Suprizë! Ja banori më i ri që do i bashkohet Big Brother VIP

Shtëpia e “Big Brother VIP” pritet të ndryshojë sërish dinamikat me hyrjen e një banori të ri, i cili është ish-modeli dhe menaxheri i njohur, Alesio Aliaj.

Aliaj nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ka qenë pjesë e botës së showbiz-it prej vitesh, duke kaluar nga pasarelat te menaxhimi i eventeve.

Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Australi, ku ka ndërtuar jetën e tij familjare, duke mbajtur njëkohësisht kontakte të forta me botën e spektaklit.

Sipas burimeve nga Revista Class, ai është zgjedhja e radhës e produksionit për t’u bërë pjesë e garës.

Duke qenë një personazh që e njeh mirë mekanizmin e famës dhe vëmendjes publike, prania e tij pritet të sjellë risi në marrëdhëniet mes banorëve ekzistues.

Mbetet për t’u parë se çfarë strategjie do të zgjedhë Aliaj: atë të diplomatit që krijon aleanca me qetësi, apo të lojtarit aktiv që dikton ritmin e shtëpisë përmes opinioneve të forta.

Alesio Aliaj

BE ultimatum Ramës për imunitetin e Belinda Ballukut: Do të dalim me vendim të paprecedentë për…

Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvillua në Vlorë. Pritej që Edi Rama të bëhej pjesë e aktivitetit ku e prisnin Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze Catherine Suard, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj, por kryeministri e anuloi papritur udhëtimin drejt Vlorës dhe si një figurë që zakonisht dominon panele të kësaj natyre, mungesa e tij la në hije të gjithë aktivitetin.

Anulimi i udhëtimit drejt Vlorës erdhi në minutat e fundit, por një burim tha se shkak u bë një shqetësim i fortë lidhur me zhvillime në Bruksel rreth hetimeve të SPAK për Belinda Ballukun dhe tensioneve institucionale që ai ka prodhuar.

Këto zhvillime kishin të bënin me një mbledhje të premten e datës 30 Janar në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel për një takim të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë në mënyrë të mbyllur çështjet e zgjerimit.

Faksimile nga axhenda e takimit të grupit të punës për zgjerimin në Bruksel

Në këtë tryezë, sipas të njëjtit burim, përveç dosjeve të zakonshme, ishte prekur edhe situata në Shqipëri, konkretisht ngërçi institucional i krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizim për arrestimin e saj.

Burimi pohon se në diskutim është shprehur shqetësim për atë që është perceptuar si një kthesë e qeverisë në raport me drejtësinë e re. Mësohet se lëvizjet e fundit të mazhorancës socialiste janë lexuar në Bruksel si një thyerje e partneritetit që ishte ndërtuar ndër vite nga qeveria Rama me sistemin e reformuar të drejtësisë, në veçanti me SPAK, institucioni që ka pasur mbështetje të fortë nga trupa diplomatike.

Paneli në takimin “Edhe disa hapa drejt BE”, Vlorë

Por çështja nuk përfundon këtu. Duhet kuptuar se takime si ky i Grupit të Punës për Zgjerimin zhvillohen në tryeza të mbyllura dhe shoqërohen me diskrecion të rreptë mes diplomatëve.

Pasi ka dëgjuar qëndrimet e prera të diplomatëve dhe të ekspertëve për situatën në Shqipëri, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka kontaktuar e shqetësuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Duhet thënë se Franca dhe Holanda janë dy vende që përmenden shpesh në këtë kontekst, edhe për shkak të interesit të kompanive të tyre në tenderin e portit të ri të Durrësit, një garë që përfundoi me skualifikimin pa një rrugë efektive ankimi të kompanive nga këto vende. Këto janë nga shembuj që ushqejnë bindjen për problemet në klimën e investimeve dhe për funksionimin e rregullave të lojës në sistemin e prokurimeve në vendin tonë.

Pikërisht pas kësaj bisede me Marta Kos, mësohet se Rama është alarmuar dhe ka anuluar udhëtimin në Vlorë për të bërë një seri telefonatash në kancelaritë europiane me qëllim zbutjen e toneve dhe për të shmangur një përshkallëzim diplomatik.

I kapur në një situatë emergjente, kryeministri ka shpërfillur totalisht marrëdhënien e konfidencialitetit mes diplomatëve në Bruksel, duke vënë në pozitë të vështirë edhe komisioneren për zgjerimin Marta Kos.

Nuk dihet nëse Rama ka arritur të riparojë diçka në marrëdhënien me kancelaritë e vendeve të Bashkimit Europian, por e sigurtë është që me telefonatat e tij ka nxjerrë bllof komisioneren Marta Kos, e cila ka thyer kodin e etikës duke i përcjellë Ramës fije për pe atë që ishte diskutuar për SPAK, Ballukun dhe qeverinë shqiptare

Prej mesit të muajit dhjetor, mazhoranca po zvarrit votimin në kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, me shpresën se do të arrijë t’i djegë afatet e parashikuara në rregulloren e kuvendit. Aty parashikohet se nëse kërkesa për autorizimin e arrestimit nuk votohet brenda tre muajsh, atëherë SPAK nuk mund ta arrestojë deputetin apo ministrin përkatës.

Votimin në kuvend, Rama e kushtëzon me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mori në shqyrtim pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre. Vetëm se çështja në Gjykatën Kushtetuese është thjesht një pretekst, pasi ndarja e pushteteve nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste për dosjen e aferave të korrupsionit të Belinda Ballukut.

Ajo ç’ka mbetet është që çështja Balluku tashmë i ka kaluar përmasat e një zhvillimi të brendshëm politik dhe se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë e kanë çuar çështjen drejt kancelarive perëndimore.

Në këtë kuptim, çështja e imunitetit të Belinda Ballukut është shndërruar në një provë e kredibilitetit të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian, që nëse dështon do të ketë pasoja.

Në Tiranë, buzëqeshjet diplomatike dhe deklaratat e balancuara vijojnë. Por sipas burimeve që informuan Lapsi.al, mesazhet në mbledhjen që i prishën fundjavën Edi Ramës kanë qenë të qarta: nëse SPAK pengohet në një çështje simbol për luftën kundër korrupsionit, atëherë edhe rruga e integrimit mund të bëhet më e gjatë dhe në vend të disa hapave, mund të kërkojë disa kilometra akoma drejt BE.

Rikthimi që askush s’e priste: Luizi futet sërish në shtëpi, por jo për vizitë

Luiz Ejlli nuk po bën shaka! Ndërsa të gjithë dyshonin për “Fermën VIP”, e vërteta që zbulon Prive By Liberta Spahiu është krejt tjetër.

Fituesi absolut i Big Brother do të rikthehet këtë të shtunë në shtëpinë ku theu çdo rekord.

Dhe kujdes: nuk është thjesht një vizitë ‘përshëndetëse’.

Luizi do të futet me një mision special dhe do të qëndrojë aty për disa ditë, një lëvizje strategjike kjo pak para premierës së filmit “Loja e fundit” me 12 shkurt.

Lojtarët brenda (dhe fansat jashtë) duhet të bëhen gati për trazim të ujërave! / Prive By Liberta Spahiu

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, më çuan miqtë në shtëpinë e tij. Trump na tradhtoi

Haley Robson, një nga viktimat e shumta të rrjetit të pedofilisë të Jeffrey Epstein, ka dhënë një dëshmi tronditëse për Corriere della Sera, duke rrëfyer tmerrin që përjetoi kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ajo tregon se u dërgua në shtëpinë e financierit në vitin 2002 përmes njerëzve që i besonte, përfshirë një shok klase, me premtimin e rremë për diçka tjetër, por sapo mbërriti atje, Epstein e dërgoi në katin e sipërm dhe abuzoi me të për një orë rresht.

Sot, ajo shpreh zhgënjim të thellë jo vetëm për drejtësinë amerikane, por edhe për presidentin Donald Trump, të cilin e akuzon se i ka tradhtuar viktimat duke mos mbajtur premtimin për transparencë të plotë mbi dosjet e këtij skandali.

Robson, e cila është e regjistruar si votuese republikane, thotë se besonte te fjalët e Trump kur ai premtonte se do të zbardhte të vërtetën, por tani është e bindur se ai ka gënjyer.

Sipas saj, lidhja mes Trump dhe Epstein ishte shumë e ngushtë, aq sa financieri mbante një foto të tij në tavolinën e punës. Ajo thekson se është e pafalshme që qeveria amerikane ka mbyllur hetimet pa ndjekur penalisht njerëz të tjerë të fuqishëm, duke lënë pas shumë pikëpyetje për bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë histori të errët.

Përveç tradhtisë politike, viktima denoncon edhe skandalin e fundit të Departamentit të Drejtësisë, i cili publikoi gabimisht të dhëna private të dhjetëra grave, duke përfshirë numra sigurimesh shoqërore, adresa dhe fotografi të vajzave të mitura pa asnjë censurë. Për Robson, kjo është një tjetër goditje që i bën gratë të ndihen viktima për herë të dytë.

Lidhur me vdekjen e Epstein në burg, ajo ndan bindjen e shumë personave të tjerë se ai nuk u vetëvra, por u vra, pasi karakteri i tij manipulues dhe egoja e madhe nuk përputheshin me aktin e vetëflijimit.

Pavarësisht dhimbjes dhe traumave që vazhdon t’i trajtojë me psikologë, Haley Robson sot është kthyer në një aktiviste që lufton për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Ajo thotë se neglizhenca e shtetit i ka bërë këto gra më të forta dhe më të vendosura për të kërkuar llogari. Ndonëse ndjen trishtim që shoqja e saj Virginia Giuffre nuk jeton më për të parë frytet e betejës së tyre, ajo beson se ekspozimi i emrave të pushtetshëm në dosjet e publikuara është një lloj drejtësie që do t’i njollosë ata përgjithmonë.

Deklarata e Selinës në dhomën e rrëfimit nuk ka për t’i pëlqyer aspak Mirit

Në dhomën e rrëfimit, Selin ka vendosur të flasë pa doreza lidhur me raportin e krijuar me Gimbon, një nga marrëdhëniet më të diskutuara të ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Dyshja është shfaqur gjithnjë e më e afërt, duke mos i kursyer ngacmimet dhe momentet e përbashkëta, çka ka bërë që edhe vetë ata të pranojnë se mes tyre ekziston një kimi e veçantë që e bën qëndrimin në shtëpi më të lehtë.

Gjatë rrëfimit të saj, banorja e përkufizoi këtë lidhje si “të vetmen korrekte” që ka pasur brenda shtëpisë, duke vlerësuar kujdesin që ai tregon ndaj saj.

“Mendoj se marrëdhënia me Gimbon është marrëdhënia e vetme korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me të, mendoj që jetoj, që do të thotë nuk jam kaq e përfshirë në lojë, edhe mendoj që si raport, përveçse është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt. Më pëlqen shumë që është detajist dhe kujdeset. E kam shumë përzemër”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë konfirmon se raporti mes tyre po forcohet dita-ditës, duke kaluar përtej aleancave të zakonshme të lojës.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 5 Shkurt 2026

Dashi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo gjë do ju tensionojë.

Demi

Në dashuri do të ketë momente tensioni. Kujdes duhet të tregoni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit, ku mund të hasni në probleme. Yjet do të jenë mjaft të favorshme në punë, ku do të ketë mundësi rikuperimi dhe rimarrje në dorë të situatës.

Binjakët

Mundohuni që të gjeni një moment për tu relaksuar. Dashuria do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Kujdes duhet të tregoni me punën, dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në sferat e tjera të jetës tuaj.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme. Ky është momenti i duhur si për dashuritë e reja, edhe për rikuperimin e një raporti. Në punë duhet të ruani qetësinë para se të merrni disa vendime.

Luani

Qielli favorizon dashurinë. Një histori do të ketë mundësi që të rikuperohet, ashtu sikundër mund të lindë një lidhje e re. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë.

Virgjëresha

Prilli ishte një muaj mjaft i veçantë, ku mund ta keni gjetur veten në situata të dyjëzuara. Në dashuri duhet treguar kujdes, pasi mund të përfshiheni në dy histori njëkohësisht. Në punë do ju duhet të merrni vendime.

Peshorja

Nëse nuk i duroni dot më disa persona, mund të ndryshoni sjellje ose të jeni më pak të sjellshëm. Në dashuri ndiheni të qetë, pasi keni arritur në disa përfundime. Në punë mund të ketë zhvillime premtuese.

Akrepi

Mund të jeni përballur me probleme në çift kohëve të fundit, por tashmë do të ketë mundësi për përmirësim. Kujdes duhet treguar me financat, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj periudhe. Po ashtu mund të përballeni me lodhje, ndaj duhet të gjeni një moment për tu relaksuar.

Shigjetari

Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe kontaktet, duke pasur njohje të reja, shkruan noa.al. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në financa. Edhe në punë, do të arrini që të fitoni diçka më shumë.

Bricjapi

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por ju nuk do të jeni të qetë me veten. Mundohuni që të mos mendoni për gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe fokusohuni tek e tashmja. Në punë duhet qetësi, ndaj shmangni problemet. Do të keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë, diçka do të lëvizë dhe më në fund do të merrni atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim radikal.

Peshqit

E enjtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat vijojnë që të jenë tejet të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Puna do të ecë më së mirë, ku problemet e lindura së fundmi mund të zgjidhen.

“Doktori” i Fiks-it feston 52-vjetorin i harruar: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

Moderatori ikonik i “Fiks Fare”, me imazhin e të cilit janë rritur disa breza, Genti Pjetri festoi katër ditë më parë 52-vjetorin e tij.

Një ditëlindje që, ashtu si edhe ajo e vitit të kaluar, e gjeti larg ekranit dhe vëmendjes së publikut, në një lloj harrese, pikërisht aty ku ai nuk do ta kishte dëshiruar kurrë, larg shikuesve dhe televizionit që e deshi dhe i dha kaq shumë.

Ndërsa urimet nuk munguan në rrjetet e tij sociale, reagimi i Gentit ishte i papritur. Ai shprehu hapur zhgënjimin ndaj atyre që dikur i quante kolegë dhe miq, por që sot sipas tij mungojnë pikërisht në momentet kur prania e tyre do të kishte më shumë vlerë.

Genti kujton se edhe në periudhat më të vështira të jetës së tij, përfshirë humbjen e babait, shumë prej atyre që dikur i kishte pranë nuk u shfaqën askund, duke e lënë vetëm dhe të momentet kur njeriu ka nevojë për njerëz dhe miq me të cilët dikur ka ndarë problemet dhe gëzimet e tij.

“Nuk ma dhuroi a fali njeri emrin a famën, Zoti më dhuroi humor e zë dhe unë e dhashë, se s’kanë dashur me më pa mirë, është puna e tyre e jo e imja. S’më ka dëgjuar ndonjëherë emri për ngatërrestar, sherrxhi, llapaqen, ngacmues, përkundrazi se di si kam mbijetuar, për ata që se dinë, me vite më kanë hapur gropën ata që i quaja kolegë, miqtë i thoja, por vrapin e kishin të lehtë, si pashë në krah kurrë, më flasin për respekt, si pashë në derë të shtëpisë kur im at ndërroi jetë, ky është mirësia e respekt”, shkruan ai.

“Emrin dhe famën nuk ma fali askush”, “Doktori” i

Rama në Vatikan, viziton bazilikën e Zojës së Shqipërisë: Prej 1467-ës nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Vatikan. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho, ndalesën e parë e ka bërë në bazilikën e famshme në Genazzano.

“Në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipëri”, shkruan Rama krahas fotove.

Sipas agjendës së bërë publike, kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t’i paraprijë audiencës që Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, Sekretar shteti i Vatikanit

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0cvZrjSnqeAZh2hBh58ii3VUPded8L6WzJSMeYuguW25eyC46JPGFTZyWq9p4Wv94l&show_text=true&width=500

Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale: Ja çfarë zbuluan analizat

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave.

Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar. Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.

“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.

“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.

“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”, u shpreh Sokol Abazi, kimist./Inside Story

VIDEO

55-vjeçarja υ ret ρartnerin dhe i ΡRET or ganin gjnitaΙ, zbulohet MOTIVI!

Një 55-vjeçare është arrestuar në Spanjë për vrasjen e partnerit të saj 67-vjeçar. Kur forcat policore hynë në banesën që ishte dhe vendngjarja e krimit, kanë zbuluar trupin e viktimës, me plagë të shumta të bëra me thikë si dhe me organin gjenital të prerë.

Raportohet se ngjarja është denoncuar nga vajza e autores, pasi nëna i është rrëfyer se ka kryer krimin. Fqinjët kanë deklaruar se kishin dëgjuar zëra që vinin nga apartamenti i çiftit para incidentit.

Edhe pse motivi nuk dihet, sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga xhelozia, sipas mediave lokale.