Hakmerret 24-vjeçari korçar, tenton të djegë parukerinë e ish-kunatës

Një 24-vjeçar korçar është arrestuar pasi ka tentuar të djegë me benzinë parukerinë e ish-kunatës.

I riu me iniciale S.D do të përdorte benzinë për djegur biznesin që përdoret nga ish-kunata.

Ka dyshime se ngjarja e mbetur në tentativë ishte për hakmarrje, por motivi mbetet i paqartë.

24-vjeçari është vënë në pranga dhe çështja po hetohet nga Prokuroria e Korçës.