Grαbitësi me ρistoletë futet në dyqan për të νjedhur, por i prishet skenari! Pυnonjësja nuk trembet dhe e përzë

“Mos më provoko”- Grabitësi me pistoletë futet në dyqan për të vjedhur, por i prishet skenari! Punonjësja nuk trembet dhe e përzë: Dil përjashta

Një person i cili ditën e djeshme (10 tetor) grabiti një dyqan të një kompanie celularësh, sot ka tentuar sërish për të bërë të njëjtën gjë, por mesa duket plani i ka dështuar.

Ky është momenti kur hajduti i dyqaneve nxirret jashtë nga një punonjëse, e cila nuk pranon që t’i japë paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (11 tetor) në një dyqan të një kompanie celulare në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sic shihet në video, personi ka përdorur të njëjtën veshje, kapele të zezë dhe një bluzë të kuqe.

Ai futet si klient, por më pas nxjerr armën.

“Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.

Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.

Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.

https://www.facebook.com/100035665725191/posts/1089215112277336/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

I riu ρret në fγtyrë bυrrin në trαfik, “shefi i Krimeνe e Ιiroi për 2500€”

EKSKLUZIVE/ Pak ditë më parë në zonën e Medresesë në kryeqytet ka ndodhur një konflikt banal i cili ka përfunduar në plagosjen e një shtetasi 69-vjeçar të quajtur Fatmir Shehi.

Ai ka marrë një plagë në pjesën e fytyrës, çarje me mjet të mprehtë me thellësi 2 cm dhe 6 qepje në Spitalin Ushtarak.

Autori e cili e dhunoi është 26-vjeçari Daniel Aleksandër Gjergji, i cili për motive të dobëta gjatë një momenti kur kishin ngecur në trafik me Shehin dhe ky i fundi i kërkoi të ecte pak prapa, ka dalë nga mjeti duke e dhunuar. Sipas denoncimit që 69-vjeçari ka bërë në polici, ky i fundit kishte shumë makina pas dhe i ka kërkuar 26-vjeçarit të ecë pak prapa. Kjo e ka irrituar aq shumë të riun sa e ka dhunuar Shehin dhe e ka çarë me mjet të mprehtë në pjesën e nofullës.

Viktima e dhunës ka denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.4 në Tiranë pranë oficerit të policisë Pajtim Canga. “Ky i fundit është kujdesur ta lirojë dhunuesin fill 2 orë pas kapjes së tij”,-denoncon e bija e të dhunuarit për JOQ.

Ajo shton se shefi i Krimeve e ka liruar Gjergjin dy orë pas arrestimit pasi ky i fundit i ka dhënë 2500€.

https://www.instagram.com/_u/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03e6c94e-c9e6-41ae-ba15-acf8a54c8a6f&ig_mid=8E4BA40D-35D9-46BB-8B72-466DEB3CA9A4

Vαjza kërkon babain e hυmbur prej 20 νitesh

Një histori e trishtë me në qendër një baba të zhdukur prej 20 vitesh ka bërë që e bija e tij të shkruajë në redaksinë e JOQ për ndihmë.

Ajo shkruan se nëna e saj ka humbur kontaktet me të që në vitin 2004, kur i ati Qemal Skora u nis në Greqi nga mali. Asnjë nga familjarët e tij nuk ka dëgjuar më gjë për të që prej atij viti.

Skora është me origjinë nga Elbasani dhe në 5 Mars të vitit që vjen mbush 50 vjeç.

“Esht nisur per ne greqi nga malet dhe mami ka pasur kontakt me ane te telefonit. Nga kjo date e deri tani skemi pasur asgje kontakt apo nje te dhene.

Thjesht duam te dim ku esht si esht a esht gjalle apo vdekur ,dhe skemi kerkuar kaq kohe se normal ishim te vegjel sdinim ku te drejtoheshim por dhe pas kaq shum kohesh serish mendojm se pas nje kohe kaq te gjate zor se do gjejme nje te dhene por shpresa vdes e fundit”,-shkruan e bija për JOQ.

E ρabesueshme, hajdϋti që νodhi mbrëmë “Vodαfone”, tenton të vjedhë sot “One”

Mbrëmjen e sotme një dyqan i kompanisë “ONE” ka rënë pre e grabitjes.

Raportohet se hajduti që vodhi mbrëmë dyqanin e “Vodafone” në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë ka tentuar mbrëmjen e sotme të vjedhë edhe dyqanin e “One”. Sonte në zonën e Kombinatit, autori shfaqet me të njëjtat rroba; bluzë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë.

Ndërkohë që në dorë mban një valixhe ndërsa pasi ka hyrë në dyqan ai e ka hapur dhe ka treguar një send në dukje pistoletë, nën kërcënimin e të cilës ka kryer vjedhjet. Por ndryshe nga mbrëmë sonte, plani i vjedhjes i ka dështuar.

Mesa duket hajduti i paska shënjestruar dy kompanitë e oligopolit në Shqipëri, që cdo ditë zhvasin shqiptarët me tarifat aspak të justifikuara.

SαΙianji: Të krijojmë ρarti të re, por pa Βerishën në krγe të saj

Demokratët e Berishës dhe të Bardhit po e kthejnë vëmendjen tek plaga e tyre e brendshme mbi dy vjeçare.

“Ne duhet të ribëhemi.”

Hapi i parë është bërë, deputetët prej fillimit të shtatorit takohen periodikisht dhe idetë e para janë hedhur në tryezë, se si bashkimi deri më tani i ngrirë, të bëhet real.

“Parimi të kemi një rikonceptim, ne te gjitha dimensionet dhe ta transformojmë PD në një parti moderne”

Këto parime, që thotë Salianji, duhet të pasohen me diskutimet për një emër të ri që do i drejtojë në betejën e ardhshme elektorale të 2025.

“Për të kaluar dhe në një emër tjetër sepse për fajin e ish-drejtuesit, PD sot, si sigël, ka një perceptim jo të mirë në publik. Pra, ne duhet të gjejmë dhe një emër të ri dhe duhet të kemi dhe një mendësi të re.”

Pra, sipas propozimit të deputeti Ervin Salianji, Sali Berisha duhet të bëjë vetëm një hap pas.

“Berisha do të jetë aty. Është pjesë e zgjidhjes.”

Përveç emrit, Salianji thotë se është e domosodshme të tejkalohet beteja e logos së PD-së dhe dy grupimet të bashkohen nën një emër dhe logo të re.

“Kur them transofmrim dhe riberje them dhe ndrysimini emrit, pra, nje kuvend qe ndryshon dhe emrin e partise, shuhet me vendimarrje te kuvendit te partise, logoja e vjeter dhe dalim me nje logo te re, me një sigël të re, dhe me nje mendësi të re, me një qasje tjetër në komunikimin me qytetarët dhe t’i japim një zgjidhje ngërçit absurd”

https://youtu.be/Y83a64rHPq0

“Janë fëmijë të të njëjtit bαba”, çfarë thoshte shkrimtαri i njohur për Izraelin dhe PaΙestinën


Amos Oz është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të ditëve tona në Izrael, autor i 40 librave dhe i përkthyer në 45 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Amos Oz ka lindur më 4 maj 1939 në Jeruzalem dhe është diplomuar në vitin 1965 në Universitetin Hebreë të Jeruzalemit për filozofi dhe letërsi hebreje. Më pas e nisi punën si mësues i filozofisë dhe letërsisë. Jetën e tij ia kushtoi letërsisë dhe gazetarisë.

Ja çfarë shkruane Oz për Izraelin dhe Palestinën:

“Përplasja Izrael-Palestinë, luftë midis dy kurbaneve të kujt?! Arabët kanë qenë viktima të Europës nga imperializmi, kolonializmi, shfrytëzimi dhe përbuzja. Hebrenjtë kanë qenë viktima të Europës nga përndjekjet, përbuzja dhe genocidi. Konflikti mes tyre është konflikt mes dy viktimave të të njëjtit sundues.

Janë si dy fëmijë të të njëjtit baba!

Dy fëmijë të të njëjtit baba, të keq dhe të dhunshëm, nuk e duan njëri-tjetrin. Secili prej tyre shikon te tjetri fytyrën e babait: -Ti je njësoj si ai, jo ti je njësoj si ai-, i thonë ata njëri-tjetrit.

Kjo është gjendja mes arabëve dhe izraelitëve. Arabët i shikojnë izraelitët si vazhdimësi e Europës që me modernizimin e saj, me veglat e saj ka ardhur të shfrytëzojë Lindjen. Ne i shohim ata si kozakët, pasardhësit e përndjekësve tanë nga e kaluara, apo si nazistët që mes të tjerash vranë hebrenj për kënaqësinë e tyre. Ky është konflikt mes dy viktimave të të njëjtit sundues ku secili prej tyre shikon te tjetri vazhdimësinë e sunduesit. Asnjëherë nuk e kam parë konfliktin midis izraelitëve dhe arabëve si një betejë mes të mirëve dhe të këqinjve. Gjithmonë e kam parë këtë konflikt si një tragjedi, si një luftë mes së drejtës dhe të drejtës!”- shkruan ai.

Mund të mbetesh sh.tάtzënë pa krγer marrëd.hënie s* ksϋαΙe? GjinekoΙogu tregon rastin e rrallë

Gjinekologu Shkëlqim Balili, i bërë i njohur për publikun me deklaratat e tij paksa kontroversiale, ka qenë i ftuar në emisionin “Shije shtëpie” ku ka folur për rëndësinë dhe kujdesin e shëndetit vaginal.

Ai rrëfeu gjithashtu një rast jo fort të zakonshëm shtatzënie, të cilin e ka ndjekur gjatë karrierës së tij mbi 40 vjeçare. Mjeku tregoi se pacientja e tij ishtë në pritje të ëmbël pa kryer marrëdhënie seksuale.

“Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria. Kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie (intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.

Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fryra, më të enjtura dhe janë gati për të pritur dhe ndonjëherë spermatozoidi hidhet në distancë të shkurtër dhe ai është mikroskopik e mund të futet. Kjo është një ndjenjë biologjike e femrës dhe e mashkullit.”

“Diçka e mαdhe dhe e frikshme ρritet në Lindjen e Mesme, kjo që ndodhi nυk është asgjë”

Ajo që ndodhi të shtunën në Izrael dhe ngjarjet që po pasojnë duket se tregojnë se situata në Lindjen e Mesme është shumë më e rrezikshme nga sa duket dhe sipas mediave dhe analistëve të sigurisë në Perendim, “diçka shumë me e madhe do të ndodhë”.

SHBA-ja ka dërguar dy aeroplanmbajtëse në Detin Mesdhe, pikërisht përballë Izraelit, i cili më shumë se një mbështetje për bombardimet në Gaza dhe luftën ndaj Hamasit duket të jetë një mesazh për Iranin dhe fuqitë e tjera rajonale.

Deri të shtunën ishte një ndër politikanët izraelitë më të akuzuar në Perëndim për autoritarizmin, korrupsionin dhe ndryshimet që do të bënte në Sistemin e Drejtësisë në vend, ndërkohë që poopulli ishte në rrugë,por tashmë Benjamin Netanyahu i ka të gjithë pas vetes dhe me këtë “erë në favor të velave të tij” duket se nuk do të mjaftohet vetëm me shkërmoqjen e Hamasit, e cila duket se do të vijë me shumë viktima dhe rrafshimin e Gazas.

Synimi i Netanyahut ka qenë dhe është Irani dhe shkaku i prezencës së aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon është pikërisht regjimi i ajatollahëve. Vetë Netanyahu theksoi se me këtë që ndodhi, do të ndryshonin kufijtë e Lindjes së Mesme. Kështu që, diçka e madhe po ndodh.

Çfarë ka ndodhur deri në mesditë në Izrael dhe Gaza

Autoritetet në Gaza thonë se i vetmi termocentral që ka mbetur pas ndërprerjes së energjisë elektrike, së shpejti do të mbetet pa karburant ndërsa rrethimi izraelit vazhdon

Në fillim të kësaj jave, Izraeli bllokimin e energjisë elektrike, karburantit dhe ujit në Gaza

Më shumë banorë të Gazas po kërkojnë strehim në shkolla dhe spitale ndërsa sulmet ajrore izraelite vazhdojnë

Në Izrael, sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në veri dhe jug, me lëndime të raportuara kur raketat zbarkojnë nga Gaza
Ushtria izraelite thotë se ka grumbulluar trupa në afërsi të kufirit me Gazën, duke përfshirë 300,000 rezervistë

Numri i të vrarëve nga sulmet e fundjavës së Hamasit në Izrael ka arritur në 1200 – ndërsa më shumë se 1000 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Në anën tjetër të vendit, Izraeli ka sulmuar territorin libanez në përgjigje të një sulmi nga milicia e Hezbollahut. /albeu.com

Ήeroina e Izraelit’/ Njihυni me 25-vjeçaren që i bëri ballë forcave të Hamasit, shpëtoi kumυnitetin e saj

Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi komunitetin e Nir Am nga grupi terroristët i Hamasit.

Inbar Lieberman udhëhoqi një grup banorësh për të vrarë më shumë se dy duzina terroristë që përparonin ndërsa mbronin komunitetin, vetëm një milje nga Rripi i Gazës, raporton Daily Mail.

Lieberman, e cila ka qenë pjesë e radhëve të sigurisë në rajon që nga dhjetori 2022, dëgjoi shpërthimet që nisën herët të shtunën, ku Hamasi nis sulmin ndaj Izraelit.

Ajo e kuptoi shpejt se tingujt ishin të ndryshëm nga ata që dëgjonte gjatë sulmeve të zakonshme me raketa dhe nxitoi duke hapur armaturën dhe shpërndau armët për ekipin e sigurisë prej 12 anëtarësh.

25-vjeçarja vendosi skuadrën e saj të kibutznikëve në pozicione strategjike në të gjithë vendbanimin dhe ngriti prita.

Vetë Lieberman, vrau vetë pesë terroristë, ndërsa bashkëpunëtorët e saj morën jetën e 20 të tjerëve gjatë një periudhe katër orëshe

Psikologu: Dikur ρrindërit krγenin mσrrëd.hënie në ρrani të fëmijëνe

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Kosovë dhe lidhet me in cestin. Një e mitur ka denoncuar në Polici në Ferizaj për marrëdhënie s e ksuale me vajzën e xhaxhait.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që e mitura të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik dhe pas marrjes së rezultateve të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Në lidhje me këtë pedagogu Edmond Dragoti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se jo çdo sjellje seksuale është pjesë e abuzimit seksual.

Teksa foli për edukatën sek suale që marrin fëmijën të vegjël, ai theksoi faktin se vite më parë, kryenin marrëdhënie në prani të fëmijëve pasi kushtet e ekonomike ishin të vështira.

“Jo çdo lloj sjellje sek suale janë pjesë e abuzimit se k sual. Më parë në një dhomë flinin të gjithë dhe prindërit kryenin marrëdhënie seksuale në sy të fëmijëve.