VIDEO: Momenti kur avioni britanik rrëzon një dron iranian

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, njoftoi se Marina Mbretërore ka vendosur shkatërruesin e mbrojtjes ajrore të tipit 45 HMS Dragon (D35) dhe helikopterë me aftësi kundër-dronësh për të mbrojtur Qipron nga sulme të mëtejshme me dronë.

Ministria e Mbròjtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi gjithashtu se avionët F-35B të Forcave Ajrore Mbretërore kishin rrëzuar dronë gjatë operimeve nga RAF Akrotiri mbi Jordani. Gjashtë avionë F-35B u dërguan në bazën e RAF Akrotiri muajin e kaluar, si pjesë e përgjigjes ndaj tensioneve.

Ministria tha se kjo ishte hera e parë që avionët F-35 britanikë ishin angazhuar për të shkatërruar objektiva në një mision të drejtpërdrejtë. Nuk u deklarua numri i saktë i dronëve të rrëzuar, por u publikua një video nga operacioni.

Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen, John Healey, theksoi:

“Po përforcojmë praninë tonë mbrojtëse në Mesdheun Lindor. HMS Dragon sjell mbrojtje ajrore të klasit botëror dhe helikopterët Wildcat janë të armatosur me raketa Martlet për t’iu kundërvënë kërcënimeve nga dronët. Jam krenar për profesionalizmin dhe trimërinë e forcave tona.”

Këto angazhime shtohen në misionet e mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

VIDEO

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të karburanteve në kryeqytet.

Ndodhemi aktuaIisht pranë zonës së drejtorisë së policisë tiranë ku kjo pikë karburanti ndryshoi çmimin me një vlerë prej 4 lekësh.

Nafta bruto në bursa ka kapërcyer mbi 80 dollarë për fuqi nga 70 dollarë që ishte më parë. Por në një rast të tillë Shqipëria sipas ekspertëve mund të jetë një ndër vendet që preket nga ky ndryshim çmimesh.

“Shqipëria preket menjëherë se jemi shtet importues neto i karburantit fatkeqësisht. Nëse situata zgjat rritja e çmimit është e paevitueshme, sa jemi në gjendje të kemi rezerva dhe si do jenë masat e qeverisë që mos të ketë spekulime siç ka ndodhur para 3-4 vjetësh”, tha Gjergj Buxhuku-Confindustria.

Vetëm gjatë vitit të kaluar konsumi i karburantit në vendin tonë arriti në 761 mijë tonë, nga 683 mijë tonë në vitin 2024. Me qëllim përballimin e situatave të jashtëzakonshme qeveria nxori 1 vit më parë projektligjin për rezervat shtetërore të naftës.

“Rezerva e naftës deri më sot funksionon që çdo kompani importuese duhet të ketë 90 ditë rezerva. Ndërkohë Shqipëria duhet të kishte plotësuar dhe direktivën e BE për rezervën shtetërore të shtetit”.

Por shtrenjtimi i çmimit të naftës është vetëm fillimi i një zinxhiri që rrezikohen të shtrihet dhe në produkte e shërbime të tjera, për shkak të rritjes së kostove të transportit.

“Në radhë të parë është Autoriteti Konkurrencës që duhet të futet në lojë. Por edhe qeveria duhet të mendonte realisht siç bëjnë fqinjët për fiksim të çmimit të karburanteve në një nivel të arsyeshëm si përshembull Kosova”.

Përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve bëjnë të ditur se pas konfliktit në Lindjen e Mesme janë furnizuar me një çmim të naftës në 900 dollar për tonë nga 750 dollarë për ton më parë.ndërsa lajmërojnë në ditët në vijim që edhe në Shqipëri do të pritet një rritje e çmimit të naftës deri në 40 lekë./Top Channel

Trump: Pas përfundimit të operacionit në Iran, çmimi i naftës do të bie edhe më poshtë se që ka qenë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se çmimet e naftës mund të mbeten të larta ndërsa sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit vazhdojnë, gjë për të cilën kanceIari i Gjermanisë, Friedrich Merz, paralajmëron se është “e dëmshme për ekonomitë tona”.

Presidenti amerikan ka deklaruar se sapo të përfundojë situata në Iran, çmimet e naftës do të bien, e sipas tij, më poshtë sesa ishin më parë, raporton Anadolu Agency.

“Nëse kemi çmime pak më të larta të naftës për një kohë të shkurtër, por sapo kjo të përfundojë, ato çmime do të bien, besoj, madje më poshtë se më parë”, ka deklaruar presidenti Trump.

Por, kancelari gjerman, Merz, ka përsëritur se shpreson që luftimet të përfundojnë sa më shpejt në Iran, sepse çmimet e naftës po e dëmtojnë ekonominë.“Kjo, sigurisht, po i dëmton ekonomitë tona. Kjo është e vërtetë për çmimet e naftës, dhe kjo është e vërtetë edhe për çmimet e gazit. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar kancelari gjerman Merz.

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm teksa Irani vazhdon sulmet në Lindjen e Mesme, në përgjigje të ofensivës së vazhdueshme nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Nafta Brent është rritur për 10 për qind, duke arritur në mbi 82 dollarë për fuçi të hënën, pasi të paktën tri anije u sulmuan pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë fundjavës. Çmimet e gazit natyror janë rritur deri në 25 për qind.

“Në Iran është shkatërruar thuajse çdo gjë”, Trump paralajmëron Spanjën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar se do të ndërpresë të gjithë marrëdhëniet tregtare me Spanjën, pasi qeveria e majtë e këtij vendi refuzoi të lejonte avionët amerikanë të përdornin bazat e saj për të sulmùar Iranin dhe kundërshtoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes si pjesë e NATO-s, raporton AFP.

“Spanja ka qenë e tmerrshme”, tha Trump për gazetarët gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Ne do të ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asnjë lidhje me Spanjën“, tha ai.

Trump deklaroi më tej se ushtria amerikane ka pasur sukses, duke theksuar se “në Iran është shkatërruar pothuajse çdo gjë”.

Ai shtoi se lufta me Iranin u zhvillua kaq shpejt, aq sa Uashingtoni nuk pati kohë të përgatiste një plan evakuimi për ambasadat amerikane apo për të nxjerrë jashtë rrezikut shtetasit amerikanë.

Ai bëri këtë koment kur u pyet pse SHBA-të nuk kishin një plan për të evakuuar misionet diplomatike apo qytetarët kur situata u përshkallëzua.

Lajmet për suIm iranian në Shqipëri, reagojnë Muxhahedinët

Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë cilësuar nga Muxhahedinët si propagandë e orkestruar nga regjimi iranian.

Sipas reagimit të tyre nëpërmjet zëdhënësit Shahriar Kia, thuhet se kjo po bëhet për qëllime të qarta që krijojnë një lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, për të ndjekur interesat e regjimit iranian.

Muxhahedinët theksojnë se këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohet në asnjë fakt. Ata shtojnë se kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, me qëllim rritjen e rezonancës dhe përhapjes së lajmit sa më shumë të jetë e mundur.

Gjithashtu, Muxhahedinët bëjnë të qartë se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri. /Euronews.al/

Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të refIektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve paralajmërojnë një rritje me 20 lekë për litër brenda 2 ditëve.

Po ashtu, ata parashikojnë një rritje maksimale deri në 30–40 lekë për litër në ditët në vijim, por shtojnë se këto çmime do të jenë provizore, në varësi të ecurisë së konfliktit.

Tregu i naftës në Shqipëria varet tërësisht nga importet, ndërsa parashikimet për një rritje deri në 30 – 40 lekë për litër bazohen jo vetëm në mbylljen e ngushticës së Hormuzit, ku kalon pothuajse 20 % e naftës së botës, por edhe me sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, duke sjellë rritje të kostove të importit dhe pasiguri për furnizimet ndërkombëtare.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatës shpjegojnë edhe arsyet se përse rritja e çmimit reflektohet menjëherë dhe nuk lidhet me rezervën e sigurisë. Sipas tyre rritja ndodh çdo ditë në çmimet me shumicë dhe është pikërisht kjo sasi që del në treg, çka bën që të aplikohet menjëherë edhe në çmimet me pakicë.

Të njëjtit përfaqësues thonë se depozitat ndodhen në zona të lira ekonomike dhe janë të mbrojtura në bursë. “Depozitat janë fizike dhe jo në valutë. Aktivizimi i tyre në këtë moment mund të sjellë edhe falimentim të kompanive”, – shprehen përfaqësues të shoqatës.

Legjislacioni në fuqi përcakton se rezerva e sigurisë shërben për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në periudha krize dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit.

Po ashtu, ligji specifikon se rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit natyror dhe nënprodukteve të tyre janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie, të barabarta me 30 ditë mesatare shitjeje, sasi që llogaritet duke u mbështetur në të dhënat dhe rezultatet faktike të veprimtarisë së vitit të mëparshëm./Scan

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik përballë lekut, ndërsa dollari amerikan ka shënuar një forcim të ndjeshëm brenda vetëm një dite, duke reflektuar luhatje të forta në tregun e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave zÿrtare të Bankës së Shqipërisë, një dollar amerikan u këmbye mesatarisht me 82.89 lekë, nga 82.03 lekë që ishte një ditë më parë.

Brenda 24 orësh, monedha amerikane fitoi më shumë se 0.8 lekë, duke regjistruar një nga lëvizjet më të forta ditore të muajve të fundit.

Në të njëjtën kohë, euro vijon rënien dhe u këmbye mesatarisht me 96.19 lekë, nga 96.32 lekë një ditë më parë. Me këtë nivel, monedha europiane prek minimumin historik në raport me lekun, duke konfirmuar trendin e zgjatur rënës që ka nisur prej disa vitesh.

Forcimi i lekut ndaj euros dhe luhatjet e forta të dollarit tregojnë një treg valutor gjithnjë e më dinamik, ku faktorët ndërkombëtarë dhe flukset valutore në vend po ndikojnë drejtpërdrejt në kursin e këmbimit.

Zhvillimet e fundit pritet të kenë ndikim si në importet e paguara në dollarë, ashtu edhe në kursimet dhe kreditë e denominuara në euro, në një moment kur monedhat e huaja po përballen me presion të vazhdueshëm kundrejt lekut. /skyweb.al

SKANDAL brenda zyrave të IKMT, drejtorët rrihen me tyta pistoIetash, kunati i Ergys Agasit mas¤kron Fatmir Metën dhe jep dorëheqjen te Afrim Qëndro

Fatmir Metaj, drejtues i një drejtorie në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është dhùnuar barbarisht nga kolegu i tij Klesti Çela dhe tre persona të tjerë. Shkak është bërë një masë bllokimi që Fatmir Metaj kishte vendosur ndaj një kompanie që derdhte dhera në rrethinat e Tiranës.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se Klesti Çela është drejtor i Mjedisit në IKMT dhe ka shkuar në zyrën e Fatmir Metës bashkë me tre persona të tjerë, dhe pas një debati të shkurtër verbal, e kanë qëlluar këtë të fundit me grushte, shkelma e qyta pistolete.

Ngjarja është në përmasat e skandalit sepse bëhet fjalë për një nga Inspektoriatet më të rëndësishme të shtetit dhe drejtorët rrihen brenda institucionit, mes tyre, me qyta pistoletash.

Për më tepër, nga burime paraprake theksohet se drejtori Fatmir Meta ka zbatuar një urdhër të Kryeinspektorit të sapoemëruar, Afrim Qëndro, duke bllokuar mjetet e një kompanie private sipas parashikimeve ligjore, sepse po shkarkonin dhera e interte në periferi të kryeqytetit duke ndotur mjedisin.

Mirëpo, me këtë vendim nuk ka rënë dakord drejtori tjetër Klesti Çela, i cili ka mësyrë në zyrën e Fatmir Metës bashkë me tre persona të tjerë dhe e kanë dhunuar. Gjatë sherrit, raportohet se janë nxjerr dhe armët e zjarrit, me qytat e të cilave është qëlluar në kokë e trup Fatmir Metaj.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se me emërimin e Afrim Qëndros ishte në një proces transformimi të shërbimit ndaj qytetarëve, por mesa duket, me mentalitet të vjetër ndaj punonjësve të institucionit.

Siç bëhet me dije, drejtori i Mjedisit në IKMT, kunati i Ergys Agasit, menjëherë pas sherrit të dhunshëm ku është përfshirë ka shkuar në zyrën e Kryeinspektorit Afrim Qëndro dhe ka dhënë dorëheqjen. Pritet që për rastin e Klesti Çelës dhe Fatmir Metës të reagojë edhe Policia e Shtetit.

Fatmir Meta është i njohur për shumë episode si drejtues i IKMT-së, por më së fundi është rikthyer në vëmendjen e mediave verën e kaluar, kur ndërmori aksionin për prishjen e paligjshme të bujtinave dhe strukturave akomoduese në Theth.

“Irani paralajmëron Evropën: Mos u bashkoni me Izraelin dhe SHBA-në në luftë – Reagon Meloni”

Në ditën e katërt të luftës, është e qartë se Irani ishte përgatitur t’i përgjigjej një sulmi nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, i cili ishte kërcënuar dhe parashikuar vazhdimisht në javët e fundit. Dhe ndërsa konflikti përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme, tregjet kanë frikë nga pasojat, siç janë tregtia dhe çmimet e mallrave, Ministria e Jashtme e Teheranit u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të mos bashkohen me luftën.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi sulmet e lranit. Ajo shprehu shqetësim për përshkallëzimin që mund të përfshijë Evropën. “Ne nuk mund të lejojmë që regjimi aktual iranian të ketë raketa me rreze të gjatë veprimi me koka bërthamore.”

Të hënën në mëngjes, një dron goditi bazën ushtarake britanike në Akrotiri, Qipro, e cila është një nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por jo NATO. Presidenti Nikos Christodoulides deklaroi se vendi nuk po merr pjesë në asnjë mënyrë në konflikt. Një takim joformal i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të ministrave të BE-së i planifikuar në ishull është anuluar.

“Fola me Presidentin Christodoulides, i cili më informoi për incidentin e vetëm që ndodhi pak pas mesnatës, që përfshinte një dron që synonte bazën britanike në Akrotiri,” shkroi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në X. “Edhe pse Republika e Qipros nuk ishte objektivi, do të doja të isha e qartë: ne të gjithë qëndrojmë të bashkuar, të vendosur dhe pa mëdyshje përkrah Shteteve tona Anëtare përballë çdo kërcënimi.”

Edhe pse qeveria ka deklaruar vazhdimisht se ishulli nuk ishte një objektiv i drejtpërdrejtë dhe se sulmi synonte vetëm bazën ushtarake britanike, alarmi është ngritur në ishull. Dje, katër avionë luftarakë grekë F-16 mbërritën dhe u vendosën në bazën ajrore Andreas Papandreu në Pafos, ndërsa fregatat greke Kimon dhe Psara janë nisur për në Qipro dhe do të mbërrijnë në ujërat territoriale të ishullit sot. Në dritën e sulmit, Greqia vendosi të zhvendosë një bateri të sistemeve të saj raketore Patriot në ishullin Karpathos në Detin Egje juglindor.

“Më shqetëson.

Jam e shqetësuar për kontekstin më të gjerë: një krizë në të drejtën ndërkombëtare që është në mënyrë të pashmangshme rezultat i luftës në Ukrainë, kur një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sulmoi qëllimisht fqinjin e saj. Ishte e pashmangshme që kjo të çonte në një periudhë kaosi”, tha Kryeministrja Meloni në një intervistë me Tg5. “Padyshim që më shqetëson sepse do të ishte budallallëk të besohej se ajo që ndodh edhe larg kufijve tanë nuk na përfshin. Kjo është arsyeja pse Italia punoi kaq shumë për të arritur një marrëveshje serioze mbi çështjen bërthamore iraniane, veçanërisht në një kohë kur e drejta ndërkombëtare po lëkundet”.

Kryeministrja foli për “një krizë në të drejtën ndërkombëtare që është në mënyrë të pashmangshme rezultat i luftës në Ukrainë, kur një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sulmoi qëllimisht fqinjin e saj”. Ajo konfirmoi se Uashingtoni dhe Tel Avivi vendosën të sulmonin pas rënies së një marrëveshjeje bërthamore pa përfshirë partnerët e tyre evropianë.

Ajo ripërtëriu angazhimin e saj për të luftuar terrorizmin islamik, përfshirë përmes Komitetit Kombëtar për Rendin dhe Sigurinë të thirrur nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi. Ministria e Brendshme ka rritur vigjilencën në mbi 28,000 objektiva të konsideruara të ndjeshme. Asnjë fjalë për ofensivën e nisur nga aleatët Trump dhe Izraeli.

Presidenti i SHBA-së shprehu zhgënjimin e tij të thellë me sjelljen e aleatit të tij britanik, kryeministrit Keir Starmer. “Nuk ishte e dobishme. Nuk mendoja kurrë se do të shihja diçka të tillë nga Mbretëria e Bashkuar. Është shumë e trishtueshme të shohësh që marrëdhënia nuk është më ajo që ishte dikur”, tha ai në një intervistë me The Sun. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, kujtoi: “Ne paralajmëruam me përgjegjësi se kjo luftë do të bëhej rajonale”. Mijëra italianë janë aktualisht të bllokuar në rajon, veçanërisht në vendet e Gjirit. Një “pikë kthese e madhe dhe një fitore e madhe” janë në rrugë e sipër, deklaroi një zëdhënës i Gardës Revolucionare, i cituar nga agjencia e lajmeve Fars./Lajmi i fundit

Njihuni me babanë e Selinës/ Portreti i panjohur që trazoi “BBV”

Selin Bollati është kthyer në një nga protagonistet kryesore të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por vëmendja së fundmi është zhvendosur jashtë shtëpisë, te babai i saj, i cili deri më tani kishte mbetur një figurë larg syrit të publikut.

Edhe pse fytyra e tij ishte e panjohur, emri dhe deklaratat e tij kanë bërë bujë të madhe.

Ai u bë protagonist fillimisht përmes një letre dërguar vajzës në shtëpi, ku i kërkonte me ngulm distancimin nga Miri.

Por, përfshirja e tij nuk u ndal me kaq; në një lidhje për programet e Top Channel, ai shokoi opinionin publik duke i etiketuar veprimet e Mirit si “perverse” dhe duke e qùajtur atë “zhigolo”.

Tashmë, përtej zërit kritik dhe letrave të ashpra, ky është imazhi i babait që po monitoron çdo lëvizje të Selinës në ekran.