Hajdutët nga Vlora në Korçë, vjedhin lopët por policia i “pikas”

Një shtetas nga Vlora, nga fshati Tragjas, është arrestuar në Maliq pasi ka vjedhur një lopë në fshatin Tërovë.

Njoftimi i policisë;

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, pasi në fshatin Tërovë, Maliq, dyshohet se i ka vjedhur një bagëti të imët, shtetasit G. Ll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.