Analisti Arion Sulo i ftuar në emisionin “Top Story”, komentoi hapjen e grup-kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE. Sulo u shpreh skeptik, ku tha se “fatkeqësisht ne nuk jemi gati për në Bashkimin Evropian”. Ndër të tjera analisti tha se shqiptarët nuk përfitojnë praktikisht asgjë nga ky proces.
“Pala negociues BE gjatë diskutimeve i ka vënë theksin te liria e medias, prona dhe lufta ndaj korrupsionit. As SPAK nuk e kanë renditur te përparimi. Pala negociuese ka thënë që lufta në krimin e organizuar është e pamjaftueshme, plagët mbeten po ati. Fatkeqësisht ne nuk jemi gati. Çfarë do përftojnë shqiptarët? Praktikisht asgjë. Ne nuk kemi më pak korrupsion, nuk kemi më shumë të drejtën e pronësisë. Dhe nga ana ekonomike, janë fonde për gjithë Ballkanin. Shqipërisë i duhen 40 vite që një qytetar i saj të ketë të ardhurat e një qytetari të BE-së’, u shpreh analisti.