Ervin Salianji nis planin e ikjes se Sali Berishës nga PD?! Zbulohet takimi “sekret” në hotelin e kryeqytetit

Duket se në Partinë Demokratike kanë filluar lëvizjet për të reformuar partinë, apo për të ndryshuar diçka brenda saj.

Mësohet se në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së. Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme.

Lëvizje e re në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura! Mes tyre Salianji dhe Alimehmeti

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.

Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:
• Ilir Alimehmeti
• Gentian Cela
• Qani Xhafa
• Aulon Kalaja
• Ted Kolliku
• Alma Kore
• Parid Mahmutaj
• Xhemajl Gjunkshi
• Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme.

Shtohen zërat kritikë brenda PD, incidenti në Kamëz acaron figurat kyçe në parti…

Sali Berishës duket se po i del situata nga dora. Edhe pse për muaj të tërë ka tentuar të shuajë zërat kritikë, duket se “pilafi nuk mban më ujë”. Ai që ka “derdhur gotën” ka qenë Flamur Noka, i cili me sjelljen arrogante dje ndaj një zonje në degën e Kamzës, ka bërë që të shpërthejnë rebelimet në PD.

Por goditja më e fuqishme ka ardhur nga Ervin Salianji, i cili ka mbledhur në një takim më të votuarit e primareve dhe ka sinjalizuar se gjërat po lëvizin nga brenda.

Sipas informacioneve në takimin që ka zgjatur afro 3 orë në një prej hoteleve të Tiranës kanë marrë pjesë përveç Salianjit edhe Ilir Alimehmeti me Hysen Kadiun, i pari që rezultoi ndër emrat më të votuar të listës së hapur të PD-së në Qarkun e Tiranës, ndërsa tjetri emri më i votuar në primare, por që nuk kandidoi për deputet.

Gjithashtu në takim ishin Gentian Çela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemal Gjunkshi etj. Në këtë takim është folur për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik.

Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë.

Por teksa Salianji ka nisur lëvizjet, duket se shumë demokratë janë irrituar fort me Flamur Nokën, i cili dje u filmua teksa përplasej me një demokrate te dega e Kamzës. Ai arriti deri aty sa i tregoi derën zonjës, e cila nuk ia përtoi më pas. Sot ka pasur disa reagime kundër tij, duke filluar nga Edmond Spaho, Myslim Murrizi apo Adriana Kalaja.

Edmond Spaho: “Mbi këtë arrogancë janë ngritur gabimet e rënda dhe humbjet e zgjedhjeve ndër vite në PD. Si mund ta lësh PD në duart e këtij të papërgjegjshmi? Objektivi i tij është të eliminojë këdo që mendon ndryshe nga Berisha dhe Muli dhe të ruajë karrigen e tij në opozitë si Sekretar i Përgjithshëm. A keni parë ndonjë politikan kudo në botë, të përzërë militantët kur ata mendojnë ndryshe nga ai? Prandaj në protestë mblidhen vetëm 200–300 veta…”

Myslim Murrizi: “Pak më ngadalë Flamur. Freno nëse nuk ke djegur komplot ferrotat se nuk ta kanë fajin demokratët që prej vitit 2013 je bërë deputet pa u votuar nga qytetarët duke u mbyllur me lista sipas kodit zgjedhor bastard të bylykbashizuar. Anëtarët e PD nuk janë as vartës tuaj e as paguhen, por janë idealistë, kurajozë dhe njerëz që kanë sakrifikuar plot mundim nga vetja për çdo betejë që ka bërë PD në 35 vite. Ti paguhesh Flamur prej vitit 2005 nga kontributi dhe sakrifica e tyre”.

Adriana Kalaja: “‘Thirrini mendjes’ sa nuk është vonë… Pas dyerve, edhe arrogancën kishim mangut të na e përplasnin në fytyrë. Mbase nuk e kuptojnë, se nuk e kanë një të tillë (fytyrë). Dhe kur kjo bëhet hapur, në sytë e publikut dhe pa droje, imagjinoni çfarë ndodh pas atyre dyerve… Ndaj, thirrini mendjes, sa nuk është vonë…”

Pra duket se gjërat po lëvizin. Berisha deklaroi se pas raportit të ODIHR do mblidhen forumet për të analizuar humbjen në zgjedhje. Deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe demokratët kanë nisur ta kuptojnë se Berisha po tenton të mbajë me forcë partinë përmes Mul Nokës dhe Albana Vokshit. Por sinjalet janë se fitili sapo është ndezur dhe me gjasë debatet do të jenë më të forta në vijim. /Pamfleti

Po i “fut” ne burg një nga një! Ja 4 politikanët që po ndjek Arben Ahmetaj nga arratia! Kush eshte i rradhes?

Ish-numri dy i qeverisë Rama dhe një ndër figurat e vjetra të së majtëve, Arben Ahmetaj prej dy vitesh tanimë ndodhet në arrati ku dhe nga largësia ju ka shpallur “luftë”, ish-bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dhe “ish-miqve”, të cilët sipas tij e prenë në “besë”.

Por, pa çka akuzave të bëra nga largësia, Ahmetaj vijon të mbajë “follow” në rrjetet e tij sociale disa prej socialistëve, mes tyre edhe kryesocialistin Edi Rama.

Siç shihet dhe në listën e mëposhtme të njerëzve që ish-zv kryeministri ndjek pa pushim edhe nga arratia, Damian Gjiknuri është një prej tyre, duke u pasuar më pas nga Edi Rama, Arbi Mazniku dhe Erion Veliaj.

Ndryshe nga Veliaj dhe Gjiknuri të cilët po ashtu vijojnë ta ndjekin Ahmetajn, kryeministri Rama nuk e ka në listën e miqve të tij në “Instagram”.

Nga Edi Rama te Mazniku: Katër politikanët që Arben Ahmetaj ndjek

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, prej korrikut të 2023 ndodhet në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dy procedimeve të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Teksa SPAK e kërkon, Ahemetaj ka aplikuar për azil në Zvicër, bashkë me partneren Erjola Hoxhën dhe vajzën e mitur.

Nga ky shtet, ai ka dhënë disa intervista për median në Shqipëri, ku ka akuzuar ish-bashkëpunëtorët e tij politikë dhe njerëzit e drejtësisë se e duan me patjetër në burg. SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ish-besniku i Ramës zbuloi se që prej vitit 2022, kohë kur dhe u shkarkua nga posti i zëvendëskryeministrit, filloi përndjekja e tij. I frikësuar për jetën, Arben Ahmetaj ka pohuar se është larguar nga Shqipëria, pasi përpos për veten kishte dhe frikë për familjen e tij.

Rrëfimi perlotes i Shpat Kasapit për babain e ndjerë dhe porosia emocionuese e tij

Shpat Kasapi, përveç muzikës dhe artit që la pas e që do të mbetet i pavdekshëm, në disa intervista ka lënë edhe porosi të çmuara për publikun.

Në një prej intervistave të tij, ai tregoi se jeta pas humbjes së babait ishte tejet e vështirë, megjithëse kushtet që ia kishte lënë ai ishin shumë të mira.

Shpati kujtoi me emocion mbështetjen dhe edukimin që kishte marrë nga babai.

Ai dha një mesazh të fortë për baballarët dhe nënat, duke i këshilluar ta quajnë familjen të shenjtë, sepse jetës nuk i dihet kurrë. Kjo porosi prekëse u bë virale në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime dhe komente.

Shiko videon ketu

E bujshme! Nis lëvizja e re politike! Thyhet PD! Zbulohet takimi i fshehte, ja kush janë figurat e mëdha

Lëvizje e re në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura! Mes tyre Salianji dhe Alimehmeti

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.

Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:
• Ilir Alimehmeti
• Gentian Cela
• Qani Xhafa
• Aulon Kalaja
• Ted Kolliku
• Alma Kore
• Parid Mahmutaj
• Xhemajl Gjunkshi
• Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme.

Dalin datat e shperblimeve per Vitin e Ri, ja kur nis shperndarja per pensionistet dhe sa do marrin secili

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar vendimin për shpërndarjen e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët dhe disa kategori të përfituesve të veçantë. Ky vendim, i cili prek qindra mijëra qytetarë në të gjithë vendin, vjen në prag të festave të fundvitit dhe synon të lehtësojë barrën ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta.

Sipas vendimit zyrtar, qeveria ka përcaktuar dy nivele shpërblimi:

🔹 15,000 lekë të reja – për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe për kategori të caktuara përfituesish të skemave sociale;
🔹 10,000 lekë të reja – për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe për personat që marrin trajtime të veçanta.

Lexo gjithashtu: Sulmohet treni, viktima dhe dhjetëra të plagosur
Ky diferencim, sipas qeverisë, synon të mbështesë në mënyrë më të theksuar ata që përballen me vështirësi më të mëdha ekonomike.

🗣️ Ministrja Delina Ibrahimaj: Shpërblimet do të jepen nga 1 dhjetori

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se pagesat për shpërblimin e fundvitit do të nisin menjëherë në fillim të muajit të ardhshëm.

“Pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit duke filluar nga data 1 dhjetor. Shpërblimi prek të gjithë kategoritë e pensioneve dhe disa trajtime të posaçme, sipas kriterit të përcaktuar,” – deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja shtoi se fondi i parashikuar për këtë paketë sociale është alokuar tashmë në buxhetin e shtetit dhe do të shpërndahet përmes ISSH-së.

🔍 Reagime dhe pritshmëri

Vendimi pritet të ngjallë reagime në skenën politike, në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës dhe kostot e jetesës janë rritur dukshëm dhe pensionistët vazhdojnë të jenë ndër shtresat më të goditura ekonomikisht.

Lexo gjithashtu: Aksident fatal, futbollisti shuhet në lule të rinisë
Ndërkohë, burime pranë ISSH-së konfirmojnë se pagesat do të kryhen automatikisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e përfituesve.

Ky është viti i radhës që qeveria jep bonuse festive, por shumë pensionistë dhe sindikata sociale kanë kërkuar rritje të qëndrueshme të pensioneve dhe jo vetëm shpërblime të përkohshme, duke argumentuar se bonuset nuk kompensojnë dot inflacionin real të viteve të fundit.

Kjo po na duhej! Lajm fantastik para ndeshjes me Poloninë

Tiranë – Një lajm që ka surprizuar opinionin sportiv shqiptar është bërë i ditur nga legjenda e futbollit, Rudi Vata, babai i futbollistit të ri Rocco Vata. Pavarësisht debutimit të tij zyrtar me Republikën e Irlandës në Ligën e Kombeve, Rocco Vata, 20 vjeç, ka ende mundësinë ligjore për të zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.

Klauzola E Vata: Një Ndeshje Nuk Mjafton
Në një intervistë për “RTSH Sport”, Rudi Vata konfirmoi se vendimi i djalit të tij për Irlandën nuk është përfundimtar, falë një klauzole të veçantë.

Situata Aktuale: Rocco Vata debutoi me Irlandën, duke luajtur 81 minuta kundër Bullgarisë në Ligën e Kombeve. Ky konsiderohej një debutim zyrtar që e digjte mundësinë e Shqipërisë.

Klauzola E Zbuluar: Rudi Vata tha se Rocco ka firmosur një klauzolë që e lejon atë të ndërrojë Kombëtare nëse nuk luan të paktën dy ndeshje zyrtare me një kombëtare të caktuar. Meqenëse Rocco ka luajtur deri tani vetëm një ndeshje, dera për Shqipërinë mbetet e hapur.

Rudi Vata (RTSH): “Rocco ka zgjedhur Irlandën, por mund të bëjë zgjedhje tjetër nëse dëshiron. Ka një klauzolë që duhet të bëj të paktën dy ndeshje zyrtare me Irlandën që të mos ndërrojë më Kombëtare.”

Profili I Rocco Vata: Potencial I Vlerësuar 2 Milionë Euro
Rocco Vata po zhvillon karrierën e tij në Angli dhe konsiderohet një lojtar me potencial të mirë:

Pozicioni: Është kryesisht sulmues krahu i majtë, por mund të luajë edhe si sulmues qendre.

Klubi: Aktualisht është pjesë e Watford-it, klub që garon në Championship (niveli i dytë i futbollit anglez).

Kontrata Dhe Vlera: Kontrata e tij skadon në vitin 2028, dhe vlera e kartonit në treg vlerësohet rreth 2 milionë euro.

Forma Aktuale: Ai ka shfaqur cilësi të mira, duke shënuar gol në ndeshjen e fundit kundër West Brom.

Rudi Vata theksoi se djali i tij mund të ishte një alternativë e mirë për Kombëtaren e Silvinjos, ndonëse nuk është ende plotësisht i pjekur për nivelin e lartë.

Sfida Tashmë Është Te Silvinjo
Ky lajm e kthen Rocco Vatën në një temë me interes për Shqipërinë. Tani mbetet të shihet nëse trajneri i Kombëtares, Silvinjo, do të ndërmarrë hapa konkretë për ta kontaktuar lojtarin dhe për ta ftuar për ndeshjet e ardhshme, siç janë ato të marsit, duke ofruar kështu një vlerë të papritur të shtuar për ekipin kuqezi.

Flamur Noka i tha ‘ Ik ore nga ketu se nuk behet Shqiperia’! E nxorri jashte nga mbledhja, zbulohet kush eshte gruaja, mbesa e njeriut te madh shqiptar

Me tone të larta zëri dhe akuza të forta u shoqërua mbledhja e një dite më parë mes demokratëve në Degën e PD në Kamëz.

Ka qenë një prej anëtarëve të kësaj force politike ajo e cila u përfshi në një debat me deputetin dhe sekretarin, Flamur Noka, të cilit i kërkoi “llogari” për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe faktin e nevojës për një frymë të re udhëheqjeje.

Nga video e publikuar një ditë më parë, demokratja e cila thuhet në rrjet se është mbesa e shkrimtarit Martin Camaj ka hedhur dyshime mbi procesin e primareve në PD, ndërkohë që Noka me tone të larta i kërkoi që të lexonte statusin dhe që mendimi i saj nuk merrej për konsideratë.

“Statuti nuk të lejon ty me të pyet për primaret se i vendos unë. Ty nuk të pyesim fare”, iu drejtua Noka asaj.

Zonja në fjalë e cila deri në këto momente ka qenë enigmatike për publikun, thuhet se është mbesa e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camajt. Ky fakt është bërë me dije në rrjetet sociale nga një ish-anëtar i bluve i cili po ashtu akuzon Nokën se e ka përjashtuar nga strukturat.

Ish i përndjekuri politik në kohën e regjimit komunist Kujtim Çekani shkruan në rrjetet e tij sociale: “Flamur Noka debat të ashpër me Mbesën e Martin Camajt! Largohu nga PD i thotë Muli. E shikoni në çfarë derexheje kemi arritur”.

Teksa më tej në komente ka zbuluar faktin se ka qenë Flamur Noka ai i cili sipas tij e ka “përzënë” nga të djathtët.

SHERRI mes demokratëve në Kamëz, gruaja që Noka iu

Komenti i Kujtim Cakanit

Ndërkohë ky status i tij ka marrë të tjera reagime, ku një prej tyre ka qenë edhe doktori Ilir Allkja. Sipas mjekut, në mars të vitit 2021, rastësisht ka takuar deputetin Noka i cili vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare i kërkoi që të largohej nga Shqipëria pasi “vendi nuk bëhej”.

“Në mars të vitit 2021, e kam takuar rastësisht te Kalaja në Tiranë. – Nuk paske ik ti, më tha, ik ore se nuk bëhet ky vend. Ishte 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare që këta i shitën, ndërsa unë i varfri besoja se do fitonte opozita”, shkruan doktori në një prej komenteve të bëra në statusin e Kujtim Çekanit.

SHERRI mes demokratëve në Kamëz, gruaja që Noka iu

Komenti i doktorit

La cigaren në gjysmë dhe…’”Nuk ia thashë askujt” Dëshmia rrëqthëse e ish miss-it: Si u pa Shpat Kasapi pak para se të ndërronte jetë

Ndërsa publiku ende është në shok nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, një dëshmi e re hedh dritë mbi gjendjen emocionale të artistit vetëm pak ditë para tragjedisë.

Ish-missi Arbesa Rrahmani ka ndarë publikisht momentin e fundit kur e ka parë këngëtarin, krejt rastësisht, të hënën që lamë pas në Aeroportin e Shkupit, me gjasë pak para nisjes së tij fatale drejt Italisë. Ajo e përshkruan atë si një moment të heshtur dhe të rëndë.

Në postimin e saj, Rrahmani shkruan: “Shpatin e pashë rastësisht të hënën në Aeroportin e Shkupit, te zona ku pihet duhani! Të gjithë e shikonin, ai nuk shikonte askënd, la një cigare në gjysmë dhe u largua.”

Ajo thekson se, ndryshe nga imazhi i tij gjithmonë i qeshur, kësaj radhe dukej ndryshe. “Më besoni që nuk ia thashë askujt që e pashë! Ishte i rënduar emocionalisht, e tregonte fytyra e tij. Nuk e besova aspak kur dëgjova lajmin e trishtë sot! Nuk ka dy ditë që e pashë me sy,” përfundon ajo.

Kjo dëshmi shton një notë edhe më tragjike mbi ngjarjen, duke lënë të kuptohet se artisti ndoshta po kalonte një ngarkesë të fortë emocionale në orët e tij të fundit para se zemra t’i pushonte së rrahuri.

E trishte! A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas trgjedisë në familje? (Foto)

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërsa dhimbja për humbjen e artistit është e freskët, vëmendja është përqendruar te një statistikë e pazakontë në profilin e partneres së tij, Selvije Jao.

Brenda pak orësh nga tragjedia, llogaria e saj në Instagram ka pasur një rritje të menjëhershme, duke shtuar mbi 20 mijë ndjekës të rinj. Ky fluks kureshtjeje në moment zie ka ngritur pikëpyetje te shumë komentues nëse një reagim i tillë është normal.

Nga ana tjetër, situata është tensionuar edhe për mikeshat e artistit. Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila bëri dedikime të ndjera për Shpatin, u kryqëzua nga ndjekësit pasi postoi një foto nga një darkë në “Instastory” ditën e vdekjes së tij.

Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur, por reagimi i saj ishte i ashpër, duke goditur hipokrizinë e atyre që “deri dje e shanin dhe ofendonin” këngëtarin.

Në reagimin e saj, Tahiri dënoi këtë sjellje të dyfishtë të publikut: “Njerëzit shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë shpesh neglizhohen.”

Ajo theksoi se dhimbjen për mikun e saj do ta mbajë përjetë në zemër, pavarësisht gjyqeve publike për një foto

Video Player

E fundit! Kr*m në familje/ 63-vjeçari vr*t dy fëmijët, bashkëshorten dhe motrën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë katër anëtarë të familjes së tij në tre lokacione të ndryshme, përpara se të kryente vetëvrasje.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga Zyra e Prokurorit Publik të Tübingen dhe Policia e Reutlingen.

Sipas autoriteteve, fillimisht ai ka qëlluar për vdekje motrën e tij 60-vjeçare. Më pas ai shkoi në biznesin familjar ku vrau dy djemtë, 27 dhe 29 vjeç.

Viktima e fundit ka qenë gruaja e tij 57-vjeçare, e cila dyshohet se nuk ishte nëna biologjike e djemve. Pas këtij akti makabër, autori ka drejtuar armën kundër vetes.

Mjeti i krimit është gjetur pranë trupave të tij dhe bashkëshortes.
Mediat lokale raportojnë se 63-vjeçari ishte gjuetar, por ende nuk dihet nëse e posedonte armën me leje.

Policia ka përjashtuar dyshime për persona të tjerë të përfshirë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Ende nuk është e qartë se kur saktësisht janë kryer vrasjet. Jemi në fazat e para të hetimit”, tha policia për agjencinë gjermane të lajmeve Bild