E ρabesueshme, hajdϋti që νodhi mbrëmë “Vodαfone”, tenton të vjedhë sot “One”

Mbrëmjen e sotme një dyqan i kompanisë “ONE” ka rënë pre e grabitjes.

Raportohet se hajduti që vodhi mbrëmë dyqanin e “Vodafone” në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë ka tentuar mbrëmjen e sotme të vjedhë edhe dyqanin e “One”. Sonte në zonën e Kombinatit, autori shfaqet me të njëjtat rroba; bluzë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë.

Ndërkohë që në dorë mban një valixhe ndërsa pasi ka hyrë në dyqan ai e ka hapur dhe ka treguar një send në dukje pistoletë, nën kërcënimin e të cilës ka kryer vjedhjet. Por ndryshe nga mbrëmë sonte, plani i vjedhjes i ka dështuar.

Mesa duket hajduti i paska shënjestruar dy kompanitë e oligopolit në Shqipëri, që cdo ditë zhvasin shqiptarët me tarifat aspak të justifikuara.