E paprecedent / IMAMI TURK njofton se është caktuar nga Ministria turke e Çështjeve Fetare si drejtues i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjas.

Ka qenë vetë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht këtij njoftimi të bërë nga vetë personi që pretendon se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

Madje, edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e imamit turk në krye të saj.

Edhe pse ka përfunduar, Xhamia e Namazgjasë vazhdon të qendrojë e mbyllur për shkak të përplasjes mes erdoganistëve dhe gulenistëve.

Kohët e fundit flitet se Xhamia do të inagurohet gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë. Në minaretë e kësaj xhamie janë shpalosur ditët e fundit edhe flamujtë e dy vendeve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fenesssbastr%2Fposts%2Fpfbid0TUPQjWBaHRAy1myN53Ywdtz2WM7SXaMXBmwCTyueF9PWbHTHsEW8VNysWra3ma6fl&show_text=true&width=500