Në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një foto e një zonje elegante, e cila mban veshur një fustan fin, por që pa dashje, siç duket, i kanë dalë vithet në shesh.
Ajo është avokatja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rajonin e Bashkortostan, në Rusi, Milana Skorobogatov.
Siç mund ta shikoni, Milana u ka kthyer fundshpinën e saj interesante fotografëve, teksa rri me gotë në dorë në prani të personave të tjerë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur admirim për fundshpinën e Milana Skorobogatova.
Një ndër ndjekësit e VladTime shkruan:
Të mjerët djem. Unë dorëzohem. S’ia dal dot më”. Megjithatë, edhe pse shumë mendojnë se avokatja është shfaqur në festë pa të brendshme, ka të tjerë që mendojnë se kjo është thjeshtë një foto e bërë me fotoshop dhe në të nuk ka asnjë gjë të vërtetë.
Vetë Milana bën me dije:
Kjo nuk mund dhe nuk jam unë. Nuk është në stilin tim dhe kjo nuk është pamja ime”. Siç duket, ka qenë thjesht gënjeshtra e radhës.
Një tjetër zullum, është bërë nga derdimeni i paskrupullt Fatmir Mediu, me fondet publike në vitet e pushtetit 2005-2013, lidhur me emërimet e pagat fiktive mujore, që ka dhënë kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe ministër Mjedisi.
Nuk bëhet fjalë, për paga punonjësish, se ato kanë qenë me shumicë, për familjarë pushtetarësh të PD-LSI, të cilët nuk ishin fare në Shqipëri; por për pagën “Drejtore Drejtorie”, që ish-ministri Fatmir Mediu i ka dhënë këngëtares Eli Fara.
Sipas informacionit me burim konfidencial nga Thesari i Shtetit, thuhet se këngëtarja Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”, drejtori që nuk ka ekzistuar fare, por u sajua nga Fatmir Mediu.
Edhe pas muajit mars 2008, kur Mediu iku për shkak të Gërdecit; këngëtares Eli Fara i vazhdoi paga nga ministri pasardhës Gazmend Oketa, të cilit iu la “amanet” mos ta hiqte nga borderoja, ndërsa në shtator 2009 kjo drejtori u shkri me gjoja “suprimim strukture”.
Mirëpo, këngtarja nuk mbeti pa pagë drejtori, mbasi Fatmir Mediu që kishte dobësi për zërin e saj; kur shkoi ministër Mjedisi e emëroi “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”; drejtori të cilën e sajoi, për t’i ngrohur xhepin këngëtares së zemrës.
Sipas letrave, për këngëtaren nuk paska qenë vetëm paga e majme prej 8 vitesh, por dhe dietat e shumta, që paguhesin nga buxhetet e e dy ministrive, me shënimin “Udhëtime pune”, të sajuaa e urdhëruara nga shef Fatmiri; madje me disa ditë qëndrimi në shtetet e SHBA-BE e deri në vende ekzotike.
Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se shefi, Fatmir Mediu dhe vartësja zyrtare Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste në shtete të BE.
Ndërsa në total, në afro 8 vite, këngëtarja ka udhëtuar 150 herë me shpenzime të shtetit, si Drejtore Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Mjedisit në formë “shërbimesh pune”; për të cilat, numrin e ditëve dhe faturat për hotele-restorante i miratonte ministri Mediu,
Sipas dokumentacionit, shumica e faturave dhe biletave janë fotokopje; por auditet e brendëshme në këto ministri; kanë vërtetur se Fatmiri e Eli, nuk kanë udhëtuar për qejf me milionat e shtetit; por vetëm për shkak të detyrës si “Delegacion pune” të dy ministrive përkatese.
Në fakt, Eli Fara shkonte për koncerte private, ndërsa “princi” e shoqëronte, deri sa i vodhi dhe zanatin duke u bërë vëtë këngëtar dasmash, sidomos duke u praktikuar te vila që i ka bërë dhuratë në SHBA.
Gjithçka mund dhe duhet ta verifikojë SPAK-u, madje dhe një fjalë që vazhdon qarkullon në Ministrinë e Mjedisit; sikur Fatmir Mediu i ka dhënë 500 mijë dollarë vajzës së këngëtares, për një projekt fantazmë “Rinia e Parqet malore”, maskuar pas një OJF-je./Pamfleti
Histori nga më të çuditshmet, por që fatkeqësisht gjejnë goxha terren në shoqërinë shqiptare është rasti i një vajze të martuar, e cila përditë përballet me një realitet të hidhur.Një vajzë ka shkruar për JOQ Albania se prej disa vitesh është e martuar, por burri i ka shkuar në emigrim, ndërsa ajo aktualisht ka sakrifikuar karrierën e saj, për t’i shërbyer babit, të cilin e ka të sëmurë.
Deri këtu historia e vajzës nuk ka asgjë për të ardhur keq, apo për t’u habitur, deri sa vjen një moment i dytë, kur një grua e ve, dyshon se vajza i ngacmon të dashurin.Vajza pohon se kjo grua e ve e shan rrugëve, madje ka dërguar edhe një tjetër ish të dashur të saj që ta kërc.ënojë. Ajo pohon se ta rr.ahësh nuk është mirë të ndysh duart me të, por nga ana tjetër edhe nuk di ç’të bëjë.Vajza kërkon mendimi e juaj.
Mesazhi i plotë i vajzës:Përshëndetje!Kam një pyetje rreth një çështjeje që më shqetëson vërtetë shumë personalisht, kam nevojë për një mendim tuajin sepse shoh këtu në faqen tuaj disa komentues të mrekullueshëm që shprehin mendimin e tyre të vërtetë dhe konkret.
Jam një vajze e martuar dhe për fatin tim të keq jetoj larg me bashkëshortin se Ai ka emigruar për një të ardhme më të mirë për familjen në të ardhmen. Unë jetoj me babin që e kam të paralizuar dhe i shërbej atij në pjesën më të madhe të kohës sime dhe kam hequr dorë për një fare kohe nga karriera dhe jeta time sociale, bëj një jetë të thjeshtë dhe e qartë në objektivat e mia.
Pooooor më shqetëson shumë një grua e ve, e cila për fajin tim të keq jeton në një qytet me mua dhe ish i dashuri saj ka respekt e vlerësim për mua dhe familjen time. E veja ka filluar të shpife për mua se unë kam një lidhje me ish-in e saj, ku në fakt unë nuk kam përjetuar kurrë asgjë me këtë njeri sepse faleminderit Zotit kam një bashkëshort në Jetën time dhe as në subkonshiencen time nuk ekziston person tjetër.
Ajo një ditë më përshendet e më pyet si ia kam kaluar, a kam lek, etj, etj. Pyetje që të bënin të mendoje se ishte njeri i mirë ( por e ndjeja) si një person të dyshimte në ate që fliste.
Kaluan disa muaj ashtu dhe pas ca kohësh kur unë një ditë po flisja me ish-in e saj ajo më thotë pas shpines së tij se unë qënkam një femër e p.oshtër dhe që paskam si qëllim j.oshjen e këtij personi…se unë nuk jam aq e mirë sa dukesha…nuk po iu besoja fjalëve, u ndjeva shumë e po.shtëruar por u përmbajta dhe e pyeta, a je në terezi?!
Ajo më ka ndjekur nga pas, më ka nxjerr një ish-in tjetër të saj për të më kerc.enuar dhe nuk durova dot dhe i tregoj tim shoqi, ai vjen dhe kërkon kte mashkullin dhe i thotë nusja ime nuk i ka kujt borxh por ferra t’i hyje në kembe gjej vend e futu. Kaluan disa ditë në heshtje kjo vazhdon e flet sërish, shpif për moralin dhe c.ënon dinjitetin tim. Nuk di si të veproj me të, flet për mua më përqesh në rrugë kur jam me makine e shumë gjeste vu.lgare që vetëm një femër e atij llojit bën.
Në polici nuk ia vlen të shkosh për të se vendi ynë i vogël dhe të merr historia. T’a rra.hësh nuk ndyhen duart me të, por se di çfarë të bëj me të?!
Theksoj se i shkruan dhe ish-it të saj mos fol fare me ate se ajo është femra më e ulet në një kohë që mua nuk më njeh kush për mirë as për keq se kam studiuar e punuar jashte qytetit tim dhe shëndeti i babit më ka lidhur me këtë qytet. Ju lutem më jepni një mendim nga ana juaj. Ju jam mirënjohëse.”
Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi.
Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.
Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.
Artisti i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore.
Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike.
Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.
Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.
Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000.
Shpati u bë i njohur në tregun muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta bëni edhe te ardhmen po kaq te bukur. Beqaret do lodhen se kërkuari, por fatkeqësisht pa shume fat. Gjendja financiare do filloje dalëngadalë te konsolidohet. Do i bëni mire llogarite para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.
Demi
Do ketë goxha mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite. Do mërziteni pa mase dhe do kërkoni te largoheni nga ambienti ku ndodheni. Nëse jeni ende beqare do arrini me ne fund te hidhni hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do e përmirësoni dalëngadalë gjendjen. Borxhet shlyejini pak me vone.
Binjaket
Do afroheni mjaft me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do keni mundësi te diskutoni edhe për tema delikate. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe do arrijnë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Gjendja e financave nuk do jete shume e mire. Mundohuni te mos shpenzoni pa fund qe te mos keni vështirësi me te mëdha.
Gaforrja
Dite e mbushur me surpriza si pozitive ashtu edhe negative kjo e sotmja. Here do dashuroheni me furi dhe here do debatoni shume ashpër me partnerin. Beqaret do ndihen gati për njohje te reja dhe nuk do ndalen për asnjë çast se kërkuari. Ne planin financiar do iu duhet te merrni disa vendime me rëndësi ne mënyrë qe gjerat te ndryshojnë.
Luani
Dite goxha e qete dhe pa asnjë vështirësi kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u sforcuar te bëni gjera me inat. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim shume te veçante. Duhet te bëjnë edhe pak kohe durim. Për financat do jete dite pozitive. Planetët do iu tregojnë rrugën e duhur për ta stabilizuar gjendjen.
Virgjeresha
Dashuria ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë kohës sot. Edhe pse te shumte do jene personat qe do mundohen t’ua prishin planet nuk do ja dalin dot mbanë. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin e përshtatshëm dhe do fillojnë menjëherë një lidhje. Për financat nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Gjendja do jete është me e mire nga sa mendonit.
Peshorja
Zjarri i pasionit do ndizet fort gjate kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do mendoni sesi te krijoni një ambient sa me romantik. Idetë nuk do mungojnë nga te dyja palët. Për beqaret do ketë çështje shume me te rëndësishme sesa dashuria. Financat do mbeten te qëndrueshme. Do mund te shpenzoni pa frike për gjerat me te domosdoshme.
Akrepi
Do argëtoheni pa fund me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume nga jeta. Edhe beqaret do ndihen te bekuar nga yjet pasi do takojnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje rrënjësisht për ta. Financat do jene te paekuilibruara. Duhet te vazhdoni te përkujdeseni kur te kryeni shpenzime ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet me tepër.
Shigjetari
Fale ndihmese do iu japë sot Venusi, do kaloni një dite te paqte pranë atij qe dashuroni. Do merreni vesh për gjithçka me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë mundësi për aventura te njëpasnjëshme dhe mjaft emocionuese. Koha duhet shfrytëzuar deri ne maksimum. Financat do i organizoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me shume sesa duhet.
Bricjapi
Dite shume e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do i përkushtoheni njeri-tjetrit dhe do mundoheni ne çdo çast ta përforconi sa te mundni lidhjen. Beqaret do ndihen gati si për aventura ashtu edhe për lidhje serioze. Mundësitë do jene te mira, mjafton t’i shfrytëzoni. Financat do jene ne një gjendje goxha te mire.
Ujori
Te dashuruarit nuk do kenë asgjë për çfarë te qahen. Secili do beje aq sa mundet për te ruajtur harmoninë dhe alegrine. Beqaret do marrin propozime nga persona te mrekullueshëm dhe për me tepër me pozite. Nuk duhen humbur për asnjë arsye këto mundësi. Ne planin financiar do jeni te përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.
Peshqit
Do tërhiqeni nga një person tjetër gjate kësaj dite dhe ka mundësi ta tradhtoni partnerin. Kjo do jete shkatërruese për lidhjen qe keni dertuar deri me sot. Beqaret do fillojnë shpejt një histori dashurie pasionante. Ne planin financiar do keni shume vështirësi për t’ia dale mbanë dhe kjo për shkak te çmendurive qe keni bere deri me sot.
Nga “The Sun“/ Për botën e jashtme, Debora Krasniqi dukej si një tjetër fytyrë joshëse që përzihej me banorët e lagjes luksoze “Battersea”. Por pas manikyrëve të përsosur dhe çantave firmato, 36-vjeçarja ishte në të vërtetë gruaja e gangsterit shqiptar të niveleve të larta Flamur Beqiri, përpara se të shikonte se si burri i saj të qëllohej për vdekje në pragun e shtëpisë së tyre.
Bashkëshorti i saj ishte konsideruar më herët si një nga personat më të kërkuar të Suedisë, si pjesë e një rrjeti trafiku kanabisi prej 2 milionë paundësh. Debora, vetëm mund të shihte e pafuqishme teksa burri i saj, vëllai i ish-yllit të serialit “The Real Housewives of Cheshire”, Misse Beqiri të qëllohej për vdekje në prag të Krishtlindjeve në vitin 2019 për shkak të një përplasjeje me bandat suedeze të drogës.
Flamur Beqiri u qëllua me armë në pragun e pronës së tyre prej 1.7 milionë funtesh në Battersea, teksa gruaja e tij mbronte djalin e tyre dyvjeçar. Në atë kohë, prokurorja e CPS-së, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një “rivaliteti të ashpër midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”.
6 vjet më vonë, Debora e ka rishpikur veten si një avokate e suksesshme në Dubai. Tani ajo punon si avokate për “ADG Legal” me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ka lënë pas tmerrin e së kaluarës së saj. Debora punon nga zyrat e firmës në Kullën luksoze Burj Gate në qendër të Dubait.
Një burim i tha The Sun: “Debora përjetoi një nga përvojat më të tmerrshme, duke parë burrin e saj të dashur të vritej para shtëpisë së tyre. Por ajo është një forcë e natyrës, punoi shumë dhe u bë avokate. Tani ajo jeton jetën në Dubai dhe punon në çështje të mëdha ligjore që përfshijnë disa nga njerëzit më të pasur në botë.”
Profili i Deborës në “ADG Legal” thotë se ajo u bashkua në vitin 2023 dhe mban një diplomë të shkëlqyer në drejtësi, si dhe një master në Praktikë Ligjore. Shton se ajo më parë kishte themeluar një kompani investimesh në prona banesore dhe kishte rol në menaxhimin e projekteve të mikpritjes në “Swiss Diamond Hotel” në Lugano, Zvicër.
Është një kthesë e jashtëzakonshme për Deborën pasi vrasja gjakftohtë e burrit të saj u bë lajm kombëtar. Beqiri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar 4 ose 5 vjet para vdekjes së tij. Ai drejtonte një shtëpi diskografike hip-hop të quajtur “Skrilla” në Malmo, e cila ka një komunitet të madh emigrantësh ballkanas, megjithëse ai fshihte një jetë të dyfishtë si një gangster i nivelit të lartë.
Të shtënat tmerruese
Debora mund të dëgjohej duke bërtitur dhe duke përqafuar djalin e saj në pamjet dramatike të kamerave të sigurisë të të shtënave të tmerrshme në prag të Krishtlindjeve 2019. Pak çaste më parë, çifti dhe fëmija i tyre kishin mbërritur të gjithë në shtëpi dorë për dore, me foshnjën që mbante një dhuratë që i ishte dhënë nga dadoja e tij.
Një burrë me të zeza kishte nxituar drejt tyre dhe kishte nxjerrë një pistoletë gjysmë-automatike dhe qëlloi pothuajse të gjithë karikatorin e mbushur drejt Beqirit. Debora i tha Gjykatës së Kurorës Southwark gjatë një gjyqi në nëntor 2021 se nuk e dinte çfarë po ndodhte derisa ai “ra në tokë”.
Anis Hemissi, 24 vjeç, nga Suedia, u shpall fajtor për vrasje dhe posedim të një arme zjarri. Foshnja e tyre 3-muajshe dhe tre gjyshërit e fëmijëve ishin brenda në shtëpi ndërsa Beqiri mori 8 plumba, teksa ndaj tij ishte qëlluar 10 herë.
Vrasësi me pagesë Anis Hemissi – i cili më vonë u burgos përjetë – kishte veshur disa maskime, duke përfshirë maska lateksi dhe një veshje mbledhësi mbeturinash, teksa kryente vëzhgime në zonë në ditët para vrasjes.
U tha se Beqiri ishte goditur për të shkaktuar “terror dhe tronditje maksimale” për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Suedi. Megjithatë, Debora ishte e bindur se ai ishte një biznesmen që i bindej ligjit dhe tha: “Nuk e dija këtë” kur i treguan se ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe e përshkruan atë si një “boss në një bandë ndërkombëtare droge”.
Ajo tha se ishin takuar në Holandë teksa Beqiri supozohej se punonte në industrinë e muzikës. Gjykata dëgjoi se çifti kishte marrë hua 750 mijë paund për shtëpinë e tyre trekatëshe, me një pagesë fillestare prej 950 mijë paundësh, dhe gjithashtu kishte marrë me qira një pronë në Dubai.
Debora shtoi se burri i saj kishte qenë “shumë i stresuar” përpara atentatit pasi investuan kursimet e tyre të jetës në një bankë suedeze përpara se të zbulonin se ndërmjetësi ishte një mashtrues.
“Rashë keq në dashuri”
Beqiri bleu shtëpinë e tij në Battersea në shtator 2017 përpara se të martohej me Deborën në liqenin e Komos në Itali vitin pasardhës. Një artikull në revistën “Grace Ormonde Wedding Style”, i cili paraqiste foto të rastit, zbuloi se çifti ishte takuar në Facebook. Debora tha se ata “u dashuruan thellësisht” në dasmën e motrës së tij. “Kishte diçka të veçantë në lidhjen dhe lidhjen tonë”, tha ajo.
Debora, e cila është shfaqur edhe në “The Real Housewives Of Cheshire”, tregoi se si Beqiri i propozoi asaj pasi fluturoi me të dy familjet e tyre në Austri për Krishtlindjet e vitit 2017. Ajo u zgjua një mëngjes dhe gjeti dyshemenë e dhomës së gjumit të mbuluar me petale trëndafili dhe burrin e saj të ardhshëm të ulur në një gju.
Ajo kujtoi: “Ai kishte vënë në sfond këngën “Magic” nga Coldplay, gjë që më zgjoi. U ngjita lart ku e gjeta të ulur në gjunjë në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Kjo më vonë u bë edhe kënga jonë e vallëzimit të parë të dasmës.” Beqiri pagoi për mysafirë nga e gjithë bota që të qëndronin në “Grand Hotel Imperiale” me pesë yje pranë Liqenit të Komos.
I shpallur si një nga më të kërkuarit e Suedisë
Beqiri, i cili kishte kombësi të përbashkët suedeze dhe shqiptare, pretendonte se ishte në biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës që nga viti 2007 si pjesë e një bande të udhëhequr nga Daniel Petrovski, 38 vjeç, sipas asaj që u tha në gjykatë.
36-vjeçari ishte shpallur më parë si një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pas zbulimit të 340 kg kanabis në Helsingborg, zbulimi më i madh i drogës në historinë suedeze. Hetuesit kishin kapur një makinë ndërlidhëse që ishte përpjekur të kontrabandonte kanabisin në port dhe ta çonte atë në një vend takimi në Malmo. Një burrë, që mendohet të ketë qenë Beqiri, i cili do të priste makinën, arriti të ikte.
Edhe pse akuzat për drogën u rrëzuan më vonë, ai u dënua për kontrabandë dhe iu dha një dënim me kusht. Beqiri ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i gangsterit Naief Adawi, 37 vjeç, i cili ishte dënuar me 8 vjet burg në Danimarkë për një nga grabitjet më të mëdha të vendit. Adawi ishte shënjestruar më herët nga persona të armatosur jashtë apartamentit të tij në Malmo, ku la djalin e tij të porsalindur dhe iku me vrap teksa partnerja e tij mjeke, Karolin Hakim, 31 vjeç, u qëllua për vdekje.
Vrasësi me pagesë Hemissi, 24 vjeç, një kikbokser profesionist nga Suedia, ishte punësuar nga rivalët e Beqirit dhe ishte pjesë e një ekipi prej 4 vrasësish të dërguar nga atdheu i tij për të kryer “sulmin e organizuar”. Grupi kishte marrë me qira një apartament për vrasësin me pagesë përpara se ta pastronte më pas.
Të dhënat e “Companies House” tregojnë se Debora ishte bashkëdrejtoreshë me burrin e saj në një firmë konsulence, e cila është gjithashtu e listuar në profilin e saj në LinkedIn. Ajo ishte gjithashtu drejtoreshë e një kompanie pasurish të paluajtshme, “Pavilion Asset Ltd” dhe një kompanie tjetër të përfshirë në shitjen me pakicë online.
Në profilin e saj në LinkedIn ajo thotë se ajo ndoqi Shkollën e Drejtësisë nga viti 2009 deri në vitin 2013, por u bë avokate praktikante vetëm në mars të vitit 2020, duke siguruar punën e saj të parë në BUKS përpara se t’i bashkohej “Ackroyd Legal” në nëntor 2022. Para kësaj, ajo kishte punuar në Ashhurst si oficere kundër pastrimit të parave.
Tani duke punuar në Dubai, ADG merret me klientë që përballen me akuza për të drejtën penale dhe pastrimin e parave, por edhe me çështje civile. Kompania u bashkëthemelua nga avokati Peter Gray, i cili u dëbua nga Britania në vitin 2022 pasi u zbulua se kishte fshehur qëllimisht prova të rëndësishme se Abdourahman Boreh nuk ishte përfshirë në një sulm terrorist, një përpjekje për të bindur gjyqtarin të ngrinte 65 milionë paund nga asetet e multimilionerit.
Në paketën fiskale të vitit 2026, qeveria synon të reduktojë përdorimin e parasë cash në ekonomi, përmes uljes së vlerës së lejuar të transaksioneve me para në dorë dhe vendosjes së detyrimit për pajisjen e bizneseve me terminale “POS” për pagesat me kartë.
Ndryshimet e propozuara në ligjin për procedurat tatimore parashikojnë uljen e pragut për pagesat në cash ndërmjet bizneseve nga 150 000 lekë në 100 000 lekë. Po ashtu, do të vendoset për herë të parë një kufi prej 500 000 lekësh për transaksionet me para në dorë ndërmjet individëve dhe të vetëpunësuarve apo tregtarëve, bazuar në praktikat ekzistuese dhe eksperiencat e vendeve të tjera.
Sipas të dhënave të gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, përdorimi i parasë në dorë mbetet i lartë në ekonomi. Rreth 46.4% e faturimeve ndërmjet bizneseve dhe 9.7% e vlerës së transaksioneve kryhen ende në cash, pavarësisht kufirit ligjor aktual. Ndërkohë, në marrëdhëniet midis bizneseve dhe individëve, 90.6% e faturimeve dhe 64.2% e vlerës së transaksioneve vazhdojnë të realizohen me para në dorë.
Për të adresuar këtë situatë, autoritetet fiskale propozojnë që çdo tatimpagues të pajiset me terminal POS në çdo pikë shitjeje, sipas afateve të përcaktuara në ligj. Përjashtim do të kenë subjektet që operojnë në zona pa mbulim interneti, ata që janë të përjashtuar nga lëshimi i faturës, si dhe individët e vetëpunësuar që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe kanë vetëm një vendndodhje të aktivitetit.
Sipas projektit, strukturat akomoduese, sektori i transportit dhe institucionet publike duhet të instalojnë terminalet POS deri më 30 maj 2026, ndërsa të gjitha bizneset e tjera deri më 31 dhjetor 2026. Këto afate synojnë të japin kohë të mjaftueshme për përshtatjen me detyrimet e reja dhe për lehtësimin e procesit të zbatimit.
Në mbështetje të kësaj nisme, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa për të ulur kostot e transaksioneve bankare dhe për të nxitur përdorimin e POS-ve. Ndër to përfshihet ofrimi falas për 12 muaj i terminalit POS nga MasterCard, duke filluar nga 1 maji 2026, si dhe zbatimi i rregullores europiane “Interchange Fee Regulation”, që synon të kufizojë tarifat bankare.
Sipas institucioneve financiare, këto masa do të kontribuojnë në rritjen e pagesave elektronike, formalizimin e qarkullimit të parasë dhe uljen e evazionit fiskal. /Skyweb.al
Në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin u komentua mes panelistëve dhe një lajm që ka qarkulluar së fundmi se kryeministri Rama ka nisur proceduarat për blerjen e një mjeti të blinduar për sigurinë e tij.
Sipas politikanit Faik Basha, duhen parë arsyet e këtij shpenzimi qeveritar, që mund të jenë nga kërcënimet e deri te organizimi i samitit të NATO.
“Gjeopolitikën e keni ndjekur. Një nga shkaqet kryesore që mund të zgjerohet konflikti në rajon është eliminimi i një prej liderëve të rajonit. Nuk po them që është kërcënuar Rama apo tjetri. Një mjet i blinduar pa tjetër që duhet. Kemi për dy vite dhe samitin e NATO. Duhen parë arsyet… Mos u merakosni se Ramën nuk e gjen gjë”, tha Basha në A2 CNN për Andrea Dangllin. (A2 Televizion)
Gazetari Lavdrim Lita ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me një tender, të pretenduar nga ai, prej 800 mijë eurosh për blerjen e një makine të re të blinduar. Lita e cilësoi këtë veprim si të pajustifikuar dhe provokues në raport me qytetarët.
“Lajmi është që kryeministri Rama ka tenderuar 800 mijë euro për një makinë të blinduar. Pyetja është: nga kush sulmohet ky zotëri? Nga kush ka frikë?”, deklaroi gazetari bë emisionin “Off the Record” në A2 CNN.
Sipas tij, në një vend ku mungojnë fondet për shërbime publike, blerja e një automjeti luksoz për kreun e qeverisë është e papranueshme.
“Kjo është pyetja që duhet të bëjnë qytetarët, ku shkojnë paratë e tyre? Pse duhet të blihet një super makinë si ato të presidentit amerikan?”, shtoi Lita.
Ai theksoi se Rama, pas 13 vitesh në pushtet dhe në mandatin e tij të katërt, nuk mund të justifikojë një shpenzim të tillë, duke e krahasuar luksin qeveritar me atë të udhëheqësve të fuqive botërore.
“Do të ecë edhe kryeministri ynë me makinat e blinduara të tipit të Donald Trump-it? Nga kush ka frikë ky?”, tha Lita.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ka qëndruar larg vëmendjes mediatike për një kohë të gjatë, ka tërhequr sërish vëmendjen, këtë herë për jetën e saj personale.
Ajo u bë një nga personazhet më të komentuar gjatë sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kryesisht për shkak të trekëndëshit të famshëm Bora-Donald-Beatrix.
Pas daljes nga shtëpia, mes shumë kritikave, Beatrix dhe familja e saj vendosën të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas bujën e krijuar.
Vite pas largimit, po qarkullon në rrjete një foto ku këngëtarja shihet në publik, por jo vetëm.Ajo shfaqet në stadium në Louisiana, së bashku me një person që përflitet se është partneri i saj
Të dy shihen të pranishëm duke shijuar ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.