E rëndë në Krujë/ Gjyshi përρΙas për vdekje me makinë mbesën e mitυr
Aksident në fshatin Mallkuc të Krujës. Mësohet se gjyshi, Martin Kaci, duke ecur indietro me makinë ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila ka ndërruar jetë.
BalkanWeb mëson se e vajza ishte rreth 1 vjeç e gjysmë. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së tij.
“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
