Një lajm i trishtë vjen nga radhët e Infermierëve: është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Shoqata e Infermierëve njofton se humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Erald Samarxhi konsiderohej një profesionist i përkushtuar dhe shembullor, me një kòntribut të veçantë gjatë pandemisë, si dhe në çdo rast kur pacientët kishin nevojë për ndihmën e tij.