Ish-ministri: Berisha s’dinte gjë për takimin e Salianjit me shokë, do kishte çuar Mulin t’i shkrinte, por ja si “Spiunuan” tek doktori pas kafes…

Teksa në media po qarkullon masivisht lajmi për një takim “sekret” të organizuar nga Ervin Salianji me disa nga ish-kandidatët e PD-së, në emisionin “Now” me Erla Mëhilli “plasi” menjëherë debati mes të ftuarve.

Aulon Kalaja i cili ishte pjesë e këtij takimi, tha se është diskutuar për çështje që shqetësojnë PD-në por në asnjë moment për një kryengritje apo diçka tjetër kundër Sali Berishës.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha në studio se Sali Berisha nuk e ka ditur që këta të rinj do të mblidhen se në të kundërt do të kishte dërguar Flamur Nokën për t’i shkrirë.

Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari Lavdrim Lita i cili i tha Manjanit që nuk e njeh aspak mirë Sali Berishën. Sipas tij, ky i fundit ka çuar vetë disa persona në atë takim për të kuptuar se çfarë diskutohet.

Lita nënvizoi se menjëherë sapo ka mbaruar takimi, disa persona kanë raportuar tek Sali Berisha për të gjithë bisedën në tavolinë.

Biseda në studio

Bledian Koka: Këta që ti përmende, janë të gjithë te PD-ja. Saliu paska dhe disa të rinj.

Ylli Manjani: Saliu nuk e ka ditur që janë mbledhur ata se do kishte çuar Mulin (Flamur Nokën) dhe do i kishte shkrirë.

Gazetari Lavdrim Lita: E ke gabim. Nuk e njeh mirë Sali Berishën. Gjysmat ata i ka çuar Saliu për të kontrolluar se çfarë bisedohet, si bisedohet. Më lër të them unë çfarë ndodh. Sa kanë dalë nga takimi kanë raportuar tek Sali Berisha. I vetmi që mendon politikisht në atë parti është Sali Berisha.

E fundit! Skanë të ndalur! Politikani i dashur shqiptar shpallet NON GRATA nga Greqia

Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar.

Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje.

Pas vulës të ndalimit për gazetarin e Top Channel Marin Mema në 2011, rastet duket se nuk janë të izoluara. Në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi. Kalaja kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.

“Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja.

Përpjekjet e Aulonit për të marr në dorëzim dosjen e ndalimit thotë që kanë qenë të kota. Është përballur me terr informacioni si dhe tërheqjen e avokatëve për të ndjekur çështjen gjyqësore në shtetin grek, për të pasur mundësi që të kërkojë madje pafajësinë më tej në Strasburg.

Transparenca për proceset e bllokimit të hyrjes së shqiptarëve po kërkohet edhe nga parlamentarët tashmë, por ende në pritje nëse do të kemi një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 29 nëntor 2025

Dashi

Do jeni te vendosur sot ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift ne mënyrë qe te ndiheni akoma me mire ne krahët e atij qe dashuroheni. Yjet do i keni pranë dhe do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo do e njohin. gjendja financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do ndiheni edhe me te qete tashme.

Demi

Edhe pse keni një lidhje te qëndrueshme mire është te mos luani shume me zjarrin gjate kësaj dite. Pa e kuptuar situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do ndihen me ne fund gati t’i pranojnë ftesat qe kane kohe qe ju bëhen dhe te fillojnë një lidhje. Gjendja financiare do jete përgjithësisht e mire. Nuk do ketë aspak probleme apo vështirësi.

Binjaket

Planetët do ndikojnë negativisht sot ne jetën tuaj ne çift prandaj është mire qe t’i bëni sytë katër dhe te tregoheni te kujdesshëm me ato qe do i thoni partnerit. Beqaret do kenë edhe takime edhe mundësi për aventura, mjafton qe t’i shfrytëzojnë ato sa me shume. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse kjo nuk ka për te ndodhur.

Gaforrja

Dite rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do jeni ne humorin e duhur për te provuar eksperienca te reja. Beqaret nuk do e mbajnë për asnjë moment mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritura do kenë surpriza. Ne planin financiar duhet te merrni disa vendime te cilat do ndikojnë mjaft tek e ardhmja. Do dini si t’i menaxhoni paratë.

Luani

Do merreni vesh me se miri me atë qe keni ne krah sot dhe se bashku do mendoni edhe për te ardhmen. Te gjithë do ju kenë zili për bashkëpunimin. Beqaret do tërheqin vëmendjen e te gjithëve, por nuk do ndihen ende gati te pranojnë propozime. Financat do jene te ekuilibruara për pjesën me te madhe. Mjafton një menaxhim me i mire qe situata te përmirësohet me tepër.

Virgjeresha

Nëse keni nevoje për me shume ngrohtësi ne jetën tuaj ne çift duhet qe t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo te prisni qe ai ta kuptoje vete. Si do jete plot me angazhime dhe nuk do mendoje detajet. Beqaret do takojnë disa persona qe do iu sjellin lumturinë dhe begatinë ne jetën e tyre. Për te përmirësuar financat nuk duhet te luani me zjarrin apo me lojërat e fatit.

Peshorja

Te dashuruarit do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë asgjë me tepër. Partneri do ju përgatisë edhe disa surpriza te vogla. Për beqaret klima yjore do jete shume me e ngrohte se kohet e fundit dhe mundësitë për te krijuar një lidhje goxha te mëdha. Nëse doni qe financat te jene te mira, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu jepen nga te afërmit.

Akrepi

Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare gjate kësaj dite dhe do i bëni disa propozime te çmendura personit qe keni ne krah. Edhe beqaret me ne fund do e bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej kohesh. Çdo gjë do iu duket me e bukur sot. Me financat tregohuni te kujdesshëm sepse ne një moment ose ne një tjetër do përballeni me vështirësi.

Shigjetari

Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste te lumtura me partnerin dhe asgjë nuk ka për te shkuar keq. Beqaret do kenë mundësi pa fund për njohje te reja, por asnjeri nuk do iu pëlqejë aq sa duhet. Ne planin financiar do kryeni transaksione dhe investime te rëndësishme duke qene se gjendja do jete e favorshme.

Bricjapi

Sot do filloje një etape shume e bukur për jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni gati te ndërmerrni sfida. Beqaret ende nuk do jene gati te ndryshojnë status, prandaj do mbeten vetëm. Financat do jene me te mira. Me ndihmën e disa familjareve do arrini t’i kaloni edhe vështirësitë e dikurshme dhe do jeni te qete.

Ujori

Do jeni te vendosur te bëni ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift dhe keni për t’ia dale mbanë. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni ne humorin e duhur. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesat qe do ju bëhen edhe sikur te jene vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar do e keni shume te vështirë te ruani ekuilibrin.

Peshqit

Fale ndikimit dhe shtysës qe do iu japë Merkuri, sot do bëni disa ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj ne çift. Sigurisht për gjithçka do bini njëherë dakord me partnerin. Beqaret do takojnë qe ne mëngjes persona qe do ua shtojnë dëshirën për te krijuar një familje. Ne planin financiar mund te përballeni me vështirësi te mëdha për shkak te pamaturisë kohet e fundit.

Komisioni i Disiplinës pezullon tifozin: I ndalohet hyrja në çdo stadium të Shqipërisë

Artur Xhemal Alibashi, një tifoz futbolli nuk do mundet të futet në asnjë stadium të Shqipërisë.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar tifozin për një afat të pacaktuar, kjo pasi u konstatua se shkaktoi dhunë gjatë ndeshjes Partizani – Vllaznia.

“Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

 1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, klubi i Partizanit është dënuar me 50 mijë lekë gjobë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë. Bie në sy se zyrtari i AF Elbasanit, Elton Guranjaku, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me dhjetë ndeshje. Pezullim edhe për Kleo Laskën, zyrtarin e Laçit. Pezullime edhe në ligat më të ulëta.

Vendimet e plota:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Luftëtari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Naftëtari, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Adriatiku, Ernest Gjoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Vora U-18, Ergi Lushaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Skënderbeu U-18, Entjel Bilo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Enrik Agolli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Festojnë Ditën e Flamurit duke… xhiruar gomat në bulevard, e pësojnë tre shoferët. U sekuestrohen makinat (VIDEO)

Tre shtetas janë gjobitur dhe u janë sekuestruar makinat pasi kryen manovra të gabuara gjatë festimeve të Ditës së Flamurit, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale.

“Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.  

VIDEO

Prokuroria zbulon SKEMËN korruptive të AZHBR në Korçë, si u merrnin nga 500 mijë lekë fermerëve!

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar operacionin hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.

Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.

Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit! Ndryshime të mëdha në dashuri, karrierë dhe financa

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin.

Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre.

Demi – Stabiliteti më në fund po vjen

Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete.

Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme.

Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës.

Luani – Fillimi i një “epoke të artë”

Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje.

Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë.

Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi reale të bëhen realitet.

“Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen”/ Flet demokratja që u përjashtua nga grupi: Kam qenë me PD në ditët e tyre më të vështira!

Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi.

E ftuar sot në ‘Shqipëria Live’, ajo u shpreh se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo.

Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit  të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe më pas ajo është përjashtuar nga grupi i njoftimeve të partisë.

Unë vij nga familje e persekutuar. Edhe ne ditë më të vështira unë nuk ndryshojë. Unë do kisha komunikuar me Berishën po të isha fajtore. Nëse vendos kryesia të më përjashtojë unë prap aty do jem. Kam 12 vite që kontribuojë në PD. Unë afër PD kam qenë në ditët e tyre më të vështira. Për ca të më mundojnë do ia them sy për sy. Unë pasi kam fol kam dalë, por edhe në atë moment që dol ky tha lëre të iki. Nuk e prisja reagimin e Nokës. Faj është edhe i Nokës edhe i Albanës. Faj është 50 me 50. Duhet dorëheqja e Nokës dhe Vokshit, e kërkojnë njerëzit në masë, duket nga reagimet dhe mesazhet e shumta. Ai duhet të dorëheqjet para se të më kërkojë mua falje”, u shpreh Aliaj.

Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.

Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”,  shkruan Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Bie versioni i parë, detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, duke ndryshuar versionin që qarkulloi fillimisht në media.

Sipas informacioneve të fundit nga familjarët, raportimi se artisti ndërroi jetë në skenë gjatë një koncerti nuk qëndron.

E vërteta është se Shpati ndodhej në Itali me familjen për një kontroll mjekësor të djalit të tyre, dhe jo për performancë muzikore.

Tragjedia ka ndodhur në banesën ku po qëndronin. Sipas raportimeve në media, këngëtari ishte ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.

Shkaku dyshohet të jetë një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.

Kjo ngjarje bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se historia po përsëritet; raportohet se edhe babai i Shpatit ishte ndarë nga jeta saktësisht në të njëjtën moshë, 40 vjeç, dhe nga e njëjta arsye, duke vulosur një fat tragjik për familjen Kasapi.