Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar. Një burrë ka goditur me thikë gruan e tij për arsye ende të paqarta. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në zonën Nikaia, dhe ka qënë gruaja ajo që ka telefonuar policinë dhe ka thënë se është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal.
Burimet zbuluan se burri kishte një histori arrestimesh për dhunë në familje: një herë në vitin 2021, dy herë në 2022 dhe tre herë në vitin 2024. Çdo herë ai ishte liruar pas një seance gjyqësore. Një tjetër incident kishte ndodhur më 27 prill mes çiftit, por edhe këtë herë burri ishte lënë i lirë. Ai pritet të dalë para drejtësisë për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë gruaja e plagosur mësohet se është në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.