Gra e fëmijë të bΙΙokuar në mes të rrugës në Iballë! Βora arrin deri në 1 metër në Fushë-Arrëz

Reshjet e dendura të dëborës dhe era kanë shkaktuar një gjendje të rëndë në bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Disa njësi administrative dhe disa fshatra janë të izoluar, rrugët janë të bllokuara nga dëbora, trashësia e së cilës ka shkuar 1 metër, ndërsa zona të tëra janë pa energji elektrike.

Në një prononcim për Top Channel, kryebashkiaku Hil Curri, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish.

“Bashkia Fushë Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë dy njësi administrive Iballë dhe Fierzë të bllokuara. Gjendja është jashtëzakonishtë e rëndë. Kërkojmë ndërjyrje sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrezikohen edhe jetë njerëzish”-u shpreh kryebashkiaku Hil Curri.

Sipas kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit janë në total 12 fshatra totalisht të bllokuar, ndërsa mjetet e pastrimit kanë mundur të mbërrijnë deri në Iballë. Në fshatrat e izoluar nga bora mungon energjia elektrike, ndërsa është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel të shumta janë automjetet që kanë mbetura të bllokuara nëpër rrugë, ndërsa të bllokuar brenda mjeteve kanë mbetur gra dhe fëmijë. Në Iballë, aty ku janë bllokuar dhjetëra mjete në rrugë ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë. Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.

Reshjet kanë qenë intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Qafë Thore, raportohet të jetë i bllokuar, duke izoluar kështu fshatin turistik të Thethit. Ndërsa rruga e Vermoshit kalohet vetëm me zinxhirë. E kalueshme me zinxhirë është edhe rruga nacionale Pukë – Fushë Arrëz – Mirditë. Top Channel