Mbrëmjen e 3 tetorit të këtij viti u dhunua me sende të forta gazetari dhe botuesi i një portali në vendin tonë. Pas 2 muajsh, është arrestuar njëri nga autorët që dhunoi Gjergj Zefin në Tiranë.
Bëhet e ditur se si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.
Ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.