Ajo është “Miss” por famën më të madhe e mori gjatë ‘Kupës së Botës 2022‘.
Është fjala për modelen nga Kroacia, Ivana Knoll, e cila është një fanse e zjarrtë e Kombëtares së vendit të saj.
Madje ajo ka zbuluar më herët se do të ndjekë çdo ndeshje të Kombëtares kroate në stadium. E mesa duket Ivana tashmë ndodhet në Gjermani, aty ku do të zhvillohen ndeshjet për Euro 2024.
Por Knoll ka disa ankesa në lidhje me akomodimin në dhomën e hotelit ku po qëndron në Berlin. Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, kondicioneri nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk jua rekomandoj”.
Bukuroshja shton se ka paguar 650 euro për një natë dhe është e zhgënjyer nga çdo gjë.
“Kam paguar 650 euro për një natë dhe çmimi përfshin dhomë të vjetër pa kondicioner, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.
Ndërkohë Knoll ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka thënë se do të ndjekë në stadium edhe ndeshjen e Kroacisë kundër Shqipërisë.
