E trishtë! Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, ja çfarë bëri për shqiptarët

Një lajm i trishtë vjen nga radhët e Infermierëve: është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Shoqata e Infermierëve njofton se humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Erald Samarxhi konsiderohej një profesionist i përkushtuar dhe shembullor, me një kòntribut të veçantë gjatë pandemisë, si dhe në çdo rast kur pacientët kishin nevojë për ndihmën e tij.

E fundit! Pas shkarkimit të Ballukut, SPAK bën veprimin që trndit qeverinë! Dicka e rëndë do

SPAK zbarkon në Autoritetin Portual në Durrës dhe sekuestron dosjen e tenderit për Portin e Ri tregtar në Porto Romano.

Dosja e tenderit me vlerë 400 mln euro u sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të martën në kuadër të hetimit që po krƴhet nga prokuroria e Posaçme, nën dyshimet për abuzime me tenderin.

Procedura u shpall në dhjetor 2024 ku në garë hynë pesë operatorë ndërkombëtarë.

Në fazën e parakualifikimit të tenderit u skualifikuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane, mes tyre Jan De Nul dhe grupi Vinci.

Me 14 mars 2025 kjo kompani paraqiti ankesë, por Komisioni i Prokurimit Publik pasi e shqyrtoi, vendosi të mos e pranojë atë dhe të vijonte me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Po ashtu u skualifikua edhe konsorciumi Van Oord, një kompania hollandeze e njohur për ndërtimin e porteve, me argumentin se nuk kishte paraqitur në kohë ekuivalentim e licencave dhe dokumentacionit të stafit.

Kështu, në garë mbeti vetëm Archirodon, kompani e cila brenda 9 marsit duhet të paraqesë oferten financiare dhe të finalizohet edhe kontrata për ndërtimin e portit.

Projekti për Portin e Ri tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milion eurove lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit.

Ilir Meta po i bën prsion Kryeministrit! Gazetarja: Edi Rama e solli Durim Babin tek 313 që Ilirit ti

Ditën e djeshme u bë ekstradimi nga Dubai i të “fortit” të Niklës Durim Bami. Në lidhje me ekstradimin e këtij të fundit, gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama qëndron pas tij.

Gazetarja tha se Rama e ka kërkuar personalisht ekstradimin e Bamit, për të goditùr ish-aleatin e tij, Ilir Meta, i cili prej më shumë se viti ndodhet në burg. Ky i fundit, sipas saj, mund të ketë bashkëpunuar me Bamin për eliminime të personave me imunitet.

Dje u ekstradua Durim Bami në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kam informacion se Edi Rama ka kërkuar personalisht këtë ekstradim. Ka pasur deklarata nën brez kur Meta ishte jashtë se Meta dhe Bami mund të kenë bashkëpunuar në eliminime të personave me imunitet. Këto informacione kanë qarkulluar në qershor 2024, kur nisën përpjekjet për ekstradim. Rama po e përdor ekstradimin e Bamit për të goditur zotin Ilir Meta. Kanë qenë në bashkëqeverisje”, deklaroi ajo.

Më tej ajo shtoi se ish-presidenti i Republikës është ndër të vetmi që mund të quhet si një faktor kundër kryeministrit.

Duket se kemi një faktor të fortë kundër kryeministrit. Është Ilir Meta. Për herë të parë e dëgjuam dje që pas një viti e ca në paraburgim, ish-zyrtarë kanë thënë se kryeministri Edi Rama është pas akuzave të ngritura ndaj nesh dhe se ka firmosur dokumentacione në lidhje me to. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që ditën e sotme,  Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”, ka kërkuar transferimin e menjëhershëm nga burgu “313” në një tjetër burg, me arsyetimin se ndodhet në rrezik për jetën.

Menjëherë pas akomodimit në IEVP 313, përmes avokatit të tij, Bami i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë zyrtare për transferim në një tjetër institucion paraburgimi.

Në kërkesë argumentohet se në ambientet e paraburgimit aktual ndodhen persona që ai i konsideron kundërshtarë, çka sipas tij përbën “rrezik real, serioz dhe aktual për jetën dhe integritetin fizik”. Mbrojtja thekson se administrata penitenciare ka detyrimin ligjor të garantojë sigurinë e çdo personi të privuar nga liria.

“Mamica u dogj”, Shkullaku tregon prapaskenat: Largimin e Spiropalit e vuri kusht Balluku

“Qeveri nga halli”, kështu e ka nisur analizën e tij në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan Armand Shkullaku, sa i takon ndryshimeve që kryeministri Rama bëri këtë të enjte në kabinetin qeveritar.

Sipas tij, shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jàshtme, ka qenë porosi e Belinda Ballukut, për shkak të rivalitetin që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Sa u takon figurave të reja që kanë marrë poste drejtuese në disa ministri, Shkullaku i konsideroi si bishta të Belinda Ballukut dhe se për të nuk janë figura politike dhe nuk përfaqësojnë Partinë Socialiste.

Armand Shkullaku: Kjo është një qeveri nga halli, këta janë bishtat e Belindës. Kjo tregon që, Mamica u dogj. Lavdet për liderin nuk të bëjnë punë, të bën punë pushteti që ke me grupet kriminale, me paratë që qarkullon dhe me votat që mbledh. Mamica iku dhe në të gjitha duhet ta pranojmë që ka ikur sepse e ka vënë kusht Bela.

Blendi Fevziu: Si e ka vënë Bela, që të ikë Spiropali?!

Armand Shkullaku: Patjetër! Të gjithë e dimë që, ka pasur një rivalitet mes Belindës dhe Elisa Spiropalit, sepse ajo është e bindur që ka folur kundër Belës etj.

Blendi Fevziu: Unë e di që ka qenë mes Belindës dhe Erion Veliajt, paska pasur shumë rivalitete.

Armand Shkullaku: Njëri ka qenë shef kabineti i Belindës, tjetri ka qenë i caktuar po i caktuar nga Belinda. Iu them bishta, sepse për mua në mandatin e katërt të një force politike, që është forcë tradicionale në Shqipëri, të mos kesh një përfaqësues politik, pra dikush tjetër mbledh votat dhe dikush tjetër ha kumbullat, pra këtu hiq Belindën, Elisa dhe Toni Gogu, pjesa tjetër për mua nuk përfaqësojnë PS.

Kujtojmë se këtë të enjte, 26 shkurt, kryeministri Edi Rama nga ora 11:00 zhvilloi një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit në Pallatin e Brigadave.

Pas mbledhjes që zgjati për disa orë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut. Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu.

Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri. Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në OSHEE.

Zyrtarisht, Brikena i vë “vizën” Mateos, s’do ketë një lidhje mes tyre

Shpresat e Mateos për një romancë me Brikenën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” duket se kanë marrë fund.

Pas dinamikave të ditëve të fundit, modelja ka vendosur të vendosë pikat mbi “i” dhe t’i presë rrugën çdo iluzioni për një raport çifti.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë dhe pa lënë asnjë shteg për keqkùptime, Brikena i ka bërë të qartë Mateos se e sheh atë rreptësisht vetëm si mik. Ajo ka vendosur kufij të qartë edhe për veprimet apo gjestet e afërsisë fizike mes tyre.

“Ty të kam vetëm shok. Dhe shokun nuk e lë me më bërë flokët,” – i ka thënë ajo me vendosmëri, duke i ndalur çdo tentativë për afrimitet të tepruar.

Për ta bërë refuzimin edhe më të prerë, Brikena e ka mbyllur çdo derë edhe për gjeste romantike apo simbolike, duke u shprehur qartë: “Nuk pranoj unazë prej shokëve. Vetëm prej personit me të cilin dua të kaloj jetën.”

Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur

Të dhëna tronditëse vijnë nga Tirana ku vetëm orët e fundit u regjistruan 3 raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha të realizuara përmes vetëhedhjes nga lartësia, me pasojë vdekjen e dy prej tyre.

Mes personave të përfshirë në këto ngjarje të dhimbshme është një djalë i ri dhe dy burra të moshuar, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha sot se në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij. Për pasojë, ai ka hύmbur jetën. Arsyet e aktit fatal nuk janë të qarta dhe policia nuk flet për shkaqe mendore.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.

Burri në moshë të re ka humbur kështu jetën në mënyrë të dhimbshme dhe vetëm më pas është zbuluar i vdekur. Edhe për këtë rast policia nuk evidenton që i ndjeri të ketë pasur probleme mendore. Gjithashtu duket se arsyet e vetëvrasjes i ka marrë me vete.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shtetasi A. N., 87 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve pasi mori plagë serioze. Arsyet dhe rrethanat e vendimit të finalizuan janë të paqarta.

Ndërkohë, shtetasja F. T. kallëzoi se ka humbur kontaktet me motrën e saj, shtetasen K. Gj., 81 vjeçe. Policia tha se po punohet për gjetjen e saj.

Autoritetet policore thonë se në të katër këto raste, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve!

Burri i saj e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite…

Një nënë e tre fëmijëve, e cila u zhduk më shumë se dy dekada më parë, është gjetur shëndoshë e mirë nga hetuesit në Shtetet e Bashkuara.

Michele Hundley Smith u zhduk në dhjetor të vitit 2001, pasi doli nga shtëpia e saj në Eden të KaroΙinës së Veriut, për të bërë pazar për Krishtlindje në Virxhinia. Ajo ishte 38 vjeçe kur shkoi për pazar më 9 dhjetor 2001 dhe nuk u kthye më kurrë.

Burri i saj i shqetësuar e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite, me policinë si në Virxhinia ashtu edhe në Karolinën e Veriut që ende kërkonte në mënyrë aktive, të asistuar edhe nga FBI-ja.

Tre fëmijët e saj, 19, 14 dhe shtatë vjeç në atë kohë vazhduan, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, ta kërkonin atë gjatë gjithë viteve.

Më herët këtë muaj, hetuesit morën informacione të reja në lidhje me rastin dhe arritën të kontaktojnë Smith, e cila tani është 62 vjeçe.

Zyra e Sherifit të Qarkut Rockingham tha se ajo u gjet në një vend në Karolinën e Veriut.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se ajo ishte “gjallë dhe mirë”, por shtuan se, me kërkesën e saj, nuk do të publikoheshin informacione të mëtejshme rreth vendndodhjes.

Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin

Një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami i është drejtuar drejtorisë së Burgjeve me kërkesën që të mos mbahet në burgun “313” në Tiranë, por të transferohet në burgun e Fushë-Krujës.

Sipas shkresës së përpiΙuar nga avokati i tij, ndër të tjera thuhet se Bamit i rrezikohet jeta në këtë burg.Bami akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale të “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

“Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka filluar dhe po gjykohet çështja penale në ngarkim të grupeve të strukturuara kriminale siç janë grupi “Martinaj”, “Avdylaj”, “Bajraj” etj., ku të pandehur janë rreth 16 persona, të cilët së bashku sipas SPAK kërkonin eliminimin fizik të Bamit.

Në burgun ku ai mbahet aktualisht ndodhen persona, të cilët në të kaluarën kanë siguruar kushte për vrasjen e tij, fakt i njohur botërisht edhe nga media dhe dokumentuar në procedimet penale përkatëse”, thotë mbrojtja e tij, në argumentimin e kërkesës për ndryshim qelie.

“Në takimin me të arrestuarin Durim Bami sot më datë 27.02.2026 në IEVP Rr. “J. Misja” Tiranë rezulton se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, po mbahet në kushte jo të mira, dhe është në stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë në këtë Institucion të disa të arrestuarve me akuzën e vrasjes mbetur në tentative në grup të strukturuar kriminal ndaj tij”, thotë më tej avokati i Bamit.

Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili e mbrojti sërish përbαllë kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë.

Rama akuzoi drejtësinë dhe mediat se po e ngarkojnë me pretendime të pabazuara, duke theksuar se Karçanaj nuk zotëron pasuri luksoze dhe se prej vitesh jeton në një banesë me qira.

Megjithatë, në kontrast me këtë narrativë, të dhëna të publikuara nga PolitikON sugjerojnë se në një nga paraqitjet e saj në GJKKO, veshja dhe bizhuteritë që mbante ish-drejtoresha janë vlerësuar të kalojnë shumën prej 10 mijë eurosh.

Kjo nuk ka mbetur pa i rënë ne sy të pranishmëve në sallë.

Sipas të njëjtave burime, kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar qiranë e banesës së saj për rreth një vit, nëse ajo e paguan pasi hetimet mund të zbulojnë dhe pronarin e vërtetë të banesës ku ajo deklaron se banon me qira dhe do të duhet të japë shpjegime të tjera pastaj.

Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI)

Detaje tragjike kanë dalë në pah nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lutraqi, ku një 17-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga hetimet e deritanishme, i mitur shqiptar, Aleks Vangjeli dyshohet se u kthye në shtëpi pasi u godit me thikë në gjoks dhe u shtri të flinte me pretendimin se ishte i lodhur, në mënyrë që të fshihet plagën nga familja e tij.

Në orët e para të mëngjesit, ai u u gjet i pajetë në shtrat nga vëllai i tij , i cili e dërgoi për në Spitalin e Korinthit, ku për shkak të plagëve të marra dha frymën e fundit.

19-vjeçari u paraqit në Qendrën Shëndetësore në Lutrak me një plagë thike, me pretendimin se u plagos gjatë një aksidenti me makinë. Për këtë mjekët kanë theksuar se nuk është e vërtetmjekët sigurojnë se nuk është e vërtetë. Para hetuesve 19-vjeçari ka kyçur gojën, e vetmja gjë që ka thënë është se shoku i tij shqiptar u godit me thikë për vdekje.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, në një prononcim për Protothema.gr ka reaguar dhe mamaja e këtij të fundit, e cila ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni për ngjarjen e rëndë.Sipas saj, ajo ka mësuar se ka mbetur i vrarë një 17-vjeçar që ishte dhe mik i djalit të saj.

“Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Mora vesh për fëmijën tjetër që kishte vdekur gjatë rrugës. Ishte shok i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di… “, tha nëna e 19-vjeçarit të plagosur për protothema.gr

Në foton e siguruar nga Top Channel mësohet se ky është 17-vjeçari Aleks Vangjeli, i cili u qëllua për vdekje me thikë.

Viktima 17-vjeçar Aleks Vangjeli