aida Topalli ishte e ftuar këtë të enjte në emisioni “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku u ndal te fenomeni i virgjërisë.

Ajo tregoi raste që para dy vitesh vajzat shqiptare shkonin në Dubai dhe shisnin virgjërinë për çmimin 50 mijë eurosh dhe më lartë.

Më tej ajo nënvizoi se virgjëria i shitej një sheiku.

“Mbaj mend që para 1 ose dy vite më parë ishte krijuar ai miti që unë do të shkojë ti shesë virgjërinë një sheiku në Dubai. Bëhet fjalë për çmime nga 50 mijë euro ose më lart.”-tha ajo.