Upss/ Mateo reagon ndaj Luizit: I përmend sëmundjen dhe bën këtë zbulim që i befasoji të gjithë

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë prekur një nivel tjetër ditën e sotme, teksa Mateo ka vendosur të “gërmojë” në të shkuarën e Luiz Ejllit, duke prekur një nga temat më të ndjeshme të edicionit të dytë.

Fituesi i BBVA2 fitoi zemrat e publikut me lojën e tij dinamike, por rrugëtimi i tij u shënjua edhe nga një debat i madh kombëtar pas deklaratës se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kjo situatë asokohe shkaktoi revolta ndaj produksionit dhe u kthye në një pikë kthese për lojën e tij.

Pikërisht këtë histori ka rikthyer në vëmendje Mateo gjatë një diskutimi të ashpër. Teksa po i sqaronte Luizit se ai nuk është servil si banoret e tjerë, Mateo fillimisht e ka ngacmuar për mungesën e romancës këtë vit.

“Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po s’ke histori dashurie këtë vit o Luiz,” i tha ai.

Luizi, me batutën gati, iu përgjigj: “Kush tha? Kam Tanin.”

Por Mateo nuk e ka lënë me kaq, duke kaluar në një sulm të drejtpërdrejtë dhe ironik lidhur me historinë e sëmundjes.

“Po sëmundje, do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?” e pyeti ai.

Pa u shfajësuar dhe pa ndryshuar mimikë, Luizi ia ktheu shkurt: “PO.”

Biseda u mbyll me ironinë e Mateos: “Na thuaj të vijmë me Amita”.

“Mund të jem unë Olta Gixhari për ty…”/ Brikena sfidon hapur Luizin, por ai i jep përgjigjen

lesio dhe Marko janë zyrtarisht dy banorët më të rinj të “Big Brother VIP 5”, të cilët u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Por jo vetëm kaq, pasi mbrëmë u rikthye në shtëpi edhe fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, Luiz Ejlli.

Këngëtari i njohur nuk është banor, por do të qëndrojë aty vetëm pak ditë. Këtë detaj nuk e dinë banorët, edhe pse ka nga ata që kanë nisur të dyshojnë.

Ditën e sotme, Vëllai i Madh u dha të drejtën banorëve të rinj që të bënin një konferencë, ku pjesa tjetër e shtëpisë do i bënin pyetje.

Në një moment, Brikena e krahasoi veten me Olta Gixharin, kundërshtaren e Luizit në BBV 2. Sipas saj, ajo mund të jetë një Olta Gixhari dhe këtu Ejlli iu përgjigj:

“Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.

A do martohej Juela në “Big Brother”? Luizi i premton Stenaldos: Po u martove, unë do të…
Pjesë nga biseda:

Brikena: Me sa unë i shikoj banorët këtu, nuk jam lojtare e fortë si Olta Gixhari, ama në këtë lojë për ty, ka mundësi që të jem unë një Olta Gixhari. A mendon që ti duhet ta penalizosh grupin tënd, ti dhe Artani, për të më mbajtur mua brenda me Mirin?

Luizi: Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë

Brikena: Një kundërshtare tënde të fortë. Thashë sa u përket vajzave këtu brenda, për mendimin tim mund të jem një kundërshtare e fortë e jotja

Luizi: Shumë mirë, e respektoj, nuk ka gjë më të mirë se tu qenë i fortë, të lë në tension, të mban aktiv. Por po ta them, po të ishe si Olta, i ke bërë nder të gjithëve jo vetëm mua

Brikena: Një kundërshtare jote e fortë e thashë, a mund të jetë se mund të penalizosh grupin tënd, për të mbajtu këtu një kundërshtare të fortë

Luizi: Unë nxjerr jashtë kë kam përballë, kë kam mundësi. A është e fortë, a është e butë, a është e lehtë ajo shihet. Nëse e nxjerr jashtë do të thotë se s’ka qenë aq e fortë¸nëse rri brenda qenka e fortë.

Brikena: Ok, paç fat.

Horoskopi nga Paolo Fox, e diel 8 shkurt 2026

Ja çfarë sugjerojnë yjet për ditën e sotme, sipas astrologut Paolo Fox. Fokus te dashuria, puna, energjia personale dhe vendimet që duhen marrë me maturi.

♈ Dashi (21 mars – 19 prill)

Qielli të fton të vësh rregull mes emocioneve dhe mendimeve, duke sjellë qartësi aty ku kohët e fundit ka pasur dyshime e tensione. Yjet sugjerojnë të lësh pas shpine përplasjet e vjetra dhe të shikosh me besim drejt së ardhmes. Mund të ketë ende çështje burokratike apo kontraktuale pezull, por fati po përgatit një periudhë më të favorshme, sidomos me afrimin e stinës së bukur. Në dashuri nevojitet mirëkuptim dhe prani: është koha ideale për të rikthyer harmoninë. Vështirësitë e fillimit të vitit mbeten një kujtim i dobishëm për të rifilluar me vendosmëri më të madhe.

♉ Demi (20 prill – 20 maj)

Një e diel që kërkon durim dhe gjakftohtësi, sidomos në marrëdhënie me ata që krijojnë polemika të panevojshme. Influencat astrale e bëjnë më të lehtë reagimin impulsiv, por mençuria këshillon të shmangen përplasjet dhe të lihen provokimet të kalojnë. Brenda teje rritet dëshira për rinovim, me ide interesante për të rikthyer në lëvizje projekte të mbetura pezull. Frymëzimi nuk mungon dhe ditët e ardhshme sjellin shenja përmirësimi. Këshilla e yjeve: beso në qëllimet e tua pa u shpërqendruar nga ata që kërkojnë konflikte.

♊ Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Konfigurimet planetare të ftojnë të ngadalësosh ritmet dhe të marrësh një pushim të merituar para se të nisë një javë e ngarkuar. Rikuperimi i energjive fizike e mendore do të jetë vendimtar për të përballuar impenjimet. Planeti i dashurisë ndez dëshirën për lehtësi dhe bashkëpunim, duke favorizuar takime intriguese dhe marrëdhënie pa presione. Megjithatë, ditët e ardhshme mund të sjellin nevojën për sqarime në lidhjet më të brishta. Paolo Fox ju fton të flisni me sinqeritet, sepse kjo është çelësi për të shmangur keqkuptime.

♋ Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Atmosfera është e mbushur me premtime dhe hap një fazë të favorshme. Influencat qiellore sjellin intuita të ndritshme dhe besim të ri në të ardhmen, duke mbështetur sidomos ata që punojnë me krijimtari ose presin përgjigje të rëndësishme. Edhe sektori sentimental përfiton nga përmirësimi, me emocione që rikthehen në qendër dhe marrëdhënie që forcohen. Mundësitë fillojnë të shfaqen që në ditët e ardhshme, duke hapur rrugën për muaj të mbushur me kënaqësi personale e profesionale. Yjet të ftojnë të ndjekësh instinktin dhe të mos kesh frikë nga ndryshimet.

♌ Luani (23 korrik – 23 gusht)

Një erë rinovimi fryn ngadalë, duke ndihmuar të lësh pas zhgënjime dhe kapituj që nuk dhanë rezultatet e pritura. Qielli të sugjeron të shohësh përvojat e kaluara si mësime të vlefshme për rritje personale. Përplasjet e fundit mund të kenë lënë hidhërim, por forca e brendshme të lejon të ringrihesh me vetëdije më të madhe. Yjet kujtojnë se vështirësitë nuk përcaktojnë rrugën, por mënyrën si reagon ndaj tyre. Ky është momenti për të rikthyer besimin tek vetja dhe për të kthyer pengesat në mundësi.

♍ Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator)

Vibrimet astrale ndezin sferën emocionale, duke e bërë ditën veçanërisht intensive në aspektin sentimental. Megjithëse emocionet janë të forta, mbetet nevoja për stabilitet dhe racionalitet në zgjedhje. Dëshira për qartësi rritet dhe ditët e ardhshme mund të sjellin nevojën për biseda të mbetura pezull, si në punë ashtu edhe në dashuri. Qielli të fton të gjesh ekuilibrin mes zemrës dhe logjikës, duke shmangur vendime të nxituara por pa shtypur ndjenjat e vërteta.

♎ Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Periudha sjell inkurajime dhe kënaqësi të vogla, edhe pse tensionet planetare sugjerojnë kujdes në vendimet delikate. Kush po përballet me ndryshime ka nevojë të besojë tek aftësitë e veta dhe të kultivojë qetësi të brendshme. Në punë apo projekte personale, përballja me të tjerët mund të jetë e lodhshme por e dobishme për të sqaruar objektivat. Në dashuri nevojitet më shumë durim: mund të lindin divergjenca, por me dialog dhe mirëkuptim lidhjet mund të forcohen.

♏ Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Yjet ndriçojnë ditën me energji të fortë dhe magnetike, duke favorizuar intuita të ndritshme dhe një tërheqje që bie në sy. Emocionet thellohen dhe dëshira për ndjenja autentike bëhet protagoniste. Qielli paralajmëron zhvillime interesante në ditët e ardhshme, sidomos në marrëdhënie që meritojnë një shans të dytë. Pjesa e dytë e muajit duket më shpërblyese, ideale për konfirmime dhe rezultate të pritura. Rëndësi ka të menaxhosh energjitë me ekuilibër, duke marrë pushime për të ruajtur qartësinë.

♐ Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

LEXO Surpriza pozitive dhe mirëkuptim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Energjia dinamike të fton të besosh me vendosmëri tek aftësitë e tua. Momenti shpërblen guximin, dëshirën për të eksperimentuar dhe vendosmërinë për të nisur përvoja të reja. Influencat planetare mbështesin ata që duan të ndjekin rrugë të ndryshme ose projekte ambicioze. E ardhmja duket e mbushur me mundësi, sidomos në muajt e ngrohtë që premtojnë njohje dhe kënaqësi. Këto orë sjellin intuita të vlefshme: ndjekja e një ideje të papritur mund të hapë horizonte të reja. Yjet këshillojnë të kesh besim tek instinkti dhe të mos kesh frikë nga sfidat.

♑ Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Pas ditëve të ngarkuara me tension, vjen më në fund një klimë më e qetë që favorizon rikuperimin emocional. Qielli të fton të rizbulosh vlerën e ëmbëlsisë, të kujdesit dhe momenteve për mirëqenie personale. Në planin profesional, megjithatë, nis një fazë reflektimi: rritet dëshira për të ndryshuar situata që nuk kënaqin më ose për të rishikuar marrëveshje jo bindëse. Kush punon në mënyrë të pavarur ose me punë manuale mund të ndiejë lodhje dhe nevojë për pushim. Yjet sugjerojnë të dëgjosh trupin dhe të marrësh kohën e nevojshme për t’u rimbushur.

♒ Ujori (20 janar – 19 shkurt)

Konfigurimet astrale e bëjnë atmosferën delikate, ku mjafton pak për të krijuar keqkuptime. Kujdesi në fjalë është vendimtar për të shmangur diskutime të panevojshme. Nëse ndien lodhje fizike ose mendore, këshilla është të ngadalësosh ritmet dhe të marrësh kohë për relaks. Në dashuri, megjithatë, ka zhvillime interesante: marrëdhëniet e qëndrueshme mund të rifitojnë lehtësi, ndërsa takimet e reja premtojnë emocione të sinqerta. Ironia ndihmon të zbutet atmosfera, por duhet përdorur me ndjeshmëri.

♓ Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Një dritë e papritur ndriçon rrugën dhe sjell më shumë qartësi mbi objektivat që duhen arritur. Një zbulesë, një ëndërr domethënëse ose një shkëmbim idesh frymëzues të shtyn të shohësh të ardhmen me entuziazëm të rinovuar. Pas një periudhe përpjekjesh dhe sakrificash, fillojnë të mbërrijnë shenja inkurajuese që shpërblejnë vendosmërinë e treguar. Javët e ardhshme parashikohen të mbushura me mundësi që duhen kapur me besim dhe gatishmëri. Qielli të fton të udhëhiqesh nga intuita, e cila do të jetë një aleat i çmuar për të kthyer dëshirat në realitet.

Vjen reagimi i fortë i Gjestit: Sulmon Selinën, ka dy fjalë edhe për Arbër Hajdarin — shkak Gimbo

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” është shoqëruar me debate të nxehta pas transmetimit të një klipi që zbuloi biseda me “kode” mes Selinës dhe Mirit, të cilat kishin në qendër Dj Gimbon.

Në video, teksa Gimbo thirrej në dhomën e rrëfimit, Miri paralajmëronte Selinën: “Kujdes, se ke Prime sot”, duke nënkuptuar se sjellja e saj mund të keqinterpretohej.

Përgjigja e Selinës, “Nuk e kam me buton”, u interpretua në studio si një pranim i tërthortë se ajo nuk mund ta largojë Gimbon menjëherë, pavarësisht strategjisë.

Opinionisti Arbër Hajdari ishte i ashpër në gjykimin e tij, duke akuzuar Selinën se po bën lojë të pastër me Gimbon, duke e afruar dhe larguar atë sipas interesave të saj, ndërkohë që DJ ka shprehur pëlqim real.

Në këtë situatë ka ndërhyrë menjëherë nga jashtë fituesi i BBVK 4, Gjesti, i cili ka një lidhje të ngushtë me Gimbon, pasi ky i fundit është DJ i tij personal dhe mik i ngushtë.

Përmes një postimi në Instagram, Gjesti ka mbështetur plotësisht analizën e Arbrit, duke e cilësuar atë si opinionistin më të drejtë, dhe i ka dhënë kurajë mikut të tij brenda shtëpisë.

“Jo që naj sen, po opinionisti ma i drejtë që ka mujt me kon naj herë është Arbër Hajdari. Kështu që @dj.gimb0 me ty jem. I drejti gjithë fiton, nëse jo çmimin, e fiton dashninë. Qajo është e rëndësishmja,” shkruan Gjesti, duke konfirmuar se për të, lojën e pastër dhe të sinqertë po e bën vetëm Gimbo.

“Me rob ”- Nga Selin deri te Kristi, ja si reaguan banorët për hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5

Momenti që të gjithë prisnin ka ndodhur, por efekti brenda shtëpisë ka qenë edhe më dramatik nga sa parashikohej.

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë emocional te banorët, të cilët kanë mbetur fjalë për fjalë të ngrirë.

Produksioni ka luajtur mjeshtërisht me psikologjinë e konkurrentëve: ndërkohë që publiku e di të vërtetën se qëndrimi i Luizit do të jetë vetëm disa ditor, banorëve u është lënë të kuptohet se ai është rikthyer si një banor i rregullt, për të garuar “kokë më kokë” me ta.

Ky informacion ka shkaktuar panik. Më të shokuarit nga kjo hyrje e papritur duket se kanë qenë Kristi dhe Selin.

Kamerat kanë fokusuar portretet e tyre të shtangura, teksa e kishin të pamundur ta besonin se fituesi i edicionit të dytë, “fenomeni” që theu çdo rekord, do të jetë tashmë rivali i tyre direkt në shtëpi.

Fytyrat e tyre shprehnin qartë mosbesim për vazhdimësinë e lojës, duke e marrë seriozisht edhe paralajmërimin e tij se “tani luftohet vetëm për vendin e dytë”.

Për Kristin, Selinën dhe banorët e tjerë, kjo hyrje duket se ka përmbysur çdo llogari dhe strategji të bërë deri më tani.

VIDEO

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr shtyllen kurrizore”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i tij, tensioni më i madh u vu re tek Rogerti, i cili duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë hyrje.

Që në momentet e para pas futjes së Luizit në shtëpi, atmosfera nisi të rëndohej ndjeshëm. Përplasjet mes tij dhe Rogertit nuk vonuan, duke treguar se mes dy banorëve kishte ende mosmarrëveshje të pazgjidhura.

Situata u tensionua edhe më shumë pas përfundimit të emisionit, kur banorët u drejtuan drejt tavolinës për të ngrënë darkën. Pikërisht aty, Rogerti dhe Luizi u përfshinë në një debat të ashpër, me tone të larta dhe akuza të drejtpërdrejta.

Në një moment, Rogerti i drejtohet Luizit me fjalë kërcënuese duke i thënë që të mos e prekte me dorë, pasi “do t’ia tregonte vendin”. Ai i rikujtoi Luizit edhe deklarata të mëparshme, duke përmendur sezonin e “Big Brother” ku Luizi ishte pjesëmarrës dhe u shpall fitues, duke theksuar shprehjen “lëre gangsterin jashtë”.

Debati mori përmasa edhe më serioze kur Rogerti vazhdoi me paralajmërime të forta, duke i thënë Luizit se nuk duhet të përfshihet me të, as brenda dhe as jashtë shtëpisë. “Po me mu mos u kap,” dëgjohet të thotë ai, duke theksuar se nuk mund të provokohet.

Nga ana tjetër, Luizi nuk qëndroi i heshtur. Ai reagoi ndaj fjalëve të Rogertit duke i thënë se me këtë sjellje po i nxinte fytyrën babait të tij, një deklaratë që e rriti edhe më shumë tensionin mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të përshkallëzohet më tej apo nëse ndërhyrja e produksionit do të qetësojë situatën mes dy banorëve.

VIDEO

Selina se kuptoi se ishte LIVE, zbulon diçka të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën (Video)

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik.

Selina, teksa po bisedonte me Gimbon pas marrjes së disa dhuratave nga Marina Vjollca, duket se nuk e kishte kuptuar se ishte ende transmetim i drejtpërdrejtë, duke ndarë një rrëfim që ka shkaktuar reagime të shumta.

Sipas asaj që Selina pretendon, gjatë kohës kur ajo drejtonte një emision sportiv, Marina Vjollca i kishte sugjeruar që të dilte publikisht dhe të deklaronte se ishte ngacmuar nga një futbollist nga Spanja, me qëllim që situata të bëhej virale.

Selina është shprehur se e ka refuzuar një gjë të tillë, duke thënë qartë “jo”, pasi nuk ka dashur të përfshihej në një histori që, sipas saj, nuk ishte e vërtetë.

Në vazhdim të bisedës, ajo shton disa komente të tjera, të cilat nuk dëgjohen apo kuptohen qartë, por që nënkuptojnë pakënaqësi dhe zhgënjim për mënyrën se si, sipas saj, funksionojnë disa prapaskena televizive./Maska.al/

Prindërit υr¤sin veten së bashku me dy fëmijët, mesazhi që lanë në derë paralajmëronte policinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mosman Park, një periferi e qetë e Perth, Australi. Një familje është gjetur e vdekur në banesë përfshirë prindërit dhe dy fëmijët e tyre autikë. Në derën e banesës ishte lënë një mesazh: “Mos hyni. Thërrisni policinë.”

Çifti Jarrod Clune dhe Maiwenna Goasdoue, së bashku me djemtë e tyre Leon, 16 vjeç, dhe Otis, 14 vjeç, të dy me autizëm të rëndë, kishin planifikuar gjithçka në detaje dhe kishin lënë një letër ku shpjegonin arsyet dhe mënyrën se si dëshironin të administronin pasurinë e tyre pas vdekjes.

Ata kishin vendosur të merrnin me vete edhe tre kafshët shtëpiake që ishin pjesë e përditshmërisë së familjes.

Fëmijët Leon dhe Otis kishin nevojë për kujdes të përhershëm, pasi autizmi i tyre ishte agresiv, duke sjellë ulje-ngritje emocionale, të qara dhe shpërthime zemërimi, shkruan Corriere.

Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe tek fqinjët dhe komuniteti, duke rikujtuar sfidat e pafundme që prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara përballen në jetën e përditshme, shpesh pa mbështetje të mjaftueshme nga shteti apo shoqëria.

Ilir Vrenozi : Zbulon sa lekë që i dha Top Channel pasi u fut në Big Brother

Ish-banori i Big Brother, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër pas akuzave të fundit se ai “është shitur” te Top Channel dhe se po bashkëpunon me Ervin Salianjin. Përmes një videoje me tone mjaft të rënduara, Vrenozi ka zbuluar detaje financiare nga marrëveshja e tij me produksionin.

KORÇË – Ilir Vrenozi, personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe ish-pjesëmarrës në formatin Big Brother, ka thyer heshtjen pas sulmeve të një faqeje anonime. Duke iu përgjigjur akuzave se ka ndryshuar qëndrimet e tij politike kundrejt përfitimeve, Vrenozi ka sqaruar kushtet që i vendosi televizionit për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Prapaskenat e marrëveshjes me Top Channel

Sipas Vrenozit, hyrja e tij në Big Brother nuk ishte thjesht një dëshirë për famë, por një vendim i kushtëzuar nga gjendja familjare. Ai ka rrëfyer bisedën me drejtuesit e televizionit kur u pyet se për çfarë kishte nevojë:

“U thashë shqip: Duhet të heq nusen nga puna që të mbajë motrën e sëmurë (pasi unë do isha brenda). Ata më thanë që atë rrogë do ta paguajmë ne. Ishte fiks 600 mijë lekë të vjetra,” u shpreh ai, duke sqaruar se kjo pagesë shkonte për të mbuluar mungesën e të ardhurave nga bashkëshortja e tij gjatë kohës që ai ishte në lojë.

Betimet e rënda dhe besnikëria ndaj PD

I prekur nga komentet që e cilësonin si të “shitur” te Top Channel dhe si mbështetës të Salianjit, Vrenozi ka përdorur një fjalor mjaft të rëndë dhe betime ekstreme për të vërtetuar vërtetësinë e fjalëve të tij.

“Më vdekshin fëmijët nëse gënjej,” dëgjohet të thotë ai në video-reagim, ndërsa këmbëngul se nuk ka tradhtuar idealet e tij. Ai ka dashur të bindë ndjekësit dhe bazën e Partisë Demokratike se mbetet besnik i forcës së tij politike dhe se çdo veprim apo bashkëpunim ka qenë vetëm për arsye mbijetese dhe familjare, e jo për pazar politik.

Akuzat nga faqet anonime

Reagimi vjen si pasojë e një fushate denigruese nga adresa në rrjetet sociale që e akuzonin atë për afrim me eksponentë të caktuar brenda opozitës me të cilët ai më parë ka pasur përplasje. Vrenozi i ka cilësuar këto sulme si shpifje të ulëta që synojnë të dëmtojnë imazhin e tij publik.

SHIKO VIDEON

Shkojnë për t’i arrestuar, shqiptarët plgosin pesë policë

Gjashtë oficerë të Policisë në Itali u plagosën gjatë ekzekutimit të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere në Caserta, kundër 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, që besohet se janë anëtarë të një bande që dyshohet se kreu disa vjedhje në Kampania dhe Lazio-n jugore, midis nëntorit dhe janarit.

Detajet e bastisjes, e cila u zhvillua midis Cesa dhe San Marcellino dhe përfshinte vendosjen e të paktën 100 oficerëve, u prezantuan gjatë një konference për shtyp ku morën pjesë Kryeprokurori Pierpaolo Bruni, kreu i Skuadrës Fluturuese të Casertës Massimiliano Russo dhe zyrtari Gianluca Tuccillo.

“Në San Marcellino, gjatë ekzekutimit të urdhrit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit, një burrë 100 kilogramësh, i afërm i gruas së njërit prej të arrestuarve, u hodh nga kati i parë i një ndërtese mbi oficerët, duke plagosur pesë prej tyre, për të ndihmuar të afërmin e tij në arratisjen (e pasuksesshme). Pozicioni i tij po shqyrtohet tani nga Zyra e Prokurorit për të përcaktuar rolin e tij të mundshëm në organizatën kriminale”, informon media italiane.

Një oficer tjetër u sulmua nga një tjetër i arrestuar, duke rezultuar në mavijosje që u raportuan në spital. Shqiptari do të akuzohet gjithashtu për rezistencë ndaj arrestimit.

U sekuestruan 100 mijë euro cash, një supermakinë luksoze dhe ar. U gjetën gjithashtu edhe dy pistoleta.

Makina përdorej për qëllim grabitjesh dhe arratisje me shpejtësi të lartë. Gjithashtu u sekuestruan sasi të mëdha ari dhe bizhuterish, dy pistoleta automatike, të cilat me sa duket ishin në pronësi të bandës, por nuk ishin përdorur gjatë grabitjeve, dhe targa të shumta të falsifikuara. Sendet e gjetura u sekuestruan, me arin dhe metalet e çmuara me vlerë rreth 1 milion euro:

“Duke pasur parasysh sasinë e arit të gjetur, ne gjithashtu vendosëm, së bashku me Shefin e Policisë, të ngrinim një tabelë njoftimesh publike për t’u lejuar pronarëve të sendeve, të cilët padyshim kanë paraqitur një raport vjedhjeje ose grabitjeje, t’i rimarrin ato”, shpjegoi Drejtori i Skuadrës Fluturuese Massimiliano Russo.

Gjatë konferencës, u theksua se katër burrat e arrestuar, të cilët vinin nga një fshat i vogël në veri të Shqipërisë dhe që e përshkruanin veten si “kushërinj” edhe pse dukeshin se nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin, ishin hajdutë profesionistë.

Banda e hajdutëve vepronte nga ora 16:00 deri në 23:00, nga e hëna deri të shtunën, sikur të ishte një javë e rregullt pune, ndërsa të dielat ishin një “ditë pushimi”. Pikërisht kur po ktheheshin nga “dita e tyre e punës”, policia i arrestoi gjatë natës.

“Sipas rindërtimit, banditët hynin në shtëpi me fytyrat e mbuluara, madje edhe në prani të pronarëve. Ata kryen sulme të shpejta si rrufeja, më shumë se një herë në ditë, duke rrëmbyer çdo gjë me vlerë të menjëhershme përpara se të iknin me makinat e tyre sportive me fuqi të lartë. Kur u zbuluan, ata nuk hezituan të kërcënonin: “për fat të mirë, asnjë nga pronarët nuk reagoi sepse ishin veçanërisht të rrezikshëm”, shpjegoi zyrtari Tuccillo.

Në një rast, ata dyshohet se hodhën gurë për të mbuluar arratisjen e tyre pasi u vunë re nga një banor.

Hetimi nga Skuadra Fluturuese e Casertës, i koordinuar nga Prokurorja Publike Mariangela Condello dhe Zëvendësprokurorja Graziella Arlomede, filloi me vjedhjen e shtëpisë së një mjeku në San Leucio në Ditën e Gjithë Shenjtorëve vitin e kaluar. Vetëm brenda pak muajsh, hajdutët kryen dhjetëra vjedhje, duke synuar shtëpi në të gjithë Kampanian dhe Lazion jugore, veçanërisht në provincën e Frosinones, informon media.

Mënyra e veprimit e përdorur për të arritur në zonat e synuara ishte unike. Banda, secili anëtar i së cilës kishte një rol specifik, dyshohet se përdorte disa makina, të lëna në vende strategjike, në një lloj stafete. Automjetet ndërroheshin vazhdimisht, shpesh duke përdorur targa të ndryshme të falsifikuara në dispozicion të kriminelëve.

Duke identifikuar dhe monitoruar njërën nga makinat, oficerët e Skuadrës Fluturuese ishin në gjendje të gjurmonin katër kriminelët dhe t’i arrestonin ata.