“Dua drejtësi”, Klea Prenga PUBLIKON pamjet e RË NDA akuza ndaj gjyqtares që liroi MOTRAT Berisha: E tu rpshme…

Asgjë nuk ka mbaruar për Klea Prengën.

Edhe pse dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë në masa më të lehta sigurie se ajo “arrest me burg”, modelja nga Mirdita kërkon drejtësi.

Kësaj here i është drejtuar me një apel publik gjyqtares së çështjes, Migena Laskës, për të cilën duket se i është futur kërkimeve. 

Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie! Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime,” shkruan Klea Prenga.

Prenga rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha, e cila i shkruante: Dhuratën e ke nga unë!

Edhe njëherë ajo ka risjellë fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend. 

“Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve,” shkruan ajo ndër të tjera.

Ndërsa thirrjeve të saj për drejtësi i është bashkuar edhe e motra. 

Thirrje Publike për Gjyqtaren, Migena Laska:

I drejtohem gjyqtares Migena Laska me një thirrje urgjente dhe të qartë: Drejtësia duhet të vihet në vend për rastin tim! Kam përjetuar një sulm brutal që më ka shkaktuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tej. Si mund të merret një vendim kaq i lehtë dhe të lihet me detyrim paraqitje një bashkëpunëtore në krim, e cila shihet qartë në video duke marrë gotën dhe tentuar të më godasë, pasi motra e saj më ka sulmuar me gotë.

Fakti që këto veprime të dhunshme janë të dokumentuara qartë dhe nuk ka vend për interpretime, e bën vendimin e gjykatës një tallje me drejtësinë. Kriminelët që kanë fëmijë dhe precedentë penalë, si Mariela dhe Antonela Berishaj, nuk mund të fshihen pas statusit të tyre familjar për të shmangur përgjegjësinë për krimet e tyre. Fakti që ka fëmijë nuk e bën atë më pak të rrezikshme,përkundrazi, ato kanë treguar qartë me veprimet e tyre të dhunshme dhe me precedentët penal në Itali se janë një kërcënim për shoqërinë. A lejohet që dhunuesit të lihen të lirë vetëm sepse kanë fëmijë?

Nëse drejtësia dështon në këtë rast, po më thoni që vetgjyqësia është alternativa e vetme. Ju kërkoj të merrni masat e duhura për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë të informuara për rastin tim, dhe nëse shteti im dështon të vendosë drejtësi, situata do të eskalojë në nivel ndërkombëtar. Unë kam të drejtë të mbrohem nga kriminelët, dhe mungesa e veprimit nga ana juaj do të jetë një dështim i madh për sistemin e drejtësisë. 

Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi me çdo mjet të ligjshëm deri sa përgjegjësit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Drejtësia nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrim që shteti duhet të përmbushë për të gjithë qytetarët e tij. Nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë trajtimin e duhur.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa.

Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.

Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.

Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai.

Por sot, asnjëra nga motrat Berisha që dhunuan Klea Prengën nuk janë pas hekurave!

Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”.