Policia greke ka vënë në pranga 50-vjeçarin shqiptar Eduart Danaj, pak orë pasi vrau me thikë gruan e tij 40-vjeçare Enkelejda Danaj.
Mediat greke raportojnë detaje shokuese nga krimi i rëndë, që ndodhi pas një sherri që çifti nga Vlora kishte patur pak para ngjarjes së rëndë.
50-vjeçari e qëlloi dhe ia la thikën të ngulur në pjesën e barkut gruas së tij.

Eduart Danaj
Sakaq, mediat greke kanë publikuar një video nga kamerat e sigurisë ku ata dëgjohen teksa debatojnë me njëri-tjetrin.
Enkelejda Danaj dëgjohet teksa i thërret disa herë “largohu” dhe “ik”, ndërsa ai i përgjgjet duke i thënë “do të të vras”.
Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Vendi i krimit