Ukraina tha se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve, shkruan The Guardian.
“Gjatë natës, si rezultat i një operacioni të suksesshëm ushtarak, trupat e mbetura u evakuuan me dy skafe dhe me siguri janë larguar nga ishulli.
Aktualisht Zmiinyi është mbuluar nga zjarri, dëgjohen shpërthime. Rezultatet përfundimtare të operacionit janë duke u hetuar”, tha ushtria në një mesazh të postuar në Telegram.
Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale të ishullit Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve duket se tregojnë pajisje të djegura në vendngjarje. Ishulli i vogël është një vend strategjik i rëndësishëm në Detin e Zi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria ruse e mbrojtjes e cila tha se tërheqja e trupave ishte shenjë e një vullneti të mirë.
Ministria tha se vendimi tregon se “Federata Ruse nuk po pengon përpjekjet e OKB-së për hapjen e një korridori humanitar për të nxjerrë prodhimet bujqësore të Ukrainës”.
Sipas ministrisë, vendimi do të thotë se Kievi nuk mund të sugjerojë më se çdo krizë ushqimore dhe pamundësi për të eksportuar grurë është “për shkak të kontrollit total të Rusisë në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”.
“Tani i takon palës ukrainase që ende nuk po pastron vijën bregdetare të Detit të Zi, duke përfshirë ujërat e portit”, përfundoi ministria./abcnews.al
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd191c2VyX2ZvbGxvd19pbnRlbnRfMTQ0MDYiOnsiYnVja2V0IjoiZm9sbG93IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2Zyb250ZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1542422176573407232&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2022%2F06%2Fe-bujshme-rusia-terheq-trupat-largohet-nga-territori-strategjik-ne-ukraine%2F&sessionId=6496b83247a871a5d938da4acca33ccdfe5bee39&theme=light&widgetsVersion=b45a03c79d4c1%3A1654150928467&width=550px