India shpesh kritikohet për kushtet e këqija të rrugëve dhe gropat e shumta në to që shkaktojnë probleme dhe ndonjëherë çojnë në aksidente. Megjithatë, në një incident të çuditshëm, një gropë u bë shpëtimtare për një 80-vjeçar, Darshan Singh Brar, nga shteti Indian i Haryana. Fillimisht i shpallur i vdekur nga mjekët në Patiala, trupi “i pajetë” i Brarit ishte rrugës për në vendlindjen e tij pranë Karnalit për ritet e fundit kur një gropë ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve.
Teksa ambulanca që transportonte Brarin goditi një gropë, nipi i tij që e shoqëronte, vuri re një lëvizje në dorën e tij. Duke ndjerë një rrahje të dobët zemre, nipi që mendonte shpejt i kërkoi shoferit të ambulancës të shkonte në spitalin më të afërt. Ndryshe nga deklarimi i mëhershëm i vdekjes, mjekët në spitalin e ri konfirmuan shenja jete në Brar.
Nga ‘zija në shpresë’
I moshuari aktualisht po merr kujdestë vazhdueshëm në një spital në Karnal. Familja, e zhytur fillimisht në pikëllim, tani e sheh incidentin si një kthesë të mrekullueshme të ngjarjeve dhe parashikon një shërim të shpejtë.
“Vëllai im në Patiala na njoftoi rreth orës 9 të mëngjesit të së enjtes për vdekjen e gjyshit tonë dhe ai po e çonte atë në Nising (rreth 100 km larg) me një ambulancë për ritet e tij të fundit. Ne kishim njoftuar të afërmit tanë dhe banorët e tjerë të zonës që e njihnin. dhe ata tashmë ishin mbledhur për të vajtuar vdekjen e tij. Një tendë ishte ngritur dhe ushqimi ishte rregulluar gjithashtu për vajtuesit. Ne kishim marrë edhe dru për djegien,” tha një nga nipërit e “të rilindurit”.