Me flαmuj dhe këngë ραtriotike, ρΙisat nisen drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Çeki

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria luan sfidën e radhës për eliminatoret e Euro 2024 kundër Çekisë. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plotësisht pasi të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord.

Të shumtë janë tifozët e kombëtaes që do të vijnë në Tiranë.

Janë me qindra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që me mjete private janë nisur drejt kryeqytetit për ndeshjen e kombëtares. Me flamuj kuqezi, bluza të kombëtares së futbollit, plisa në kokë e shqiponjën me duar, ata duken entuziastë për përballjen e sotme.

E sigurt është që edhe nëse të gjithë ndoshta nuk do të kenë bileta për ndeshjen, në sheshin Skënderbej tifozët mund të mblidhen së bashku pasi aty është ngritur një tribunë me një ekran të madh për të përcjellë të gjitha emocionet e sfidës.

Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Çeki do të luhet në orën 20:45.

Ρremi mαrramendëse për fυtbollistët e Kombëtares shiptare nëse e mρoshtin Çekinë

Kombëtarja shqiptare, sonte (ora 20:45), do zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Euro 2024 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Dhe, për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve.

Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë.

Në ndeshjen e parë në Pragë, Çekia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 1-1, por tani në Tiranë skuadra e drejtuar nga Sylvinho synon fitoren.

Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje, Çekia e dyta me 8 (katër ndeshje), Moldova 8, Polonia 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

UEFA “tmerron” çekët me postimin e fundit në “Air Albania”(Video)

Sonte është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kombëtaren kuqezi.

Shqipëria do të presë Çekinë në orën 20:45 në “Air Albania” në duelin e vlefshëm për kualifikueset “EURO 2024”.

Në prag të kësaj sfide, UEFA ka risjellë për tifozët perlën e Jasir Asanit kundër Polonisë.

Ai u shpall goli më i bukur i raundit të 6-të në kualifikueset “EURO 2024”.

https://www.facebook.com/EURO2024?ref=embed_video

Këmbimi ναlutor, 12 tetor/ Me sa blihen e shiten doΙΙari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar amerikan blihet me 99 lekë dhe shitet me 100.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro blihet me 105.2 lekë dhe shitet me 106.1 lekë,

ndërsa franga zvicerane sot do blihet me 109.2 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Paundi britanik do blihet m e 121.2 lekë dhe do shitet me 122.2 lekë

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 12 Tetor 2023

Dashi

Do iu mërzitin tej mase detyrimet ne çift gjate kësaj dite dhe do kërkoni me shume liri e pavarësi. Do bënit mire te flisnit qetësisht me partnerin pa e acaruar atmosferën. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet me te domosdoshme dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Demi

Sektori i dashurisë do jete shume i privilegjuar gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe partnerit. Thashethemet e te tjerëve nuk do ndikojnë aspak ne lidhjen qe keni krijuar. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Ne planin financiar do jete dite pozitive dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Binjaket

Dite përgjithësisht e trazuar dhe e mbushur me vështirësi te shumta kjo e sotmja. Nuk do bini ne një mendje me partnerin dhe kjo do sjelle debate. Nëse jeni ende beqare duhet te mendoheni mire para se t’iu jepni përgjigje propozimeve qe do iu bëhen. Sektori i financave do ketë vështirësitë e veta. Tregohuni me vigjilente dhe mos hidhni hapa te nxituar.

Gaforrja

Do jeni shume te shqetësuar për ecurinë profesionale gjate kësaj dite dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur personit qe keni ne krah. Nëse ai do jete me humor te mire do iu kuptoje, ne te kundërt do keni goxha debate. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do iu duket vetja sikur janë ne ëndërr. Financat do jene te paqëndrueshme dhe mjaft delikate.

Luani

Mundohuni te mos konkurroni gjate gjithë kohës me atë qe keni ne krah sot dhe te mos e ktheni lidhjen qe keni krijuar ne një mjedis boksi. Do i bënit keq vetes dhe atij qe keni ne krah. Beqaret do ngelen serish vetëm dhe kjo do i vrase paksa shpirtërisht. Ne planin financiar nuk pritet as problemi me i vogël kështu qe do jeni te qete. Ruajeni sa me gjate këtë situate.

Virgjeresha

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe lidhja juaj do ece me ritme me te shpejta. Ka mundësi qe ata qe kane shume kohe bashke te mendojnë një bashkëjetesë. Për beqaret nuk është koha e duhur për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. te ardhurat do fillojnë te rriten dalëngadalë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi ato.

Peshorja

Do jeni shume te nxituar gjate kësaj dite dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme ne jetën ne çift. Partneri nuk do iu fale kollaj dhe situata mund te dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do kenë mundësitë te bëjnë zgjedhjet e duhura. Buxhetin mund ta stabilizoni me pak me tepër maturi dhe kujdes. Ambienti yjor do jete mjaft i favorshëm.
Akrepi

Me ne fund një klime e ngrohte dhe harmonike do mbizotërojë ne jetën tuaj ne çift. Komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit do jete i mire dhe nuk do bëni asgjë pa marre mendimet e njeri-tjetrit. Beqaret nuk do mund te qëndrojnë indiferente përballë personave qe do iu dalin para. Te ardhurat do fillojnë te rriten pak nga pak dhe kjo do iu beje te ndiheni me mire.

Shigjetari

Surprizat d jene te shumta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete gati te beje gjithçka qe ju te ndiheni sa me mire dhe pasioni te rindizet. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Është e thjeshte te krijosh një lidhje, por është e vështirë te gjesh personin e duhur për te kaluar jetën. Sektori i financave do ketë disa përmirësime. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Bricjapi

Do ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe realiteti do jete mjaft zhgënjyes. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do e gjejnë ende atë. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë para ne xhep. Situata do jete e paqëndrueshme.

Ujori

Jeta ne çift do jete shume e bukur gjate kësaj dite. Do ndiheni mire pranë atij qe keni ne krah dhe do filloni te bëni plane për te ardhmen se bashku. Beqareve do iu ndodhe diçka e çuditshme me një person te cilin e kane njohur prej vitesh. Ndjenjat për te do jene shume te forta sot. Fatmirësisht ne planin financiar nuk do ketë vështirësi, megjithatë shpenzimet duhet te vazhdoni t’i kryeni me maturi.
Peshqit

Se bashku me partnerin tuaj do ndërtoni mure te forta sot ne mënyrë qe ta mbroni lidhjen qe keni krijuar nga çdo armik i jashtëm. Te dy do jeni ne njëmendje për gjithçka. Beqaret do kenë njohje interesante, por do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Plutoni do ndikoje negativisht ne sektorin e financave dhe mund te sjelle probleme. Tregohuni shume me te kujdesshëm se me pare.

5 ditë Ιυftë/ Shqiptari në Izrael: Kemi dhomë sigυrie në çdo shtëpi

Izraeli që prej ditës së shtunë ndodhet në luftë me Palestinën, teksa deri më tani janë shënuar mijëra viktima dhe bombardimet janë të vazhdueshme. Një shqiptar që ndodhet në Izrael ka treguar më shumë për situatën aktuale aty.

David Tërshana është shprehur se duke qenë se ngjarje të tilla ndodhin shpesh, pothuajse çdo dy apo tre vite, Izraeli është mësuar dhe normalisht përgatitur.

Shqiptari tha se në shtetin izrealit në çdo shtëpi ka një dhomë sigurie ku futen në rast se bie alarmi për raketa, por kjo situatë është shumë stresuese.

“Çdo shtëpi në Izrael e ka brenda një dhomë sigurie. një nga dhomat duhet të jetë me betona më të veçantë dhe njerëzit ruhen.

Pasi bie alarmi i raketës, ti duhet të futesh brenda dhe të ruhesh. Nuk është se gjuajnë çdo minutë, por sikur çdo ditë të gjuajnë, njerëzit kalojnë stres, kalojnë panik. Ka njerëz që e përjetojnë shumë keq këtë, sidomos fëmijët e vegjël. Me këtë Izraeli ka vite”, u shpreh David Tërshana.

Grαbitësi me ρistoletë futet në dyqan për të νjedhur, por i prishet skenari! Pυnonjësja nuk trembet dhe e përzë

“Mos më provoko”- Grabitësi me pistoletë futet në dyqan për të vjedhur, por i prishet skenari! Punonjësja nuk trembet dhe e përzë: Dil përjashta

Një person i cili ditën e djeshme (10 tetor) grabiti një dyqan të një kompanie celularësh, sot ka tentuar sërish për të bërë të njëjtën gjë, por mesa duket plani i ka dështuar.

Ky është momenti kur hajduti i dyqaneve nxirret jashtë nga një punonjëse, e cila nuk pranon që t’i japë paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (11 tetor) në një dyqan të një kompanie celulare në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sic shihet në video, personi ka përdorur të njëjtën veshje, kapele të zezë dhe një bluzë të kuqe.

Ai futet si klient, por më pas nxjerr armën.

“Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.

Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.

Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.

https://www.facebook.com/100035665725191/posts/1089215112277336/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

I riu ρret në fγtyrë bυrrin në trαfik, “shefi i Krimeνe e Ιiroi për 2500€”

EKSKLUZIVE/ Pak ditë më parë në zonën e Medresesë në kryeqytet ka ndodhur një konflikt banal i cili ka përfunduar në plagosjen e një shtetasi 69-vjeçar të quajtur Fatmir Shehi.

Ai ka marrë një plagë në pjesën e fytyrës, çarje me mjet të mprehtë me thellësi 2 cm dhe 6 qepje në Spitalin Ushtarak.

Autori e cili e dhunoi është 26-vjeçari Daniel Aleksandër Gjergji, i cili për motive të dobëta gjatë një momenti kur kishin ngecur në trafik me Shehin dhe ky i fundi i kërkoi të ecte pak prapa, ka dalë nga mjeti duke e dhunuar. Sipas denoncimit që 69-vjeçari ka bërë në polici, ky i fundit kishte shumë makina pas dhe i ka kërkuar 26-vjeçarit të ecë pak prapa. Kjo e ka irrituar aq shumë të riun sa e ka dhunuar Shehin dhe e ka çarë me mjet të mprehtë në pjesën e nofullës.

Viktima e dhunës ka denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.4 në Tiranë pranë oficerit të policisë Pajtim Canga. “Ky i fundit është kujdesur ta lirojë dhunuesin fill 2 orë pas kapjes së tij”,-denoncon e bija e të dhunuarit për JOQ.

Ajo shton se shefi i Krimeve e ka liruar Gjergjin dy orë pas arrestimit pasi ky i fundit i ka dhënë 2500€.

https://www.instagram.com/_u/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03e6c94e-c9e6-41ae-ba15-acf8a54c8a6f&ig_mid=8E4BA40D-35D9-46BB-8B72-466DEB3CA9A4

Vαjza kërkon babain e hυmbur prej 20 νitesh

Një histori e trishtë me në qendër një baba të zhdukur prej 20 vitesh ka bërë që e bija e tij të shkruajë në redaksinë e JOQ për ndihmë.

Ajo shkruan se nëna e saj ka humbur kontaktet me të që në vitin 2004, kur i ati Qemal Skora u nis në Greqi nga mali. Asnjë nga familjarët e tij nuk ka dëgjuar më gjë për të që prej atij viti.

Skora është me origjinë nga Elbasani dhe në 5 Mars të vitit që vjen mbush 50 vjeç.

“Esht nisur per ne greqi nga malet dhe mami ka pasur kontakt me ane te telefonit. Nga kjo date e deri tani skemi pasur asgje kontakt apo nje te dhene.

Thjesht duam te dim ku esht si esht a esht gjalle apo vdekur ,dhe skemi kerkuar kaq kohe se normal ishim te vegjel sdinim ku te drejtoheshim por dhe pas kaq shum kohesh serish mendojm se pas nje kohe kaq te gjate zor se do gjejme nje te dhene por shpresa vdes e fundit”,-shkruan e bija për JOQ.