Grυαja i poΙicisë, merr automatikun dhe nis të qëΙΙojë ndaj tyre

Policia në Oklahoma të SHBA ka publikuar me video momentin kur një grua e arrestuar nga policia arrin t’i shpëtojë prangave, merr armën e policisë dhe nis të qëllojë ndaj tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 12 gusht të këtij viti, kur policia iu përgjigj një telefonate për ndihmë. Ata shkuan në vendngjarje dhe prangosën të dyshuarën Rachael Zion Clay, duke e vendosur në pjesën e pasme të makinës.

Por kamera e policisë e montuar në makinë tregon sesi ajo arriti të çlirojë njërën dorë nga prangat dhe më pas rrëmben automatikun e nis të qëllojë drejt tyre.

Si pasojë e të shtënave me armë u plagos një kalimtar, të cilin e zuri plumbi në gjoks, dhe një efektiv i policisë, i cili mori plagë në kokë. Të dy janë të shtruar në spital në rrezik për jetën.

Më pas gruaja vendosi të hedhë armën duke u dorëzuar.