Çiljeta është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe më të komentuara të showbizzit.
Karriera e saj ka nisur që në moshë të vogël ku të gjithë e mbajnë mend si një nga vajzat më s@ksi.Gjithashtu u komentua për faktin se ishte pjesë e një programi për të rritur siç ishte në atë kohë 0900-ta.
E pyetur në një nga intervistat se sa ka ndikuar kjo në imazhin e saj, Çiljeta përgjigjet:
Çiljeta tek 0900-ta. A ju ka prishur imazhin tuaj ky lloj shërbimi?Mund të ketë ndikuar fillimisht, kur të tjerët, publiku, nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë.
Thjesht e shikonin si një 0900-të, një hotline.
Unë e kam sqaruar shumë herë edhe nëpër televizione të ndryshme, që nuk bëhej fjalë absolutisht për një ho.tline, por për një friend-line.
Aty ishte thjesht zëri im, ku thoshte “çiljeta line, shtyp butonin 1 për të lënë mesazh, shtyp butonin 2 për të folur me djem edhe vajza dhe shtyp butonin 3 për të marrë informacione për karrierën time”.
Pastaj e kuptuan që nuk isha unë, u zhgënjyen, se mendonin se isha unë, kështu që ra edhe ai shërbim, u prish kontrata.