VIDEO / Dua Lipa përzgjidhet nga NBC Sports si imazhi i ekipit amerikan për Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos

Dua Lipa i është bashkuar NBC Sports për të promovuar Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellë muzikën, praninë dhe zërin e saj në një fushatë të re të ndërtuar rreth atmosferës së qytetit pritës.

Promocioni u publikua gjatë Paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy’s, ku NBC dhe Peacock zbuluan një sekuencë të bazuar në hitin e Lipës “Training Season”. Këngëtarja shfaqet brenda Galleria Vittorio Emanuele II të Milanos me një pallto të zezë, duke lëvizur nëpër hollin historik tregtare ndërsa prezanton disa nga atletet më të dekoruara dimërore të Ekipit të SHBA-së.

Fushata shoqëron performancën e Dua Lipës me paraqitje të shkurtra nga Lindsey Vonn, Mikaela Shiffrin, Alysa Liu dhe Chloe Kim. NBC e pozicionon segmentin si një prezantim të atleteve që pritet të shfaqen në Milano Cortina 2026 dhe përdor rrëfimin e Lipës për të paraqitur secilën figurë përmes një cilësie të vetme përcaktuese. Ajo e përshkruan Vonn si të patrembur, Liu si të hijshme, Shiffrin si historike dhe Kim si në ajër, duke përdorur sinjale të shkurtra dhe të mprehta për t’ua prezantuar praninë e tyre shikuesve.

Klipi lëviz midis rrëfimit të Lipës dhe skenave të katër atletëve në veprim, duke i dhënë strukturë fushatës pa u larguar nga vendi qendror brenda Milanos. Lipa i përcjell replikat e saj në anglisht me momente të italishtes të ndërthurura në sekuencë, duke e mbyllur pjesën me “shihemi atje”.

https://www.youtube.com/channel/UCqZQlzSHbVJrwrn5XvzrzcA

“Kishte stil të çlirët, gazetarët shpesh trajtoheshin me biseda miqësore dhe një gotë uiski”, The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar këtë të premte një nekrologji Fatos Nanos, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe të politikës shqiptare gjatë një periudhe të trazuar 15-vjeçare, e cila filloi pas rrëzimit të regjimit komunist në 1990.

“The Guardian” vlerëson rolin e tij si kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, duke theksuar ndikimin e tij në tranzicionin e Shqipërisë drejt një shoqërie pluraliste dhe ekonomie tregu, si dhe përpjekjet e tij për të ruajtur stabilitetin politik dhe social gjatë karrierës së tij.

SHKRIMI I THE GUARDIAN

Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy figurat, së bashku me rivalin e tij të përjetshëm, Sali Berishën, që dominuan skenën politike të Shqipërisë gjatë 15 viteve të trazuara që nisën me shpërbërjen e sundimit të Partisë Komuniste në vitin 1990.

Ishte karakteristikë e turbullirave politike të kësaj periudhe fakti që, megjithëse u emërua kryeministër katër herë, Nano shërbeu gjithsej vetëm katër vite në atë post.

Nano, i cili ndërroi jetë nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike në moshën 73-vjeçare, e kishte bazuar ndikimin e tij politik në pozicionin e pakontestuar si kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) deri në vitin 2005.

Si kryeministër në vitin 1991, Nano luajti rol të rëndësishëm në drejtimin (kur ishte e mundur) të tranzicionit kaotik, por kryesisht paqësor të Shqipërisë nga një regjim stalinist i ashpër me ekonomi të komanduar të shembur, drejt një shoqërie pluraliste dhe një ekonomie tregu në formim.

Përfituesi fillestar politik i atij transformimi ishte opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) e Berishës, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet e para vërtet të lira në mars të vitit 1992. Berisha u zgjodh president nga parlamenti i ri. Nano, i cili në vitin 1991 kishte filluar të shndërronte Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH) në PS me orientim socialdemokrat, së shpejti u gjend në burg, pas dënimit për akuza korrupsioni.

Mundësia e dytë e Nanos për të ndryshuar politikën shqiptare erdhi në mars 1997, kur kolapsi kombëtar i skemave piramidale mashtruese çoi në një kryengritje kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të Berishës. Këtë herë trazirat ishin shumë më të dhunshme se në vitet 1991-92, teksa grupet rebele dhe bandat kriminale morën qindra mijëra armë nga depot e ushtrisë.

Në zgjedhjet e parakohshme të qershorit të vitit 1997, socialistët i mundën rëndë demokratët, duke çuar në dorëheqjen e Berishës. Nano u rikthye si kryeministër dhe zhvendosi ekuilibrin e pushtetit nga sundimi de facto presidencial i Berishës drejt një sistemi parlamentar.

Gjatë tetë viteve të sundimit të PS-së që nisën në vitin 1997, ekonomia u stabilizua gradualisht, jeta politike u qetësua dhe konfliktet sociale u lehtësuan. Megjithatë, elektorati u zhgënjye gjithnjë e më shumë nga sundimi egoist, arroganca dhe korrupsioni i pakontrolluar i qeverive socialiste. Kjo solli fitoren e papritur të demokratëve në zgjedhjet e korrikut të vitit 2005, duke i dhënë mundësi Berishës të rikthehej në pushtet.

Kontributi i fundit i madh i Nanos ishte mundësia e transferimit paqësor të pushtetit të PD-së dhe dorëheqja nga drejtimi i PS-së. Pasardhësi i tij, Edi Rama, kryeministri aktual, do ta shndërronte PS-në në një makineri të fuqishme fituese zgjedhjesh.

Nano lindi në Tiranë. Babai i tij, Thanos, do të shërbente më vonë si drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Nëna e tij, Maria (mbiemri i vajzërisë Shuteriqi), ishte nëpunëse shtetërore. Nano u arsimua në gjimnazin elitë “Sami Frashëri” dhe u diplomua për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës në vitin 1974.

Pas punës si ekonomist në kombinatin e çelikut në Elbasan, Nano iu bashkua Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, qendra ideologjike e PPSH-së. Ai u bë protezhe i drejtoreshës Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili kishte sunduar Shqipërinë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Politikat gjithnjë e më izoluese të Hoxhës kishin çuar në varfërimin e Shqipërisë në vitet 1980. Vështirësitë ekonomike dhe sukseset e lëvizjeve pro-demokraci në Europën Qendrore e Lindore nxitën protestat studentore në Shqipëri në fund të vitit 1990.

Nano u emërua sekretar i përgjithshëm i qeverisë në dhjetor 1990. Më pas ngritja e tij ishte meteorike: zëvendëskryeministër në janar 1991 dhe, pas rrëzimit të monumentit gjigant të Hoxhës në Tiranë më 20 shkurt, u emërua kryeministër nga pasardhësi i Hoxhës, presidenti Ramiz Alia.

Nano ishte vetëm 38 vjeç në kohën e emërimit. Promovimi i tij synonte të projektonte imazhin e një ndryshimi gjeneratash dhe transformimi politik nga regjimi. Taktika funksionoi dhe ai u emërua kryeministër për herë të dytë pas fitores së PPSH-së në zgjedhjet e para shumëpartiake në mars.

Megjithatë, PPSH kishte një avantazh të madh në burime dhe propagandë ndaj opozitës së sapoformuar. Zgjedhjet e padrejta nxitën protesta në rrugë dhe një grevë të përgjithshme, që çuan në dorëheqjen e Nanos në qershor. Brenda pak ditësh, kongresi i PPSH-së votoi për ta riemërtuar partinë si Partia socialiste (PS) dhe zgjodhi Nanon kryetar.

Pas fitores së PD-së në zgjedhjet e vitit 1992, Nano u arrestua në vitin 1993 dhe në 1994-ën u dënua me 12 vite burg për shpërdorim fondesh shtetërore gjatë kohës si kryeministër. Ai i mohoi të gjitha akuzat dhe u bë martir për socialistët. Ai vazhdoi të drejtonte PS-në nga burgu: bashkëshortja e tij e atëhershme, Rexhina, shërbente si ndërmjetëse mes tij dhe tre zëvendësve.

Gjatë kryengritjes kundër Berishës në vitin 1997, Nano u lirua dhe më pas udhëhoqi socialistët drejt fitores zgjedhore. Ndryshe nga Berisha, ai nuk ishte hakmarrës dhe nuk pati përpjekje për të ndëshkuar liderët demokratë përmes gjykatave.

Mandati i tij i tretë si kryeministër u ndërpre pas një viti nga trazirat pas vrasjes së Azem Hajdarit, politikan i PD-së, në vitin 1998. Demokratët fajësuan qeverinë, por një gjyq i mëvonshëm tregoi se vrasja kishte më shumë lidhje me rivalitetin mes bandave të trafikut të armëve.

Nano u largua përkohësisht nga Tirana dhe për të ulur tensionet ia dorëzoi postin e kryeministrit fillimisht Pandeli Majkos dhe më pas Ilir Metës, ndërsa mbeti në kontroll të përgjithshëm të qeverisë. Kur Meta filloi të afirmohej, Nano u rikthye si kryeministër në korrik 2002 për mandatin e tij të fundit.

Për Nanon, pushteti kishte më pak rëndësi sesa përfitimet materiale që vinin me të dhe patronazhi që ofronte. Ai kishte një stil të çlirët: gazetarët shpesh trajtoheshin me biseda miqësore dhe një gotë uiski.

Stili i rehatshëm i Nanos, vetëkënaqësia e qeverisë dhe përçarja me Metën, i cili kishte krijuar një parti socialiste rivale, çuan në humbjen e PS-së në zgjedhjet e vitit 2005.

Dorëheqja e Nanos nga drejtimi i partisë i dha fund karrierës së tij politike. Një përpjekje për t’u zgjedhur kryetar i shtetit nga parlamenti në vitin 2007 dështoi përballë kundërshtimit jo vetëm të demokratëve të Berishës, por edhe shumë ligjvënësve të PS-së të Ramës, të cilët frikësoheshin se Nano mund të shfaqej si rival i mundshëm për liderin e ri.

Më pas, Nano dhe gruaja e tij e dytë, Xhoana, me të cilën ishte martuar në vitin 2002, jetuan një jetë të qetë, duke ndarë kohën midis shtëpive në Vjenë dhe Tiranë.

Ai lë pas gruan e tij Xhoanën dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën, nga martesa e tij e parë, e cila përfundoi me divorc, si dhe një djalë të adoptuar që vinte nga martesa e parë e partneres së tij të re, Klajdi.

Lojtari shqiptar i hokejit përfshihet në përleshje me grushta gjatë lojës, bëhet viral reagimi i prindërve (VIDEO)

Një video virale ku dy lojtarë hokeji përfshihen papritmas në një përleshje po qarkullon në rrjete sociale dhe reagimi i familjes së njërit prej lojtarëve po i argëton shumë njerëzit.

Lojtari që mban fanellën me mbiemrin “Xhekaj” dhe ka origjinë shqiptare dhe kjo i ka bërë shqiptarët nëpër komente shumë krenarë.

Florian Xhekaj, 21 vjeç, është lojtar hokeji profesionist që luan si sulmues për Montreal Canadiens në NHL, liga më e madhe dhe më e njohur e hokejit mbi akull në botë. Ai është vëllai i vogël i Arbër Xhekajt, që gjithashtu është lojtar hokeji profesionist dhe luan për Montreal Canadiens.

Djemtë janë me origjinë pjesërisht shqiptare, babai i tyre është nga Drenica e Kosovës, kurse nëna me origjinë çeke. Kur kamera drejtohet te portretet e tyre pasi i biri gjakos kundërshtarin, mamaja duket shumë serioze, gati në zemërim, kurse babai fsheh emocionin dhe buzëqeshjen e madhe kur sheh se po fokusohet prej kamerës. Kjo, nuk u shpëtoi as komentuesve:

“Tipike reagimi i mamit dhe i babit,” tha dikush. “Babi Xhekaj duket i lumtur, mami jo dhe aq,” shtoi dikush tjetër duke qeshur.

Një tjetër komentues përshkroi gjithë skenën me pasion:

“Kamera zhvendoset te familja Xhekaj në tribunë teksa Floriani fillon të përleshet. Nëna ka fytyrë serioze, babai nuk mund të kontrollohet, ngrihet i entuziazmuar… por shpejt merr veten pas një shikimi të shpejtë nga nëna… motra e vogël përpiqet të fshehë buzëqeshjen pas dorës… dhe vëllai i madh buzëqesh nga veshi në vesh, mbështetet mbi bankinë, godet shkopin mbi bord dhe çmendet. Zot i madh, e dua këtë familje, me vlera të sinqerta dhe mbështetje të vazhdueshme! Ndeshje e shkëlqyer, guximi dhe vendosmëria e familjes Xhekaj ishte një faktor i MADH në suksesin e ekipit mbrëmë. Përfshirja 100% sjell motivim për të gjithë ekipin! Faleminderit! Ky është hokej, zemër!” 

Ndiqeni momentin në videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/channel/UCVhibwHk4WKw4leUt6JfRLg

Szczesny habit: Për një vit luajta falas te Barça, duhej t’i ktheja paratë Juves

Historia e rikthimit të Szczesny në futbollin profesionist është thuajse si një roman plot aksion e aventura, me kthesën klasike në fund. Pak ditë pasi kishte njoftuar publikisht lamtumirën dhe mbylljen e karrierës, u gjend i detyruar të rishikonte çdo plan personal, familjar e profesional. Ai u rikthye titullar te Barcelona, ku luan ende sot. Një vendim i marrë nga pasioni dhe dashuria për këtë sport, aq sa pranoi të luante pa fituar asgjë në sezonin e parë katalanas. “Ato që mora, ia dhashë të gjitha Juventusit.”

Lamtumira nga futbolli dhe kthesa për të luajtur te Barcelona

Ngjarjet janë tashmë pjesë e një prej historive më të çuditshme e befasuese të futbollit profesionist. Një kampion që zgjedh të mbyllë karrierën ngaqë nuk ka më hapësirë te klubi i tij i fundit, Juventusi. Kështu e ka shpjeguar gjithmonë Szczesny largimin. Sapo kuptoi se nuk ishte më pjesë qendrore e projektit, preferoi të ndërpriste kontratën, të tërhiqej dhe t’i përkushtohej vetes dhe familjes. Por fati ndërhyri. Dëmtimi i rëndë i Ter Stegen, Barcelona në kërkim të një zëvendësuesi urgjent, propozimi i dëshpëruar për Szczesny. Ai pranoi menjëherë dhe sot është ende titullar në një nga klubet më të mëdhenj në botë.

Szczesny dhe rrëfimi për Lewandowskin

Mes shumë anekdotave që rrethojnë ato ditë kur ai vendosi të ndryshonte jetën e tij përgjithmonë, ende ka disa të pashfaqura që portieri polak pëlqen t’i tregojë. Ai nuk e ka fshehur kurrë se një ndër arsyet kryesore pse Barcelona e kontaktoi ishte miqësia e madhe me bashkëkombësin Robert Lewandowski, edhe ai te Barça:

“Tre ditë para se të njoftoja zyrtarisht tërheqjen time, i thashë Lewy-t se nuk doja të luaja më për asnjë klub… përveç Barçës”, tregoi për GQ Polonia.

“Dhe kur më telefonuan, me siguri e dinin se mund të më bindnin shumë lehtë.”

“Praktikisht luajta falas”

Kështu ndodhi: Szczesny ndryshoi menjëherë vendim, por pasi u konsultua me familjen dhe të afërmit e tij. Pranoi të vishte sërish dorezat dhe të merrte një vend titullari te një klub prestigjioz, një ofertë që vetë ai e ka quajtur marrëzi ta refuzoje. Jo për para: “Nuk ishte se kisha humbur pasionin. Thjesht nuk isha i entuziazmuar nga ofertat e disa klubeve të mëdha. Nuk bëhej fjalë për të negociuar çmimin. Nuk doja të luaja vetëm për para.”

Dhe kështu erdhi zbulimi i ri: te Barcelona ai luajti një vit pothuajse falas. “Po, është e vërtetë, sezonin tim të parë te Barcelona luajta praktikisht falas. Çfarë mora nga klubi, ishte saktësisht shuma që duhej t’ia ktheja Juvens për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.”

Ndërprerja e kontratës dhe klauzola: sa “i detyrohej” Juventusit

Largimi nga Juventusi u bë në mënyrë të njëanshme: Szczesny nuk do të pranonte kurrë të qëndronte si portieri i dytë pas blerjes së re, Di Gregorio. Pas 7 vitesh te klubi, 8 trofeve të fituar (3 kampionate, 3 Kupa të Italisë, 2 Superkupa), në verën e vitit 2024 ai njoftoi ndërprerjen e kontratës para afatit. Kontratë e rinovuar automatikisht deri në qershor 2025.

Asnjë penalitet, asnjë veto nga Juventus, por një marrëveshje “zotërinjsh”. Ndërprerja e parakohshme përfshinte një klauzolë prej 2 milionë eurosh. Një shumë që Szczesny nuk deshi ta linte pezull dhe që u mbulua nga paga e tij e re te Barcelona, po 2 milionë euro në sezon.

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo kishte festuar ditëlindjen! Para disa vitesh humbi motrën 2 vjeçe, po në aksident

Një përplasje e dhunshme me një makinë, e pasuar nga një rrëzim i fortë në tokë, përfundoi me fatalitet dhe ndwrpreu në mes jetën e një të riu shqiptar në Itali.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kryen CPR në vendngjarje, por situata dukej kritike që nga momenti i parë. Francesco Ajdini, 18 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia.

Sipas raportimeve fillestare, djaloshi po udhëtonte me një motor “Scooter” në Via Marconi, pranë stacionit të trenit – përgjatë Rrugës Provinciale 62 – kur ndodhi përplasja e tmerrshme me një makinë.

Sipas një rindërtimi fillestar, pranë ish-supermarketit Tigotà, një Fiat i drejtuar nga një burrë po kthehej majtas kur u përplas me skuterin 125cc të drejtuar nga një 18-vjeçar, i cili po udhëtonte drejt Reggio-s. I riu, i cili mbante një helmetë, përfundoi në asfalt.

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo

Vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe njësia e Ndihmës Publike nga Parma nxituan në vendngjarje; u dërgua edhe një helikopter shpëtimi. Paramedikët u përpoqën ta ringjallnin, por plagët e marra nga përplasja me rrugën rezultuan shumë serioze.

Aksidenti u vlerësua nga oficerët e karabinierëve të njësisë së Parmës, së bashku me kolegët nga stacioni i Sorbolos, me mbështetjen e policisë lokale të Unione Bassa Est dhe zjarrfikësve.

I riu, me origjinë shqiptare, kishte mbushur moshën madhore më 18 gusht.

Komuniteti i prekur, kryebashkiaku: Familje e mirë dhe e ndershme!

Familja e tij, e përbërë nga prindërit e tij dhe një motër më e madhe, kishte qenë pjesë e komunitetit Gattatico për shumë vite. Kryetari i bashkisë Daniele Finucci, mjek familjeje, i njeh ata personalisht sepse kanë qenë pacientët e tij për shumë vite.

Lajmi tragjik trishtoi mbledhjen e djeshme të këshillit të Unione della Val d’Enza, në të cilën po merrte pjesë Finucci, informon media italiane.

“Ata janë një familje e mirë dhe e ndershme, me parime të shëndosha, si Francesco, i cili gjithashtu ndoqi shkollën në qytetin tonë”, tha kryetari i bashkisë së Gattatico. “Jam i trishtuar dhe shpreh ngushëllimet e mia në emër të Bashkisë”, shtoi ai.

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo

Në gusht festoi datëlindjen e 18-të

Në faqen e Facebook-ut të babait të viktimës, Flamur Ajdini, foto dhe video shfaqen në një postim të publikuar në shtator që përshkruan festën e 18-vjetorit të të birit:

Francesco kërcen, duke mbajtur duart me të rinj të tjerë dhe madje duke përfshirë edhe të afërm të ngushtë; më pas ai shfaqet duke buzëqeshur para një torte blu, i rrethuar nga tullumbace blu dhe të bardha, i përqafuar nga prindërit dhe motra e tij.

Historia e dhimbshme: Në vitin 2004, Sara e vogël 2 vjeçe, vdiq

Babai është kopshtar për një kompani në Collecchio, Ab Global Service srl, e cila ofron shërbime të ndryshme si mirëmbajtja e rrugëve, reagimi ndaj emergjencave, zhvendosja e dheut, prishja, punimet e ndërtimit, pastrimi i borës dhe punët bujqësore.

“Flamuri ka punuar për ne për disa vite si mirëmbajtës i tokës”, konfirmon pronari Luca Accorsi. “Jam i shokuar”, thotë ai. “Babai është një njeri i mirë dhe ky lajm na trishton thellësisht”.

Hetime të mëtejshme do të kryhen tani për të vlerësuar aspekte të tjera dhe për të sqaruar përfundimisht rrethanat e incidentit.

Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini: në vitin 2004, përsëri në një aksident katastrofik rrugor, vdiq Sara dyvjeçare, motra e Franceskos.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

VIDEO / Qendra e Athinës “vishet” kuq e zi, mijëra shqiptarë festojnë Ditën e Flamurit

Festat kombëtare të 28-29 nëntorit janë ndjerë në çdo vend të botës ku ka shqiptarë.

Por festa nuk ka munguar as në vendin fqinj, Greqi. Atje shqiptarët kanë vendosur të festojnë në qendër të Athinës, me këngë patriotike dhe flamurin kombëtar.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel, shihet atmosfera kuqezi.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, shqiptarët kanë vendosur të gëzojnë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorinë Osmane

Nga fundi i shekullit XIV deri në vitin 1912, pjesa dërrmuese e trojeve shqiptare ishte pjesë organike e Perandorisë Osmane, e njohur në dokumentet osmane si Arnavutluk.

Rreth vitit 1430, hapësira gjeografike shqiptare ndahej mes sferës veneciane në Veri dhe kontrollit të drejtpërdrejtë osman në Jug, kontroll që më pas u zgjerua. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Shkodrës më 1479, rezistenca e organizuar përfundoi, duke çuar në integrimin e plotë të territoreve në sistemin osman.

Shqiptarët nuk ishin thjesht “të sunduar” gjatë këtyre pesë shekujve. Ata ishin pjesë aktive e aparatit perandorak: oficerë, jeniçerë, pashallarë, vezirë të mëdhenj, deri tek dinasti me origjinë shqiptare si familja Qyprilli apo Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, i cili krijoi një dinasti 150-vjeçare. Dhjetëra vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. (Ju nuk keni qenë anëtarë të Perandorisë, por sundimtarë të saj, i tërhiqte vërejtje Eqerem Bej Vlorës, ministri Brendshëm osman më 1908). Kjo krijoi një disbalancë: shqiptarët ishin të mbipërfaqësuar në elitën osmane, ndërkohë që territori i tyre mbetej në skaj të Perandorisë dhe i pazhvilluar.

Miti 1. Osmanët barbarë

Historiografia e periudhës komuniste e paraqiste pushtimin osman si një akt të egër ushtarak, pa asnjë implikim apo “lojë” lokale. Për komunizmin kemi vetëm “osmane që bien nga qielli”. Studimet bashkëkohore e sfidojnë këtë narrativë: shumë princër ballkanikë, përfshirë edhe shqiptarë, i ftuan trupat osmane si aleatë në konfliktet e tyre dinastike dhe lokale. Rasti klasik për hapjen e derës së pasme është beteja e Savrës 1385, ku osmanët hyjnë si aleatë të njërit krah shqiptar kundër tjetrit.

Elitat lokale shpesh ruajtën pronat duke u integruar në sistemin osman të timarit. Pushtimi ishte real, por nuk ishte një histori “bardh e zi” (100% viktima kundër 100% barbarëve), por një proces me llogari, interesa, aleanca dhe tradhti.

Miti 2. Rezistencë e pandërprerë

Versioni i mësuar në shkolla promovon idenë e një rezistence të vazhdueshme kombëtare nga Skënderbeu deri më 1912 (400 kryengritje ne 500 vjet). Në të vërtetë, pas vitit 1479, vërehen rreth tre shekuj ku elitat shqiptare ishin kryesisht pjesë e sistemit osman. Rebelimet e mëvonshme (Pashallëqet, Ali Pasha, Bushatllinjtë) ishin luftëra për pushtet, taksa dhe privilegje, dhe jo kryengritje “kombëtare” në kuptimin modern.

Miti 3: Islamizimi erdhi me shpatë

Narrativa komuniste theksonte se feja “na u ndërrua me zjarr e hekur”: Historianët bashkëkohorë (Oliver Jens Schmitt, Noel Malcolm, Nathalie Clayer) argumentojnë se Islamizimi zgjati rreth 4-5 shekuj.

Konvertimi nisi shpesh nga lart-poshtë, kryesisht te elitat që synonin ruajtjen e pasurisë dhe bërjen e karrierës ushtarake ose administrative. Për shumëkënd, ishte një akt politik besnikërie, jo përjetim mistik.

Feja Islame shërbente edhe si shenjë statusi, pasi vetëm myslimanët gëzonin paketën e plotë të të drejtave politike. Edhe pse pati presion dhe diskriminim ndaj të krishterëve, tabloja është shumë më komplekse.

Miti 4: Shqiptarët vetëm vuajtën

Në versionin komunist shqiptarët janë vetëm viktima.

Në fakt nga shek. XVII e më tej, shumica e garnizoneve osmane në disa pika kyçe perandorie kishin kontingjent të madh shqiptar, deri te mbrojtja e Budës në 1688 ku burimet europiane theksojnë se mbrojtësit myslimanë ishin kryesisht shqiptarë.

Dhjetëra vezirë të mëdhenj dhe pashallarë të fuqishëm janë me origjinë shqiptare

Si individë shqiptarët kanë përfituar nga “kullotat e pafundme të perandorisë” siç i thoshte me 1908 ministri i Brendshëm Eqerem Bej Vlorës.

Miti 5: Shqiptarët më të shtypurit

Ne jemi më të varfërit se grekët, serbët etj sepse ishim “halë në sy” për osmanet.

Studimet flasin ndryshe: prapambetja erdhi sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ishte zonë malore, e vështirë për t’u integruar në qendrat tregtare. Perandoria investonte atje ku kishte interes ekonomik dhe ushtarak (p.sh., Selaniku, Vojvodina)

Elitat shqiptare bënin karrierë në qendra si Stambolli, Kajro apo Siria, dhe jo domosdoshmërisht kanalizonin burimet në qytetet e origjinës. Nuk është se ne “hëngrëm më shumë dajak” se popujt e tjerë, por raporti elitë-territor ishte i deformuar:

Miti 6: Shqipëria e gjitha myslimane

Ideologjia komuniste e trajtoi Islamin thuajse si “fe shtetërore osmane të shqiptarëve”. Deri në shekullin XIX ekzistonte një mozaik: Veriu dypalësh (katolikë/myslimanë), Qendra/Lindja me shumicë sunite, Jugu tri-fetar (ortodoksë/myslimanë/bektashinj).

Shqiptarët nuk kanë qenë as “komb mysliman”, as “komb martir i krishterë”. Ky mozaik u kthye në forcë të nacionalizmit, kur Rilindasit ndërtuan me sukses identitetin mbi gjuhën: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” (Pashko Vasa).

Miti 7: Identiteti kombëtar i pastër që nga Mesjeta

Komunizmi hoqi një vijë të drejtë: nga ilirët te Skënderbeu, te Rilindja, te Partia Komuniste.

Ndërkohë, sipas shumë studiuesve ne shekujt. XVI–XVIII: shumë shqiptarë identifikohen më fort me fenë, fshatin, klanin, rrethin e pashait se me “kombin” në kuptimin modern.

Vetë emërtimi shqiptar dhe Shqipëri që zëvendësoi Arbër / Arbëri erdhi relativisht vonë.

Elitë e pasur, Shqipëri e varfër

Perandoria ishte projektuar për të ushqyer makinerinë ushtarake dhe burokratike, jo për të zhvilluar periferitë. Karriera bëhej në Stamboll, Kajro, apo Selanik. Elitat shqiptare u “globalizuan osmanisht” (duke i dhënë “Besën e Madhe Perandorisë”) dhe rrallë u kthyen për të investuar në “vendin e vogël të origjinës” (“Besën e Vogël”) siç shkruante Sami Frashëri. Kombinuar me terrenin malor dhe prishjen e lidhjeve tregtare veneciane, këto faktorë e lanë Shqipërinë në periferi ekonomike.

Të fundit

Shqipëria doli e fundit nga Perandoria për disa arsye:

Mungesa e institucionit fetar kombëtar: Greqia dhe Serbia patën Kishat Ortodokse si instrumente nacionalizmi. Shqiptarët, të ndarë në tri fe, nuk patën një institucion të tillë.

Një pjesë e elitës myslimane gëzonte status të privilegjuar në sistemin osman dhe nuk kishte arsye të priste “degën ku ishte ulur”.

Shpallja e Pavarësisë u shty në momentin e fundit, kur copëtimi i Perandorisë dhe interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha (Italia dhe Austro-Hungaria) e bënë projektin shqiptar një mjet për të penguar zgjerimin e Serbisë në Adriatik.

Përfundimisht, Shqipëria doli e fundit nga Perandoria sepse elitat e saj ishin përfituese të sistemit dhe projekti kombëtar ishte i vonuar.

Aksident i rëndë në autostradën Elbasan–Tuneli i Krrabës, përplasen 10 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin autostradal Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke krijuar kaos në qarkullim. Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme në zonë derisa qarkullimi të rikthehet në normalitet.

G. rυaja nga Fieri: b. ύrri kishte F RlKË të ma bë. nte se i ngeΙte brendα

Kohë më parë, një vajzë nga Fieri tregoi pro blemin që kishte me bash këshortin. Ajo bëri me dije se i shoqi vuante nga një së mundje që njihet si “va.gina den tata”.

Siç shpjegoi, vajza kishte shkuar deri në Itali për të kuptuar këtë pr oblem të të shoqit, pasi edhe fëmijën e tyre e kishin lindur me vësh tirësi. 

Ajo përmend në letrën e parë, se nuk kënaqej thuajse asnjëherë nga partneri i saj, sa i takon marr.ëdhë nies se.ksuale.Vajza nga Fieri sqaroi se “va.gina dent ata” është një si ndromë që e kanë meshkujt që kanë pasur nënat e tyre aut oritare.

Truri i burrit ka fobi të fusë pe nisin e tij në va.ginë, sepse i jep ndjenjë fr ike, sikur aty brenda mund t’i këp utet ose thjesht t’i ngelë brenda. Pasi mësoi gjithë këtë, vajza dhe i shoqi vi juan të jetonin në Itali, ku ajo u njoh me një italian, i cili e shoq ëronte çdo mëngjes për të pirë kafen bashkë.

Mirëpo, një ditë prej ditësh, i shoqi i gjen bashkë në bar dhe aty nisin gjithë peri pecitë. Ai e dhu.non dhe ajo e de.noncon, por në mes të kësaj historie qën dron fëmija i tyre 6-vjeç.

Ja çfarë tregon më tej vajza nga Fieri:Jam ajo vajza nga Fieri që kisha burrin sëmurë me atë si ndromën e va.ginës den tate.Ju tregoj si me ndryshoi jeta këto muaj. Kam arritur të bëj dokumentet italiane dhe jam shumë e lumtur. 

Ato ditë kur mora vesh përse burri im s’bënte më das huri me mua, fillova të dilja vetëm çdo mëngjes, të pija kafenë dhe m’u ngjit një italian. Pinim kafen në të njëjtin lokal.

Llafe, muhabet u bëmë si miq dhe e pinim kafenë bashkë. Pas një jave që pinim rregullisht kafenë, na vjen dhe na kap burri im bashkë, por ne ishim vetëm shokë.

Burri im nuk më besoi e kapi këtë italianin dhe pl asi she rri në mes të lokalit. Unë u fu ta për ti ndarë, por aty më gju ajti dhe mua duke më sharë se isha k…Lajmëruan kar abinierët. Erdhën e mezi na ndanë.

Na morën të tre dhe na çuan në kaze rmë e na morën në pyetje. Donin të dinin nëse burri im ishte i dhu.nshëm. Unë i thash “si gjithë shqiptarët, as më shumë e as më pak”. Kur i thash kështu sollën te kjo dhoma si zyrë dhe italianin që po pija kafe.

Duke folur se ç’kishte ndo dhur, më kërkuan që ta den oncoja burrin tim. Aty u fr ikësova. Po ta den oncoja, ku tu mby sja unë?! Por më vonë më qet ësuan dhe më premtuan që do më ndihmonin. Italianimë of roi shtëpinë e tij.

Në fa kt me burrin tim kishte kohë që nuk sht yhej më. Ishte i dhu.nshëm, të ofendonte… Na mbante vetëm djali 6 vje çar.Na çuan në spital ku na mjekuan dhe ku na dhanë dokumentet që kon firmonin dh.unën që patëm. Që atë natë u tra nsferova tek italiani, që në fakt e quajnë Andrea.

Pas dy ditësh, me makinën e kar abinierëve shkuam në kue sturë, dorëzuam certifikatën e mjekut, pasaportën dhe më dhanë një copë letër, si ric evutë, për të marrë dokumentat, për arsye huma nitare.Burrit tim i kishin vënë kusht o të kthehej në Shqipëri, ose ta fus nin në b.urg për dhu.në dhe pri shje rendi. Këto dy muaj kam jetuar si princeshë me Andrean.

Më res pekton shumë. Ma bën qejfin për gjithçka.Të hënën të rhoqa dokumentat. M’i kanë dhënë për dy vjet, deri në prill të 2020, por mund të ri novohen prapë. Dje Andrea më mori me vete. Hën grëm drekë bashkë, pastaj më çoi në një aut oshkollë, ku pagoi direkt 750 euro për mua, që të filloj kursin e pat entës.

Më premtoi që do më blejë dhe makinën.Jam shumë e lumtur! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Tani që mora dokumentat, do shkoj në Shqipëri të bëj nda rjen dhe të marr djalin që të vazhdoj direkt shkollën këtu në Itali, në shtator”.

G. rυαja nga Tirana nuk shkοn për drekë tek υjehrra por tek e ëma, b.ύrri b ën të ΡAPRlTURËN

Në një lidhje live në emisionin “Aldo Morning Show”, gazetarja e cila raporton ngjarjet nga Tirana,

ka treguar një histori të paz a ko ntë të një çifti nga kryeqyteti. 

Ajo tha se gruaja kishte kërkuar që të shkonte ditën e djeshme për drekë tek familja e nënës së saj, ndërsa bashkëshorti nuk kishte dashur ta lejonte.

Ai i kishte thënë se i kishte premtuar nënës së tij për të shkuar e për drekuar atje, por gruaja kishte ng ul ur këmbë dhe si përfundim ajo kishte shkuar tek familja e saj dhe ai tek e tij.

Por kur ishte kthyer në shtëpi, burri i n er vo.z uar nga veprimi i saj e kishte d hu .n u. ar dhe më pas e kishte dëb ua r nga shtëpia,

duke i thënë se meqë zgjodhi atë, të ikë nga shtëpia e tij dhe të shkojë tek nëna e saj.