E pazakontë në Parlamentin Europian! Pas fjalimit të Orban, deputetët nisin të këndojnë “Bella ciao”

Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur në Parlamentin Europian. Pasi kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbajtur fjalimin e tij përpara eurodeputetëve, një pjesë e tyre kanë nisur të këndojnë në korr këngën e njohur “Bella ciao”.

Pas 20 sekondash këndim, presidentja e Parlamentit Roberta Metsola mori fjalën dhe u përpoq të ndalojë “vrullin e këngës”. Ajo tha “Ky nuk është Eurovizion”.

Orban sapo kishte paraqitur prioritetet e Hungarisë për Presidencën e saj mbi Këshillin e Bashkimit Evropian kur u pa kjo skenë në Strasburg.

Hungaria do ta mbajë këtë presidencë të BE-së deri në fund të vitit 2024.