SKANDALI/ Si mashtrohen konsumatorët me bukët integrale, çfarë zbuluan analizat

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave. Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar. Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale“, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.

“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.

“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin“, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.

“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”, u shpreh Sokol Abazi, kimist.

Bashkëshortja e Mirit e tërbuar me Mateon: “Ka përdorur raportin me vajzën”

Eftuar në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio. Si e priti Rabea hyrjen e Mirit në “Big Brother Vip”?

Unë thashë pa asnjë dyshim futu në “BBV”. Ai e ndjek shumë “BBV”. Ka pasur shumë dëshirë, e ftuan dhe i thashë të shkojë. Mirin e shoh shumë të fortë, nëse s’do ishte aty, shtëpia do ishte në gjumë. Mateo zgjohet në mëngjes dhe fle në darkë me Mirin, edhe Artani, por ka disa banorë që e kanë fiksim dhe jo gjithmonë në anën pozitive. Pa atë nuk do kishte energji aty.

E pyetur për akuzat e Mateos dhe debatet që ata kanë patur, Rabea tha si më poshtë.

Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin sepse e shikon atë si një lojtar të fortë. Miri ka një intelekt shumë të lartë, akuzat e Mateos janë të pabazuara. Pas të shtunës, ai ka përdorur këtë raportin e tij me vajzën, nuk duhet përdorur, kjo është një lojë shumë e dobët./TAR

U eliminua nga BBV, Stelina zbulon veprimin që i bëri gruaja e Mirit

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” vetëm pak orë pas eliminimit, Stelina ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e Keijsit lidhur me besnikërinë e këngëtarit Miri.

Debati e ka zanafillën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Keijsi pretendoi se Miri blinte lule për gra të tjera, duke theksuar se këtë informacion e kishte mësuar nga vetë Stelina, një qëndrim që ai e mban edhe pas daljes nga shtëpia.

Gjatë intervistës, ish-banorja e cilësoi këtë histori si një “sajesë të madhe” dhe theksoi korrektesën e këngëtarit ndaj familjes.

Për të vërtetuar se akuzat nuk kanë ndikuar në realitetin e tyre familjar, Stelina zbuloi se bashkëshortja e Mirit kishte vizituar biznesin e saj pikërisht ditën e sotme.

“Unë Mirin e njoh si një njeri shumë korrekt, një njeri që e respekton familjen e vet. Përpara se të hyja këtu pata një telefonatë ku bashkëshortja e tij ishte te dyqani im. Kështu që nëse do ishte e tillë, patjetër që nuk do vinte aty. Ishte motra te dyqani se unë po bëhesha gati të vija këtu. Unë e di që Miri është shumë korrekt me familjen e tij. Nëse të tjetër e njohin për një gjë tjetër, unë nuk kam asgjë për të shtuar. Është një shpifje shumë e madhe”, u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Stelina mbylli diskutimet mbi këtë temë, duke konfirmuar se marrëdhëniet mes palëve të përfshira jashtë shtëpisë mbeten të pandryshuara.

Familja shqiptare e shuar në Itali/ Fshati i origjinës në zi, të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivoI

Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që goditi një familje nga ky komunitet, e cila humbi jetën në Itali. Lajmi i hidhur ka tronditur banorët, ndërsa dhimbja ndihet në çdo shtëpi e në çdo rrugicë të fshatit.

Fqinjët rrëfejnë mes lotësh se familja ishte emigruese prej rreth tre vitesh në Itali. Më herët kishin qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë. “Këto janë plagët e emigrimit. I nisëm fëmijët me duart tona dhe tani na kthehen me arkivol,” shprehen ata, duke theksuar sakrificat e panumërta dhe rrugëtimin e vështirë larg atdheut.

Sipas tyre, kujtimet janë ende të freskëta. Ata ishin parë për festën e ndërrimit të viteve, kishin ndarë urime, buzëqeshje dhe shpresa për të ardhmen. Sot, ato kujtime janë kthyer në plagë të hapura.

Tragjedia e rëndë ka tronditur njëkohësisht Italinë dhe Shqipërinë. Në zonën e Luccas, katër anëtarë të familjes shqiptare — Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola — humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldaja. Ata u gjetën pa shenja jete në momentin kur karabinierët hynë me forcë në banesë

Ngjarja ka prekur thellë edhe autoritetet lokale italiane. Kryetari i bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, shprehu publikisht dhimbjen dhe solidaritetin e komunitetit: “Jemi të gjithë të shokuar dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike. Komuniteti ynë bashkohet me të afërmit dhe miqtë në një përqafim simbolik për këtë humbje të rëndë. U prehshin në paqe, të gjithë së bashku.”

Ai rikujtoi gjithashtu një fatkeqësi të ngjashme që ndodhi 34 vite më parë, po në këtë bashki, kur familja italiane Malanca humbi katër anëtarë të saj për shkak të monoksidit të karbonit nga një defekt i kaldajës. Sot, në atë zonë ndodhet një park publik që mban emrin e tyre — një kujtesë e përhershme e dhimbjes dhe nevojës për siguri.

Nga Grykshi i Madh në Peqin e deri në Porcari të Italisë, dhimbja është e përbashkët. Një tragjedi që bashkon dy komunitete, dy vende dhe lë pas një mesazh të hidhur për sakrificat e emigracionit dhe jetët e pafajshme të humbura shumë herët.

Kjo është shtëpia e familjes Kola në Peqin, e cila u shua në Itali, dyert e së cilës nuk do të hapen më kurrë

Kjo është shtëpia në fshatin Gryksh të Peqinit, dyert e së cilës nuk do të hapen më kurrë.

Familja Kola e cila prej rreth 4 vitesh jetonte në Itali gjeti vdekjen tragjikisht të helmuar nga monoksidi i karbonit. Lajmi ka tronditur Italinë e Shqipërinë por në fshatin Gryksh të Peqinit të gjithë kanë ulur kokat përballë dhimbjes së madhe.

Dari Kola e shkruajti me duart e tij emrin në këtë derë teksa ishte fëmijë luante me shokët, si për ta lënë kujtim aty ku nuk do të kthehej kurrë më.

Teksa me sakrifica punuan gjithë jetën dhe arritën të bashkoheshin për të jetuar bashkë në vendin fqinj, blenë edhe shtëpinë atje të cilën nuk arritën ta gëzojnë.

Top Channel

Tragjike/ Punëtori i Doganës gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Në Prizren, të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Bëhet fjalë për punëtorin e Doganës së Kosovës, Enis Thaqin.

Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë institucion ndër vite.

“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, shkruhet në telegram.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

“Ta q’! @@ nanën ΑΙbin Kυrti, νajzën po ta rritë Karimi”- Mozzik publikon “Diss” për veten

Reperi Mozzik sapo ka lansuar sEP-në e tij më të re me 5 këngë, duke sjellë një frymë krejtësisht ndryshe.

Në këngën e tij “Diss” reperi i ka bërë diss vetes.

Mozzik në gjithë këtë repturë, përmend komentet negative të njerëzve që i japin për gjithçka që bën.

“Vajzën po ta rritë Karimi mun me kon reper po sje kurrfarë prindi”.

“Ti je një copë muti, o ty ta qi** nanën Albin Kurti”- citon Mozziku.

Për më shumë dëgjone këngën e plotë:

ATENTATI që tronditi Elbasanin në 2012/ Vr¤në babë e bir në gjumë, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në 15 korrik të 2012.

Burime për mediat bëjnë me dije se do të vijojnë të kryejnë dënimin “burgim të përjetshëm” dy autorët kryesorë të dyshuar për ekzekutimin e babait Nezir dhe djalit të tij, Gentjan Beqiri. Ardjan dhe Florenc Çapja do mbeten përgjithmonë prapa hekurave.

E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi dhe për shtetasin Jorgo Leku.

Ndërsa për Klajdi Dokolin, i dyshuar si bashkëpunëtor të këtij krimi, u caktuan 25 vite arrest me burg.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2012 në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet e ushtruara u mësua se autorët u futën në banesën e familjes Beqiri dhe i ekzekutuan të dy me armë zjarri, teksa ata flinin.

Trupat e pajetë u gjetën brenda banesës nga autoritetet vendase,.

Hetimet nxorrën në pah se vrasja ishte pjesë e një konflikti të rëndë të ndodhur mes grupeve kriminale në Elbasan, çka çoi më pas në arrestimin dhe dënimin e Ardjan dhe Florenc Çapjas, si edhe të bashkëpunëtorëve të tyre.

“Jam kokrra e servilit dhe jam krenar, më ka ecur”/ Plas debati në studio, pedagogia-moderatorit: Turp të kesh!

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë për dukurinë e servilizmit në shoqëri.

Duke u shprehur se është kundra servilizmit, një debat ndodhi në studio mes saj dhe moderatorit:

Ronaldo: Unë për shembull jam servil. E kam seriozisht. Jam kokrra e servilit dhe në media më ka ndihmuar shumë. Edhe në punë, në Instagram, në bashkëpunime. Kudo shkoj, unë servilosem. Dhe e di sa më ka ndihmuar kjo në jetë?

Helena: Mund të kesh pasur momente që kjo ka qenë e vetmja formë ndoshta…

Ronaldo: Jo. E di pse e bëra? Sepse kam qenë shumë idealist.

Helena: Ti nuk ke qenë ‘çuni i bosit’. Mos e ngatërro idealizmin. Ka njerëz që vdesin idealist.

Ronaldo: Kam qenë idealist dhe m’u duk një luftë me mullinjtë e erës. Dhe thashë: Cila është forma më e shkurtër?

Helena: Ti zgjodhe formën më të lehtë për t’u lëpirë.

Ronaldo: Si mendon ti, unë 28 vjeç, që kam një program të përditshëm në radio, kam 200 mijë ndjekës në Instagram… Jam servil, pra.

Helena: Turp të kesh! Nuk je shembull, nuk je model.

Ronaldo: Turp të kesh ti që nuk je servile.

Helena: Unë nuk jam, nuk bëhem dot.

Ronaldo: Duhet të jesh. Kështu funksionon e gjithë bota.

Helena: Unë mendoj që ti ke qenë servil që në vegjëli, edhe ndaj mësueseve, edhe ndaj komshinjve për disa kumbulla atje në Lushnje. Jo, nuk je bërë.

Ronaldo: Jo, jo, jam bërë. Ti nuk më pranon mua si servil?

Helena: Jo, sepse mua nuk më duhesh. Unë nuk e kam ndier këtë servilizëm në raport me mua. Nëse ti do ma bëje mua, unë nuk do ta pranoja.

Ronaldo: Unë u servilosa në “Big Brother”. Dy herë u futa, dy herë u servilosa. A kishte servilosje më të madhe se ajo?

Helena: Ke qenë bosh, ke gjetur të vetmen formë. Ke qenë i boshatisur. Ke pasur të vetmen formë për të mbijetuar dhe për t’ia dalë. Më vjen shumë keq! Dhe shoh shumë raste të tjera që njerëzit kur nuk kanë asgjë për të humbur dhe duan të arrijnë qëllimin e tyre, mohojnë gjithçka. Shumë herë servilat dhe guximtarët që nuk kanë asgjë, kanë dhe sukses.

Ronaldo: Prandaj unë kam sukses.

Helena: Sepse nuk ke pasur asgjë për të humbur. Ti i je futur detit në këmbë. Nuk është krenari servilizmi.

Ronaldo: Unë e them me krenari këtë, jam i suksesshëm se jam servil. Problemi është që shumica nuk e pranojnë këtë gjë, as në politikë, as në media, as në përditshmëri. Unë jam në kokërr servili dhe jam krenar për veten. Se kjo funksionon.

Helena: Ti je asgjë. Në momentin që ti je krenar, ti je asgjë. Të jesh servil do të thotë se ti je asgjë, ke karakter të dobët, t’i qasesh dikujt vetëm që të arrish një qëllim. Por nuk do mbijetosh. Unë nuk dua ta besoj që ti ke mbijetuar vetëm nga servilizmi. Do më vinte shumë keq që kam ndarë nga jeta 2 orë dhe kam dalë përballë teje nëse ti je 100% servil, do më vinte shumë keq për veten dhe për gjithëkënd që të ndjek. Ti po jep një model skandal në momentin që e thua kështu.

Ronaldo: Unë nuk po them ndiqni shembullin tim. A nuk ishte servilosje aty brenda shtëpisë në BBV?

Helena: Ajo ka qenë lojë ku ti ke përdorur mashën e servilizmit për të arritur suksesin tënd.

Ronaldo: Unë nuk po them ‘bëhuni si unë’. Unë po them që mua më ka funksionuar. Dhe jam shumë krenar që jam servil./TAR/

Breshëri plumbash nga jashtë dhe brenda berberhanes, publikohen pamjet e atentatit në Rrilë të Lezhës (Video)

Publikohen pamjet e atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur rëndë berberi Sokol Daci.

Videoja, e siguruar nga kamerat e sigurisë, tregon momentin kur persona të armatosur hapin zjarr me kallashnikov drejt ambientit të berberhanes, duke rrezikuar seriozisht jetën e personave që ndodheshin brenda dhe jashtë saj.

Pamjet janë publikuar nga gazetari Artan Hoxha i cili shprehet: “Të frikshme përmasat e sulmit me Kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine.

Vetëm zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapsirë prej 10 metrash katrorë”.

Sipas hetimeve paraprake, dy autorë të armatosur me kallashnikov kanë qëlluar nga jashtë lokalit, ndërsa nga brenda dyshohet se është kthyer zjarr me pistoleta, duke çuar në një shkëmbim armësh ku janë përfshirë të paktën katër persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur shtatë persona, të kamufluar dhe me kapuçë në kokë, janë futur në berberhane duke u prezantuar si punonjës policie me thirrjen “Mos lëvizni, policia!”. Sipas policisë, pesë prej tyre ishin të armatosur me armë automatike, ndërsa dy të tjerët mbanin shkopinj bejsbolli.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe veprimet hetimore, dyshohet se qëllimi fillestar i autorëve ka qenë dhunimi i 21-vjeçarit Merando Nikulaj, me të cilin kishin pasur një konflikt disa muaj më parë. Në momentin që autorët kanë hyrë në ambientin ku Nikulaj po qethej, janë përballur me të shtëna me armë zjarri, çka ka përshkallëzuar situatën në një përplasje të armatosur.

Sipas policisë, krahas efektivit Besart Kovaçi, i cili është arrestuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka qëlluar me armë edhe vetë Merando Nikulaj. Në këtë situatë, një nga autorët i është përgjigjur me breshëri automatiku, nga ku mbeti i plagosur rëndë berberi Sokol Daci, i cili ndodhej në krye të detyrës.

Deri në këtë fazë të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim katër persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe 21-vjeçarin Merando Nikulaj, ky i fundit i dyshuar i plagosur në këmbë, por që nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim, ndërsa po kryhen kontrolle në disa zona ku dyshohet se ata mund të jenë fshehur. Hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht rolin e secilit të përfshirë në këtë atentat të rëndë.

ShikoVidonKëtu