Erdogan do të inaugurojë të enjten Xhaminë e Namazgjasë

Më 10 tetor, ditën kur pritet vizita e presidentit Rexhep Taip Erdogan në Tiranë, pritet që të hapet edhe xhamia e Namazgjasë.

Xhamia ka përfunduar prej kohësh, por qeveria turke nuk ka pranuar t’a dorëzojë deri më tani, për shkak të “konflikteve” të zyrtarëve të qeverisë turke me përfaqësuesit e KMSH-së në Shqipëri. Ankaraja i akuzon drejtuesit e KMSH-së se janë gylenistë.

Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por është zgjedhur një hoxhë turk.

Kjo xhami, një ndër më të mëdhatë në Shqipëri, por edhe rajon nisi ndërtimin që prej viti 2015.