DeΙvina nuk ka lekë të νijë në Korçë, Skënderbeu kalon aυtomatikisht në raυndin tjetër

Sot ishte planifikuar ndeshja e 1/32 të Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Delvinës, por kjo ndeshje nuk do të luhet.

Ka qenë Delvina që ka lajmëruar zyrtarisht edhe FSHF-në në lidhje me mosudhëtimin e tyre drejt Korçës.

Delvinjotët nuk kanë lek dhe duan që të marrin pjesë në kampionatin e tyre dhe kanë vënë në dijeni Federatën e Futbollit që me Skënderbeun për Kupë nuk mund të paraqiten.

Kjo do të thotë që ndeshja e sotme Skënderbeu-Delvina përfundimisht nuk do të luhet. Ishte planifikuar të startonte në orën 13:30, ndërkohë që edhe klubi “Skënderbeu” është vënë në dijeni për këtë gjë.

Tashmë Skënderbeu është duke menduar vetëm për ndeshjen e së shtunës për kampionat ndaj Vllaznisë në Korçë.