DekΙarata e fortë e Baton Ηaxhiut: Berisha e ka pasur ofertën për të rυajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka ρranuar

Analisti Baton Haxhiu beson se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të hetohej nëse do të ishte larguar nga politika. Haxhiu tha në “Opinion” se Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, por nuk e ka pranuar.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Ekzistojnë 2 modele për largimin e politikanëve, i pari është me votë. Ka politikanë si Berisha që nuk e kuptojnë këtë për arsye se e ka kodin e politikanit që nuk kupton kur është mjaft. Besoj se Sali Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar.

Nga kush e ka pasur ofertën?

Baton Haxhiu: Nga ata që e kanë ngritur SPAK-un dhe e kanë shpallur “non grata”. Kur dikush nuk e kupton kur është mjaft…

Armand Shkullaku: Po të ishte larguar nuk do të hetohej?

Baton Haxhiu: Unë besoj që nuk do të hetohej Berisha.

Armand Shkullaku: Këtë po them dhe unë, që po përdoret për të goditur politikisht.

Baton Haxhiu: Ai nuk do ishte ndjekur sepse kemi kaluar përmes një sistemi korruptiv dhe kur vendoset vija e kuqe, i amnistojnë dhe i falin të gjitha gabimet. Sot Malltezi dhe kushdo nga familja prej Berishës e merr ndëshkimin për shkak të krenarisë së tij të malësorit dhe është keq që ai nuk është larguar. Njeriu që e vendos në piedestal të politikës dhe e mban aty Ramën, është Berisha.