E fundit! Përmbyset autobusi , humbin jetën katër pasagjerë

Të paktën katër persona humbën jetën pasi një autobus ra në një luginë në komunitetin Ilipana në departamentin perëndimor të Bolivisë La Paz, njoftuan autoritetet lokale.

Policia tha se 20 të tjerë u plagosën në aksident. Ata janë dërguar në qendrat shëndetësore në qytetet e afërta dhe spitalet në qytetin e La Paz.

Edgar Toro, një gazetar nga qyteti i Apolo, tha se aksidenti ndodhi herët në mëngjesin e së dielës pranë komunës Apolo, në veri të La Paz.

Një pasagjer që mbijetoi, i quajtur Saul Arbiri, tha për mediat lokale se shumica e pasagjerëve ishin nga komuniteti i Suyo Suyo, dhe shoferin e kishte zënë gjumi kur autobusi doli nga rruga dhe ra në luginë.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun e aksidentit.