“Daja, hαjde shρejt”, 31-vjeçarja u vra nga bαshkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trυρin e Etleva Bodit në Shqipëri

Etleva Bodi, 31-vjeç humbi jetën në Itali pasi bashkëshorti i saj, Selami Bodi u përpoq ta mbyste për motive xhelozie.
Pas dy ditësh në koma, ajo ndërroi jetë në spital.

Vëllai i Etlevës, Erjon Kanolja kërkon ndihmë nga shqiptarët për të sjellë në Shqipëri trupin e motrës.
Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”.
etleva la pas 4 fëmijë.

Përmes një Gofoundme, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.

“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rendë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe e episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im, i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç : “Daja, hajde shpejt”-, ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjekësore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 fëmijë, ku me i madhi prej tyre është 13 vjeç. Të 4-tërt këta femije tani janë në dorë të drejtesisë Italiane dhe fatit, pasi e ema e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do tu bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas. Një ngjarje e tillë na ka lënë të shokuar dhe të mpire, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traumë e përjetshme si për ne, ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skene dhe në momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj te pajetë dhe t’i rehabilitojme këta 4 fëmijë jetim!”-shkruhet në lajmërimin e ndjerë të vëllait të viktimës.

31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua nga policia italiane dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie./albeu.com