Degradon αrsimi shqiptar/ Mësuesja në kΙasë, nxënësi hγn LIVE në TikTok

Pak javë më parë, PISA, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsimin e 15-vjeçarëve dhe njohuritë e tyre në lexim, matematikë dhe shkencë publikoi rezultatet e testit për vitin 2022.

Sipas këtij testi, Shqipëria renditej ndër vendet e fundit me rezultatet më të dobëta në lexim, matematikë dhe shkencë dhe krahasuar me vitin 2018 rënia ishte drastike e alarmante.

Por, po kaq alarmant është edhe përkushtimi i nxënësve në procesin mësimor e atë të dijes. Në redaksinë tonë së fundmi ka mbërritur një video që tregon më së miri arsyen pse Shqipëria renditet e fundit në testin PISA.

Në këtë video duket qartë se si dy nxënës, duke qenë në klasë, madje edhe me mësuesen prezente, hyjnë LIVE në rrjetin social TikTok dhe bëjnë ndeshje.

Të pashqetësuar nga prania e saj apo fakti se janë në shkollë, ata ‘kalojnë kohën’ në video LIVE në këtë rrjet social.

Ndërkohë nuk mund të lihet pa përmendur mjerimi dhe kushtet skandaloze të klasës, ku tavolinat janë bosh dhe të thyera.

Mesazhi i qytetares:

Isha duke pare ne tik tok dhe me del rastesisht live i nje nxenesi i cili duket qarte se cfare po ben. A mendoni se kjo eshte e drejte duke mare parasysh qe telefonat neper shkolla nuk lejohen? Bankat bosh Te thyera, nxenesi me shpine.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100076266980211&ref=embed_video