E ρazakontë! 13 mυαj nga fitorja e rë, bυrri rrëmben çmimin e dytë të Ιotarisë prej 730 mijë eurosh

Një burrë nga Ontario fitoi një çmim llotarie me vlerë më shumë se 730 mijë euro 13 muaj pasi kishte fituar një tjetër çmim të parë të së njëjtës shumë.

Antoine Beaini nga Milton bleu një biletë për tërheqjen e Lotto Max të 23 shtatorit në Milton Convenience Store.

“Nuk mund ta besoja. Mendova ‘Përsëri?’”, u tha Beaini zyrtarëve të OLG për fitoren e tij të fundit. “Ishte më tronditëse se fitorja e parë. I thashë gruas sime dhe ajo ishte shumë e lumtur!”

Beaini shtoi se fitimet e tij të fundit do ta lejojnë atë të kujdeset për familjen e tij.

“Dua të sigurohem që brezi i ardhshëm i familjes sime të jetë i qetë”, tha ai.