Greqia porosit në SHBA 20 nga avionët më modernë që ekzistojnë, kushton 100 milionë euro një

Greqia ka porositur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 prej avionëve më modernë, F-35A të gjeneratës së pestë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, i cili i ka çuar edhe një letër falenderuese palës amerikane.

“Duhet ta shohim këtë hap të madh bashkë me gjithçka tjetër që po ndodh, në mënyrë që Forcat e Armatosura të vendit tonë të kuptojnë atë që ne të gjithë besojmë. Prania më e fortë parandaluese në rajonin tonë, në historinë e kombit grek”, thotë ai ndër të tjera.

Avionët F-35A Lighting II pritet të mbërrijnë në Greqi në 2028-ën. Ato prodhohen nga gjiganti amerikan Lockheed Martin, dhe vlera e një prej tyre mund të shkojë deri në 109 milionë dollarë.