E trαdhtoi jeta e Ιυksit! Arrestohet 23-vjeçari shqiρtar në Angli, pυnonte në “shtëpi bari” (EMRI)

Avokati tha se i riu kishte dashur të fitonte para për të ndihmuar familjen e tij që ndodhet në Shqipëri

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e poli angleze pasi u kap teksa po kujdesej për 505 bimë kanabisi, me vlerë deri në 250,000 £.

I riu shqiptar i identifikuar si Indrit Spata, prej disa vitesh jetonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe merrej me kujdesin e bimëvë në një shtëpi, e cila ishte shndërruar në një “fabrikë” kanabisi.

Autoritet kanë dyshuar për të riun pas jetës luksoze që ai bënte dhe veshjet e shtrenjta që vishte. Kjo ka sjellë që policia të vëzhgojë të riun dhe më pas e kapën brenda shtëpisë së barit. Avokati i të riut, Dominic Bardill u shpreh se klienti i tij kishte një shkallë papjekurie dhe naiviteti por që ai nuk e drejtonte operacionin.

“Ai nuk po drejtonte aktivitetin kriminal, por pranon se ajo që ka bërë është e gabuar dhe është penduar,” u shpreh avokati.

Avokati më tej tha se i riu kishte dashur të fitonte para për të ndihmuar familjen e tij që ndodhet në Shqipëri.