U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar ditën e sotme në Librazhd, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental. Rasti ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe ka vënë në lëvizje strukturat policore dhe shëndetësore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga Policia e Shtetit, i riu me inicialet L. D., 23 vjeç, është transportuar fillimisht drejt spitalit të Librazhdit për ndihmë mjekësore urgjente.

Dyshohet se ai është dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte mjetin e tij në ambientet e një servisi privat, në pronësi të shtetasit me inicialet I. P.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dëmtimet e marra kanë qenë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Lajmi për humbjen e jetës së tij është konfirmuar pak kohë pas mbërritjes në spital, duke shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit.

Menjëherë pas njoftimit të rastit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Hetuesit po verifikojnë kushtet e sigurisë në servis, mënyrën se si ka ndodhur incidenti, si dhe nëse janë respektuar rregullat teknike dhe standardet e punës gjatë riparimit të mjetit.

Shumë pak e kanë vënë re/ Gjesti që Mali bën ç’do Prime për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos (Video)

Mes debateve të forta dhe strategjive për lojë, një miqësi e pastër dhe e sinqertë po spikat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Bëhet fjalë për raportin mes Malit dhe Stenaldos, banorit që ka humbur shikimin.

Edhe pse shpesh kamerat fokusohen te zhurma, një detaj emocionues që përsëritet çdo Prime ka shpëtuar pa u vënë re nga masa, por është evidentuar nga personazhi i njohur në rrjetet sociale, Rayman.ink.

Në videot e qarkulluara, shihet se si Mali, në çdo moment konfuzioni, lëvizjeje apo transmetimi live, është gjithmonë aty për Stenaldon. Pa bujë dhe pa u përpjekur të bjerë në sy, ai bën gjestin fisnik duke i ofruar krahun, duke e orientuar nëpër shtëpi apo duke e ndihmuar të ulet dhe të ngrihet gjatë momenteve të ndryshme të spektaklit.

Ajo që e bën këtë veprim edhe më të veçantë është fakti se Mali nuk e ka përdorur kurrë këtë kujdes për të fituar pikë në lojë, për të marrë vëmendje nga opinionistët apo për të bërë rolin e heroit.

Ai e bën këtë në heshtje, thjesht si një shok i vërtetë që dëshiron t’ia lehtësojë qëndrimin mikut të tij në shtëpi.

Ky dedikim i heshtur ka marrë vlerësime maksimale në rrjet, duke u cilësuar si një nga shembujt më të bukur të humanizmit dhe miqësisë brenda këtij formati.

VIDEO

Alarm në burgun grek/ Vritet me armë zjarri i burgosuri, i pranishëm edhe shqiptari Alket Rizai

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Burgun Domokos, në Greqi, ku një i burgosur ka humbur jetën në rrethana misterioze.

Sipas raportimit të mediave greke, ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm është nisur drejt zyrës së krye-rojës së turnit me qëllim për ta vrarë.

Në momentin që ka tentuar ta vrasë ai është qëlluar për vdekje me armë zjarri, nga një tjetër i dënuar me origjinë bullgare.

Ndërkohë thuhet se ngjarja ka ndodhur në prani të shqiptarit që po vuan dënimin në të njëjtin burg, Alket Rizai.

Nuk dihen ende arsyet e krimit, apo nëse ngjarja ka lidhje me vetë Rizain. Në vendngjarje ka mbërritur skuadra e hetimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Kush është Alket Rizai?

Alket Rizai ka një dosje të gjatë kriminale në Greqi. Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet shtesë për veprat penale të tjera kapin shifrën e 25 viteve burg. Emri i tij u bë i njohur në mbarë Greqinë dhe më gjerë për arratisjet spektakolare nga burgu, përfshirë edhe bashkëpunimin e tij me kriminelin grek Vassilis Paleokostas, në një nga arratisjet më të guximshme me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë në Korydallos në vitin 2006.

Megjithëse pas arrestimeve të njëpasnjëshme ai ka kaluar pjesën dërrmuese të jetës së tij pas hekurave, Rizai ka përfituar në vitet e fundit edhe leje të rregullta nga burgu, falë sjelljes së tij më të disiplinuar.

Një rast i tillë ndodhi në janar të vitit 2021, kur gjatë një kontrolli të rastësishëm në një zonë të Lamisë, policia greke gjeti Alket Rizain në një automjet të dyshimtë së bashku me dy të dënuar të tjerë. Ai në atë kohë ndodhej në leje zyrtare 5-ditore nga burgu, çka ngriti pikëpyetje të shumta në opinionin publik dhe median greke.

Një tjetër episod i rëndësishëm ishte edhe paraqitja e tij në Gjykatën e Kundërvajtjeve tre anëtarëshe të Lamisë, rreth një vit më parë. Ai akuzohej për posedim të armëve të improvizuara dhe celularëve të paligjshëm në qeli, por në përfundim të procesit, u shpall i pafajshëm.

Në 11 prill të vitit 2025 ai ka kërkuar lirimin nga burgu.

Ledioni zbuloi diçka të trishtë, çfarë i ka bërë Sara Hoxha

Moderatori i njohur Ledion Liço ka qenë kryefjala e mediave rozë që prej verës së vitit 2025, për shkak të zërave të vazhdueshëm për një krizë dhe ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Sara Hoxha.

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania”, gjatë një bisede me të ftuarën speciale Elvana Gjata, Ledioni ka lëshuar sinjale të forta por kontradiktore rreth statusit të tij aktual, duke e lënë publikun edhe më të paqartë.

Fillimisht, ai la të kuptohej se po kalon një periudhë të vështirë emocionale, teksa komentonte baladën e re të këngëtares.

“Unë po jetoj një periudhë të jetës time në të cilën nuk dua të dëgjoj më këngë të trishta, pra jam i apasionuar vetëm pas këngëve që më bëjnë të kërcej. Ndërkohë, kur ju nxirrni këngën, them ‘pse ma bëni këtë para prime-it?’ sepse ishte si thikë pas shpine,” – u shpreh ai, duke cituar vargjet e ndjera: “Pse u bëre vjeshtë e jetës time, pse ma more dashurinë ti mu”.

Kjo deklaratë u interpretua menjëherë si një konfirmim i tërthortë i ndarjes. Por, vetëm pak minuta më vonë, situata ndryshoi krejtësisht.

Kur Elvana Gjata dha mesazhin se “kush e ka dashurinë, ta mbajë fort sepse është e rrallë”, Ledioni replikoi duke përfshirë veten në grupin e njerëzve të dashuruar. “Ne të dy jemi mirë se e kemi [dashurinë], kështu që jemi në rregull,” – shtoi ai.

Mbetet ende mister nëse çifti i njohur vazhdon të jetë bashkë.

U vu në lojë nga shqiptarët! Xum Allushi gjen nuse, nuk e besoni kush është bukuroshja (foto)

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi, ka surprizuar ndjekësit duke publikuar një foto të rrallë romantike në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë një moment krah partneres së tij, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin e shkurtër por domethënës: “I bekuar”.

Megjithatë, Xumi ka zgjedhur të ruajë ende misterin rreth identitetit të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji të madh me zemra, duke mos lejuar të zbulohen tiparet e saj.

Mori ftesën të takojë Donald Trump! Edi Rama trimërohet, bën gati veprimin që do

Kryeministri Edi Rama, sot ka zhvilluar episodin e gjashtë të sezonit të gjashtë të podcastit të tij “Flasim” ku gjatë këtij episodi Kryeministri është ndalur tek konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar, pas mos-vendimit të Kushtetueses, sa i përket rastit të pezullimit të ministres Belinda Balluku.

Ai është shprehur se ditën e nesërme sëbashku me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën do të depizitojnë një nismë në lidhje me ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit.

“Gjithsesi tanimë kur as gjykata kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret ne do kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, nën cilësinë e deputetit unë sëbashku me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, dhe kryetarin e komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, pra me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do i paraqitet fillimisht grupit parlamentar në mbledhjen e tij të fillimjavës, ditën e hënë në mëngjes dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias” u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Dua të ndalem edhe për një sqarim për konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar, pas mos-vendimit të Kushtetueses. Edhe njëherë, nuk është çështja te personi, por te parimi. Te parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve.

Në këtë vend pa kulturë të të konsoliduar demokratike mdhe me një drejtësi të pavarur në moshë shumë të mitur nuk mhjafton fryma por duhet edhe gërma e ligjit, madje duhet gërmë për gërmë për gërmë, qoftë edhe për gjëra elementare si kjo. Gjykata nuk nën ushtrimine kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa për ccdo person nën hetim, këtë nuk e diskuton askush, dhe askush nuk është mbi ligjin e këtu vbiem dakord të gjithë, e të paktën të gkithë me fjalë, unë bie dakord dhe me vepra por në të njëjtën kohë ka disa funksione,

ku hyn dhe ai i ministrit të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet pra faktikisht nëse ti thua që “unë pezulloj një ministër” “unë pezulloj presidentin e republikës”, “unë pezulloj kryetarin e kontrollit të lartë të shtetit” e ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht ti prodhon një pasojë, të menjëhershme të barabartë me shkakrimin sepse nuk është pezulluar thjeshtë personi sicc mund të ndodhi me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër por është pezulluar funksioni.

Ndërkohë që pikërisht për shkak të funksionit emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është gjëkundi kurrë në asnjë vend të botës mund ta them me plotë gojën tani sepse nuk e ka nxjerrë dot kush një rast kun ë një vend të botës kjo kompetencë është e një prokurori dhe një gjykatësi në një seancë paraprake. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, sot ajo është e pavaruar edhe duhet të mbetet përgjithmonë e pavarur, por pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera,

legjislativit dhe ekzekutivit të cilat ndër të tjera kanë edhe të drejtën dhe detyrën në emërojnë apo të shkakrojnë ministra, dhe kjo e drejtë dhe detyrë nuk ndahet me gjyqësorin, nuk i takon gjyqësorit dhe nuk mund të lejohet që ta marrë gjyqësori. Gjithsesi tanimë kur as gjykata kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret ne do kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, nën cilësinë e deputetit unë sëbashku me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, dhe kryetarin e komisionit të ligjeve,

Ulsi Manja, pra me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do i paraqitet fillimisht grupit parlamentar në mbledhjen e tij të fillimjavës, ditën e hënë në mëngjes dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik pasi prezantimi i nismës do të bëhëet me praninë e medias.

Fisi i tij prej të fortësh?? Rogerti i ashper me Mateon: Kur të dalësh jashtë do të

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi mes Mateos dhe Rogertit, ku ky i fundit ka bërë sërish të njëjtën gjë, atë që di më së miri të bëjë, të ofendojë dhe kërcënojë!

Rogerti, banori të cilit i është tërhequr disa herë vërejtje për shkak të fjalorit të tij dhe mënyrës se si sillet me banorët, ka kërcënuar së fundmi Mateon duke e paralajmëruar për atë çfarë do t’i ndodhë kur të jenë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

“U çfarë do të të bëj unë ty jashtë.”, dëgjohet t’i thotë ai banorit tjetër të kësaj shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Jashtë mos u merr me atë sport se jashtë…E di çfarë të bëj unë jashtë? U ça prej të të bëj unë ty jashtë. O të të shpërlaj e të të përlaj unë ty. Nga shishe uji të bëj limonadë qershie

Mateo: Hajde provoje

Rogerti: Jashtë

Mateo: Hajde provoje edhe këtu edhe jashtë

Rogerti: Çfarë pres unë të të bëj jashtë

Mamaja e Stenaldos prek me rrëfimin e saj, ajo çfarë po i ndodh jashtë asaj që nuk e imagjinonte

E ftuar diten e sotme në Fan Club ishte nëna e Stenaldos, e cila ka bërë një rrëfim rrëqethës. Ajo tha se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe Stenaldo ka qenë arsyeja e ringritjes së saj. Rrëfimi i saj përloti të gjithë personat e pranishëm në Fan Club.

“Ndihem shumë e emocionuar. Më shumë po e përjetoj unë jashtë sesa Stenaldo. Gjithë kohës me ankth se si do të shkojë gjëja. E shoh shumë mirë, si gjithmonë ka forcë për t’i përballuar gjërat. Më ka dhënë frymë, më jep jetë që të jetoj. Jam bërë e fortë pas shumë sakrificash, vetëm Stenaldo më ka dhënë forcë për çdo gjë. Jam shumë e emocionuar, por më mungon shumë. Që i vogël çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Edhe në Gjermani flisnim 10 herë në ditë”, tha nëna e Stenaldos.

Ajo shtoi se e ka pasur shumë të vështirë hyrjen e Stenaldos në Big Brother.

“Ishte aq e vështirë kur hyri në fillim. Thoja: si do ta përjetojë Stenaldo? Unë e kam përjetuar pak keq për shkak të ankthit. Ditën e fundit kam qenë keq, i thashë: ‘Nuk do hysh’. Ai ishte mësuar të merrej me punë. Nuk rri dot një sekondë pa bërë diçka. Kam dashur që të jetë i barabartë, këtë ia kam mësuar që i vogël. Ki mendjen, gjërat shikoi me mendje.”

Mamaja e Stenaldos dha edhe një koment për Juelën.

“Vajzë e mirë, në fillim më pëlqeu shumë, familjare, e rregullt. Nuk e di pastaj pse gjërat ndryshuan”, tha ajo.

Arrstohet ish-ministri, iu vunë prngat pak para se të largohej nga vendi

Shërbimi Kombëtar Kundër Korrupsionit arrestoi ish -ministrin ukrainas të Energjisë, German Galuchenko. Politikani u arrestua pak para se të largohej nga vendi.

“Sot, ndërsa po kalonte kufirin, hetuesit e ndaluan ish-Ministrin e Energjisë në lidhje me rastin Midas”, thanë autoritetet në një deklaratë, duke iu referuar skandalit të korrupsionit që tronditi sektorin e energjisë të Ukrainës vitin e kaluar.

Emri i Galuchenkos nuk u përmend në njoftim, por mediat raportojnë se ai shërbeu si Ministër i Energjisë deri në vitin 2025 dhe dha dorëheqjen në nëntor të atij viti.

“Hetimet fillestare janë duke u zhvilluar, të cilat po kryhen në përputhje me ligjin dhe sanksionet e parashikuara gjyqësore”, u tha në njoftim.

Galuchenko ishte midis ministrave që dhanë dorëheqjen në vitin 2025 pasi Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit zbuloi një rrjet të gjerë pastrimi parash në sektorin e energjisë të Ukrainës, për të cilin hetuesit dyshojnë se ishte orkestruar nga një aleat i Presidentit Volodymyr Zelensky.

Sipas agjencisë, anëtarët e këtij rrjeti ngritën një skemë ryshfeti që vlerësohet në 100 milionë dollarë për të përvetësuar fonde, duke shkaktuar zemërim publik në një kohë kur vendi po përjetonte ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse.

Hetuesit besojnë se Galuchenko përfitoi “përfitime personale”. Ukraina është prekur prej kohësh nga korrupsioni dhe luftimi i këtij fenomeni konsiderohet një parakusht për pranimin e saj në Bashkimin Evropian.

Rrjeti u çmend! Zbulohet e vërteta pas falënderimit të gruas së Tanit për shefin, Nikolinin, kush është ai dhe pse i ndihmoi

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP ishte një slitë e vërtetë emocionesh për Artan Kolën dhe gjithë publikun shqiptar. Nga rrëfimi rrëqethës për jetën e tij të vështirë, te surpriza epike nga bashkëshortja, Tani na tregoi se pas humorit të tij fshihet një histori e jashtëzakonshme mbijetese dhe dashurie. Megjithatë, një detaj gjatë surprizës “theu rrjetin” dhe shkaktoi një furtunë komentesh e aludimesh.

Rrëfimi që përloti shtëpinë

Para se situata të merrte një kthesë komike në rrjetet sociale, Tani preku zemrat e të gjithëve me Linjën e tij të Jetës. Ai tregoi për humbjen e babait në moshën 8-vjeçare, betejën fatale të nënës me kancerin, dhe goditjen më të rëndë: gjetjen e vëllait të tij, Albanit, pas 23 vitesh, vetëm për të dëgjuar fjalët shokuese, “Nuk të njoh”.

Për të ndryshuar këtë atmosferë të rënduar, “Vëllai i Madh” solli në shtëpi bashkëshorten e Tanit, Lirinë. Me një buqetë me lule në dorë (duke përmbysur rolet tradicionale), ajo u shfaq me batutën që shkaktoi ovacione: “Të vinte dita, që unë të të sillja lule ty… Vetëm Tan gjigandi e ka”. Ajo rikujtoi historinë e tyre 25-vjeçare, të nisur nga një “gënjeshtër” e ëmbël e Tanit që i tha “të ka rënë diçka në qerpik” për t’i vjedhur puthjen e parë.

Momenti i “Skandalit”: Kush është Nikolini?

Gjatë bisedës me Tanin dhe publikun, Liria gjeti momentin të falënderonte disa burra që i kishin ndenjur pranë familjes së tyre gjatë sakrificave ndër vite. Ajo u ndal veçanërisht te shefi i saj, Nikolini, duke e falënderuar publikisht që i kishte lehtësuar kushtet dhe oraret e punës, në mënyrë që ajo të arrinte të rriste fëmijët e saj e qetë.

Ky falënderim i sinqertë u kthye menjëherë në “karburant” për rrjetet sociale. Brenda pak minutash:

  • Shpërthyen memet: Përdoruesit filluan të bënin krahasime me skeçin e famshëm të Portokallisë, “Çifti i Lumtur”.
  • Aludimet e rënda: Ndjekësit nisën të insinuonin me ironi se shefi “zemërgjerë” që i lehtëson gruas punën për të rritur fëmijët, fsheh diçka më shumë, duke lënë të kuptohet për një tradhti të mundshme.

E Vërteta: Një “Mollë e Ndaluar” që s’ekziston

Ndërkohë që rrjeti po argëtohej duke ngritur skenare telenovelash, e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe shumë më e thjeshtë.

Burime të afërta pranë familjes kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk ka asnjë hapësirë për dyshime apo skenare të errëta. Nikolini, shefi i Lirisë, është në fakt djali i dajës së Tanit. Ndihma e tij nuk ishte asgjë tjetër veçse një mbështetje e pastër familjare në kohë të vështira, kur Tani dhe Liria po ndërtonin jetën e tyre dhe po rrisnin fëmijët mes shumë sfidash. Rrjeti u nxitua të shihte një “telenovelë tradhtie”, kur në fakt kishte para syve një shembull të bukur të mbështetjes mes të afërmve.

Në fund të ditës, Tani mbetet fitues: me një histori jete që frymëzon, një grua që i qëndron krah, dhe një familje të madhe që mbështet njëri-tjetrin. Rrjetit, këtë herë, i doli bllof fantazia!