Sipërmarrësi i famshëm amerikan Elon Musk ka bërë një rrëfim tronditës gjatë një interviste me psikanalistin e njohur Jordan Peterson.
Musk ka thënë se ishte mashtruar nga autoritetet për të firmosur disa dokumente që do të lejonin tranzitimin e djalit të tij Xavier, nga mashkull në femër.
Ai tha se mendonte se këtë po e bënte për të mirën e djalit të tij, siç edhe i shpjeguan ekspertët “për ta shpëtuar nga vetëvrasja”.
Në SHBA ka ligje të posaçme që me konsensusin e prindit, fëmija që ka konfuzion për gjininë e tij, mund të tranzitojë duke marrë barna si bllokues puberteti apo edhe me injektim hormonesh si estrogjen apo testosteron.
Musk tha se për të, figurativisht, “djali i tij ka vdekur” dhe për këtë fajësoi “virusin woke”, një grupim idesh ekstra liberale që nxisin sjellje dhe qëndrime që janë të ndjeshme ndaj padrejtësive sociale dhe politike.
“I ndodhi një prej djemve të mi. Unë u mashtrova që të nënshkruaja dokumente për një prej djemve të mi, Xavier. Nuk e kisha shumë idenë se çfarë po ndodhte, ishte dhe Covidi dhe kishte shumë konfuzion, më thanë që do e shpëtoja nga vetëvrasja. Ishte djallëzore.
Nuk më shpjeguan që bllokuesit e pubertetit janë ilaçe sterilizimi. Humba djalin. E quajnë “deadnaming” për një arsye, sepse djali im është i vdekur, e vrau virusi i mendjes “woke”.
Ndaj jam betuar për ta shkatërruar virusin “woke” dhe po bëjmë progres”, deklaroi Musk.